Tag: zhdukura

  • Tragjike/ Të zhdukura prej më shumë se një viti, gjenden në frigorifer trupat e nënës dhe vajzës 10-vjeçare

    Tragjike/ Të zhdukura prej më shumë se një viti, gjenden në frigorifer trupat e nënës dhe vajzës 10-vjeçare

    Pas muajsh kërkimesh intensive, autoritetet austriake kanë zbuluar trupat e pajetë të një gruaje 34-vjeçare me origjinë siriane dhe vajzës së saj 10-vjeçare, të zhdukura që nga korriku 2024 pas një udhëtimi në Dyseldorf.

    Trupat u gjetën të fshehura në një frigorifer të madh, të vendosur në një hapësirë të izoluar të një dhome magazinimi në një apartament në Innsbruck, Tirol.

    Zbulimi e ka përforcuar pistën kryesore të hetimit, e cila prej fillimit ishte përqendruar te dy vëllezër austriakë: njëri prej tyre, 55 vjeç, ishte koleg i gruas dhe dyshohet se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me të. Të dy burrat u arrestuan në qershor dhe qëndrojnë ende në paraburgim.

    Frigoriferi ku u gjetën trupat ishte vendosur në një cep të fshehur të dollapit, në një zonë jashtëzakonisht të vështirë për t’u arritur. Ky pozicionim e kishte bërë të pamundur zbulimin e tij në fazat e para të kërkimit.

    Sipas autoriteteve, identifikimi i pajisjes u bë i mundur falë analizave të reja teknike dhe rindërtimit të lëvizjeve të dyshuara të dy vëllezërve. Vendndodhja e frigoriferit sugjeron se qëllimi ishte që trupat të mos gjendeshin për një kohë sa më të gjatë.

    Gruaja dhe vajza e saj rezultuan të zhdukura në korrik 2024, pasi nuk u kthyen nga udhëtimi në Dyseldorf. Hetuesit u alarmuan kur panë mungesën totale të komunikimit dhe transaksione të pazakonta në llogarinë bankare të 34-vjeçares.

    Dyshimet fillimisht ranë mbi kolegun e gruas, për shkak të mospërputhjeve në deklarimet e tij dhe sjelljes së çuditshme menjëherë pas zhdukjes. Më vonë, vëllai i tij – pronari i apartamentit ku u gjetën trupat – u përfshi si i dyshuar për ndihmë në fshehjen e provave.

    Gjatë marrjes në pyetje, të dy burrat kanë pranuar se i kanë fshehur trupat, por mohojnë kategorikisht se i kanë vrarë. Ata kanë deklaruar se gruaja dhe vajza kanë vdekur “aksidentalisht”, pa dhënë deri më tani një shpjegim të detajuar. Versioni i tyre është duke u verifikuar nga hetuesit.

    Megjithatë, gjendja e trupave, të cilët kanë qëndruar me muaj në frigorifer, e vështirëson jashtëzakonisht përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ekspertët mjeko-ligjorë po kërkojnë shenja dhune ose elemente të tjera që mund të tregojnë vrasje, por asnjë pistë zyrtare nuk është përjashtuar.

    Autoritetet austriake po presin rezultatet përfundimtare nga ekzaminimet mjeko-ligjore, ndërsa hetimi vazhdon nën masat më të rrepta të sekretit.

  • 24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

    24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

    Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe.
    Po punohet për gjetjen e tyre.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 32 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 32 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 30 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 30 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Përmbytjet masive, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura. 24 viktima janë regjistruar deri më tani

    Përmbytjet masive, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura. 24 viktima janë regjistruar deri më tani

    Bota E Shtunë, 5 Korrik 2025 16:32
    24 persona kanë regjistruar të vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë për brenda pak orësh në Teksas. Ekipet e kërkimit kryen operacione shpëtimi me varka dhe helikopterë në ujërat e përmbytjeve që lëviznin me shpejtësi, ndërsa qytetarët përdornin mediat sociale, të dëshpëruar për informacion mbi të dashurit në zonë.
    Autoritetet thanë se deri më tani janë shpëtuar 237 persona, përfshirë 167 me helikopter. Lajmi vjen pas të paktën 25 cm shiu që ra gjatë natës në Qarkun Qendror të Kerr, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme të një lumi aty pranë.

    Ekipet kryen dhjetëra operacione shpëtimi dhe ekipet e ndihmës së shpejtë vazhduan të kërkonin për ata që rezultuan të zhdukur. Kjo përfshin më shumë se 20 vajza të zhdukura nga kampet verore.
    Fëmijët e zhdukur po ndiqnin një kamp të krishterë përgjatë lumit Guadalupe. Helikopterë, nëntë ekipe shpëtimi dhe njerëz në terren po kryejnë një kërkim masiv, sipas Patrick. Ai thotë se kërkimi do të vazhdojë gjatë natës.

  • Tragjedia në Teksas me 24 viktima, vijon puna për gjetjen e 20 vajzave të zhdukura

    Tragjedia në Teksas me 24 viktima, vijon puna për gjetjen e 20 vajzave të zhdukura

    Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Tragjedia në Texas: Emrat e parë të vajzave të zhdukura pas përmbytjes në kamp

    Tragjedia në Texas: Emrat e parë të vajzave të zhdukura pas përmbytjes në kamp

    Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në qarkun Kerr dhe Kendall, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Teksasin qendror të premten, më 4 korrik. Mes të zhdukurve janë edhe 23 vajza të reja, pjesëmarrëse në një kamp veror kristian, Camp Mystic, pranë lumit Guadalupe, i cili ka arritur nivelin e dytë më të lartë të tij ndonjëherë, sipas Eyewitness News.

    Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, konfirmoi në një konferencë për shtyp se nga 750 pjesëmarrëset në kamp, 23 ende nuk janë gjetur.

    Një nga vajzat që rezulton ende e zhdukur është Hadley Hannah, vetëm 8 vjeç, nga Dallas. Nëna e saj konfirmoi për WFAA se babai i saj ndodhet aktualisht në Kerr County, ku po merr pjesë në kërkime.

    Të tjera vajza nga Dallas, Eloise Peck dhe Lila Bonner, rezultojnë gjithashtu të zhdukura. Sipas raportimeve, ato ndodheshin në të njëjtën kabinë me disa vajza të tjera që po ashtu nuk janë gjendur ende.

    Emrat e tjerë të raportuar nga familjarët dhe mediat vendase si KSAT, Fox 26 Houston dhe CNN përfshijnë:
    Lila Bonner
    Kellyanne Lytal
    Molly DeWitt
    Janie Hunt
    Lainey Landry

    “Ne vetëm po lutemi,” u shpreh nëna e Janie Hunt për CNN, pasi mësoi se vajza e saj ishte mes të zhdukurve.

    Kërkimet vijojnë ndërkohë që autoritetet përballen me vështirësi të mëdha për shkak të kushteve ekstreme dhe shtrirjes së përmbytjes.

  • Përmbytje në Teksas, 24 viktima! Lumi del nga shtrati dhe përfshin disa kampe verore, 25 vajza të zhdukura

    Përmbytje në Teksas, 24 viktima! Lumi del nga shtrati dhe përfshin disa kampe verore, 25 vajza të zhdukura

    Të paktën 24 persona humbën jetën në Teksas nga përmbytjet e papritura, ndërsa shumë vajza rezultojnë të zhdukura nga një kamp veror i krishterë, raporton BBC.

    Lumi Guadalupe u rrit 7.9 metra në më pak se një orë dhe përmbytjet që pasuan rrënuan shtëpi të lëvizshme, automjete dhe kabina pushimesh ku njerëzit po kalonin 4 korrikun.
    Dyshohet se ekipet e shpëtimit po kërkojnë të paktën 25 fëmijë, të cilët ishin midis 750 vajzave që ndiqnin kampin Mystic, 104 km në veriperëndim të San Antonios.

    Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa qarqe ku disa rrugë janë përmbytur dhe linjat telefonike janë ndërprerë.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti tragjedinë “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa Shtëpia e Bardhë premtoi ndihmë shtesë.
    Zyrtarët thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë derisa të gjenden të gjithë të zhdukurit.
    Zyrtari më i lartë i Qarkut Kerr, gjykatësi Rob Kelly, u pyet gjatë një konference për shtyp pse kampet përgjatë lumit Guadalupe nuk u evakuuan paraprakisht.
    “Nuk e dinim që kjo përmbytje po vinte. Jini të sigurt, askush nuk e dinte që ky lloj përmbytjeje po vinte”, tha Kelly./vizionplus.tv

  • U zhdukën 13 mijë vjet më parë! Shkencëtarët thonë se kanë ringjallur ujqërit e tmerrshëm

    U zhdukën 13 mijë vjet më parë! Shkencëtarët thonë se kanë ringjallur ujqërit e tmerrshëm

    Foto ilustruese

    SHBA- “Ringjallja” e specieve të zhdukura, të njohura në qarqet shkencore si “ç-zhdukja”, ka qenë qëllimi i shumë shkencëtarëve në mbarë botën vitet e fundit. Por kompania “Colossal Biosciences” pretendon se e ka bërë realitet këtë qëllim- ose të paktën është afruar shumë – duke “ringjallur” ujkun legjendar të tmerrshëm i njohur si Aenocyon dirus (Dire wolf). Kjo specie gjigante, u bë “i famshëm” nga seriali “Game of Thrones”.
    Sipas New York Times, në vitin 2021, një ekip studiuesish arriti të rikuperonte ADN- në nga fosilet e ujqërve të Antarktikut, të cilët u zhdukën rreth 13,000 vjet më parë. Me ndihmën e mostrave të reja, ekipi shkencor Colossal modifikoi 20 gjene të ujkut gri për të marrë karakteristikat kryesore të ujqërve të Antarktikut.

    Më pas, ata krijuan embrione nga qelizat e modifikuara, të cilat u implantuan në nënat surrogate (zakonisht ishin qen) dhe prisnin që të lindnin. Rezultati janë tre ujqër të vegjël – dy meshkuj gjashtë muajsh dhe një femër dy muajshe, të quajtur përkatësisht Romylos, Romos dhe Kalisi. Të tre krijesat ndajnë disa elemente të pamjes karakteristike të ujqërve të tmerrshëm: ata janë të mëdhenj, me gëzof të dendur, me ngjyrë të çelët.
    Colossal Biosciences i strehon ujqërit në një pronë të madhe private, në një vend të pazbuluar në veri të Shteteve të Bashkuara. Kreu i Colossal, Beth Shapiro, i përshkroi këlyshët si “rastin e parë të suksesshëm i ç’zhdukjes”.

    Megjithatë, shumë ekspertë nuk pajtohen me pretendimin e mësipërm, duke argumentuar se nuk bëhet fjalë për ringjalljen e një specieje të zhdukur, por për ujqër gri me kod gjenetik të modifikuar, në mënyrë që të ngjajnë më shumë me ujqit antarolic.
    Vite më parë, shkencëtarët kishin propozuar metoda të ndryshme për të ringjallur një specie të zhdukur. Një prej tyre përfshinte skenarin e rikuperimit të një qelize të paprekur nga kufoma e ngrirë e një ujku. Në këtë rast, qeliza potencialisht mund të shkrihet dhe të përdoret për të krijuar një klon. 
    Megjithatë, sipërmarrësit dhe shkencëtarët që themeluan kompaninë Colossal në vitin 2021 po marrin një qasje të ndryshme.
    Nëpërmjet analizës së ADN-së së lashtë, ata identifikojnë mutacionet kryesore që i bënë speciet e zhdukura të ndryshme nga të afërmit e tyre të gjallë. Ata më pas modifikojnë ADN-në e një specieje moderne dhe i përdorin ato gjene për të prodhuar krijesa të reja. Këto kafshë nuk janë gjenetikisht identike me speciet e zhdukura, por ato ndajnë disa karakteristika kryesore.
    Kompania kishte filluar projekte ambicioze edhe me mamuthët dhe dodot (Raphus cucullatus), por hasën në vështirësi. Implantimi i embrioneve te elefantët është një ndërmarrje jashtëzakonisht komplekse, ndërsa për dodo-n, duhej të zhvillohej teknologjia për të vendosur embrionet në një vezë me lëvozhgë të fortë./ZËRI