Tetë persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë raportohen të zhdukur pas tajfunit “Bualoi” që goditi Vietnamin.
Shumë shtëpi janë të shkatërruara, ndërsa rrjetet elektrike kanë dalë jashtë funksionit. Si pasojë e rrugëve të përmbytura, banorët janë këshilluar që të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës.
Para se të goditej nga tajfuni, autoritetet kishin evakuuar rreth 30 mijë persona, ndërsa qindra fluturime u anuluan.
Tag: zhdukur
-

Tajfuni “Bualoi” godet Vietnamin, 8 të vdekur dhe 17 të zhdukur
-

Viktima dhe të zhdukur nga tajfuni në Vietnam
Tetë persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë raportohen të zhdukur pas tajfunit “Bualoi” që goditi Vietnamin. Shumë shtëpi janë të shkatërruara, ndërsa rrjetet elektrike kanë dalë jashtë funksionit.
Si pasojë e rrugëve të përmbytura, banorët janë këshilluar që të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës.
Para se të goditej nga tajfuni, autoritetet kishin evakuar rreth 30 mijë persona, ndërsa qindra fluturime u anuluan.
-

Zbulim në Bjeshkët e Strellcit: Gjenden kocka njerëzish, dyshohet për viktima të luftës
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999, të cilët figurojnë në listën e personave të zhdukur.
Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator.
“Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim.
Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kosova vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.
Që nga përfundimi i luftës, pas gërmimeve në varreza masive në Serbi, dhe lokacione në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të viktimave të luftës.
Kosova dhe Serbia kanë ngritur edhe një komision të përbashkët për të pagjeturit, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.
Ndërkaq, në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 11 shtator, pala kosovare akuzoi Serbinë se është tërhequr nga marrëveshja për komisionin për të pagjeturit. -

Në Bjeshkët e Strellcit gjenden mbetje mortore, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999, të cilët figurojnë në listën e personave të zhdukur.
Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator.
“Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim.
Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së.Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kosova vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Që nga përfundimi i luftës, pas gërmimeve në varreza masive në Serbi, dhe lokacione në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të viktimave të luftës.
Kosova dhe Serbia kanë ngritur edhe një komision të përbashkët për të pagjeturit, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.
Ndërkaq, në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 11 shtator, pala kosovare akuzoi Serbinë se është tërhequr nga marrëveshja për komisionin për të pagjeturit. REL/ -

