Tag: zhegrovën

  • Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën! Po vijnë… minutat!

    Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën! Po vijnë… minutat!

    7 Dhjetor 2025

    13:21

    Telesport

    Edon Zhegrova po i afrohet formës së tij më të mirë te Juventusi pas një mungese të gjatë për shkak të pubalgjisë, e cila e ka mbajtur jashtë fushës për rreth nëntë muaj.
    Edhe pse ka luajtur pak minuta në kompeticione të ndryshme, ai ka treguar shpërthime të talentit që e karakterizojnë, megjithëse ende pa gola apo asiste.
    Sipas La Gazzetta dello Sport, rikuperimi i tij fizik tashmë është i plotë dhe ai ka arritur ritmin e skuadrës, duke u bërë një mundësi reale për ndeshjen ndaj Napolit. Po ashtu, Zhegrova pritet të jetë plotësisht gati edhe për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Pafos.

  • “Skandaloze”/ Juventusi “tërbon” Serbinë, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

    “Skandaloze”/ Juventusi “tërbon” Serbinë, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

    Juventusi uroi në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën, pak para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovenisë. Fat të mbarë, Edon”, shkruhej në publikimin e Juves përkrah fotos.
     

     
    Kaq ka mjaftuar që në portalin serb “Kurir.rs”, ta cilësojnë si skandaloz postimin e bardhezinjve.
    “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”.
    Skandal
    © BalkanWeb

  • “Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

    “Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

    Juventusi uroi në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën, pak para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovenisë. Fat të mbarë, Edon”, shkruhej në publikimin e Juves përkrah fotos. 

    Kaq ka mjaftuar që në portalin serb “Kurir.rs”, ta cilësojnë si skandaloz postimin e bardhezinjve. 
    “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”. 

     

  • Juventusi uron në shqip Zhegrovën, Serbia: Skandal, Vlahovic do të shokohet

    Juventusi uron në shqip Zhegrovën, Serbia: Skandal, Vlahovic do të shokohet

    Juventusi uroi në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën, pak para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovenisë. Fat të mbarë, Edon”, shkruhej në publikimin e Juves përkrah fotos.

     
     
    Kaq ka mjaftuar që në portalin serb “Kurir.rs”, ta cilësojnë si skandaloz postimin e bardhezinjve.
    “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”.

  • “Paç fat, Edon!” Juventusi uron në gjuhën shqipe Zhegrovën për ndeshjet me Kosovën

    “Paç fat, Edon!” Juventusi uron në gjuhën shqipe Zhegrovën për ndeshjet me Kosovën

    10 Tetor 2025

    18:24

    Telesport

    Juventusi i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova me një postim në faqen zyrtare të klubit italian në Facebook.
    Urimi i “Zonjës së Vjetër” është shkruar në gjuhën shqipe.
    “Paç fat, Edon! Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i bardhezinjve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan Juventusi.

  • Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric

    Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric

    29 Shtator 2025

    10:43

    Alfred Lleshi

    Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori i Juventusit, komentoi situatën aktuale të bardhezinjve: “Teknikisht ende nuk po shfaqin diçka të jashtëzakonshme, por në ofensivë Tudor ka lojtarë që duhet të mësojnë e të rriten”.
    Mes të rinjve, Tacchinardi veçon Zhegrovën: “Ka treguar se mund të ndryshojë ekuilibrat kur të arrijë formën e plotë. Do të jetë një ‘shigjetë’ tjetër për Igor. Për të bërë kampionate të mira duhen lojtarë të mëdhenj. Modric është një lojtar i madh, Zhegrova mund të bëhet një i tillë. Lojtarët e tillë lëvizin ekuilibrat. Dikur na duheshin Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini; tani fitoret i vendosin Zidane dhe Del Piero, të cilët nuk janë më, edhe pse Juventusi ka një Yildiz që po rritet shumë”.
    Për gjykimet: “AIA duhet të mendojë të vendosë një ish-lojtar pranë VAR-it. Unë, për shembull, do ta kisha sinjalizuar menjëherë goditjen me bërryl të Orban si të dhunshme”.

  • Trajneri personal flet për Zhegrovën: Tani po, mund të luajë 90 minuta, pa asnjë problem

    Trajneri personal flet për Zhegrovën: Tani po, mund të luajë 90 minuta, pa asnjë problem

    24 Shtator 2025

    13:24

    Alfred Lleshi

    Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, foli për “Tuttosport” duke theksuar gjendjen optimale të lojtarit të Juventusit: “Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë, pa asnjë problem. E kam ndihmuar ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet më i fortë se kurrë. Po, është ndryshe nga më parë”.
    Sallahu shpjegoi se ndryshimi ka qenë i plotë, si nga ana fizike, ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore: “Aktualisht është në kulmin e përgatitjes, gati për çdo sfidë”.
    Ai tregoi edhe metodën e punës: “Punuam mbi kërkesat e rolit të tij, me stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë. Madje kishim një stërvitje të veçantë, nën presion të madh, ku Edon duhej të merrte vendime, tipike të lojës. E njoh prej tri vitesh, kemi qenë bashkë edhe në kombëtaren e Kosovës”.
    Në fund, Sallahu e përshkroi Zhegrovën si unik: “Kam punuar me shumë futbollistë, por Edon është special. Ka mentalitetin e atij që nuk dorëzohet kurrë”.
     

  • Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu, ngreji pantallonat o çun!

    Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu, ngreji pantallonat o çun!

    Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe.
    Në një “story” në Instagram, Braçe komentoi me humor veshjen e sulmuesit 26-vjeçar gjatë prezantimit te Juventusi në Torino.
    “Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, shkroi ai. Braçe është një tifoz i ‘Zonjës së Vjetër’ dhe është ‘kujdesur’ që të këshillojë Zhegrovën për ‘look-un’.
    Kujtojmë se sulmuesi i Kosovës firmosi deri në verën e 2030 te Juvja.

  • LAJMI I FUNDIT: Juventus me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën. Ja detajet

    LAJMI I FUNDIT: Juventus me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën. Ja detajet

    28 Gusht 2025

    22:49

    Telesport

    Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, raporton se Juventus i ka dërguar Lille ofertën e parë zyrtare për Edon Zhegrovën. Bardhezinjtë i ofrojnë klubit francez 12 milionë euro plus bonuse për të lënë të lirë Zhegrovën.
    Ndërsa për lojtarin, një kontratë deri në vitin 2030 dhe rrogë vjetore 2.5 milionë euro. Marrëveshja me lojtarin është thuajse e arritur, por mbetet të gjehet gjuha e përbashkët me Lille.
    Klubi francez kërkon 15-20 milionë euro për fantazistin e Kosovës, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Deri më 1 shtator, që është afati i fundit i merkatos, pritet të ketë “tym të bardhë” mes palëve dhe Zhegrova të transferohet në Torino.
    Lille nuk mund të pengojë transferimin e tij drejt Juventus, duke ditur që mund ta humbq si lojtar të lirë verën e ardhshme. Në rast transferimi te Juventus, Zhegrova do i bashkohej shokut të tij, Jonathan David, i cili u transferua si lojtar i lirë te bardhezinjtë pikërisht nga Lille, në fillim të merkatos.

  • Juventusi, ndryshim kursi në merkato. Gjithçka për të marrë Zhegrovën, por varet nga…

    Juventusi, ndryshim kursi në merkato. Gjithçka për të marrë Zhegrovën, por varet nga…

    Pas shitjes zyrtare të Douglas Luiz, Juventusi nuk i ka ndryshuar shumë planet për merkaton. Prioritetet e Comolli mbeten të njëjtat: rikthimi i Kolo Muani, shitja e Nico González dhe afrimi i Edon Zhegrovës.
    Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro. Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González. Për të, i vetmi pretendent është Atletico Madridi, që ka ofruar maksimumi 20 milionë euro, shumë e ulët për Juventusin.
    Sipas “Tuttosport”, “Zonja e Vjetër” po mendon të bëjë zbritje për të favorizuar shitjen e argjentinasit dhe hapur rrugën për Zhegrovën. Ndërkohë, Arthur është gati të largohet për t’iu bashkuar Gremios në huazim deri më 30 qershor 2026.
    Në mesfushë, pas largimit të Douglas Luiz, drejtuesit nuk e shohin më urgjente përforcimin e menjëhershëm. Objektivi kryesor është Zhegrova dhe më pas Kolo Muani. Vetëm më vonë, nëse shfaqen kushtet e duhura, do të mendohet për një mesfushor të ri. O’Riley mbetet i pëlqyer, por Brighton pranon ta shesë vetëm përfundimisht, jo në huazim.