Deputetja demokrate Ina Zhupa dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilluan sot një interpelancë në Kuvend lidhur me projektin TID në qytetin e Durrësit.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Ina Zhupa akuzoi qeverinë se po përdor projektin TID si justifikim për të prishur banesa historike dhe për të dëmtuar identitetin e qytetit.
“Projekti TID për Durrësin, është projekti i fshehur nën emrin për përmirësimine turizmit, e në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit. Qyteti siç ka qenë 3 mijë vjeçar të shkatërrohet, banesat e qytetarëve të cilat janë banesa historike, që kanë edhe tabela jashtë tyre si mure historike, të shkatërrohen. Pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrës? Pushtuesit kur shkonin në një qytet digjnin banesat, shkatërronin vendbanimet. Pse keni zgjedhur të jeni pushtues? Si e keni bërë projektin, me cilat kritere keni zgjedhur objektet që duhen prishur? Ky është plani i pushtuesve të Durrësit”, tha Zhupa.
Ministri Blendi Gonxhja kundërshtoi akuzat, duke theksuar se projekti TID është një investim i rëndësishëm për restaurimin dhe rigjallërimin urban të zonës historike të Durrësit.
“I vetmi shqetësim duhet të ishte pse nuk e kemi mbyllur ende punën. Projekti TID është një investim transformues, një nga më të mëdhenjtë në qytet, që i jep Durrësit një tjetër vlerë. Qëllimi është restaurimi i shtëpive tradicionale, shesheve dhe objekteve, si dhe integrimi i amfiteatrit antik në parkun arkeologjik”, tha ministri.
Ai theksoi se projekti është hartuar nga ekspertë shqiptarë dhe italianë, në përputhje me planin rregullues të qytetit dhe me verifikimet e dëmtimeve pas tërmetit.
“Asnjë hap nuk është në kundërshtim me ligjin. Procesi është i mirëmenduar dhe i bazuar në studime të thelluara. Ekipi i ekspertëve ka identifikuar potencialin arkeologjik dhe projekti synon ta mbrojë atë”, shtoi Gonxhja.
Tag: zhupa
-

Interpelancë për projektin TID në Durrës, Zhupa: Shkatërron trashëgiminë; Gonxhja: Investim transformues
-

Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.
Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.
Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.
Postimi i plotë:
Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.
Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.
• Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.
• Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.
• Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.
Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.
Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.
Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.
Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.
Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor.
“>http://
-

Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.
Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.
Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.
Postimi i plotë:
Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.
Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.
• Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.
• Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.
• Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.
Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.
Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.
Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.
Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.
Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor. -

Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.
Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.
“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.
-

“Kujtoheni vetëm për zgjedhje”/ Projektligji për diasporën, Zhupa akuzon qeverinë: Faktet janë të thjeshta…
Deputetja demokrate, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria e drejtuar nga kryeminsti Edi Rama nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën. Në fjalën e saj në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, teksa sot po diskutohet projektligji me ndryshime për diasporën, Zhupa tha se një nga faktet është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i institucionit që e mban në përgjegjësi.
Zhupa tha se qeveria kujtohet për diasporën vetëm kur afrojnë zgjedhjet.
“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
Dhe unë këtu po flas si përfaqësuese e qeverisë dhe jo si individ. Në 2013-2017 u shpërbë Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme dhe u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës nën varësinë e kryeministrit dhe më pas u shkri. U krijua ministi i shtetit për dipasorën dhe u shkri. U rikthye në varësinë e minstrisë një drejtori. Sa herë ka ndryshuar mandati, nuk e keni kuptuar se çfarë do të ndodhë më disporën, por edhe se ku do të drejtohet dispora për çështje juridike dhe politike. Imagjinoni një përfaqësues të diasporës në botë se çfarë vështirësie do të ketë. As chat GPT nuk e gjen dot”,-tha Zhupa. -

