Tag: zhupa

  • Kuvendi funksionon si noter i qeverisë, Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion të opozitës

    Kuvendi funksionon si noter i qeverisë, Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion të opozitës

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer sot shqetësimin për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë nën drejtimin e mazhorancës, duke e cilësuar atë si një “noter të projektligjeve të qeverisë”. Në një intervistë për SYRI TV, Zhupa akuzoi shumicën parlamentare për bllokimin sistematik të çdo nisme apo kërkese për debat nga opozita, në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
    “Kjo situatë ka nisur që në fillim të kësaj legjislature. Edi Rama e ka kthyer Kuvendin në një noter të vendimeve të qeverisë, duke mohuar rolin tonë si deputetë për të përfaqësuar interesin publik,” deklaroi Zhupa.
    Deputetja theksoi se çdo kërkesë për debat nga opozita rrëzohet automatikisht nga mazhoranca, pavarësisht mbështetjes në rregulloret parlamentare. Ajo përmendi dy mocione të dorëzuara javën e kaluar — një për procesin e integrimit dhe një tjetër për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë — të cilat u refuzuan pa diskutim në Konferencën e Kryetarëve.
    Zhupa njoftoi se këtë javë opozita ka propozuar një mocion të ri për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e fondeve IPARD të Bashkimit Evropian, të cilat sipas saj janë abuzuar dhe aktualisht janë pezulluar për Shqipërinë.
    “Fondet IPARD janë vjedhur. Duhet një skaner i plotë për të rikuperuar ato që janë tjetërsuar ndër vite nga individë të lidhur me grupe kriminale,” tha deputetja, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

  • “Përdor forcën”, Zhupa akuzon Ramën: E ka shndërruar Kuvendin në noter të qeverisë, opozita përjashtohet nga çdo debat

    “Përdor forcën”, Zhupa akuzon Ramën: E ka shndërruar Kuvendin në noter të qeverisë, opozita përjashtohet nga çdo debat

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sërish mënyrën sesi funksionon Kuvendi nën drejtimin e mazhorancës, duke e cilësuar atë si një ‘noter të projektligjeve të qeverisë’. Në një intervistë televizive, ajo tha se çdo nismë apo kërkesë për debat nga opozita rrëzohet në mënyrë automatike dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mohuar rolin që deputetët duhet të kenë në përfaqësimin e interesit publik.
    Ina Zhupa: Është e njëjta situatë që ka nisur që në fillim të kësaj legjislature që në fakt nuk është një risi. Është një mënyrë sesi ka zgjedhur Edi Rama për ta kthyer Kuvendin në një noter të vendimeve të projektligjeve të qeverisë. Kjo nuk është as në përputhje as me rregulloren e Kuvendit dhe as në përputhjen e Kushtetutës dhe as në përputhje me atë që është misioni jonë si deputet që duhet të flasim aty për interesin publik, që duhet të ngremë zërin e të debatojmë për interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne aty kemi një përgjigje standarde që na vjen nga mazhoranca përkundrejt çdo kërkese që mbështetet në rregulloren e Kuvendit. Çdo përgjigje është JO dhe JO në shkelje të çdo neni të rregullores.
    Ne kemi dorëzuar javën e kaluar dy nocione me debat. Njëri i lidhur me procesin e integrimit se kush janë hapat që ndërmerr qeveria në këtë program të ri duke qenë se nuk u diskutua as programi i qeverisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit dhe një mocion tjetër për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Të dyja kanë marrë JO nga mazhoranca me forcën e kartonëve në konferencën e kryetarëve.
    Këtë javë, sot, kemi diskutuar një mocion të ri me debat për nevojën e krijimit të një komisioni të posaçëm për fondet IPARD. Ju e dini shumë mirë, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që fondet IPARD në BE u vodhën, që fondet IPARD sot janë ndaluar për Shqipërinë sepse duhet të bëhet një skaner i plotë dhe duhet të kthehen fondet që u tjetërsuan për vite me radhë nga baballarët e atyre që janë pjesë e grupeve kriminale.

