Tag: zhegrova

  • Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

    Dëmtohet Edon Zhegrova, në rrezik ndeshja kundër Real Madridit

    Edon Zhegrova nuk është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Comos e cila luhet këtë të diel duke nisur nga ora 12:30. Shqiptari i sulmit ka një problem në ije dhe kjo e ka lënë jashtë sfidës së radhës. 
    Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. ‘Zonja e Vjetër’ luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë. 
    Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille. Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League. 
     
     

  • Dëmtohet Edon Zhegrova/ Ndeshja kundër Real Madridit, mbetet në rrezik

    Dëmtohet Edon Zhegrova/ Ndeshja kundër Real Madridit, mbetet në rrezik

    Edon Zhegrova nuk është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Comos e cila luhet këtë të diel duke nisur nga ora 12:30. Shqiptari i sulmit ka një problem në ije dhe kjo e ka lënë jashtë sfidës së radhës.
    Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. ‘Zonja e Vjetër’ luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë.
    Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille. Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League.

  • Tudor: Zhegrova ka probleme, nuk do të luajë. Como? Kujdes! Nuk janë ekip i vogël

    Tudor: Zhegrova ka probleme, nuk do të luajë. Como? Kujdes! Nuk janë ekip i vogël

    18 Tetor 2025

    16:13

    Telesport

    Igor Tudor foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës me Comon në kampionat.
    Mes të tjerash, trajneri i Juventusit konfirmoi se Edon Zhegrova ende nuk mund të luajë.
    “Como nuk është një ekip i vogël, edhe pse mund të duket si i tillë. Ata kanë shpenzuar shumë në merkato dhe kanë trajner të mirë. Sistemi? Ndoshta do ta ndryshoj, nuk i dihet”.
    Tudor vijoi: “Të gjithë thonë: ‘Ne jemi Juventusi, duhet të fitojmë.’ Kjo është e vërtetë. Nëse nuk fiton, çdo diskutim ka pak rëndësi, por unë shoh ekipin në stërvitje dhe di detaje që mediat nuk i dinë”.
    “Zhegrova? Nuk do të luajë, pasi ka probleme fizike akoma”.

  • Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare

    Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare

    13 Tetor 2025

    19:35

    Telesport

    Kosova sot luan në transfertën delikate në Goteborg ndaj Suedisë. Aktualisht Dardanët janë të dytët në grupin B me 4 pikë, pas Zvicrës së vendit të parë me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Sllovenia e treta me dy pikë dhe mbyll grupin Suedia me një pikë.
    Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në këto kualifikuese. Franco Foda ka bërë tre ndryshime nga formacioni titullar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.
    Aliti, Rexhbecaj dhe Albion Rrahmani gjende në stol sonte, ndërsa në vend të tyre luajnë si titullar Kreshnik Hajdari, Veldin Hoxha dhe Fisnik Asllani.

  • Trajneri i Kosovës “kopjon” Tudor, zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta

    Trajneri i Kosovës “kopjon” Tudor, zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta

    12 Tetor 2025

    17:52

    Telesport

    Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” 0-0 ndaj Sllovenisë, ndërsa nesër do të luajë në transfertën delikate ndaj Suedisë, një ndeshje që do të vendosë fatin e grupit, përsa i përket vendit të dytë, pasi vendi i parë është i siguruar nga Zvicra.
    Në një intervistë para ndeshjes me Suedinë, Franco Foda zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po e aktivizor Edon Zhegrovën si titullar.
    “Zhegrova është një lojtar i klasit të parë, por nuk duhet të anashkalojmë faktin se ai nuk ka luajtur që nga janari. Ai ishte i lodhur pas seancës së fundit stërvitore dhe duhet trajtuar me kujdes”, tha Foda.
    Në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Zhegrova u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Edhe nesër ndaj Suedisë, Zhegrova pritet ta nisë nga stoli. Po ashtu, edhe te Juventus, Zhegrova ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar. Trajneri Igor Tudor ka thënë se Zhegrova ka ende nevojë për të rikuperuar veten plotësisht dhe nuk është gati akoma të luajë si titullar.

  • Zhegrova në stol, Bartesaghi nga minuta e parë, por jo Leao. Juventus-Milan, formacionet zyrtare

    Zhegrova në stol, Bartesaghi nga minuta e parë, por jo Leao. Juventus-Milan, formacionet zyrtare

    Juventus-Milan është sfida përmbyllëse e javës së gjashtë në Serie A. Kuqezinjtë e drejtuar nga Max Allegri vijnë nga një moment i mirë, pas 4 fitoreve rresht në kampionat. Në anën tjetër, bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor do kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas dy barazimeve të fundit.
    Tudor nuk ka lënë shumë vend për surpriza me formacionin zyrtar, që është pikërisht ai që pritej. Edon Zhegrova sërish në stol, për fantazistin shqiptar pritet të ketë minuta në pjesën e dytë.
    Në anën tjetër, Allegri e nis nga minuta e parë Davide Bartesaghi, ndërsa Rafael Leao gjendet në stol, pasi portugezi ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi.
    Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Rugani, Kelly; Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; David
    MILAN (3-5-2): Maignan, Tomori, Gabbia, Pavlovic, Saelemaekers, Fofana, Modric, Fofana, Bartesaghi, Gimenez, Pulisic

  • A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    5 Tetor 2025

    10:40

    Telesport

    Trajneri Igor Tudor ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë titullar as për ndeshjen me Milanin.
    Kreu i pankinës së Juventusit ka konfirmuar se Francesco Conceicao do ta nisë nga minuta e parë sonte dhe ka dhënë argumentin e tij.
    “Conceicao do të jetë titullar në ofensivë, sepse për ne është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë. Sigurisht, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar, por jemi të kënaqur”.
    “Ka qenë në pamundësi për të luajtur për thuajse një vit. Patjetër qo të na ndihmojë”, deklaroi ai.

  • Plasin polemikat e mëdha te dardanët, Edon Zhegrova luan te Juventus-Milan, por nuk vjen për Kosovën

    Plasin polemikat e mëdha te dardanët, Edon Zhegrova luan te Juventus-Milan, por nuk vjen për Kosovën

    Një situatë e rrezikshme për atmosferën e Kosovës vjen pak ditë para ndeshjeve të tetorit. Dardanët arritën të mposhtin Suedinë në shtator pas humbjes me Zvicrën dhe në tetor do të luajnë dy finalet e fundit.
    Themi kështu pasi me siguri këto do të jenë vendimtaret për të përcaktuar përfundimisht rrugën e dardanëve. Në fillim Kosova pret Slloveninë në shtëpi atje ku hapi i gabuar është i ndaluar, kërkohet vetëm fitorja, por problemi më i madh qëndron në ndeshjen e pas tre ditëve, në 13 tetor kundër Suedisë.
    Nëse Suedia fiton pastër me Kosovën në shtëpi, atëherë shpresat për Kosovën shuhen. Nëse Kosova del me një pikë apo me një humbje minimale, lë të hapur rrugën deri në fund duke shpresuar edhe në disa kombinime rezultatesh. Por problemi qëndron në lajmin e publikuar nga Tuttosport.
    Sipas medias italiane, Edon Zhegrova është projektuar për titullar në ndeshjen Juventus-Milan që do të zhvillohet në këtë fundjavë. Por sipas tyre, Edon Zhegrova nuk do të grumbullohet nga Kosova pasi kërkon që të ambientohet më shumë te Juventus dhe të përfitojë nga pushimi i Kombëtareve për të qenë sa më në formë për Juventusin. Në një moment të tillë, nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të prishte gjithë atmosferën mes polemikash te Kosova. /Sport Ekspres/

  • “Zhegrova mund të bëhet lojtar i madh”, ish-lojtari italian: Edoni ndryshon ekuilibrat e ndeshjes

    “Zhegrova mund të bëhet lojtar i madh”, ish-lojtari italian: Edoni ndryshon ekuilibrat e ndeshjes

    Edon Zhegrova ende nuk ka zbritur në fushë si titullar me fanenllën e Juventusit, por ka arritur të rrëmbejë zemrat e tifozëve me ato pak minuta që ka pasur në dispozicion. Alesio Takinardi beson se sulmuesi shqiptar mund të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen. Ish-futbollisti italian është shprehur gjithashtu se Zhegrova ka aftësinë të prishë ekuilibra e ndeshjes falë cilësive të tij teknike.
    “Zhegrova ka lënë të kuptohet tashmë se mund ta ndryshojë ekuilibrin e forcave sapo të jetë plotësisht në formë. Ai do të jetë një tjetër aset i shkëlqyer për Igorin. Sepse në fund të fundit, realiteti është se për të pasur kampionate të mira dhe sezone të mira, keni nevojë për lojtarë të mëdhenj. Modriçi është një lojtar i madh, Zhegrova mund të bëhet një i tillë. Këta elementë e ndryshojnë ekuilibrin”, ka thënë Alesio Takinardi./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Mbreti i driblimit 1 VS 1! Kjo ishte performanca e Edon Zhegrovës kundër Atalantës, ka nivel tjetër

    VIDEO/ Mbreti i driblimit 1 VS 1! Kjo ishte performanca e Edon Zhegrovës kundër Atalantës, ka nivel tjetër

    Edon Zhegrova është fantastik kur bëhet fjalë për driblimin 1 VS 1. Futbollisti shqiptar i Kosovës ka gjithmonë një lëvizje tjetër nga ajo e supozuara nga kundërshtari duke i bërë tifozët që të apasionohen pas tij.
    Por sigurisht që në nivelet e Juventusit në Serinë A, i gjithë ky spektakël duhet të bashkohet edhe me produktivitetin. Kjo është pjesa ku Zhegrova duhet të punojë më shumë në të ardhmen, ndërsa më poshtë mund të gjeni paraqitjen e këtij lojtari kundër Atalantës. 30 minuta më shumë sesa pozitive, ndërsa vlen të theksohet se Zhegrova nuk është ende në 100% e tij dhe se në të ardhmen do të shohim një tjetër version të përmirësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/