Fundjavën e kaluar, piloti britanik Lando Norris kaloi brenda pak orësh nga parajsa në ferr. Vendi i dytë që mori në garën e Las Vegas shpejt iu hoq për parregullsi në makinën McLaren. Tashmë, Norris ka 24 pikë avantazh ndaj dyshes Oscar Piastri e Max Verstappen që e ndjekin nga pas, me 2 gara nga fundi.
“Në fund ta garës ia dolëm mbanë të renditemi në vendin e dytë, por patëm disa proleme që çuan në skualifikim. Ky ishte një përfundim zhgënjyes. Na u desh ta menaxhonim situatën drejt fundit të garës dhe tani e dimë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve me makinën tonë, të cilat për fat të keq çuan në skualifikimin”, tha Norris.
“Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë. Si ekip, ne gjithmonë përpiqemi të marrim performancën më të mirë dhe dështuam të gjenim ekuilibrin e duhur. Nuk ka asgjë që mund të bëj për të ndryshuar situatën, kështu që do të jem plotësisht i përqendruar në Katar, ku do të synojmë të japim më të mirën tonë në çdo seancë“, shtoi Norris.
“Është zhgënjyese të përfundojmë këtë fundjavë pa pikë pas një skualifikimi të pafat. Ne përpiqemi gjithmonë të kuptojmë se ku mund ta përmirësojmë performancën tonë, por këtë herë nuk ia dolëm. Tani duhet të rifokusohemi dhe të shtyjmë përpara për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur në dy raundet e fundit, të dyja në pista ku kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën“, deklaroi britaniku.
Tag: zhgënjyese
-

Norris: Zhgënjyese të dalësh pa pikë pas skualifikimit, të përqendruar te gara e Katarit
-

700 familje shqiptare do dëbohen nga Anglia, Rama: Zhgënjyese që Sekretarja e Brendshme i bën jehonë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të laburistes Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.“Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretarin e Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, @ShabanaMahmood, citoj “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve.Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm? Më lejoni t’i kujtoj Sekretarit të Brendshëm se, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura.
-

Verë zhgënjyese për turizmin
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët. Durrësi ka shfaqur qënd…
-

“Ishim shumë pranë trofeut të Superkupës, zhgënjyese të humbasësh në këtë mënyrë”
14 Gusht 2025
9:29
Telesport
Portieri i Tottenham, Guglielmo Vicario, foli për “Sky Sport” pas humbjes në finalen e Superkupës Evropiane ndaj Paris Saint-Germain. Londinezët udhëhiqnin 2-0, porn ë pesë minutat e fundit pësuan dy gola dhe më pas u mundën me penallti.
“Fatkeqësisht, ky është futbolli. Është shumë e vështirë ta pranosh sepse i bëmë gjërat mirë. Na ndëshkuan në dy raste dhe pastaj me penallti. Është e vështirë sepse bëmë atë që premtuam të bënim”, tha portieri italian i Tottenham.
“Ishim afër, por nuk mjaftoi. Është zhgënjyese, por jam krenar për këta djem sepse, në fund të fundit, të fillosh me idenë e arritjes së gjërave të caktuara dhe t’i bësh ato në mënyrën që i bëmë duhet të na japë forcë, edhe nëse ishte vërtet e vështirë“, shtoi Vicario.
Në fund, ai foli për trajnerin e ri Frank: “Ndoqëm udhëzimet e tij dhe objektivisht, funksionoi. Donim t’i dëmtonim në goditjet standarde dhe ia dolëm mbanë. Ata kanë cilësi dhe e dinim se do të na duhej të luftonim. Por duhet të kesh edhe mënyrën tënde, ky është futbolli“.