Tag: zheji

  • Vdes gazetari Artur Zheji, pëson arrest kardiak gjatë drekës me familjen në Sarandë

    Vdes gazetari Artur Zheji, pëson arrest kardiak gjatë drekës me familjen në Sarandë

    Artur Zheji

    SARANDË-Gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Sarandë, pasi pësoi një arrest kardiak gjatë një dreke me familjen. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po qëndronte me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë drekës ai ka shfaqur shenja shqetësimi dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
    Menjëherë është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal “Petro Nako” të Sarandës, por fatkeqësisht mjekët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e nevojshme dhe ai ka mbërritur pa shenja jete.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Artur Zheji ishte një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, gazetar, analist politik dhe drejtues i platformës mediatike “360grade”./ZËRI

  • Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

    Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

    Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak. Figura e njohur e medias shqiptare, Zheji ka kontribuar për dekada në gazetari, analizë politike dhe publicistikë.
    Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

    Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.
    Njoftimi i Policisë:
    Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndërruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

  • Ndahet nga jeta gazetari dhe pubicisti Artur Zheji

    Ndahet nga jeta gazetari dhe pubicisti Artur Zheji

    Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Zheji ndodhej për pushime me familjen.
    Sipas informacioneve paraprake, gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën “Butrinti”, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal “Petro Nako”, por, fatkeqësisht, ka mbërritur pa shenja jete.
    Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

  • E rëndë në Sarandë/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji

    E rëndë në Sarandë/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji

    Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen.

    Ai ndodhej duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

    Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Argjiroja.net i shpreh ngushëllime familjes Zheji.

  • Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji

    Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji

    Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen.
    Ai ishte duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit në rrugën “Butrinti” kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
    Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.
    Dyshimet e para janë se ai mund të ketë pësuar arrest kardiak, sidoqoftë pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
    Policia e Shtetit e konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi të shkurtër për mediat.
    “Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 6 mijë vjeçare! Atëkohë e shpallën të çmendur, ky është studiuesi që zbuloi në mesin e viteve ’70 atë që u konfirmua këto ditë për gjuhën shqipe

    6 mijë vjeçare! Atëkohë e shpallën të çmendur, ky është studiuesi që zbuloi në mesin e viteve ’70 atë që u konfirmua këto ditë për gjuhën shqipe

    Nga Përparim Kabo

    Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.

    Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”

    Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.

    Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”

    Tani, çfarë do të thonë?

    Petro Zheji, që në mesin e viteve ‘70, të shekullit të kaluar, ua dërgoi studimin e tij për vjetërsinë e shqipes dhe tiparet e saj, si dhe për veçoritë motivuese të saj në gjuhë krejt të vjetra, si sanskrishtja, “gjeneralët” e Akademisë, me yshtjen nga jashtë, e sulmuan.

    I prishën familjen, por ai nuk u dorëzua, e ngarkuan me aq punë me përkthime në shtëpinë botuese, sa ai flinte vetëm katër orë në natë, e gjithë kjo, me qëllim që të hiqte dorë për pamundësi fizike nga puna me shqipen…

    Ai u vetëshpall “ i çmendur”, vetëm që ta linin të qetë në punën e tij prej dishepulli të mendimit. Më në fund, ai shkroi dhe botoi librat e tij. Atje është shkenca e mendimit mbi gjuhën shqipe dhe vjetërsinë e saj.

    Ç’është thelbi simbolik i mendimit që shprehet me fjalë? Ç’është algoritmi simbolik dhe ai logjik? Pse streha e gjuhës është fryma? Si motivohen fjalët dhe ç’është sistemi i motivimit të tyre?

    Si lindi kozmologjia dhe ç’është roli mesianik i shqipes? Cilët janë operatorët e lirë të shqipes dhe si shpjegohet në të gjitha besimet fetare krijimi i gjithësisë? Cilat janë dy fjalët kyçe të shqipes, që japin çelësin e shpjegimit në të gjitha gjuhët e botës për aktin e krijimit si një ndarje, mes zotit dhe njeriut?

    Edhe një shpjegim këtu, për disa “gjeneralë” të gjuhësisë, që duan ta zbehin teorinë e Petros, kur thonë se ai bën shpjegim fetar të gjuhës.

    Jo, more “ gjeneralë”, jo!

    Botëkuptimet e para njerëzore, në të gjithë popujt dhe racat, kanë qenë kozmologjike, si shpjegime mitologjike ose fetare, pra, në atë agim, ato fjalë që përdoreshin, i takonin atij lloj mendimi dhe niveli arsyetimi.

    Gjuha si mendim, komunikim, reflektim dhe kujtesë, si kulturë e filozofi spontane por, edhe si psikologji primitive e të menduarit, si inteligjencë primitive, është përpara gjuhës si shkencë, me fonetikë, sintaksë dhe morfologji, apo me rregulla drejtshkrimore.

    Nëse duam të zbulojmë origjinën, duhet të shkojmë në ato kohëra, në ato nivele dhe në atë shkallë të menduari. Format arkaike të konservuara, janë fosilet e gjalla, që duhen studiuar…!

