Nga data 1 tetor në Shqipëri ka nisur përllogaritja e re e pensioneve të cilat u indeksuan në masën 2.5 për qind.
Për të kuptuar më shumë mbi përfitimet konkrete të të moshuarve i ftuar në një intervistë ishte eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha.
“Gjatë këtyre ditëve sytë e pensionistëve ishte tek qeveria dhe shpresa ishte që duke qenë detyrim ligjor indeksimi duhej të bëhej minimalisht në nivelin e inflacionit dhe përtej kësaj të kishte një rritje.
Dhe në këtë drejtim ata janë tejet të zhgënjyer dhe janë të zhgënjyer jo vetëm nga kjo shifër qesharake që u dha qeveria pensionistëve, por edhe për faktin se ata nuk shikojnë ndonjë dritë jeshile për të pasur një përmirësim në financat e qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha.
Tag: zhgënjyer
-

Pensionistët të zhgënjyer, Hoxha: Indeksimi duhej të bëhej minimalisht në nivelin e inflacionit
-

Slot i zhgënjyer: Dy humbje radhazi nuk janë tragjedi, ata humbisnin kohën si të dëmtuar
Liverpool u mund 1-0 nga Gallatasaraj në trabnsfertën turke, në raundin e dytë të Champions League. Një ndeshje vendosur nga një penallti e Osimhen në pjesën e parë. Duke folur për këtë episode, trajneri i Liverpool, Arne Slot komentoi.
“Dominik Szoboszlai nuk bëri asgjë të gabuar. Ne jemi pak të tejkaluar në situata të tilla. Ata e kthyen një penallti prej 20% në penallti 100%”, deklaroi trajneri i “reds”.
Më tej, Slot foli për rezultatin dhe performancën: “Jam përsëri i zhgënjyer. Futbolli ka të bëjë me fitoren. Por për mua kjo ishte një performancë e ndryshme me dhe pa top nga e shtuna e kaluar. Pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Patëm një shans të madh. Është e vështirë të krahasohet me të shtunën. Ne kontrolluam kundërsulmin”.
“Nuk jemi shumë larg sezonit të kaluar. Kemi humbur dy herë radhazi, por orari mund ta sjellë këtë. Të luash ndaj Gallatasaray jashtë fushe nuk është një ndeshje e lehtë dhe ne do të luajmë në fundjavë kundër Chelsea, kështu që nuk është një periudhë e lehtë”, shtoi Slot.
“Pashë shumë gjëra të mira. Mënyra se si luajtëm, mënyra se si e kontrolluam ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk kishte shumë kohë loje. Sulmuesi i tyre ishte në fushë, zëvendësues, lëndime…”, tha trajneri holandez.
Në fund, Slot foli për Ëirtz, që ende duhet të përshtatet, pasi ka nevojë për kohë për t’u ambientuar në Premier League. “Fokusi është gjithmonë te nënshkrimet e reja, gjë që është normale. Floriani ishte i përfshirë në situata të rrezikshme që krijuam ne”. -

Trump: Jam i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte dhënë fund lu*tës brenda një jave
Bota E Martë, 30 Shtator 2025 18:40
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, flet përsëri për luftën në Ukrainë, ndërsa po i drejtohet personelit më të lartë ushtarak të Amerikës në Virxhinia.
Sipas mediave të huaja, Trump e ka përshkruar ndalimin e luftës në Ukrainë si tejet të vështirë, duke theksuar se i ka dale jashtë pritshmërive.“Mendoj se do ta arrijmë këtë, por kjo doli të jetë më e vështira”, tha Trump. “Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin, mendova se do ta mbaronte këtë punë”, vijoi më tej Trump.
“Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë mendoj se do ta përfundojmë atë”.
-

Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë
20 Shtator 2025
8:11
Alfred Lleshi
Pas largimit nga Juventusi dhe një periudhe pothuajse jashtë fushe, Wojciech Szczesny iu bashkua Barcelonës, sezonin e kaluar, si zëvendësues i Ter Stegenit të dëmtuar rëndë. Tani, me mbërritjen e Joan García nga Espanyol, roli i polakut ka ndryshuar.
Pas fitores ndaj Newcastle në Champions, Szczesny pranoi: “Jam një zëvendësues dhe, përveç ndonjë surprize, do të mbetem i tillë. Roli im është të përgatis Joan García për ndeshjet. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, tashmë është ndër më të mirët në Europë”.
Ish-portieri i Juventusit dhe Romës nuk ndihet i nënvlerësuar: “Jam shumë krenar për këtë rol, sepse isha përgatitur që në firmën e kontratës. Nuk jam i zhgënjyer. Joan-it i mungon përvoja në nivelet më të larta, unë do ta ndihmoj të ruajë vazhdimësinë. Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë nën presion, shpresoj të kontribuoj në suksesin e tij”. -