E rrëmbyen, vranë dhe varrosën, zbardhet vrasja e Klevis Lleshit! Si u gjet trupi i viktimës dy vite e gjysmë pas zhdukjes
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e 24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale.
Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim.
Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit.
ZHDUKJA E KLEVIS LLESHIT
U denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër polici dhe prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.
Askush nuk e vuri “ujin në zjarr”! Klevis Lleshi ishte ndër të shumtët e zhdukur pa gjurmë për të cilat Policia dhe autoritetet ligjzbatuese nuk gjejnë asnjëherë informacion. Nëna në rrëfimin e saj tronditës vuri gishtin në hasmërinë e përgjakshme që kishte me familjen Hoxha, hasmëri që dyshohet se ka marrë tashmë 4 jetë njerëzish, vazhdon të jetë edhe një i zhdukur që në 2017-n dhe një person të dënuar.
Gjithçka nisi në Londër, për t’u transferuar më pas në Burrel, atje ku u vranë dy vëllezër dhe u zhduken dy djemtë e tyre. Por, në dhjetor 2020 në fshatin Shpërdhet u bë me dije se disa mbetje kockore të një njeriu kishin dalë në sipërfaqe.
U morën dhe u tha se u çuan në laborator e që prej asaj dite e deri më 6 Shkurt 2023 nuk u mor vesh se kujt i përkasin, edhe pse të gjitha rastet e zhdukjeve ishin dhe janë të denoncuara.
Në shkurt 2023 u tha se i përkasin Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij. Nëna teksa tregoi për dyshimet e saj, dëshmoi edhe për vendin në të cilin gjendeshin hasmit e familjes së saj, por pa mundur të vërë gishtin mbi askënd.
IDENTIFIKIMI
Është gjetur në Mamurras trupi i një të riut që ishte zhdukur prej vitit 2020. Klevis Lleshi në kohën e zhdukjes ishte 24 vjeç, ndërsa trupi është gjetur i groposur. Trupi i të riut doli pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur, ndërsa ai bëhet personi i 3 i familjes Lleshi që është vrarë në 10 vitet e fundit, pasi më herët i ishte vrarë babai dhe xhaxhai.
Trupi u gjet dy vite e gjysmë pasi ishte zhdukur, i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar Policinë, e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi. Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.
Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.
Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.
14 GUSHT 2020
Fatbardha Lleshi 9 ditë pasi djali iu kishte zhdukur në një kafene bëri një apel publik teksa i kërkonte policisë dhe prokurorisë të zbardhnin rrëmbimin e Klevisit. Ajo publikisht dëshmoi: Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras.
Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je. Fatbardha Lleshi thotë se ka kërkuar informacion nga policia për zhdukjen e djalit të saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjeç në mes të ditës në mes të Burrelit.
Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj. Familja Lleshi ka një histori të gjatë gjakmarrjeje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukurish. Këto ngjarje sipas Fatbardha Lleshit e kanë pikënisjen që kur janë bërë hasëm me familjen e Ali Hoxhës. “Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit 40 vjeç dhe më i fundit djali im 20 vjeç më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar.
Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën”, deklaron Fatbardha. Nëna e 21- vjeçarit të zhdukur prej ditësh kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se policia e Burrelit është bërë palë me hasmin dhe krimin. “Nga autoritetet shqiptare unë kërkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnjë hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtë dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, te shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që Policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin”, tha ajo aso kohe.
Si u vra dhe u dogj në makinë i riu, vetëm 25 vjeç, Agim Hoxha
Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur në familjen Hoxha do të vinte një lajm i zi nga Anglia; djali i tyre ishte gjendur i pajetë në një makinë dhe i djegur. Sipas të dhënave të asaj kohe ngjarje kishte ndodhur për grabitje, ose ky ishte dyshimi kryesor i policisë angleze që e hetoi ngjarjen në mënyrë intensive. Ata gjetën gjurmë shqiptarësh e për pasojë shpallën në kërkim Arben Lleshin po nga Burreli.
Ai u kap në Itali dhe shteti italian e ekstradoi në drejtim të Britanisë së Madhe. Ai u hetua, u gjykua dhe u shpall fajtor për krimin horror, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. E ndërkohë që Arbeni hetohej e gjykoi për atë ngjarje tronditëse në Mat i vritet xhaxhai dhe më pas i ati. Pak kohë më vonë i rrëmbehet vëllai dhe më pas edhe djali i xhaxhait. Për asnjërën nga këto ngjarje policia jonë, sot e asaj dite kur kanë 10 vjet që kanë ndodhur nuk ka asnjë informacion. Madje as për rrëmbimin, vrasjen dhe groposjen e trupit të pajetë të Klevisit, pavarësisht alarmit që u dha nga nëna e tij, Fatardha. Vrasja e emigrantit Agim Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit vazhdon të sjellë viktima në familjen Lleshi.
Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Lleshi dhe zhdukja e dy kushërinjve e kanë zanafillën pikërisht nga ngjarja e ndodhur në Angli. Lleshi u kap nga policia italiane një muaj pas vrasjes dhe u dënua nga drejtësia në Angli me burgim të përjetshëm pas ekstradimit. Dënimi për Arben Lleshin është dhënë qershorin e vitit 2013. Viktima Agim Hoxha u gjet nga policia në makinën e tij, në ndenjësen e pasme, i vrarë. Policia angleze sqaroi se bëhej fjalë për grabitje, ku Hoxha kishte mbetur i vrarë dhe më pas makinës tip “Benz Mercedes” i ishte vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja është zbuluar nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi i rëndë. Më 12 tetor 2013, u vra në vendin e quajtur “Pujkë”, Xhavit Lleshi.
Policia hodhi dyshime se pistë kryesore ishte hakmarrja ndaj familjes Lleshi, pas vrasjes së emigrantit Hoxha. Nëse në rastin e vrasjes së Xhavitit Policia kishte dy pista hetimi, hakmarrjen dhe problemet që viktima kishte pasur me persona të ndryshëm, për vrasjen e katër viteve më vonë të Hajredin Lleshit, vëllait të Xhavitit, Policia dyshoi se kjo është një vrasje për hakmarrje. Banorë të fshatit, aso kohe thanë se autorët e të dyja vrasjeve mund të jenë të njëjtë dhe në të dyja rastet i kanë zhdukur makinat që janë përdorur në atentat. Në vitin 2013, makinën e hodhën në liqenin e Shkopetit, ndërsa automjetin që kanë përdorur në vrasjen e dytë e kishin djegur në afërsi fshatit Rukaj. Ndërkohë po atë vit, pra në 2017 zhduket Artan Lleshi, ndërsa në gushtin e 2020 zhduket Klevis Lleshi. Për të parin ende nuk dihet asgjë. -

