Tag: zhegrovës

  • Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova ende nuk është lojtar startues te Juventusi. Rrjedhimisht ende nuk është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës italiane. Por kosovari është prej lojtarëve më atraktivë të “zonjës së vjetër”, me atë që bën me top në fushën e lojës, dhe përfundimisht prej më të ekspozuarve po ashtu. Thuajse nuk kalon ditë që klubi torinez nuk bën ndonjë postim për apo me Zhegrovën.
    Për shembull të premten pasdite postoi një fotografi të Zhegrovës së buzëqeshur, duke paralajmëruar diçka që po vjen. Një fotografi e Zhegrovës është publikuar nga Juventusi në rrjetet sociale edhe të enjten. Përshkrimi i saj ishte: “Kur ai e bën atë shikim… e dini se diçka po vjen”. Po të enjten, Juve publikoi në rrjetet sociale një video me momente “magjike” të Zhegrovës në ndeshjen për kupë ndaj Udinezes. Në ndeshjen e mesjavës 26-vjeçari luajti pak, por kishte momente të shkëlqyera individuale.
    “Edoni në zonë”, ka shkruar Juve, duka ia bashkangjitur postimit një flamur të Kosovës. “Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, ishte shkrimi i Juves në postimin e 3 dhjetorit, në të cilin ishin paraqitur po ashtu momente nga shfaqja e tij në ndeshjen e 2 dhjetorit ndaj Udinezes. Dhe natyrisht kosovari nuk ka munguar në rrjetet sociale të Juves as menjëherë pas ndeshjes për kupë. Thuajse të gjitha komentet, jo vetëm të shqiptarëve, janë që Zhegrova meriton dukshëm më tepër hapësirë se që është duke i dhënë Juventusi.
    Se ndoshta meriton më shumë minuta, ka thënë edhe trajneri i Juves, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes së fundit. Postimet për Zhegrovën janë shumë të shikuara e të komentuara dhe kjo mund të jetë tjetër arsye që ai nuk mungon asnjëherë. Miliona shikime ka secila video e Juves me Zhegrovën në të. Por postimet e shpeshta po ashtu dëshmojnë pritjet që klubi i madh italian ka prej lojtarit atraktiv të Kosovës.

  • “E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

    “E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

    Juvebtusi ka prezantuar sot përpara mediave dy blerjet më të fundit në merkato, Edon Zhegrovën dhe Opendën. Përkrahë tyre ishte edhe Damien Komoli. Ky i fundit ka thënë se e ka adhuruar krijueshmërinë e Zhegrovës që kur ishte në rolin e presidentit të Tuluzit.
    “Për sa i përket Zhegrovës dhe Opendës jemi entuziastë që ia dolëm t’i merrnim. Unë kam pasur mundësinë ta adhuroja kreativitetin e Zhegrovës gjatë kohës që kam qenë preaident i Tuluzit. Është pikërisht ai që po këkonim”, është shprehur Damien Komoli./Sport Ekspres/

  • Tudor nuk mund të ankohet më, ja super formacioni i Juventusit pas përforcimeve në ditët e fundit në merkato

    Tudor nuk mund të ankohet më, ja super formacioni i Juventusit pas përforcimeve në ditët e fundit në merkato

    Juventus ka qenë shumë aktiv në 24 orët e fundit në merkato, që është edhe afati i fundit për këtë verë. Bardhezinjtë kanë bërë dy goditje jo pak të bujshme, transferimin për 20 milionë euro të Edon Zhegrovës nga Lille dhe huazimin me të drejtë blerjeje të Lois Openda nga Leipzig.
    Me këto dy përforcime të fundit të bëra në sulm pa harruar edhe goditjet e tjera që janë zyrtarizuar më parë, Igor Tudor ka në dispozicion një ekip vërtet të kompletuar dhe nuk mund të ketë justifikime në rast se nuk arrin objektivat e vendosur nga klubi.
    Me ardhjen e Zhegrovës dhe Openda, Tudor mund të përdorë fare mirë skemën 3-4-2-1 në dy variante. Varianti A: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kalulu; Joao Mario, Thuram, Locatelli, Cambiaso; Zhegrova, Yildiz; David.
    Varianti B: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kalulu; Joao Mario, Thuram, Locatelli, Cambiaso; Zhegrova, Openda; David.

  • Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

    Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

    31 Gusht 2025

    11:10

    Telesport

    Juventusi po fokusohet totalisht në orët e fundit të merkatos për Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille.
    Gazetari Fabrizio Romano raporton se bardhezinjtë e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës. Për të kanë bërë oferta edhe klube të tjera, si për shembull Marseille.
    Atletico Madrid po kërkon me ngulm Nico Gonzalez dhe kjo do ta ndihmonte shumë Juventusin për financimin e blerjes së Zhegrovës. Nëse Nico Gonzalez shitet në Madrid, Zhegrova menjëherë vishet bardhezi.

  • Juventusi duhet të plotësojë dy kushte për të nënshkruar me Edon Zhegrovën

    Juventusi duhet të plotësojë dy kushte për të nënshkruar me Edon Zhegrovën

    Edon Zhegrova tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Juventusin, por klubi italian duhet të përmbushë dy kushte për të finalizuar transferimin.

    Juventusi e ka vënë në shënjestër yllin e Lille për të forcuar repartin ofensiv, por burime italiane raportojnë se gjigandët e Serie A duhet të: Ulin kërkesat financiare të Lille, dhe Shesin Nico Gonzalez.

    Zhegrova ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe është në pritje të marrëveshjes mes dy klubeve. Lille kërkon një shifër prej rreth 20 deri në 25 milionë euro, por Juventusi po punon për ta ulur çmimin, pasi kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe lojtari ka njoftuar klubin se nuk do ta rinovojë pas këtij sezoni.

    Negociatat mes dy klubeve janë aktive dhe zhvillohen me intensitet. Palët janë të interesuara për një marrëveshje, por gjithçka varet nga kompromisi që mund të gjendet për çmimin përfundimtar. Nëse Juventus arrin të përmbushë këto dy kushte në ditët apo javët në vijim, transferimi i Zhegrovës në Serie A mund të bëhet realitet shumë shpejt.

    Për tifozët shqiptarë dhe sidomos ata kosovarë, kalimi i Edon Zhegrovës në një klub të madh si Juventusi do të ishte një moment historik dhe një dëshmi e ngritjes së vazhdueshme të yjeve shqiptarë në futbollin ndërkombëtar./footballitalia/KultPlus.com

  • Juventus, Tudor i fiksuar pas “Messit te Kosoves”, zbulohen detajet

    Juventus, Tudor i fiksuar pas “Messit te Kosoves”, zbulohen detajet

    Një dëmtim në ije bëri që emri i Edon Zhegrovës të zhdukej për disa kohë nga tregu i transferimeve, por në këto ditë të nxehta vera, sulmuesi “dardan” është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, mediat italiane, La Gazzetta dhe La Stampa, shkruajnë se Juventus është gati të investojë për të siguruar shërbimet e Zhegrovës.
    I pagëzuar si “Messi i Kosovës”, Zhegrova shihet nga trajneri Igor Tudor si lojtari ideal që mund t’i jap skemave të tij më shumë fantazi, një lojtar i aftë që mund të ndryshojë sistemin e lojës brenda një ndeshje. Zhegrova ka një kontratë me Lille deri në 2026, por këtë verë pritet të largohet nga klubi francez, me këta të fundit që nuk dëshirojnë të rrezikojnë për ta humbur falas një vit më pas. Pengesë në këtë pikë është fakti që Juventus përpara se të blejë është e detyruar të shesë. Nico Gonzalez shihet si njeriu që mund të zhbllokojë këtë negociatë, me argjentinasin që mund të transferohet tek Atletico Madrid. Gjatë kësaj periudhe, me Juven që po përpiqet të shes, Zhegrova dhe përfaqësuesit e tij vijojnë negociatat me ekipin e Marseille, një tjetër skuadër që është futur në garë për të siguruar shërbimet e tij.

  • Juventusi e Marsielle në garë për transferimin e Zhegrovës

    Juventusi e Marsielle në garë për transferimin e Zhegrovës

    Juventusi ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Lille dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën, gjatë kësaj jave.

    Por, për “Zonjën e Vjetër”, situata me sulmuesin e krahut, Nico Gonzalez, ka bërë që favorit për Zhegrovën të jetë skuadra franceze, Marsielle.

