Në ndryshim nga Tirana ku kemi një përqindje më të lartë të qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama (42%), në Shkodër shohim një panoramë tjetër.
Të dhënat e sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se 26% e qytetarëve të anketuar shprehen se janë të kënaqur nga qeveria.
Konkretisht 14% që janë “shumë të kënaqur” dhe 12% “mjaft të kënaqur”. 69% janë “shumë të zhgënjyer” dhe 5% “mjaft të zhgënjyer”.
Shkodra njihet si bastion i djathtë, por kujtojmë që për herë të parë socialistët morën fitore në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 2023.
Tag: zhgënjyer
-

Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer
-

Arteta: Kemi luajtur nën standardin tonë dhe i falëm dy pikë kundërshtarit
24 Prill 2025
9:01
Telesport
Arsenal barazoi 2-2 në fushën e tij ndaj Crystal Palace në Premier League, një rezultat që ka zhgënjyer trajnerin Mikel Arteta, që synonte tri pikët përballë tifozëve në “Emirates”.
“Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin dhe performancën. Nuk gjetëm konsistencë të mjaftueshme në veprime për të dominuar plotësisht lojën”, tha Arteta.
Më tej, ai shtoi: “Ne dhuruam topa dhe ishim larg standardeve tona në lojën mbrojtëse. Kur nuk je në më të mirën tënde, por po fiton 2-1, nuk mund të falësh një gol të tillë siç bëmë ne”.
“Kjo është pjesë e futbollit dhe na kushtoi dy pikë. Kishte shumë aspekte të lojës në të cilat duhet të kishim bërë më mirë. Loja ishte gjithmonë në ajër që kundërshtarët t’ju lëndonin dhe ata kishin cilësinë për ta bërë këtë”, tha Arteta.
Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Ata ishin shumë të organizuar dhe meritojnë përgëzimet tona, por ne duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Është e dëmshme, por ne duhet të pranojmë se mund të ndodhë”. -

Pse është zhgënjyer Bayern nga Kimmich? Ndeshjet me Interin treguan shumë…
20 Prill 2025
15:10
Telesport
Joshua Kimmich i ka zhgënjyer drejtuesit e Bayern pas eliminimit përballë Interit në Champions League.
TZ shkruan se Bayern priste më shumë prej lojtarit që pretendohet të jetë lider i skuadrës për 5 vitet e ardhshme. Mesfushori la për të dëshiruar me performancën e tij.
Ai nuk luajti në ritmin që pritej. Gjermani nuk arriti të bllokojë ofensivën e Interit dhe as të furnizojë mjaftueshëm me topa ofensivën e Bayern.
“E vështirë ta pranojmë këtë disfatë. Më vjen keq sidomos për tifozët. E kuptueshme se kjo është një ngjarje tepër e vështirë për t’u kapërdirë, sepse ëndrra u ndërpre në mes”.
Kështu u shpreh Kimmich të mërkurën në “San Siro”. Ai e përjeton fanellën bavareze dhe i mbron fuqimisht ngjyrat e klubit, por performancat e tij nuk janë si në vitin 2020… -

Xabi Alonso i tërbuar pas eliminimit nga Kupa: Jemi të zhgënjyer, nuk funksionoi asgjë
Në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë ndodhi e paimagjinueshmja. Skenari më i keq i mundshëm për Bayer Leverkusen është bërë realitet.
Humbja 2-1 ndaj Arminia Bielefeld, jo vetëm që shkaktoi eliminimin e “aspirinave” nga finalja e Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal), por krijoi edhe tensione të dukshme mes lojtarëve dhe tifozëve.
Përplasje që vijnë pas triumfit vjet në kampionat dhe Kupë. Trajneri Xabi Alonso komentoi situatën e krijuar: “Jam shumë i zhgënjyer. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por duhet të përgëzoj Arminia Bielefeld. Ata luajtën më mirë dhe ishin superiorë në gjithçka”.
“Ne nuk luajtëm mirë, ndaj jemi të zhgënjyer. Nuk e kishim kontrollin e lojës, bëmë shumë gabime individuale. Nuk funksionoi asgjë”, shtoi trajneri spanjoll.
Më tej, ai shtoi: “Kjo skuadër tashmë na ka dhënë shumë, nëse mendoni se çfarë arritëm vitin e kaluar në Bundesligë, në Kupë. Tani përpjekja maksimale mbetet në kampionat, pavarësisht se Bayern Munich është gjashtë pikë para”.
“Janë ende edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. Duhet ta bëjmë këtë sfidë, të besojmë te konkurrenca jonë. Tani ky është objektivi jonë. Nuk do të jetë e lehtë, por do të mundohemi“, tha Xabi Alonso.