Kandidatja për deputete e PD-së për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët.Teksa i ka prezantuar planin e PD për pensionistët, Zhupa ka deklaruar se pensionet do të rriten me 20%.
Sipas saj, çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.“Shëndetësia falas është shumë e shtrenjtë sidomos për pensionistët!
Ilaçet pa kontrolle, ilaçe që më shumë bëjnë dëm sesa shërojnë. Pensionet janë në nivele të pamundësisë për të jetuar me dinjitet.
Plani i Partisë Demokratike jep mundësi për ndryshimin e kësaj gjendje për çdo pensionist
-Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.-Cdo pagesë invaliditeti do jetë të paktën 200 euro në muaj, minimumi jetik. -Rriten pensionet me 20%.
-Çdo pensionist dhe çdo person në invaliditet do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.-Do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve.-ilacet të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që ka pasur PD, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE.
VOTO 1Voto për Shqipërinë Madhështore!”, shkruan Zhupa.
Tag: zhupa
-

“Ilaçet pa kontrolle, më shumë bëjnë dëm sesa shërojnë”/ Zhupa: Plani i PD do të ndryshojë këtë gjendje për çdo pensionist!
-

Ina Zhupa në Sarandë: Fitorja e shqiptarëve është vetëm 32 ditë larg
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi një mbledhje pune në qytetin bregdetar të Sarandës, në kuadër të intensifikimit të fushatës elektorale.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se puna dhe angazhimi i saj nuk ndalet, ndërsa u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve që po afrohen.
“Beteja dhe puna jonë nuk ndalet. Fitorja e gjithë shqiptarëve është vetëm 32 ditë larg,” – shkruan Zhupa.
Me sloganin “Voto 1 – Për Shqipërinë Madhështore”, Ina Zhupa dhe Partia Demokratike po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend. -

Ina Zhupa takim me gazetarët lokalë në Sarandë: Diskutim mbi fushatën dhe programin elektoral të opozitës
Kandidatja e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Ina Zhupa, zhvilloi një takim miqësor me gazetarët lokalë në qytetin e Sarandës.
Në një atmosferë të hapur bashkëbisedimi, Zhupa vlerësoi rolin e medias lokale si njohëse të mirë të zhvillimeve në qytet dhe si kontribuuese kyçe në mbulimin profesional të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
“Me pyetjet e tyre më dhanë mundësinë të shpjegoja më shumë për programin tonë elektoral, për kalkulimin e votave dhe për rezultatin e fitores së koalicionit opozitar”, u shpreh Zhupa në një postim në rrjete sociale.
Takimi u përqendrua edhe në diskutimin për prioritetet e koalicionit dhe mënyrën se si media mund të ndihmojë qytetarët të informohen më mirë për alternativat politike. -

“Skënder Gega ka një veçori të madh si trajner”, Zhupa tregon “sekretin e suksesit”: I merr lojtarët një për një dhe i bën psiko-analizë
Eduard Zhupa ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”, atje ku ka folur edhe sa i përket derbi Tirana-Partizani. Zhupa është ndalur te Skënder Gega që e ka nisur mirë me Partizanin në kryesim, ndërsa ka treguar edhe një sekret të këtij trajneri.
“Skënder Gega ka një veçori, në pjesën e mbrojtjes në zonën një kundër një, janë jashtëzakonisht të mirë. Nuk ka pësuar ende gol, sepse e orienton mbrojtjen shumë mirë. Unë e njoh filozofinë e tij si trajner, ka motivimin. Gjithashtu ka edhe një të veçantë tjetër, i merr lojtarët një për një në takim dhe i bën psiko analizë para ndeshjes. Punon shumë edhe në këtë drejtim, i merr të gjithë lojtarët tek për tek. E merr një mbrojtës dhe e pyet përshembull, më kë ndihesh më mirë për krahë, këto janë detaje të veçanta”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/
? -