    Siç shkruan “Fotball Italia”, Marseille ka shtuar përpjekjet për ta transferuar Zhegrovën, i cili prej kohës ka qenë shënjestër e disa klube të Serie A, e po ashtu dëshirojnë ta shmangin një ofertë të mundshme nga Juventusi, transmeton Klankosova.tv.

    Juventusi nuk do të mund ta blejë Zhegrovën pa arritur fillimisht ta shesin Nico Gonzalezin, për të cilin shpresojnë që Atletico Madridi mund ta zgjidhë këtë problem pasi është i interesuar për shërbimet e tij.

  • Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1

    Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1

    5 Gusht 2025

    19:44

    Telesport

    Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe synimi i tij i radhës do jetë transferimi i Edon Zhegrovës.
    Marokeni e pëlqen shumë fantazisin e Kosovës, sipas edhe raportimit të Fabrizio Romano, por edhe shumë mediave franceze, Marseille ka nisur zyrtarisht negociatat me Lille-n për transferimin e mundshëm të Zhegrovës.
    Para se të arrijë marrëveshjen me Lille-n, Marseille duhet të zgjidhë një problem tjetër. Duke qenë se Edon Zhegrova nuk e ka statusin e të qenurit nga një vend anëtar i BE, Marseille momentalisht i ka të zenë 4 vendet me këtë status, ndaj duhet larguar njëri prej lojtarëve, për të liruar vendin Zhegrovës.
    Duke qenë se kontrata e Zhegrovës skadon vitin e ardhshëm, Lille e vlerëson fantazistin shqiptar 15-20 milionë euro, shifër që mesa duket Marseille është e gatshme ta paguajë.

  • Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

    Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

    Koha e Edon Zhegrovës te Lille ka përfunduar. Sulmuesi dardan do të ndërrojë mjedis gjatë kësaj merkatoje, teksa lajmi është bërë i ditur së fundmi nga presidenti i ekipit francez, Olivier Letang.
    “Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë. Presim largimin”, ka deklaruar Letang.

    Situata e Zhegrovës po ndiqet nga disa skuadra, me dëshirën e lojtarit që do jetë vendimtare në fund për përzgjedhjen e destinacionit. Ai realizoi 4 gola dhe dhuroi 1 asist, në sezonin e fundit të Ligue 1.

  • Napoli, ish-bashkëlojtari i Zhegrovës: Më kujton Robben, është më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë

    Napoli, ish-bashkëlojtari i Zhegrovës: Më kujton Robben, është më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë

    Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Andrea Rocco Padula, ish-shok skuadre i Edon Zhegrovës në kohën kur të dy luanin te Baseli, ka dhënë disa mendime pozitive për sulmuesin kosovar, i cili pëlqehet shumë nga Napoli: “Nga pikëpamja cilësore, është një nga futbollistët më të mirë me të cilët kam luajtur, në mos më i miri. Ai gjithmonë përballet drejtpërdrejt me kundërshtarin, e mban topin gjithmonë ngjitur në këmbë, qoftë kur përshpejton, qoftë kur bën driblime në hapësira të ngushta. Është një nga ata lojtarë të majtë që japin më të mirën kur luajnë lart në krahun e djathtë.
    Pas largimit nga Baseli e kam ndjekur nga larg, kam parë që, përveçse ka përmirësuar statistikat e tij personale në gola dhe asistime, ka bërë progres të madh edhe në fazën pa top. Edhe në kohën tonë te Basel, trajnerët i kërkonin të sakrifikohej. Ai gjithmonë ishte i gatshëm t’i ndihmonte shokët e skuadrës në mbrojtje. Sinqerisht, shpresoj të vijë te Napoli, sepse është një nga ata lojtarë që publikut të ‘Maradona’ do t’i pëlqejë shumë. Në atë stadium mund të ‘fluturojë’, sepse ai shkëlqen kur ndien mbështetjen e një publiku të zjarrtë.
    Duke respektuar përmasat, për trupin dhe karakteristikat, ai më kujton Robben. Nuk kam folur me të prej 3-4 vitesh, por nëse këto ditë më jepet mundësia, do t’i thoja të shkonte me vrap te Napoli. Edhe pse, besoj se tashmë është mëse i bindur për ta pranuar këtë sfidë. Për më tepër, prania e Rrahmanit në skuadër është një faktor i madh për t’ia lehtësuar përshtatjen në ekip dhe qytet. Jam i sigurt se janë kontaktuar tashmë”.