Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, tha në një emision televiziv se PD synon të sjellë një qeverisje ndryshe, të bazuar tek përfaqësimi real i qytetarëve dhe mbështetja për ekonominë prodhuese. Ajo theksoi se fushata e PD është ndërtuar me ndihmën e strategut amerikan La Civita, duke ndjekur një model të ngjashëm me atë të Donald Trump.
Zhulali prezantoi disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të PD, duke përfshirë uljen e kostos së jetesës, mbështetjen për biznesin dhe bujqësinë, dhe premtime konkrete që do të zbatohen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ajo u shpreh se qeverisja e PD-së do të jetë e vogël, pa patronazhistë dhe e fokusuar te qytetari i zakonshëm.
Ilda Zhulali:
LaCivita është një strateg i njohur elektoral dhe një figurë me peshë në politikën amerikane. Ai ka ndërtuar një lidhje të fortë ndërmjet Partisë Demokratike dhe administratës së ish-presidentit Trump, duke kontribuar në hartimin e strategjisë së fushatës së PD-së. Megjithatë, në thelb të kësaj fushate është programi ynë: i qartë, i zbatueshëm dhe i ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve.
PD hyn në këtë fushatë me një plan konkret dhe një ekip profesionistësh që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Janë njerëz të përgatitur, që flasin për të ardhmen dhe që janë të përkushtuar për të sjellë ndryshimin. Civita na ndihmon që ky plan të komunikojë thjeshtë dhe qartë me çdo qytetar, njësoj si modeli i Trump që u përkthye në 10 pika të thjeshta e të kuptueshme nga të gjithë dhe këtë po bëjmë edhe ne.
Programi ynë përfshin pika thelbësore që do t’i përsërisim çdo ditë mëngjes, drekë e darkë që të dëgjohen nga çdo qytetar. Kemi hartuar paketën e dhembshurisë, e cila përfshin: vendosjen e një minimumi jetik prej 200 euro në muaj për çdo qytetar në nevojë; rritjen e pensionit minimal në 200 euro; uljen e TVSH-së nga 20% në 15%; si dhe uljen e çmimit të energjisë, ujit dhe karburantit. Këto masa do të sjellin automatikisht uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe do të bëjnë faturat më të përballueshme për çdo familje.
Për bizneset kemi parashikuar: taksë 0% për biznesin e vogël; taksë të sheshtë 10% për bizneset e tjera; si dhe 0% taksë për profesionet e lira. Një tjetër prioritet i yni është bujqësia dhe produktet “Made in Albania”. Aktualisht, rreth 34% e popullsisë aktive në Shqipëri është e angazhuar në bujqësi (sipas të dhënave të INSTAT), ndaj ky sektor është thelbësor për zhvillimin e vendit.
Ne synojmë që produktet që konsumojmë të jenë vendase, të prodhuara në fermat shqiptare, dhe jo të importuara. Për këtë, do të ofrojmë subvencione të drejtpërdrejta dhe kredi deri në 80% të investimit për bujqësinë.
Kjo është mënyra për të ringjallur ekonominë prodhuese dhe për të siguruar që fondet IPARD të përdoren me përgjegjësi dhe jo të vidhen rrugës, siç ka ndodhur deri tani.
Premtimet tona nuk janë të shkëputura nga realiteti janë të realizueshme brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ulja e taksave është plotësisht e mundshme, për sa kohë fondet publike nuk shpërdorohen në projekte korruptive si inceneratorët apo koncesionet fantazëm.
Qeveria e PD është e vendosur, e qartë dhe me plan konkret për të qeverisur ndryshe. Do të kemi një qeverisje të vogël dhe efikase jo një administratë të fryrë nga patronazhistë që paguhen për të mos punuar. Punonjësit e ndershëm dhe profesionistë do të qëndrojnë. Ata që janë pjesë e sistemit të abuzimit dhe shpërdorimit të parasë publike, do të largohen.
Tag: zhulali
-

‘Brenda 100 ditëve, fund luksit qeveritar’, Zhulali: Ulje taksash dhe rritje ekonomike
-

A do të udhëtojë Berisha drejt SHBA-ve? Përgjigjet kandidatja demokrate për deputete: Nuk më ka pyetur njeri nëse…
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, foli sot në një emision televiziv.
Moderatorja e emisionin Eni Vasili pyeti gjatë intervistës Zhulalin nëse kreu i PD, Sali Berisha do të udhëtojë gjatë muajit prill drejt SHBA-ve, për deri sa fushatën e PD-së do ta drejtojë Chris La Civita.Sakaq demokratja iu shmang pyetjes duke thënë se qytetarët nuk e pyesin atë nëse Berisha do të shkojë në SHBA, por e pyesin për problemet e përditshmërisë së tyre.
“Nuk më ka pyetur njeri nëse doktor Berisha do shkojë në SHBA apo jo. Më kanë pyetur si do ma zgjidhësh hallin mua, çfarë do bësh për pensionin tim, çfarë do bësh që unë të kem mundësi për të blerë bukë për të ngrënë”, tha Zhulali.
Ilda Zhulali: Nesër në orën 19:00 ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në hajen e fushatës tonë që do jetë një ditë feste.Rama ka vendosur t’i flasë të huajave ne i flasim çdo qytetari që jeton këtu. Rama do të flasë me parulla.Shqetësimi ynë është shpopullimi i Shqipërisë, këtë e kam dëgjuar në çdo takim që kam bërë. Unë bëj 8 orë takime të drejtpërdrejta në çdo rrugë të Tiranë. Shqetësimi i parë që dëgjoj nga çdo njeri që më thonë më kanë ikur fëmijët, më kanë ikur fëmijët. U themi pensionisteve që pensionin minimal do ta kenë 200 mijë lekë….Nesër Berisha do shpalosë programin e PD, të paraqesë ekipin e tij që kanë marrë përsipër ti dalin për zot punëve të rëndësishme të këtij vendi. PD nuk është mi siç ka qenë. -

“Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE”, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike e Berishës
Kandidatja e PD-së për Tiranën, Ilda Zhulali në një reagim të saj në rrjetet sociale thekson se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE.
Sipas Zhulalit ka dy lajme nga Gjermania, koalicioni i ri i qeverisë në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarët e rinj dhe nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman i cili kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit.
Zhulali nënvizon se Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.
“Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:
1- Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarë të rinj.
2- Nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman. Në Shqipëri, ai njihet si autor i 9 kushteve të Bundestagut, që më pas u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Wadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!
Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas”, shkruan Zhulali në reagimin e saj. -

‘Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE’, Zhulali: Ramës i ka mbetur në dorë vetëm pasaporta biometrike
Pas publikimit të marrëveshjes së re të koalicionit qeverisës në Gjermani, e cila parashikon bllokimin e zgjerimit të Bashkimit Europian deri në një reformë të thellë brenda unionit, ka reaguar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhulali kritikoi ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po u “shet” qytetarëve një rrugë të shkurtër drejt BE-së që, sipas saj, nuk ekziston më.
Postimi i Ilda Zhulalit në Facebook:
“Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:
1.Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE përpara se të pranojë anëtarë të rinj.
2.Nëse konfirmohet, Johan Wadephul do të jetë ministri i ri i Jashtëm gjerman. Ai është i njohur në Shqipëri si autori i 9 kushteve të Bundestagut, që më vonë u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Wadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, si dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!
Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë vetëm pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.” -

Marrëveshja e koalicionit gjerman/ Zhulali: S’ka rrugë të shkurtër për në BE…
Pas zbulimit të marrëveshjes nga Syri.Net të koalicionit gjerman, ku një ndër pikat kryesore është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit, ka reaguar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali.
Në një postim të bërë në rrjete sociale, Zhulali shkruan se tashmë nuk ka më një rrugë të shkurtër për në BE, ashtu sikurse po ‘e shet’ kryeministri Rama.
Postimi në FB, i kandidates për deputete Ilda Zhulali:
Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:
1. Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarë të rinj.
2. Nëse konfirmohet, Johan Ëadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman. Në Shqipëri, ai njihet si autor i 9 kushteve të Bundestagut, që më pas u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Ëadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!
Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.
-

‘Qeveria tallet me njerëzit’/ Zhulali: Babëzia dhe pasiguria, këmbëkryq në çdo qytet të Shqipërisë
Kandidatja për deputete e PD për Qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se qeveria asnjëherë nuk i ka dëgjuar qytetarët, por sipas saj, vetëm është tallur me ata.
Ajo theksoi se pasiguria dhe babëzia ndeshet në çdo qytet të Shqipërisë dhe sipas saj , kjo ka sjellë situatën ‘katastrofike’ të vendit siç është shpopullimi.
“Shqipëria ka nevojë për një përmbysje totale, sot situata në Shqipëri është dramatike. Këtë gjë e lexon në çdo takim që shkon tek njerëzit në çdo takim që kemi parë. Fatkeqësisht ne kemi parë gjatë gjithë këtyreve vite një qeverisje që ka shpuar tek qytetarët me pretendimin për t’i dëgjuar por fatkeqësisht ata shkojnë aty për tu tallur. Por e vetmja që nuk kanë bërë është që t’i kuptojnë ata. Si pasojë e kësaj sjelljeje e para ne nuk kemi ende një llogari dhënieje. Nuk dëgjova asnjë fjalë nga dy kolegët për të dhënë llogari për të gjitha punët e shkuara keq në vend dhe që na kanë sjellë në këtë situatë katastrofike. Në çdo qytet që të shkosh dhe takosh qytetarë ti sot do të ndeshësh dy fjalë, një pasiguri ka një pasiguri që e ndjen çdo kush. Pasiguri për jetën, pasiguri për ushqimet për ato që hamë, pasiguri për pronën, pasiguri për shëndetësinë, pasiguri për arsimin për shkollat, pasiguri për punësimin për të rinjtë domethënë ka një pasiguri totale. Nuk ka rëndësi se sa i ri je dhe çfarë statusi ke ka një pasiguri që mbizotëron kudo. Fjala e dytë që t’i ndesh sot, këdo që takon qoftë dhe të majtë, është që këtu ka arritur një nivel jo korrupsioni dhe vjedhje, këtu ka arritur një nivel babëzie që është i papranueshëm për çdo mëndje normale. Dhe kush nuk i shikon këtë është ose i përfshirë në këtë rrjet babëzie ose nuk kupton më asgjë nga realiteti, pra është krejtësisht i shkëputur dhe jeton në atë flluskë. Të dyja këto bashkë kanë sjellë në një konkluzion të tmerrshëm që është shpopullimi. Unë jam nëna e një djali dhe të gjithë këtu jemi prindër. Dhe nga takimet që kam bërë përshtypje në terren, ajo që më ka prekur më shumë nga të tërë është që çdo prind që kam takuar, gjënë e parë që më kanë thënë është se po na ikin fëmijët dhe kanë filluar duke qarë. Dhe të tjerët thonë se nuk duan të na ikin fëmijët refugjatë, duam t’i gëzojmë këtu.” tha Zhulali.
-

Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Zhulali pyet Ristanin: Pse i dhatë kryeministrit të drejtën për të drejtuar?
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e mbajtur këtë të enjte pasdite, u shoqërua me debate të ashpra mes këshilltares demokrate Ilda Zhulali dhe kryetares së deleguar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
Gjatë fjalës së saj, Zhulali kërkoi transparencë mbi rolin e Kryeministrit në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe organizimin e një aktiviteti në sheshin “Skënderbej”. Ajo kërkoi një interpelancë për këtë çështje dhe ngriti pyetje mbi mënyrën se si u organizua takimi, kostot e tij dhe pjesëmarrjen e drejtorëve dhe punonjësve të bashkisë.
“Duam shkresën që tregon kush e drejton Bashkinë e Tiranës. Kemi kërkuar interpelancë për takimin e zonjës Ristani me Kryeministrin në sheshin ‘Skënderbej’. Dua të di kush e organizoi këtë aktivitet, sa u shpenzua për të dhe kush thirri drejtorët dhe punonjësit e bashkisë? Me çfarë tagri ligjor i dhatë Kryeministrit të drejtën për të ushtruar funksionet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kur një gjë e tillë është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?” – u shpreh Zhulali.
Në përgjigje, kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mohoi çdo shkelje ligjore dhe deklaroi se aktivitetet e organizuara nuk kanë pasur qëllim emërimin e ndonjë kryetari të ri të bashkisë.
“E para, nuk do të isha këtu dhe puna nuk do të vazhdonte nëse do të ishim në rrethana të paligjshme, siç aludoni ju. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë shkresë. Për sa i përket aktiviteteve, unë nuk kam autoritetin për të emëruar kryetarë bashkie dhe mbaj përgjegjësi që nuk e kam bërë këtë gjë. Për çdo interpelancë jam e gatshme në çdo moment,” – u shpreh Ristani.
Debati në Këshillin Bashkiak vjen mes paqartësive mbi drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas largimit të kryetarit të saj dhe ndërhyrjes së institucioneve qeveritare në proceset vendore. -

“Si e latë ekonominë në 2013-ën?”/ Pullazi, sherr me Zhulalin dhe Xhixhon: Dil nga flluska, keni 12 vite që…
Gara më e fortë në zgjedhjet e 11 majit mbetet Tirana, ku krahas listave të PS e PD me ministra, ish-ministra dhe senatorë në lidershipet e partive të rinjtë jo vetëm në moshë por edhe në ambicie për të qenë në parlament mbetet pjesa më interesante e këtyre zgjedhjeve.
Në “Top Story”, kandidati socialist, Florian Pullazi, pati një “përplasje” me kandidatet e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilda Zhulali dhe Erisa Xhixhon.Ilda Zhulali: A e di sa ka rënë prodhimi bujqësor në Shqipëri?
Florian Pullazi: Si e latë në 2013? Jeni po ata njerëz që latë një ekonomi të dështuar në 2013-ën. Investimet në turizëm, në infrastrukturë do të bëjnë të mundur që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre. Po bëhet puna që të vijnë ata shqiptarë, që kanë emigruar. Nuk mund ta përdorësh që të bësh politikë.
Ilda Zhulali: Dil nga flluska. 12 vjet dhe keni ngelur në vend në procesin e anëtarësimin e integrimit të BE-së. A e di që t’u shtynë prapë negociatat? Do japësh llogari për qeverisjen tënde.
Florian Pullazi: Llogari kemi dhënë dhe qytetari ka votuar.
Erisa Xhixho: E blejnë dot apartamentin qytetarët sot? Të rinjtë blejnë dot një apartament në Tiranë? Kush i ndërton kullat?
Florian Pullazi: Ilir Meta, model i korrupsionit në Shqipëri.
Erisa Xhixho: Mos fol për Ilir Metën se nuk të takon. Keni sulmuar gjithë jetën Ilir Metën.
Florian Pullazi: Është në burg sot për korrupsion.
Erisa Xhixho: Zero akuza për korrupsion.