  • “Presion politik dhe ndërhyrje të padrejta”/ Dita Botërore e Mësuesve, reagon deputetja: Mungesa e kushteve të…

    “Presion politik dhe ndërhyrje të padrejta”/ Dita Botërore e Mësuesve, reagon deputetja: Mungesa e kushteve të…

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për Ditën Botërore të Mësuesve, teksa thotë se mësuesit shqiptarë kjo ditë i gjen në një realitet të vështirë.
    Zhupa shkruan se gjendja financiare e mësuesve është e dobët dhe rroga e tyre nuk përputhet me përgjegjësitë që mbajnë. Më tej Zhupa shprehet se presioni politike dhe ndërhyrjet e padrejta cenojnë dinjitetin profesional të mësuesve.
    “Në këtë 5 Tetor, Ditën Botërore të Mësuesve, dua të përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive, ata vazhdojnë të formojnë brezat me përkushtim, durim dhe idealizëm.
    Fatkeqësisht, kjo ditë e rëndësishme i gjen mësuesit në një realitet të vështirë:
    Gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë.
    Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara, si plotësimi i dokumentacionit në SMIP, mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me prindër, përgatitja e planeve dhe analizave të pafundme etj e kanë kthyer rolin e mësuesit në një ngarkesë të jashtëzakonshme administrative.
    Mungesa e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie cilësore ku klasat janë të mbingarkuara, infrastruktura është e vjetëruar, dhe mungojnë mjetet bazë didaktike.
    Mungesa e trajnimeve të rregullta dhe cilësore falas nga shteti, që do t’i ndihmonin të përmirësonin vazhdimisht metodat e tyre të mësimdhënies.
    Presioni politik dhe ndërhyrjet e padrejta, që cënojnë dinjitetin profesional dhe pavarësinë e mësuesve, në vend që të krijohet një mjedis i shëndetshëm për arsim cilësor.
    Këto nuk janë thjesht halle të mësuesve, këto janë plagë të sistemit arsimor që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë dhe të ardhmen e vendit.
    Respekti për mësuesin është themel i çdo shoqërie të zhvilluar. Pa mësues të vlerësuar, nuk ka arsim cilësor. Pa arsim cilësor, nuk ka të ardhme”, shkruan Zhupa.

  • ‘Dita botërore e mësuesve’/ Zhupa: Në Shqipëri i gjen me halle dhe pamundësi për të dhënë mësim cilësor

    ‘Dita botërore e mësuesve’/ Zhupa: Në Shqipëri i gjen me halle dhe pamundësi për të dhënë mësim cilësor

    Deputetja e PD, Ina Zhupa, në ditën botërore të mësuesve, teksa ndan një mesazh respekti dhe mirënjohjeje për gjithë mësuesit në Shqipëri, për përkushtimin, durimin dhe idealizmin e tyre, ndalet te disa nga vështirësitë kryesore të tyre sot.
    Ajo thotë se gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë. Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara.
    Zhupa angazhohet se zëri i mësuesve do të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet.
    Reagimi i plotë i Zhupës:
    Në këtë 5 Tetor, Ditën Botërore të Mësuesve, dua të përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive, ata vazhdojnë të formojnë brezat me përkushtim, durim dhe idealizëm.
    Fatkeqësisht, kjo ditë e rëndësishme i gjen mësuesit në një realitet të vështirë:
    Gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë.
    Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara, si plotësimi i dokumentacionit në SMIP, mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me prindër, përgatitja e planeve dhe analizave të pafundme etj e kanë kthyer rolin e mësuesit në një ngarkesë të jashtëzakonshme administrative.
    Mungesa e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie cilësore ku klasat janë të mbingarkuara, infrastruktura është e vjetëruar, dhe mungojnë mjetet bazë didaktike.
    Mungesa e trajnimeve të rregullta dhe cilësore falas nga shteti, që do t’i ndihmonin të përmirësonin vazhdimisht metodat e tyre të mësimdhënies.
    Presioni politik dhe ndërhyrjet e padrejta, që cënojnë dinjitetin profesional dhe pavarësinë e mësuesve, në vend që të krijohet një mjedis i shëndetshëm për arsim cilësor.
    Këto nuk janë thjesht halle të mësuesve, këto janë plagë të sistemit arsimor që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë dhe të ardhmen e vendit.
    Si deputete, angazhohem që zëri i mësuesve të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet.
    Respekti për mësuesin është themel i çdo shoqërie të zhvilluar. Pa mësues të vlerësuar, nuk ka arsim cilësor. Pa arsim cilësor, nuk ka të ardhme.

  • Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

    Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se maxhoranca ka ngritur një propagandë për çështjen e integrimit.
    “Unë nuk arri dot ta kuptoj se keni ngritur një propagande për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do të duhet të mbroni veten dhe kryeministrin.”, tha Zhupa.

