Tag: zhgënjyer

  • Donald Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk e ka lexuar ende planin e paqes

    Donald Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk e ka lexuar ende planin e paqes

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “disi i zhgënjyer” nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit nuk ka lexuar ende propozimin për planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
    Komentet Trump i bëri në tapetin e kuq të Kennedy Center Honors, ku gazetarët e pyetën për zhvillimet më të fundit të negociatave.
    “Po flasim me Putinin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelensky-n. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që ai nuk e ka lexuar ende propozimin,” u shpreh Trump. “Besoj se Rusia është dakord. Nuk jam i sigurt për Zelensky-n, megjithëse njerëzve të tij u pëlqen,” shtoi ai.

    Nga ana tjetër, Zelensky bëri të ditur në një postim se kishte folur me Stephen Witkoff dhe Jared Kushner për ecurinë e bisedimeve.
    “Përfaqësuesit amerikanë e njohin mirë pozicionin bazë të Ukrainës. Ishte një bisedë konstruktive, edhe pse jo e lehtë. Ne po vazhdojmë punën,” tha presidenti ukrainas.
    /vizionplus.tv

  • Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    7 Dhjetor 2025

    15:49

    Telesport

    Edhe pse bëri një rikuperim fantastik në gjysmën e dytë të sezonit, duke rikuperuar një disvantazh prej 100 pikësh, Max Verstappen nuk ia doli dot mbanë të shpallej kampion bote në Formula 1.
    Triumfi i sotëm në Abu Dhabi nuk mjaftoi për pilotin holandez të Red Bull, që për 2 pikë dorëzoi titullin te Lando Norris me McLaren, që sot u klasifikua i treti. Pas garës, ai komentoi këtë rezultat.
    “Urime djema. Mënyra se si luftuam në gjysmën e dytë të sezonit ishte mjaft e mirë, mund të jemi vërtet, vërtet krenarë për këtë“, tha Verstappen pas garës.
    Më tej, holandezi shtoi: “Mos u zhgënjeni shumë. Definitivisht nuk jam i zhgënjyer. Jam vërtet krenar për të gjithë që nuk u dorëzuan.”

  • Mbyllja e NIS-it, Vuçiç i zhgënjyer nga SHBA dhe Rusia: Shohin vetëm interesat e tyre

    Mbyllja e NIS-it, Vuçiç i zhgënjyer nga SHBA dhe Rusia: Shohin vetëm interesat e tyre

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me mbylljen e NIS (Rafinerisë së Industrisë së Naftës). Ai u shpreh se ende nuk ka lajme të mira, apo ndryshim vendimi. Vuçiç theksoi se ndihet i zhgënjyer teksa shton se rusët nuk dëshirojnë ta shesin NIS-in. “Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira.
    Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova. Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, tha Vuçiç. “Kjo është e drejta e tyre, ata janë pronarët. Gjëja tjetër është se ne kemi shumë probleme me të. Ashtu siç amerikanët nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç interesave të tyre. Për momentin, vetëm Serbia po vuan dhe do të shohim se si do të shkojë”, shtoi presidenti serb. Vuçiç tha gjithashtu se JANAF nuk lejoi importin e naftës që nuk ishte menduar për rafinerinë në Pançevë, por për rezervat serbe. “Ata nuk besonin se ishte për magazinim, por për NIS-in. E refuzuan sepse donin të thoshin se nuk ishte vetëm NIS nën sanksione, por e gjithë Serbia është nën sanksione, derisa amerikanët thanë ndryshe”, u shpreh ai.
    Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Đedović Handanović, do të informojë NIS-in se nuk ka indikacione që SHBA-të do të japin një licencë dhe kjo do të rezultojë në mbylljen e rafinerisë. “Ata humbasin 370,000 euro në ditë teksa funksionon kështu. Është puna e tyre kur duan ta mbyllin rafinerinë. Ne dhamë lejen për ta mbyllur”, tha Vuçiç, duke theksuar se Serbia ka karburant të mjaftueshëm sa për të mos u futur në krizë.

  • Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arsenal mbron kreun e renditjes në Premier League pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea, me “blues” që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Trajneri i “topcinjve”, Mikel Arteta, tha: “Që në fillim mund të ndieje se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë. Çdo duel dhe aksion ishte plot energji, sekuenca shumë të shkurtra loje”.
    “Me 10 lojtarë prisnim një ndeshje ndryshe, e planifikuam në pushim, por ata shënuan nga një goditje dënimi. Pastaj, u bë një ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur. Në përgjithësi mendoj se kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta duhet të zhgënjehesh. Por, kur mendon javën që kemi kaluar dhe emrin e kundërshtarit e pranojmë barazimin”, tha Arteta.
    “Ata bënë gjithçka që mundën. Ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku, kështu që duhet ta ndërtojmë atë sinergji. Kishte shumë gjëra që ndodhnin para ndeshjes. Kemi pasur një javë të madhe si mendërisht ashtu edhe fizikisht dhe mendoj se në përgjithësi është një javë pozitive, ne dhamë gjithcka“, shtoi trajneri spanjoll.
    Duke i bërë një vlerësimin e tij të javës që u mbyll, ai tha: “Nuk i di fjalët e duhura sepse jam i zhgënjyer padyshim që nuk morëm tre pikët ndaj Chelsea, që luajti 45 minuta me 10 lojtarë. Por, me gjithçka që ndodhi gjatë javës, mendoj se në përgjithësi duhet të jem shumë krenar për atë që ka bërë ekipi.”

  • Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.
    “Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat para ndeshjes Angli-Shqipëri, në program për të dielën në orën 18:00 në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.
    Sa i përket Anglisë, Sylvinho tha se nuk ka vend për shumë iluzione, pasi është një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës. “Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë.  Është ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh. Ai ka lojtarë të mëdhenj në skuadër. Nuk kanë pësuar asnjë gol në kualifikuese”, shtoi Sylvinho.

  • Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga mungesa e përparimit të Rusisë drejt paqes në Ukrainë

    Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga mungesa e përparimit të Rusisë drejt paqes në Ukrainë

    Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se Donald Trump po shfaqet gjithnjë e më i zhgënjyer nga mungesa e progresit të Rusisë në drejtim të arritjes së paqes në Ukrainë, duke theksuar se vendimi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës mbetet ekskluzivisht në duart e presidentit amerikan.

    Sipas zëdhënësve të Shtëpisë së Bardhë, Trump “nuk ka parë mjaftueshëm veprim nga pala ruse”.

    Shtëpia e Bardhë thekson se Trump beson se për t’i dhënë fund luftës kërkohen veprime konkrete, jo vetëm deklarata.

    Në të njëjtën deklaratë u theksua gjithashtu se një takim i mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin nuk është përjashtuar plotësisht, megjithëse nuk përfshihet aktualisht në agjendën e afërt të presidentit amerikan.

  • “I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Vetëm ne opozitarët, jo kundërshtarët tanë

    “I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Vetëm ne opozitarët, jo kundërshtarët tanë

    Ndrec Pjetri

    TIRANË- Kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike, Ndrec Pjetri dhe bashkëpunëtorët e tij janë thirrur sot në SPAK. Këtë e ka bërë të ditur vetë Pjetri, i cili shprehet i superizuar, teksa thotë se janë paraqitur në Porkurorinë e Posaçme për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Pjetri shprehet edhe i zhgënjyer, pasi sipas tij, në Prokurorinë e Posaçme thirren vetëm opozitarët e këtij vendi.
    Reagimi:
    Të nderuar miq,Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë shokë dhe familjarë të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizua nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mij në SPAK por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj 4500 votat e mija janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.