“Buxheti, hapësira më e madhe për të vjedhur”/ Reagon ashpër Zhupa: Debat absurd, nivelet e skandaleve dhe…
Në një kohë kur skandalet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes trondisin opinionin publik, në Kuvend zhvillohet një debat që duket absurd: diskutimi për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili prezantohet si më i madhi në histori. Kontradikta qëndron në faktin se ndërsa mazhoranca socialiste e quan këtë buxhet një arritje historike, opozita ngre alarmin se një buxhet më i madh nënkupton thjesht më shumë para për t’u vjedhur, duke e bërë diskutimin tërësisht fiktiv dhe qesharak.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, argumenton se propaganda qeveritare për “buxhetin më të lartë ndonjëherë” fsheh dy realitete të hidhura. Së pari, ky buxhet financohet nga rritja e taksave, gjobave dhe detyrimeve mbi qytetarët. Së dyti, rritja e buxhetit shkon paralelisht me rritjen e nivelit të korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve publike.
“Më i madh buxheti, më e madhe hapësira e tyre për ta vjedhur,” shprehet Zhupa, duke sjellë shembullin flagrant të kostove të ndërtimit të shkollave. Sipas saj, një shkollë e ndërtuar me fonde të Bashkimit Evropian kushton rreth 750 mijë euro, ndërsa e njëjta shkollë, kur faturohet nga qeveria apo bashkitë shqiptare, arrin vlerën 2.3 milionë euro.
Për Zhupën, kjo tregon se buxheti i lartë nuk është garanci për shërbime më të mira, por një mundësi për afera korruptive me kosto të shumëfishuara. Një tjetër pikë kritike është shpërndarja e fondeve. Ndërsa premtime si ai i vitit 2013 për një buxhet prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin nuk u mbajtën kurrë, shifrat tregojnë një rënie të vazhdueshme.
Zhupa shprehet se nga 2.9% në vitin 2022, parashikohet që buxheti për arsimin të zbresë në 2.1% deri në vitin 2028. Në të kundërt, pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë vazhdojnë pa ndërprerje. Kjo situatë, sipas opozitës, e kthen debatin mbi buxhetin në një farsë.
Për Zhupën, çështja thelbësore nuk është sa i madh është buxheti në letër, por sa prej këtyre parave do të shkojnë realisht për shërbime publike si arsimi, shëndetësia dhe ndihma për familjet në nevojë, dhe sa do të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit. Në këto kushte, debati real nuk është për alokimin e fondeve, por për ndalimin e “vjedhjes së deklaruar” që po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Zhupa:
Në propagandën e qeverisë kemi, do e keni dëgjuar dhe nga pothuajse të gjithë si një fjalim e kanë ata që e ripërsërisin të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, teksa thonë që kemi buxhetin më të lartë ndonjëherë të të gjitha kohëve. Dhe kjo thënie në fakt përmban dy elemente në vetvete. Një, përmban elementin i më shumë taksave, më shumë tatimeve, më shumë gjobave, më shumë detyrimeve të marra nga qytetarët, sepse buxheti nuk është ndonjë shpikje. Janë paratë që vijnë nga qytetarët. Dhe së dyti, ky buxheti më i madh shkon në linjë paralele me nivelin e korrupsionit, me nivelin e vjedhjeve.
Do të thotë më i madh buxheti, më e madhe hapësira e këtyre për ta vjedhur, për ta bërë pjesë të aferave, për të bërë ato që janë, që nga shkollat që ndërtohen me shtatëfishin e buxheteve që ndërton Bashkimi Evropian. Pra kur një shkollë e ndërton Bashkimi Evropian në Shqipëri, që ka ndërtuar edhe ato që u shëmbën nga tërmeti, e ka ndërtuar deri në 750.000 euro, kur një shkollë faturohet për ta ndërtuar qeveria shqiptare apo bashkitë, shkon në 2.3 milionë euro.
Dhe ti thua që kam një buxhet të lartë, por në fakt është një buxhet i vjedhur. Sepse po ta shikosh tek zërat që shkojnë për fëmijët, zërat që shkojnë për familjet në nevojë, zërat që shkojnë për arsimin, zërat që shkojnë për personat me aftësi të kufizuar, zërat që shkojnë për shëndetësinë, por kur them për shëndetësinë, jo për koncesionarin e e shëndetësisë, jo për koncesionarin e… po për ilaçe, por për aparatura, por për rimbursim të medikamenteve, kur e shikon atë, ti e shikon se sa pak fonde vihen në dispozicion të gjërave reale, konkrete, që njerëzit mund të marrin një shërbim më cilësor dhe mund të zgjedhin në fund të ditës arsimin publik, shëndetësinë publike apo edhe të qëndrojnë në Shqipëri.
Unë kam krahasuar në fakt, e kisha diskutim dhe dje në në Kuvend, nivelin e buxhetit të arsimit. Pra, qeveria Rama, kur ka ardhur në 2013-ën, ka dhe një broshurë që e ka printuar atëherë, program, se ishte e vetmja herë që kishte program, se herët e tjera pastaj nuk ka pasur më program, ka thënë 5% e prodhimit të brendshëm bruto do jetë për arsimin. Jo që nuk e ka arritur kurrë, por nga 2022-shi dhe duke parë parasysh edhe këtë buxhet, por edhe buxhetin afatmesëm, parashikimet që kanë bërë deri në 2027, 2028-ën, vjen nga 2.9 që ka qenë në 2022-shin, në 2.7 që pritet tani për 2026-ën dhe për 2028-ën 2.1% e buxhetit.
Pra vjen me ulje buxheti i arsimit. Ndërkohë që vijnë me rritje pagesat për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Si mund të paguajë ky shtet, të vazhdojë të paguajë për një shërbim që nuk e merr, për objekte që nuk ekzistojnë? Pra, si mund të vazhdojë të vidhet, se kjo është vjedhje e pastër, e deklaruar, e njohur botërisht. Pra, në këtë aspekt, nuk është lajmi a është buxheti i madh, por sa do vidhet ky buxhet? Sa do të shkojë te qytetarët dhe sa do të shkojë tek xhepat e qeveritarëve, tek oligarkët, tek klientët e pushtetit, tek ata që përdoren për pastrimin e parave të politikanëve.
Dhe kjo është drama e madhe që ka vendi ynë, që ka Shqipëria. -

