Tag: zhegrova

  • Yildiz fantastik, Juventus rigjen fitoren edhe në Serie A. Zhegrova sheh nga stoli (video)

    Yildiz fantastik, Juventus rigjen fitoren edhe në Serie A. Zhegrova sheh nga stoli (video)

    29 Nëntor 2025

    19:52

    Telesport

    Pas fitores dramatike 2-3 në mesjavë në transfertë ndaj Bodo/Glimt në Champions League, Juventus është rikthyer te fitorja edhe në Serie A. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-1 Cagliari-n në “Allianz Stadium”.
    Në minutën e 25-të me një kundërsulm të shpejtë, Cagliari gjen golin me Sebastiano Esposito, i huazuar nga Inter, pas asistit të Marco Palestra.
    Reagimi i bardhzinjve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat për një minutë me Kenan Yildiz. Ylli turk shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 31-të, dëmtohet Dusan Vlahovic dhe në vendin e serbit i cili la fushën mes lotësh, futet Jonathan David.
    Në fund të pjesës së parë, Yildiz shënon golin e  dytë personal dhe të dytin për bardhezinjtë, pas asistit të marrë nga Pierre Kalulu. Pjesa e parë mbyllet 2-1. Rezultati nuk ndryshon as në pjesën e dytë. Juventus fiton 2-1 dhe renditet në vendin e 7-të me 23 pikë. Ndërkohë, Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë sot.

  • Rashica dhe Zhegrova në stol, rikthehet Rrahmani. Kosova kërkon të shkruajë historinë sonte, ja formacioni zyrtar

    Rashica dhe Zhegrova në stol, rikthehet Rrahmani. Kosova kërkon të shkruajë historinë sonte, ja formacioni zyrtar

    15 Nëntor 2025

    19:31

    Telesport

    Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, pikërisht në transfertën ndaj Sllovenisë. Dardanët aktualisht mbajnë vendin e dytë ne grup me 7 pikë dhe sfida e sotme mund të vulosë përfundimisht biletën për në play-off. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra pret Suedinë.
    Franco Foda ka vendosur të hedhë në fushë këtë formacion titullar: Amir Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Hajdari, Dellova, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Asllani.
    Kosovës do t’i mjaftonte dhe një barazim për të siguruar biletën për në play-off. Ndeshja fillon në orën 20:45.

  • Juventusi i Spallettit po merr formë, por është ende i ngadaltë dhe pa ekuilibrin e duhur në sulm

    Juventusi i Spallettit po merr formë, por është ende i ngadaltë dhe pa ekuilibrin e duhur në sulm

    11 Nëntor 2025

    7:43

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit 0-0 me Torinon, në ndeshjen e tretë nën drejtimin e Spallettit, Juventusi fillon të tregojë identitetin e tij, por puna për t’i dhënë ekuilibër skuadrës mbetet e madhe. Pikat pozitive janë konfirmimi i sigurisë së Di Gregorio, roli i rëndësishëm i McKennie, potenciali i Zhegrova dhe roli i ri për Koopmeiners.
    Holandezi po përshtatet gjithnjë e më mirë në rolin e mbrojtësit, duke ndihmuar në ndërtim dhe shtyrje, sidomos në krahun e majtë me Cambiaso dhe Yildiz. Skema 3-4-2-1 e Spallettit po merr formë, por regjisë i mungon vertikaliteti, ndërsa qendra e mbrojtjes kërkon akoma kohë. McKennie me lëvizjet e tij krijoi hapësira për Conceição dhe Zhegrova, megjithë ishte një mbrëmje jo e mirë për Vlahovic dhe Yildiz.
    Në sulm, treshja Conceição–Yildiz–Vlahovic nuk duket ende kombinimi i duhur. Zëvendësimet me Zhegrova dhe David sollën më shumë cilësi, ndërsa prania e Openda e mban ende të hapur skemën ofensive të Spallettit. Pra, duket qartë se Juventusi mbetet një “kantier në ndërtim”.
     

  • “Zhegrova ka çmendurinë për të shpikur gjëra”, Spaleti i thur elozhe Edonit: Kur të vë ai në shënjestër…

    Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë minuta nën drejtimin e Luçiano Spaletit. Trajneri italian beson shumë te aftësitë e tij, gjë të cilën e ka shprehur edhe përpara gazetarëve. Pas përfundimit të derbit kundër Torinos, Spaleti ka deklaruar se ka mbetur edhe pak kohë që Zhegrova të arrijë në nivelin e tij më të mirë. Kreu i pankinës së Juventusit i ka thurur elozhe sulmuesit shqiptar për aftësitë e tij teknike dhe dribluese, të cilat e bëjnë atë një armë shumë të rrezikshme për çdo kundërshtar.
    “Nuk duhet edhe shumë për t’u kthyer në nivelin më të lartë. Është djalë i zgjuar, por sigursht që ndeshja duhet luajtur. Ai ka këtë çmendurinë për të shpikur gjëra që askush nuk i di. Kur ai të vë në shënjestër, ashtu si Jëlldizi, as ai vetë nuk e di se si i bën. Kemi armë të forta për të gjuajtur”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/

  • Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

    Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

    9 Nëntor 2025

    10:23

    Telesport

    Luçiano Spalletti ka vetëm fjalë të mira për Edon Zhegrovën. Mesfushori ofensiv shqiptar mbrëmë luajti mjaft mirë kundër Torinos, edhe pse pa arritur të japë asist ose të shënojë.
    “Edonit i duhet pak kohë. Ai do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe pastaj do të jetë një forcë e madhe për ne. Edoni bën gjëra të çuditshme në fushë, që as vetë nuk e di sesi i bën”, deklaroi trajneri i Juventusit.

  • Spaleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova pa minuta edhe me trajnerin e ri

    Spaleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova pa minuta edhe me trajnerin e ri

    Spaleti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme përvojën e tij të re te Juventusi. Trajneri italian ka debutuar me fitore në krye të pankinës së bardhezinjve. “Zonja e vjetër” ka mposhtur Kremonezen në transfertë me shifrat 1-2.
    Kostiçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa Kambiaso dyfishoi rezultatin në minutën e 68. Vardi ngushtoi shifrat për Kremonezen në minutën e 83-të të ndeshjes, por pa mundur t’i japë pikë skuadrës së tij. Ndërkohë, Edon Zhegrova nuk është preferuar në fushën e lojës as nga trajneri i ri, duke bërë që ndeshja e tij e fundit me fanellën bardhezi të datojë që në muajin shtator./Sport Ekspres/

  • Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Edon Zhegrova nuk po merr më minuta te Juventusi. Shumë ndeshje vendimtare të humbura deri tani dhe mundësi të hequra për të shpalosur të gjithë talentin e tij. Para ndeshjes me Lacion, trajneri i Juventusit është pyetur sa i përket Edon Zhegrovës.
    “Kur do ta shohim të luajë si titullar? Pyetje e mirë. Ai nuk ka luajtur për një vit, e transferuam, pastaj shkoi në ekipin kombëtar. Në stërvitje, sa herë që ai përpiqet pak më shumë, shfaqen disa probleme. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndërtojmë siç duhet”, tha Tudor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

    Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

    Juventusi nuk ka mundur dot të befasojë Realin e Madridit mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë dorëzuar në “Santiago Bernabeu”, ku kanë humbur me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos në minutën e 57 nga Bellinghami.
    Megjithatë Realit të Madridit nuk i munguan rastet, teksa nunëroi 26 të tilla, prej të cilave 9 përfunduan në kuadrat. Në krahun tjetër Juventusi provoi vetëm 11 herë portën,  ndër të cilat 6 ishin në kuadratin e portës. Sakaq, Edon Zhegrova vazhdon ta ndjekë skuadrën nga stoli. Lojtari shqiptar nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje./Sport Ekspres/

  • “Po si mund të quhet sulm fenomenal me Zhegrovën dhe Opendën”?! Ish-lojtati italian mendon ndryshe: Shikojmë Politanon dhe na duket Zhegrova si Robeni

    “Po si mund të quhet sulm fenomenal me Zhegrovën dhe Opendën”?! Ish-lojtati italian mendon ndryshe: Shikojmë Politanon dhe na duket Zhegrova si Robeni

    Juventusi ka shtuar tre emra të rinj në repartin e sulmit, teksa Zhegrova, Openda dhe Dejvidi i janë bashkuar bardhezinjve këtë verë. Sulmi i “zonjës së vjetër” vlerësohet në opinionin sportiv si një ndër më të mirët në Serinë A. Por Paolo Di Kanio nuk ndan të njëjtin mendim. Ish-futbollisti italian ka deklaruar për “Sky Sport” se niveli i dobët i kampionatit italian bën që futbollistët e ardhur te Juventusi të shihen si lojtarë fenomenalë.
    “Thoni që Juventusi ka një sulm fenomenal? Openda dhe Zhegrova janë një sulm fenomenal? Po si mund të thuhet sulm i shkëlqyer me Opendën dhe Zhegrovën?! Djema, unë e kuptoj që në Itali ka pak (sulmues të mirë) dhe kur vjen diçka duket si një gjë e madhe, por… Openda kurrë nuk ka shënuar shumë gola. Zhegrova? Është bukur ta shohësh, por duhet ta vendosim gjithçka në kontekst ndërkombëtar. Ne këtu shohim Orsolinin dhe Politanon e na duket sikur po shikojmë Robenin”, është shprehur Paolo Di Kanio për “Sky Sport”./Sport Ekspres/

  • Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

    Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

    20 Tetor 2025

    12:19

    Telesport

    Edon Zhegrova nuk u grumbullua për ndeshjen kundër Como (bardhezinjtë u mundën 0-2) dhe paraqitja e tij në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën në mbrëmje është në rrezik serioz. Anësori i Juventus, i sapoardhur nga dy paraqitje të shkurtra për ekipin kombëtar të Kosovës (rreth 30 minuta gjithsej), po vuan nga dhimbje në ije dhe pubike.
    Një problem që e ka munduar që nga sezoni i kaluar. Kthimi i tij në Torino pas grumbullimit në kombëtare konfirmoi vazhdimësinë e problemit, duke e detyruar Igor Tudor të bëjë pa një lojtar të rëndësishëm.
    “Zhegrova ka një tendosje “, njoftoi Tudor në prag të ndeshjes. Dhimbja, e cila shtrihet nga zona pubike deri në ije, lidhet me dhimbjen në ijë që e mundonte ish-lojtarin e Lille gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.
    Me vetëm tre paraqitje dhe 36 minuta të luajtura për Juventus, Zhegrova tani duhet të përqendrohet në një program specifik rikuperimi për të forcuar muskujt e saj dhe për të shmangur rikthimet e dëmtimit. Kur do të kthehet Zhegrova?
    Përgjigja do të varet nga ditët në vijim, kur lojtari do të monitorohet për të vlerësuar rikuperimin dhe ndjenjat e tij. Juventus, i vetëdijshëm për kompleksitetin e menaxhimit të lëndimeve si ato të Bremer dhe Cabal, dëshiron të shmangë rreziqet.