Shpërthim në një kompani menaxhimi mbeturinash në zonën e Casertës lë tre të vdekur dhe një të zhdukur.
Tre persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në kompaninë ‘Ecopartenope’ në Marcianise, në provincën e Casertës, raporton policia dhe autoritetet lokale. Një person i katërt raportohet se është i zhdukur, ndërsa dy punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Shpërthimi besohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti në një rezervuar të vajit të përdorur, i cili shkaktoi një valë të fuqishme goditjeje. Dy punëtorët e vdekur dhe pronari i kompanisë ishin duke punuar në depo në momentin e shpërthimit dhe u hodhën disa metra në ajër nga fuqia e goditjes.
Aktualisht, disa ekipe zjarrfikësish janë të pranishëm në vendngjarje, duke punuar për të siguruar zonën dhe për të kërkuar personin e zhdukur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti tragjik.
-

Tragjedi në Itali: Tre të vdekur nga shpërthimi në kompaninë e mbetjeve, një person ende i zhdukur
Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në ‘Ecopartenope’ në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.
Sipas informacioneve fillestare të raportuara për mediat italiane nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur.
Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje.
Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punime mirëmbajtjeje.
Ende nuk është e qartë nëse punëtorët ishin punonjës të kompanisë apo kontraktorë të jashtëm. -

Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në shtetin Uttarakhand të Indisë.
Pamjet filmike tregojnë përmbytjen e qytetit Sahastradhara nga ujërat e baltës, duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane, rrugë dhe banesa, ndërsa banorët kërkonin strehim.
“Dyqani im u përmbyt nga uji”, deklaroi një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI.Sipas gazetës Indian Express, 13 trupa janë nxjerrë ditën e martë në qytetin Dehradun dhe nga një tjetër trup në zonat Pithoragarh dhe Nainital.
Uttarakhand përjeton shpesh përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat disa ekspertë i lidhin me ndryshimet klimatike. Në muajin gusht, një përmbytje dhe një valë balte përfshinë fshatin Darali, duke lënë të paktën 60 persona të zhdukur sipas autoriteteve lokale.
/vizionplus.tv -

“Janë zhdukur emrat nga viti në vit”, Malaj për qeverinë e re: Asnjë surprizë, aty vendos vetëm një person
Ish-ministri Arben Malaj ka folur rreth kabinetit të ri të kryeministrit Edi Rama dhe çfarë pret nga kjo qeveri në 4 vitet e ardhshme.
Duke qenë se i gjithë mandati është i fokusuar te integrimi, Malaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk ndryshuan.
“Nuk u habita. Është një markë e Ramës që kështu i bëj qeveritë. Nuk jam i bindur që e marrin vesh ministrat në minutën e fundit. Diskutohej në Kryesi e më pas vendosej në kohën tonë. Ministër është pozicion kushtetues dhe kur betohesh para kushtetutës, përgjegjësia është e jotja. Janë zhdukur emrat nga viti në vit. Fushatën e bën vetëm kryeministri. E rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk kanë ndryshuar. Buxheti nuk ka funksionuar si duhet, ka pasur shpenzime. Sektorët e ekonomisë dhe ndarja e ekonomisë me turizmin ishte e nevojshme”, tha Malaj -

Përmbytje tragjike në Bali: 14 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë, pas përmbytjeve më të rënda që ishulli ka përjetuar në një dekadë. Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur në Denpasar, ku janë regjistruar edhe tetë nga viktimat.
Autoritetet raportojnë se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët kryesore, ndërsa të paktën dy ura janë dëmtuar rëndë. Në disa zona, rrjedha e ujit ishte aq e fuqishme sa edhe kamionët e shpëtimit e kishin të vështirë të kalonin. Presidenti Prabowo Subianto shprehu ngushëllimet e tij dhe kërkoi veprim të menjëhershëm nga agjencitë përkatëse për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Mes viktimave, dy persona humbën jetën nga goditja me rrymë elektrike në jugperëndim të Balit, ndërsa viktima të tjera u gjetën në Denpasar, Gianyar dhe Badung. Në total, mbi 85 banorë janë strehuar në qendra të përkohshme, ndërsa në Denpasar janë shembur dy ndërtesa.
Përmbytjet kanë prekur rëndë edhe zonat turistike të ishullit, ku hotelet dhe bizneset raportojnë dëme dhe ndërprerje të mëdha. Ekspertët thonë se mbeturinat dhe infrastruktura e dobët e kullimit kanë përkeqësuar situatën, duke ekspozuar sërish problemet e hershme të menaxhimit të mbetjeve në Bali.
Ndërkohë, edhe provinca fqinje Nusa Tenggara Lindore është goditur nga reshjet, ku kanë humbur jetën tre persona dhe katër të tjerë raportohen të zhdukur. Autoritetet klimatologjike bënë të ditur se në Bali janë regjistruar mbi 385 mm shi brenda 24 orëve.
Për momentin, shirat kanë pushuar dhe niveli i ujit është në rënie, por paralajmërimi për mot të keq mbetet në fuqi. Zyrtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e bëjnë gjithnjë e më të zakonshme situata të tilla ekstreme në arkipelagun indonezian.