  • Pasuritë kulturore jashtë koncesioneve/ PD kërkon rishikimin e ligjit, Zhupa: Të administrohen nga shteti

    Pasuritë kulturore jashtë koncesioneve/ PD kërkon rishikimin e ligjit, Zhupa: Të administrohen nga shteti

    Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018, për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore.

    Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se “janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore”

    Ajo thekson se: ‘Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”

     

    Statusi i plotë i Ina Zhupës

    Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.

    Ky projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (Paris, 1972). Edhe relacioni shoqërues i vetë Këshillit të Ministrave, në kohën kur ligji u miratua, e pranon këtë devijim.

    Me këto ndryshime, ku nenet 171–173 janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.

    Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike.

    Si Kryetare e Komisionit të Kulturës, mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.

  • ‘Kundra privatizimit’, Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

    ‘Kundra privatizimit’, Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

    Deputetja e PD-së Ina Zhupa në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, bën me dije se ka depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.
    Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore
    “Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”, shkruan Zhupa.
    Postimi i plotë i Zhupës:
    Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.
    Ky projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (Paris, 1972). Edhe relacioni shoqërues i vetë Këshillit të Ministrave, në kohën kur ligji u miratua, e pranon këtë devijim.
    Me këto ndryshime, ku nenet 171–173 janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.
    Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike.
    Si Kryetare e Komisionit të Kulturës, mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.

  • Kaos në Kuvend/ “Opozita nuk dorëzohet”, Zhupa kundër ‘Diellës’: S’pranojmë teatrin e Ramës, do të qëndrojmë në sallë

    Kaos në Kuvend/ “Opozita nuk dorëzohet”, Zhupa kundër ‘Diellës’: S’pranojmë teatrin e Ramës, do të qëndrojmë në sallë

    Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.
    Lidhur me këtë deputetja e PD Ina Zhupa tha se opozita nuk kishte skenar për të krijuar kaos në Kuvend. E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ajo u shpreh se gjithçka nisi kur fillojë që të transmetohej në monitorët e sallës fjala e ministres virtuale ‘Diella’.
    ‘Ne s’jemi kinema aty dhe ne bëmë një akt protestë për të thënë ndaloni. Ndërkohë që socialistët ishin duke duartrokitur për ‘Diellën’. Ne jemi parlament që funksionojmë edhe me akte si aprovimi dhe kundërshtimi siç janë zhurma. Nuk ishte skenar që ne e kishim, skenari i Ramës ka qenë mos të lejonte opozitën që të fliste. Ne nuk mund ti lejojmë vetes që të kërcënohemi nga Rama dhe ne të rrimë urtë. Vullneti jonë ka qenë që të qëndrojmë në parlament të denoncojmë dhe të ndjekim interesin publik dhe të bëjmë propozime konkrete’, tha ajo.Zhupa i kërkoi presidentit Begaj që të mos dekretojë ministrat. Ajo theksoi se opozita nuk do të bojkotojë seancat plenare.
    ‘Sot ne paraqitëm disa kërkesa që janë ripërsëritja e kësaj seance fasadë, që i bëjmë thirrje presidenti që të mos i dekretojë ministrat. Por, ndërkohë që Rama flet për standarde të BE këtu vepron me standarde afrikane. E drejta e fjalës së grupeve të pakicës parlamentare është e shenjtë. Nuk lejohen të tilla gjëra brenda BE. Po të jetë puna se kanë votat ata për të miratuar, atëherë le ta mbyllin Kuvendin, por ne nuk kemi ndërmend që të larohemi nga parlamenti dhe të bojkotojmë’, tha ajo.
    Një koment e pati edhe për zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki në vend.
    ‘Unë uroj që të kemi një emër të përbashkët nga opozita që të përfaqësoj qytetarët jo vetëm për Tiranën por edhe për qytetet e tjera ku do të ketë zgjedhje. Duhen emra që frymëzojnë jo vetëm anëtarët e partisë sonë por edhe ata që s’kanë votuar dhe duan që të vijnë dhe të votojnë. Nëse ne shkojmë me copëzime kandidatësh do të jetë një kosto e opozitës. Ogerta Manastirliu nuk është zgjidhja për qytetarët e Tiranës. Kandidati jonë do të jetë më i mirë se ajo’, tha Zhupa.