Trump thotë se Putini ‘e zhgënjeu’, ndërsa pranon se lufta në Ukrainë është më e vështirë për t’u zgjidhur nga sa mendonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e ka “zhgënjyer” ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë përfundimin e konfliktit në Ukrainë, duke ofruar një vlerësim sinqerisht pesimist të përpjekjeve të tij deri më tani.
“Mendova se më e lehtë do të ishte për shkak të marrëdhënies sime me Presidentin (Vladmir) Putin”, tha ai pasi përmendi konfliktet të cilave u ka dhënë fund më me sukses.
“Ai më ka zhgënjyer. Më ka zhgënjyer vërtet”, vazhdoi Trump. “Do të ishin Rusia dhe Ukraina, por do të shohim se si do të dalë kjo. Por kjo doli të ishte – mendova se mund të ishte ndër më të lehtat e grupit.”Një seri samitesh të profilit të lartë muajin e kaluar me Putinin në Alaska dhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një mori udhëheqësish evropianë në Shtëpinë e Bardhë duket se bënë pak për të çuar përpara negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Trump tha se përfundimisht do të gjente sukses.
‘Rusia dhe Ukraina do të ia dalin mbanë, por në luftë nuk i dihet kurrë’, tha ai. ‘Lufta është diçka tjetër. Ndodhin gjëra që janë krejt të kundërta me atë që mendonit. Mendonit se do të kalonit një kohë të lehtë ose një kohë të vështirë dhe rezulton të jetë e kundërta’./CNN
-

“Putin më ka zhgënjyer”, Trump: Mendoja se marrëdhënia me të do më ndihmonte të zgjidhja luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer për “mikpritjen e mrekullueshme”, por nuk la pa kritikuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për moszgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.
“Siç thashë mbrëmë, lidhja midis vendeve tona është e pakrahasueshme me asnjë tjetër në botë. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë më shumë të mira në këtë planet sesa çdo dy komb në historinë e njerëzimit”, tha Trump.
Duke iu referuar marrëveshjes tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump e përshkruan Starmer si një “negociator të ashpër” dhe madje bëri shaka me kryeministrin.
“Mendoj se ishte një marrëveshje më e mirë për ju sesa për ne”, tha ai, përpara se Starmer të shtojë se “është një marrëveshje shumë e mirë për të dy”.
Trump tha se ai dhe Starmer patën “një takim mjaft të mirë” me udhëheqësit e biznesit këtë pasdite, teksa vizita e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar nxiti “marrëveshje prej 350 miliardë dollarësh në shumë sektorë”.
Duke iu referuar diplomacisë globale, Trump tha edhe një herë se ka zgjidhur “shtatë luftëra” që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ai theksoi se ajo që mendonte se do të ishte më e lehtë për t’u zgjidhur për shkak të marrëdhënies së tij me Vladimir Putinin, ka rezultuar më e vështirë.
“Ai më ka zhgënjyer. Ai më ka zhgënjyer vërtet… le të shohim se si do të dalë kjo”, tha presidenti.
Ndërkohë Starmer tha se duhet të ketë presion shtesë mbi Putinin dhe shtoi se vetëm kur Trump ushtron presion mbi të ai “tregon ndonjë prirje për të vepruar”. -

Humbja e thellë ndaj Spanjës, Montella: Jemi të zhgënjyer
Numri një i stolit të Turqisë, Montella bëri analizën e tij për humbjen 6-0 ndaj Spanjës.
“Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, kjo dhemb si për lojtarët ashtu edhe për tifozët. Jam i mërzitur edhe me rezultatin. Në fillim patëm disa raste, por nuk i shfrytëzuam, ndërsa kundërshtari shënoi dy herë. Në një situatë të tillë, besimi zhduket.Spanja fitoi çdo duel në çdo pjesë të fushës, kjo nuk kishte të bënte me taktikat.
Ky është një ekip në zhvillim, me hapësirë për t’u rritur. Nëse veprojmë me mençuri, do të nxjerrim mësimet e nevojshme nga kjo humbje”- tha Montella. -

Trump: Shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin
Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha: “jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë”. Më tej, ai shtoi: “kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer.”
Trump: Luftë pa kuptimTrump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit, gazetarin Scott Jennings, se “mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim”.Trump, i cili kishte njoftuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i jepte fund brenda 24 orësh luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, e cila po zgjat prej më shumë se tre vjet, u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan për një takim të mëvonshëm tripalësh mes Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar. Presidenti Trump nuk bëri asnjë deklaratë për pasoja të mundshme të refuzimit të Putinit për takimin.
Zelenski: Rusia po dislokon trupa të rejaSipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainase. Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të mbrëmje. Por Ukraina do të përgjigjet. DW -

Netanyahu i zhgënjyer: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit
Bota E Premte, 8 Gusht 2025 20:05
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza. Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.
