Edon Zhegrova mund të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit në kontratën e tij me Lille-n, por dëshiron të largohet këtë verë. Është vetë presidenti i klubit francez ai që ka bërë të ditur se 26-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar karrierën në një tjetër klub. Letang-u ka shtuar se fakti që kontrata përfundon në vitin e ardhshëm ka bërë që edhe drejtuesit e Lille-s ta pranojnë vendimin e Edon Zhefrovës
“Edon Zhegrova na ka informuar për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Me një vit të mbetur në kontratë, nuk ka kuptin që ta mbajmë. Nëse ai largohet këtë verë, atëherë na duhet një sulmues anësor i katër dhe po kërkojmë për ta gjetur”, është shprehur Olivier Letang./Sport Ekspres/
Tag: zhegrova
-

Edon Zhegrova do të largohet nga Lille, e pranon vetë presidenti: Nuk ka kuptim ta mbajmë
-

Edon Zhegrova paralajmëron rikthim special te Kosova, ka ëndërr kualifikimin në Botëror
Adriatik BALLA
Kosova ka një skuadër simpatike që pretendon të kualifikohet me të në finalet e Kupës së Botës. Shorti s’është i lehtë, por në kampin kosovar besojnë shumë në aftësitë e grupit. Ndërkohë, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica paraqiten në krahë të kundërt të sulmit të Kosovës. Zhegrova mbulon krahun e djathtë të sulmit e Rashica të majtin. Në krahë të kundërt ishin edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e “Yjeve” të organizuar nga Komuna e Prishtinës për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. Ndeshja përfundoi 6:6. Rashica lëshonte herë pas here fushën, ndërsa Zhegrova luajti për 60 minuta, sa edhe zgjati ndeshja që kishte karakter bamirës.
Paraqitja për Zhegrovën në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte e para pas gjashtë muajsh. Zhegrova nuk ka luajtur për Lilën dhe Kosovën prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar. Ai pati telashe me muskujt aduktorë. Por, lëndimin e ka kaluar dhe pritet të nisë me stërvitje intensive për edicionin e ri. Tregoi formë të mirë edhe të mërkurën, ndonëse në ndeshje miqësore. Ai është shprehur i lumtur për kthimin në fushë. Vrapoi shumë. Mbulonte thuajse gjithë fushën, ndërsa shfaqi lojë të bukur edhe për shikuesit. “Mirë, super. Si stërvitje, mirë ishte, me gjithë shokët e mi dhe familjarët që ishin këtu”, tha Zhegrova.
Zhegrova e Rashica, dy “yje” të ekipit
Zhegrova po qëndron në Kosovë për pushime. Bashkë me Rashicën kanë përcjellë nga afër ndeshjet miqësore që Kosova i luajti kundër Armenisë dhe Komoreve. Asnjëri nuk ishte i grumbulluar. Edhe Valon Berisha, që i mungoi Kosovës në miqësoret e këtij muaji, luajti në ndeshjen e “Yjeve”. Në këtë ndeshje u paraqitën edhe Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica. Rrahmani shkëlqeu në miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve. Shënoi në të dyja ndeshjet, pesë gola gjithsej. “Unë edhe para disa viteve kur e kemi organizuar kam qenë prej të parëve që kam ardhur. Faleminderit Komunës së Prishtinës dhe kryetarit për këtë organizim. Normalisht, dihet për çfarë e kemi bërë por edhe qëllimi humanitar e ka bërë edhe më të veçantë këtë ndeshje dhe kemi arritur të mblidhemi së bashku, njerëz nga lëmi të ndryshme. Kemi mbledhur një numër të konsiderueshëm të njerëzve dhe shpresoj që të gjithë kanë kaluar mirë dhe janë kënaqur”, ka thënë Rashica.
Kthimi me pompozitet tek Kosova
Ndonëse mungoi gjatë, Edon Zhegrova tha se do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Kosovës për në Botërorin e vitit të ardhshëm. “Për shtator do të jem gati, sigurisht”, është shprehur Zhegrova. Kosova kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 e nis në Bazel ndaj Zvicrës më 5 shtator. Më 8 shtator në Prishtinë e pret Suedinë. Ndeshjet i takojnë Grupit B. Për Zhegrovën që aktualisht është futbollist i Lilës në Francë, interesim kanë shprehur disa skuadra evropiane. Por, nuk dihet se ku do të përfundojë sulmuesi i krahut, nëse do të ndërrojë ambient. Për të ardhmen nuk ka folur as vetë ai. “Ta shohim një herë, nuk mund të flas asgjë”, ka thënë shkurt Zhegrova për të ardhmen. 26-vjeçari në edicionin e kaluar luajti në 21 ndeshje. I shënoi tetë gola dhe kontribuoi me dy asistime. -

Zhegrova drejt Napolit
Napoli ka hyrë në merkato dhe dëshiron të transferojë futbollistë cilësorë pas fitimit tw kampionatit.
Sipas “Radio Kiss Kiss”, napoletanët janë pranë firmës me futbollistin shqiptar, Edon Zhegrova.
Sulmuesi dardan vjen pas një edicioni ku la gjurmë me Lille në Firmë, madje ia doli që të shndërrohej në protagonist edhe në Champions, ndaj skuadrave të mëdha.Ky sezon i tij nuk ka mbetur pa u vënë re, me Napolin që kërkon të bëjë të pamundur për të mbyllur sa më shpejt këtë operacion.
Për Zhegrovën kalimi në Itali do të ishte një mundësi mjaft e mirë, për të treguar veten. -

Jasir Asani besnik me Silvinjon edhe kur trajneri e lë në stol, Zhegrova ëndërron dyshe sulmi me Brojën
Adriatik BALLA
Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani, i është besnik trajnerit Silvinjo edhe kur tekniku brazilian e lë në stol, madje edhe sikur ta dërgojë në tribuna. Kjo pasi Asani sheh te Silvinjo personin që e ftoi në Kombëtare, duke e marrë nga Korea e Jugut dhe duke e veshur kuqezi, ku ai përjetoi me fanellën e përfaqësueses emocione të papara. “Silvinjo me mori nga Korea dhe me dha mundësinë të veshë fanellën kuqezi, nëse ai ma kërkon jo në stol por në tribuna shkojë, emocionin qe ma ka dhëne debutimi me kombëtaren nuk do ma jepte as fitimi i kupës së botës me një kombëtare tjetër, unë nuk jam mosmirënjohës dhe kurrë nuk do refuzoja të dilja në nxemje, siç shpifet nga disa media”, shprehet Asani. Ai luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”. Në media u shkrua se Asani ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit Silvinjo.
Zhegrova: Me Brojën do të kisha bërë një dyshe fantastike
Fjalë të mira për përfaqësuesen kuqezi dhe sulmuesin Armando Broja ka dhënë së fundmi edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Ai është i bindur se bashkë me Brojën do të kishin formuar një dyshe fantastike në fushë dhe që do të bënin shumë gola. Për të do të ishte krejt normale që ai të luante për Shqipërisë, asi Kosova e Shqipëria janë një. “Unë dhe Broja, çfarë dyshe do të kishim qenë bashkë. Nëse do të kishte ekzistuar si mundësi, do luaja si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, sepse për mua të dyja janë një”, theksoi Zhegrova. Ndërkohë, Lila të premten njoftoi për mungesën e Zhegrovës dhe Ethan Mbapesë. Për yllin kosovar në konferencë për shtyp foli trajneri i Lilës, Bruno Genesio. “Ne kemi shpresuar ta kemi në skuadër Zhegrovën për të dielën. Qartë se nuk prisnim që ai të ishte gati të luante nga fillimi pasi Edoni është jashtë për më shumë se tre muaj. Por në fund gjendja e tij nuk ishte aq e kënaqshme sa ta përfshijmë në skuadër”, tha Genesio. Zhegrova po e vazhdon rehabilitimin gradual në skuadër, ka vazhduar trajneri i Lilës. Zhegrova i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por faza e rikuperimit po zgjat më shumë se që pritej. Më 5 prill, Lila luan në udhëtim ndaj Lionit, në kuadër të xhiros së 28-të. Në atë ndeshje Zhegrova mund të përfshihet në skuadër.
Kulolli shkëlqen me Sionin, dëshiron të luajë për Kosovën
32-vjeçari kosovar, Benjamin Kololli po shkëlqen te Sioni në Superligën e Zvicrës, duke rigjetur formën e tij të dikurshme. Pas rikthimit nga Japonia – së pari te Bazeli e pastaj te Sioni – në futbollin zviceran, Kololli tashmë po shkëlqen, duke shënuar gjashtë gola e dy asistime në 14 ndeshje në elitën e futbollit zviceran. Mirëpo, këto statistika duket se nuk e kanë zgjuar interesimin te Kosova për ta rikthyer në kombëtare. Për këtë ka folur vetë Kololli për “Blick”. “Nuk jam dëgjuar kurrë me të. Kështu që gjithë çfarë unë duhet të bëj te Sioni është ta jap më të mirën dhe automatikisht të bëhem qendër e vëmendjes”, ka thënë Kololli. Benjamin Kololli ka 24 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, mirëpo nuk është ftuar te kombëtarja dardane që nga viti 2022. Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, më 5 qershor 2022.