  • “Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’”/ Media, dhe fjala e lirë reagon deputetja: Është kthyer në teatër propagande

    “Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’”/ Media, dhe fjala e lirë reagon deputetja: Është kthyer në teatër propagande

    E ftuar në një emision televiziv, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se në këtë mandat parlamentar do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, pas riorganizimit të komisioneve parlamentare nga mazhoranca.
    Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama për përpjekje sistematike për të kontrolluar informacionin dhe mediat, duke e cilësuar situatën aktuale si një tentativë për të instaluar ‘Republikën e Censurës.
    Ina Zhupa:
    Në këtë mandat unë do të drejtoj komisionin për kulturën, turizmin dhe diasporën, pasi që këto marifetet e Edi Ramës, komisioni që unë drejtoja e kishte dhe kulturën, dhe median dhe edukimin. U nda në 3 komisione dhe edukimi u bë veç, media veç dhe kultura veç. Dhe sigurisht edhe për shkak të betejave në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, turizmit.
    Edi Rama, ju e shikoni vetë, me të gjitha aktet është duke tentuar të instalojë atë që do të quhet ‘republika e censurës’. Sepse siç e tregon çdo literaturë, çdo libër që mund të jetë shkruar ndonjëherë si skaner për diktaturën apo autokracinë, informacioni është arma më e rrezikshme kundër shtetit. Dhe Edi Rama këtë e di dhe përpiqet, pavarësisht që i ka të gjitha institucionet lufta e vërtetë është që njerëzit të mos kenë informacionin mbi atë që ndodh në qeverisje, në institucione, në korrupsion, në lidhje me krimin e në gjithçka tjetër, dhe propaganda të jetë e vetmja në politikë dhe Kuvendi të jetë një skenë teatri ku ka një regji qendrore, ku ka disa fjalime të parashkruara nga deputetët e tij nga zyra e tij e piar-it.
    Dëshira e tij për të kontrolluar mediat dhe lufta ndaj mediave nuk është një risi e Edi Ramës që ne pamë tani, është një përpjekje e vazhdueshme që nga ‘Rama 1’ e deri më tani.

  • ‘Parlamenti është kthyer në teatër propagande’/ Zhupa: Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’

    ‘Parlamenti është kthyer në teatër propagande’/ Zhupa: Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’

    E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se në këtë mandat parlamentar do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, pas riorganizimit të komisioneve parlamentare nga mazhoranca.

    Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama për përpjekje sistematike për të kontrolluar informacionin dhe mediat, duke e cilësuar situatën aktuale si një tentativë për të instaluar ‘Republikën e Censurës.

    Ina Zhupa: Në këtë mandat unë do të drejtoj komisionin për kulturën, turizmin dhe diasporën, pasi që këto marifetet e Edi Ramës, komisioni që unë drejtoja e kishte dhe kulturën, dhe median dhe edukimin. U nda në 3 komisione dhe edukimi u bë veç, media veç dhe kultura veç. Dhe sigurisht edhe për shkak të betejave në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, turizmit.

    Edi Rama, ju e shikoni vetë, me të gjitha aktet është duke tentuar të instalojë atë që do të quhet ‘republika e censurës’. Sepse siç e tregon çdo literaturë, çdo libër që mund të jetë shkruar ndonjëherë si skaner për diktaturën apo autokracinë, informacioni është arma më e rrezikshme kundër shtetit. Dhe Edi Rama këtë e di dhe përpiqet, pavarësisht që i ka të gjitha institucionet lufta e vërtetë është që njerëzit të mos kenë informacionin mbi atë që ndodh në qeverisje, në institucione, në korrupsion, në lidhje me krimin e në gjithçka tjetër, dhe propaganda të jetë e vetmja në politikë dhe Kuvendi të jetë një skenë teatri ku ka një regji qendrore, ku ka disa fjalime të parashkruara nga deputetët e tij nga zyra e tij e piar-it.

    Dëshira e tij për të kontrolluar mediat dhe lufta ndaj mediave nuk është një risi e Edi Ramës që ne pamë tani, është një përpjekje e vazhdueshme që nga ‘Rama 1’ e deri më tani. Vetëm këtë verë, kemi të paktën raste shumë të mëdha që lidhen me heqjen e hapësirës së mediave, cenimin e gazetarëve. Kemi rastin e sulmit që i bënë flagrant të ‘Focus Group Media’, duke i marrë edge materialet gazetarëve në mënyrë të paligjshme, duke mos i lejuar të futeshin në godinë edhe pse kishte një vendim gjykate.