  • “I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Në organin e drejtësisë, kundërshtarët nuk thirren

    “I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Në organin e drejtësisë, kundërshtarët nuk thirren

    Kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike Ndrec Pjetri shkruan në Facebook se në 24 orët e fundit ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.
    Ai shton se ndihet jo vetëm i surprizuar nga thirrja në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa sheh që në organin e Prokurorisë thirren opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët që sipas tij, kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
    Ndrec Pjetri:
    Të nderuar miq, Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.
    Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë shokë dhe familjarë të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.
    Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizuar nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
    Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj 4500 votat e mija janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.

  • Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij

    Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij

    Aktori dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë në mënyrë të hapur për marrëdhëniet e ftohura me kryeministrin Edi Rama, duke pranuar se prej vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe se ndjehet i zhgënjyer nga mënyra se si Rama ka ushtruar pushtetin.
    I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj rrëfeu se takimi i fundit me Ramën ka ndodhur në vitin 2015, gjatë një feste private të Digitalb, dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më asnjë lloj komunikimi.

    “Që prej 2015-ës nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Edhe në 2015 jemi takuar në një festë të Digitalb,” tha Binaj.

    Sipas tij, raporti i ftohur nuk ka qenë rezultat i një konflikti personal, por i zhgënjimit të thellë ndaj mënyrës se si Rama ka zhgënjyer pritshmëritë publike.

    “Pushteti i madh do që t’i shtypi këto filizat, ose pemët ndryshe. Është sikur të mbjellësh një fushë të madhe vetëm me një lloj bime dhe të presësh çdo lloj bime tjetër që del aty,” – u shpreh Binaj, duke iu referuar modelit të përjashtimit që, sipas tij, ndjek kryeministri.

    Binaj tha gjithashtu se ndjen një zhgënjim të thellë për distancën që Rama ka krijuar mes fjalëve dhe veprimeve të tij, një zhgënjim që, sipas tij, ndan me shumë qytetarë të tjerë.

    “Nuk e them vetëm unë, por edhe shumë njerëz ndihen të zhgënjyer nga ai – nga ajo që ka thënë, me atë që ka bërë. Edhe unë jam një nga ata,” theksoi ai.

    Në fund, aktori kujtoi edhe një moment të fundit kontakti simbolik: një urim për ditëlindje nga Rama, të cilin ai e cilësoi si “të çuditshëm” dhe të shkëputur nga realiteti i marrëdhënies së tyre.

  • Sot kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj: Me Ramën nuk kam kontakte që prej vitit…

    Sot kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj: Me Ramën nuk kam kontakte që prej vitit…

    Aktori dhe kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj, ka qenë i ftuar në emisionin ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën.
    Binaj tha se takimi i fundit me kryeministrin ka qenë në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë lloj komunikimi me të, teksa shtoi se ndihet i zhgënjyer prej tij.
    ”Që prej 2015 nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Edhe në 2015 jemi takuar në një festë të Digitalb.
    Por sepse pushteti i madh do që t’i shtypi këto filizat, ose pemët ndryshe. Është sikur t’i të mbjellësh një fushë të madhe vetëm me një lloj bime dhe të presësh çdo lloj bime tjetër që del aty.
    Por edhe për faktin, se nuk e them vetëm unë, por shumë njerëz, ndihen të zhgënjyer nga ai, nga ajo që ka thënë me atë që ka bërë.
    Por nuk e them vetëm unë, por edhe shumë njerëz që ndihen të zhgënjyer nga ai (Edi Rama), nga ajo që ka thënë, në atë që ka bërë. Edhe unë jam një nga ata që jam ndjerë i zhgënjyer dhe absolutisht kjo gjëja na bën që të rrijmë larg.
    Përpjekja e fundit ka qenë para ca vitesh, më uroi për ditëlindje me një postim, mu duk shumë e çuditshme, ky artist, kshu e ashtu. Por ai duhet ta kuptojë se këto gjëra nuk ecin veç e veç.”,-tha Binaj.