PD publikon dokumentin e KQZ-së: Kandidati i Ramës doli bllof! Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime
Ina Zhupa dhe Ardit Bido
DELVINË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar një denoncim të Partisë Demokratike për shkelje të ligjit nga Partia Socialiste në Delvinë.
Sipas vendimit të KQZ, zyra elektorale e Partisë Socialiste në këtë qytet duhet të heqë të gjitha materialet zgjedhore, pasi ajo ishte e vendosur më afër se 300 metra nga KZAZ, shkelje kjo e ligjit zgjedhor. Zhupa theksoi se ky vendim ka treguar se PD-ja kishte të drejtë në denoncimin e saj dhe kritikoi Partinë Socialiste për veprime që, sipas saj, shkelin ligjin.DOKUMENTI
DOKUMENTI
Një përgjigje ka ardhur edhe nga kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ku deklaron se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër. Në videon e publikuar ne rrjet Bido u shpreh se Partia Demokratike në Delvinë nuk do të marrë më shumë se tri mandate.
Reagimi:
Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat. E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen. E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj. Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë.
Kujtojmë se më herët Partia Demokratike i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të përjashtojë nga lista kandidatin socialist në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido./ZËRIauto screenshot 21743928428
auto screenshot 31743928428
-

Fushatë e përçarë në PD-në e Sarandës: Manjola Nikollo vijon rrugën e saj, e distancuar nga Zhupa dhe Qurku
SARANDË – Fushata elektorale e Partisë Demokratike në Sarandë duket e përçarë, duke nxjerrë në pah mungesën e unitetit mes figurave kryesore të saj në këtë qytet bregdetar.
Ish-kryetarja e degës së PD në Sarandë, Manjola Nikollo, e cila u tërhoq nga gara për deputete, po vijon megjithatë një fushatë të pavarur dhe të veçuar. Ajo nuk është parë në asnjë nga aktivitetet zgjedhore në mbështetje të deputetes aktuale Ina Zhupa apo të kandidates tjetër Matilda Qurku, të cilat po zhvillojnë bashkërisht fushatën në jug të vendit.
Kjo distancë mes figurave të rëndësishme të PD në zonë po shihet si një përçarje e hapur që mund të ndikojë drejtpërdrejt në performancën elektorale të partisë në Sarandë dhe më gjerë në qarkun e Vlorës.
Ndërkohë që Zhupa dhe Qurku po e zhvillojnë fushatën në mënyrë të koordinuar, Nikollo ka zgjedhur të mbështesë emra të tjerë nga lista e PD në Vlorë, duke shtuar zërat për një fragmentim të brendshëm që e ka ndjekur Partinë Demokratike në disa qarqe edhe më parë.
Situata pritet të reflektohet në rezultatin e 11 majit, në një zonë ku vota e djathtë ka qenë shpesh vendimtare. /Sarandanews.com/ -

FOTO/ Ina Zhupa publikon dokumentin e KQZ-së: Ja pra që kandidati i Ramës në Delvinë doli bllof
Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar dokumentin zyrtar të KQZ-së, që i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës.
Zhupa shprehet se, kandidati i Ramës në këtë zonë, nuk e njeh ligjin dhe nuk e kupton dot, prandaj doli bllof, duke dashur që të nxjerrë bllof PD-në.
Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa
Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.
Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.
Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim blof, nuk dolëm aspak blof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.
Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.
Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.
Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
-

Ina Zhupa në Livadhja: Shpopullimi, sfida më e madhe e komunitetit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me banorët e Livadhjas në kuadër të fushatës zgjedhore, ku ka theksuar sfidën e madhe që përbën shpopullimi për këtë komunitet.
“Në Livadhja është e vështirë të gjesh të rinj aktivë. Janë larguar, dhe kanë mbetur kryesisht mosha e tretë,” tha Zhupa.
Ajo prezantoi programin për ndryshim të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë si një mundësi për të rikthyer shpresën dhe për të frenuar largimin masiv nga zonat rurale.
“Voto 1 për të ardhmen, për të rinjtë dhe për një Shqipëri që nuk zbrazet,” përfundoi deputetja.