    Petro Zheji i dashur…,

    Shkenca botërore, pas kaq dekadash, erdhi në përfundimet e tua. Ti besoje, kur më thoje: “Do vijë një ditë që ata do e pranojnë se shqipja është gjuhë e fillesës…”

    Adhurim për ty, Petro Zheji!/usalbanianmediagroup

  • Çfarë fshihet pas shuplakës ndaj Macron? Zheji: Tregoi se gruaja e Presidentit të Francës është…

    Çfarë fshihet pas shuplakës ndaj Macron? Zheji: Tregoi se gruaja e Presidentit të Francës është…

    Një video e kapur nga Associated Press është kthyer në pak sekonda virale në gjithë botën, pasi në të shfaqej presidenti i Francës Emmanuel Macron duke u goditur me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

    Po çfarë tregon ky gjest për Macron?
    I ftuar këtë mbrëmje në Top Story, analisti Artur Zheji tha se kjo dëshmoi shprehjen se “pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë”.
    “Ajo ishte e pamohueshme, sepse kur fiksohesh te kamerat… në fillim zyra e shtypit tha se ishte një montazh rus, më pas kur u zbulua se ishte Associated Press që kishte bërë xhirimin, u tërhoq dhe tha se po bënin shaka.
    Brigitte u shfaq më në fund si grua e fortë që e mori përdore këtë djalë që në shkollë dhe e çoi drejt presidencës. Pra nuk ka më dyshim që forca e Macron qëndron te gruaja e tij.
    Prova që ‘pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë’. Shpulla tregoi se ajo enigma u ça. Ka qenë zonja e parë e Francës më e bullizuar, për shkak të moshës, por ia tregoi Francës mirë se Presidenti i Francës duhet të rrijë ‘gati-tu’ para saj, është më i fortë se ai”, u shpreh Zheji.

  • “Je shumë e re në politikë”/ Zheji këshillon Garon: Ti qesh më shumë kur je afër doktorit…

    “Je shumë e re në politikë”/ Zheji këshillon Garon: Ti qesh më shumë kur je afër doktorit…

    Ata kanë komentuar rreth mënyrës që kanë zgjedhur partitë kryesore në zhvillimin e fushatës. Zheji ka komentuar edhe sjelljet e Floriana Garos, e cila qëndron krah Partisë Demokratike.
    Floriana Garo: Unë do të thoja që kërcejnë nga belaja, se sa kërcejnë se e ndjejnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të marrë vëmendje. Nuk është serioze mbi të gjitha.
    Artur Zheji: Je shumë e re prandaj.
    Floriana Garo: Nuk besoj që ka lidhje me të qenit e re, ka lidhje me besimin.
    Artur Zheji: Je shumë e re në politikë. Ti më përpara në komunikimet publike ke qenë më serioze, kur je pranë afër doktorit qesh më shumë se herët e tjera. Të buron…
    Floriana Garo: Unë nuk kam ndryshuar, as nga politika dhe nga asgjë tjetër. Unë jam e tillë si natyrë. Nuk është se më detyron doktori të buzëqesh.

  • “Petro Zheji ishte nuni im”, Kryepeshkop Joani i rrëfen Ramës pagëzimin në ilegalitet: U bë në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës

    “Petro Zheji ishte nuni im”, Kryepeshkop Joani i rrëfen Ramës pagëzimin në ilegalitet: U bë në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës

    Kryepeshkop Joani rrëfen në podkastin me kryeministrin Edi Rama momentin kur është pagëzuar gjatë kohës së regjimit komunist.

    Gjithçka ka ndodhur në ilegalitet të plotë, në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës ku ishin të pranishëm vetëm tre vetë, mes tyre edhe nuni i kryepeshkopit, një nga personalitetet më të shquar të kulturës shqiptare, gjuhëtari, përkthyesi dhe filozofi Petro Zheji.
    Pse morët vendimin të futeshit në rrugën e besimit ortodoks?
    Pas leximit të Ungjillit dhe lidhjen me besimin dhe Ungjillin unë u pagëzova në atë kohë.
    Këtu?
    Këtu në Shqipëri në kohën e persekutimit.
    Domethënë në palestër shkonit si i pagëzuar?
    Po i pagëzuar. Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzova nga një prift hero që vazhdoi edhe shërbesat në atë kohë që dukej e habitshme që jo vetëm ka bërë pagëzime, por edhe mesha.
    Ilegale kuptohet…
    Po ilegale. Ishte një kishë e nëndheshme.
    Ku ishte?
    Ishte në Bestrovë të Vlorës, një fshat. Mesha shpesh herë bëhej në shtëpinë e një besimtari në Vlorë.
    Vinin njerëz aty?
    Shumë pak, një grup i vogël. Ishin nga Tirana, ishin disa motra nga Korça, besimtare shumë të mëdha. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së tij, ku ishim 3 vetë, ai, nuni Peto dhe unë. Djali i tij Ilia rrinte rrotull mos vinte dikush apo për të lajmëruar. Tani është prift në Vlorë djali i tij. Prandaj ishte lidhja me Kishën Ortodokse se aty u pagëzova.
    Krypeshkopi Joan tregon rrëfen gjithashtu edhe kontaktin e parë me Ungjillin, libri që siç thotë ai, i riktheu gëzimin.
    “Kur kam qenë i vogël dhe në rini më pëlqente leximi. Atëherë nuk e mendoja pse? Njeriu është një qenie e etur, kërkon ujë. Në vitin e katërt të gjimnazit më ra në dorë Ungjilli. Kur e lexova për herë të parë ndodhi diçka thellë brenda meje. Kur isha i vogël kisha shumë gëzim, kur rritesh gëzimi venitet. Ndodhin ndryshime në trup dhe mendje. Kur lexova Ungjillin mu kthye gëzimi dhe falënderova Zotin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Jo vetëm që lexuam Ungjillin, por pata fatin të njihem me njerëz që kishin aksese në libra dhe së bashku me Petro Zhejin që u bë edhe nuni im, pothuajse kishim lexuar gjithë bibliotekën te rruga e Elbasanit dhe në atë bibliotekë kishte libra jashtëzakonisht të vyer. Këtë e kuptuam kur shkuam në Itali dhe Amerikë”.

    Top Channel