VIDEO/ Zhupa: Buxheti më i madh? Do të thotë vetëm më shumë para për t’u vjedhur nga qeveria

Dhe kjo është drama e madhe që ka vendi ynë, që ka Shqipëria.
-

“Broçkulla të paguara”/ Ina Zhupa shpërthen ndaj qeverisë për 17 mln € për Mogherinin
Deputetja demokrate, Ina Zhupa sulmoi nga Kuvendi qeverinë duke përmendur rastin e ndalimit të rektores së Kolegjitt ë Evropës, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Politikës së Jashtme të BE-së.
Ajo tha se qeveria i ka dhënë 17 mln euro Mogherinit për projektin e kolegjit në Tiranë, ndërsa shtoi se në këmbim të “broçkullave të paguara”, do të merrte deklarata në Bruksel sesa afër është vendi ynë drejt Unionit.
“Vetëm se është ndërkombëtare (Mogherini) dhe rektorja e këtij universiteti merr miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, që nuk investon në arsim. 17 mln nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për godinat, i dhurohen godina nga këshilli bashkiak i Tiranës vetëm për ta mbajtur mirë për ndërkombëtarët e korruptuar që ajo te fliste sa afër integrimit është qeveria shqiptare dhe se e arritshme është 2030. Broçkulla të paguara shtrenjt nga paratë e taksave të shqiptarëve ndërkohë që për atë vend atje kishte një vendim nga 2013 për të bërë kampus universitar nga student dhe pedagode që mësojnë në kushte që s’kanë lidhje fare me standartet evropaine. Më e frikshme është të shikosh buxhetin e arsimit. Shqipëria alokon në pak finde për arsimin.”, tha Zhupa. -

Arrestimi i Frederica Mogherini, Zhupa: Masterizohen për korrupsion në Shqipëri! Boçi: E tundët si shembull suksesi
Ina Zhupa
TIRANË-Arrestimi i Federica Mogherinit, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian dhe njëherësh rektore e Kolegjit të Europës u diskutua në seancën plenare nga deputetja demokratike, Ina Zhupa. Demokratja deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Ajo pretendon se iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar.
Ina Zhupa: Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian nqë keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar. Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve.
Ndërkohë edhe deputeti Luçiano Boçi u shpreh se është arrestuar një person që për vite me radhë qeveria e ka treguar si shembull suksesi, kur në fakt rezultoi e kundërta.
Luçiano Boçi: Një ndër problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, krahas problemeve të tjera që dalin, është pikërisht korrupsioni. Dhe në fakt shqetësimi që ngriti zonja Zhupa është shqetësim i drejtë. Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare europiane dhe ne të mbyllim sytë dhe veshët. Është arrestuar drejtoresha e kolegjit europian, që ju na e keni tundur si shembull suksesi, megjithëse ky kolegj ka rrëmbyer tokën e kampusit të Universitetit Publik të Tiranës. A ka shqetësim më të madh qytetar sesa ky. Pastaj shqetësimi tjetër që vjen, sigurisht është drejtësia. Kryeministri shqiptar është i vetmi kryeministër që hedh në gjyq sistemin e drejtësisë që e ka nxjerrë nga sqetulla e vet. Me të cilën, ose me të cilin krenohet, ose krenohej se tash normal, jeni turr të gjithë këtij sistemi të drejtësisë. Dhe ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë.