Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë rresht këtë sezon në Champions League. Sonte, “Topçinjtë” fituan në transfertë 0-3 ndaj Club Brugge, ku protagonisti kryesor ishte Noni Madueke, me dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
Në fillim të pjesës së dytë, Madueke shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë, pas krosimit të Martin Zubimendit. Në minutën e 56-të, ishte radha e Gabriel Martinelli për të shënuar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gabriel Martinelli është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League.
Jose Mourinho mposht Antonio Conte-n. Në “Estadio da Luz”, Benfica fitoi 2-0 ndaj Napolit, duke i lënë italianët në një pozitë tejet të vështirë, në vendin e 24-të, që rrezikon shumë të mos shkojë dot as në play-off. Golat për portugezët u shënuan nga Richardo Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të, pas asistit të Rios.
Juventus vuan shumë ndaj Pafos. Bardhezinjtë kanë fituar në “Allianz Stadium” 2-0 ndaj qipriotëve, falë golave në pjesën e dytë. Weston McKennie zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të. Në minutën e 73-të, Jonathan David dyfishoi shiftat për bardhezinjtë. Edon Zhegrova e nisi si titullar këtë takim, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua direkt nga Luciano Spalletti.
SHIKOGOLAT
Tag: zhegrova
-

Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)
-

Merr fund pritja, Zhegrova titullar te Juventusi! E konfirmon Spaleti: Ai e meriton
Pritjes së Zhegrovës i erdhi fundi. Lojtari shqiptar do të luajë për herë të parë si titullar me fanellën e Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spaleti. Trajneri i bardhezinjve ka njoftuar në konferencë për shtyp se Edon Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafosi në Ligën e Kampionëve. Spaleti pranon se forma e lojtarit nga Kosova nuk është më e mira e mundshme, por thekson se ai e meriton të jetë pjesë e 11-shes.
“Diçka do të ndryshojë. Mund të them një gjë mjaft të rëndësishme, Zhegrova do të fillojë si titullar. Ai gjithashtu mungoi në stërvitje javën e kaluar. Nëse i bën testet, ai nuk është në formë të mirë, kështu që edhe arsyetimi bëhet në dy mënyra. E vendos në një pozicion për të luajtur gjysmën e fundit të orës, gjë që ai patjetër do ta bëjë mirë, ose e përdor derisa të jetë gati dhe pastaj e zëvendëson. Dhe këtë herë dua ta bëj në këtë mënyrë sepse djali e meriton. Ai po punon shumë”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/ -

Zhegrova starton në Juventus-Pafos, titullar pas një viti. Hera e fundit në dhjetor 2024
Sonte, përveç surprizave të mëdha, Edon Zhegrova pritet ta nisë si titullar ndeshjen e Champions League kundër Pafos. Lajmin e dha vetë Spalletti në konferencë, duke e parë sfidën me ekipin qipriot si mundësinë ideale për të aktivizuar ish-sulmuesin e Lille nga minuta e parë me fanellën bardhezi.
Deri tani, Zhegrova ka grumbulluar vetëm 100 minuta, të gjitha si zëvendësues në 8 ndeshje. Rekordi i tij janë 26 minuta ndaj Atalantës, ndërsa më shumë se 18 minuta nuk ka luajtur asnjëherë, përveç një përjashtimi me Torinon.
Për shkak të një problemi me aduktorët, sulmuesi kosovar humbi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke mbërritur te Juventusi vetëm në ditën e fundit të merkatos verore dhe jashtë forme. Për këtë arsye, Tudor dhe më pas Spalletti nuk e rrezikuan si titullar, por sonte mund të rikthehet pas një viti.
Herën e fundit që nisi nga minuta e parë ishte më 14 dhjetor 2024 kundër Marseille në Ligue 1, ku luajti vetëm 45 minuta. Nëse jep performancë të mirë, Spalletti mund ta konsiderojë si zgjidhje të qëndrueshme, duke kërcënuar vendin e Conceicaos. -

Zhegrova merr lajmin fantastik për ndeshjen e Champions League, Spalletti ndërron mendje
9 Dhjetor 2025
19:30
Telesport
Mesa duket po vjen momenti i shumëpritur që Edon Zhegrova të luajë një ndeshje si titullar te Juventus. Kjo gjë do të ndodhë nesër mbrëma, në përballjen Juventus-Pafos, e vlefshme për javën e gjashtë në Champions League.
Ka qenë vetë trajneri Luciano Spalletti që në një prononcim të shkurtër për mediet italiane ka konfirmuar që Edon Zhegrova do ta nisë nesër si titullar. “Po, Zhegrova do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Pafos”, ka thënë shkurtimisht Spalletti.
Zhegrova deri më tani është aktivizuar si zëvendësues në tetë ndeshje në minuat e fundit, ku ka grumbulluar jo më shumë se 100 minuta, pra duke mos pasur mundësinë për të treguar vlerat dhe potencialin e tij. -

Pse pak minuta për Zhegrovën? Shpjegimi i trajnerit të Juves
Pas humbjes kundër Napolit, tekniku i Juventusit, Spalleti ka shpjeguar aktivizimin e pakët të sulmuesit Edon Zhegrova.
“Tani për tani, ai është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit”.“Zhegrova ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës; shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”.
-

Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën! Po vijnë… minutat!
7 Dhjetor 2025
13:21
Telesport
Edon Zhegrova po i afrohet formës së tij më të mirë te Juventusi pas një mungese të gjatë për shkak të pubalgjisë, e cila e ka mbajtur jashtë fushës për rreth nëntë muaj.
Edhe pse ka luajtur pak minuta në kompeticione të ndryshme, ai ka treguar shpërthime të talentit që e karakterizojnë, megjithëse ende pa gola apo asiste.
Sipas La Gazzetta dello Sport, rikuperimi i tij fizik tashmë është i plotë dhe ai ka arritur ritmin e skuadrës, duke u bërë një mundësi reale për ndeshjen ndaj Napolit. Po ashtu, Zhegrova pritet të jetë plotësisht gati edhe për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Pafos. -

Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit
Edon Zhegrova ende nuk është lojtar startues te Juventusi. Rrjedhimisht ende nuk është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës italiane. Por kosovari është prej lojtarëve më atraktivë të “zonjës së vjetër”, me atë që bën me top në fushën e lojës, dhe përfundimisht prej më të ekspozuarve po ashtu. Thuajse nuk kalon ditë që klubi torinez nuk bën ndonjë postim për apo me Zhegrovën.
Për shembull të premten pasdite postoi një fotografi të Zhegrovës së buzëqeshur, duke paralajmëruar diçka që po vjen. Një fotografi e Zhegrovës është publikuar nga Juventusi në rrjetet sociale edhe të enjten. Përshkrimi i saj ishte: “Kur ai e bën atë shikim… e dini se diçka po vjen”. Po të enjten, Juve publikoi në rrjetet sociale një video me momente “magjike” të Zhegrovës në ndeshjen për kupë ndaj Udinezes. Në ndeshjen e mesjavës 26-vjeçari luajti pak, por kishte momente të shkëlqyera individuale.
“Edoni në zonë”, ka shkruar Juve, duka ia bashkangjitur postimit një flamur të Kosovës. “Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, ishte shkrimi i Juves në postimin e 3 dhjetorit, në të cilin ishin paraqitur po ashtu momente nga shfaqja e tij në ndeshjen e 2 dhjetorit ndaj Udinezes. Dhe natyrisht kosovari nuk ka munguar në rrjetet sociale të Juves as menjëherë pas ndeshjes për kupë. Thuajse të gjitha komentet, jo vetëm të shqiptarëve, janë që Zhegrova meriton dukshëm më tepër hapësirë se që është duke i dhënë Juventusi.
Se ndoshta meriton më shumë minuta, ka thënë edhe trajneri i Juves, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes së fundit. Postimet për Zhegrovën janë shumë të shikuara e të komentuara dhe kjo mund të jetë tjetër arsye që ai nuk mungon asnjëherë. Miliona shikime ka secila video e Juves me Zhegrovën në të. Por postimet e shpeshta po ashtu dëshmojnë pritjet që klubi i madh italian ka prej lojtarit atraktiv të Kosovës. -

“Zhegrova është një lojtar i klasit botëror”, çfarë fjalësh nga ish-futbollisti i Juventusit: Edoni ka talent të pafundëm
Edon Zhegrova vazhdon t’i ketë minutat me pikatore te Juventusi, pavarësisht se u afrua me bujë të madhe dhe pritshmëritë janë tejet të larta për të. Megjithatë, edhe në ato pak minuta, ai ka ditur të tregojë se çfarë di të bëjë kur ka topin në këmbët e tij. Ish-lojtari i Juventusit, Xhakerini, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” ai ka thënë se futbollisti nga Kosova është i një klasi botëror dhe zotëron një talent të pamasë.
“Ai është një lojtar i klasit botëror dhe një talent i pafundëm. Sigurisht që pikëpyetja qendron te fitnesi i tij. Duhet ta sjellim në 100%-shin e tij. Si? Duke e futur në lojë. Vitin e shkuar ai pati disa dëmtime serioze erdhi në fund të dritares së transferimit. Me pak më shumë minuta në lojë, ai mund të gjejë vazhdueshmëri”, ka thënë Emanuele Xhakerini./Sport Ekspres/ -

Giaccherini për Zhegrova: Ka veprime si yll i madh, një talent i jashtëzakonshëm
4 Dhjetor 2025
10:07
Alfred Lleshi
Ish-lojtari i Juventusit dhe Napolit, Emanuele Giaccherini, i intervistuar nga “Tuttosport”, kujtoi aventurën e tij te bardhezinjtë dhe foli për momentin aktual të skuadrës së Spallettit: “Kur flasim për Juve, më vijnë në mendje shumë gjëra. Dy vite, ndoshta më të bukurat e karrierës sime. Kam pasur mundësinë të fitoj, të luaj me kampionë të mëdhenj dhe të njoh Champions-in”.
Momenti më i veçantë: “Titulli i parë, sepse vinim nga vite të errëta. Ishte një nga më të mirët në histori, askush nuk na shihte favoritë, por fituam në fushë. Në vitin e dytë erdhi shpërthimi i Pogba… Personalisht i kam marrë kënaqësitë e mia”.Për situatën aktuale: “David e pashë mirë ndeshjen e fundit, shënoi gol. Te Lille ishte një lojtar i fortë. Kenan mund ta luajë rolin e numrit 9. Shikoni golat e tij ndaj Cagliarit, lëvizje si 9, jo si 10. Në rolin e tij aktual mund të luajë Zhegrova”.
Për kosovarin: “Ka veprime si yll i madh dhe talent të jashtëzakonshëm. Pyetja është për gjendjen fizike, duhet ta sjellim në 100%. Si? Duke luajtur. Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi në fund të merkatos. Me disa minuta më tepër aktivizim mund të gjejë vazhdimësinë”. -

VIDEO/ Zhegrovës i mjaftojnë 8 minuta për të treguar klasin e tij, nis driblimin që nga mesfusha dhe përfundon në zonën kundërshtare
Edon Zhegrova nuk ka mundur të gjejë hapësirën e duhur as në Kupën e Italisë. Anësori shqiptar është aktivizuar në minutën e 84-t të takimit kundër Udinezes. Megjithatë, edhe ato pak minuta që pati në dispozicion i mjaftuan për të dëshmuar klasin e tij.
Kur po kronometrohej minuta e 2-të e shtesës, Zhegrova shpalosi vlerat e tij, ato për të cilat Juventusi vendosi ta vishte bardhezi. Lojtari i Kosovës nisi driblimin e tij që nga mesi i fushës dhe pasi kaloi me sukses dy kundërshtarë, përfundoi në hyrje të zonës kundërshtare. Më pas Zhegrova pasoi në brendësi të zonës, por mbrojtësi i Udinezes u tregua i shkathët për të larguar topin. Një ndërhyrje që shmangu një rast të artë për gol. Në fund Juventusi arriti të fitonte me shifrat 2-0, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë./Sport Ekspres/