Tag: zhdukur

  • Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur, nuk është parë nga gushti i vitit 2022

    Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur, nuk është parë nga gushti i vitit 2022

    Babai i Ervis Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si i zhdukur. 
    Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022. 
    Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. 

  • Prej gushtit të vitit 2022 pa gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

    Prej gushtit të vitit 2022 pa gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

    Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.
    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.
    Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës  së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

    Kërkesa në gjykatë:
     
     
    Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
    KËRKUES Mustafa Martinaj

  • Nuk është parë që nga gushti i vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

    Nuk është parë që nga gushti i vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

    Babai i Ervis Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si i zhdukur.

    Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.
    Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

    Top Channel

  • Dyshohet se i përkasin personave të zhdukur, zbulohen mbetje mortore në Kosovë

    Dyshohet se i përkasin personave të zhdukur, zbulohen mbetje mortore në Kosovë

    FOTO ILUSTRUESE

    KOSOVË-Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kryer gërmime në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës më 20 tetor, dhe kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.
    Policia ka thënë se urdhri është dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
    Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
    Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
    “Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.
    Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
    Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar./REL

  • Zbulohen eshtra në pranë Prishtinës, dyshohet se iu përkasin të zhdukurve nga lufta

    Zbulohen eshtra në pranë Prishtinës, dyshohet se iu përkasin të zhdukurve nga lufta

    Të hënën e datës 20 tetor, në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, janë gjetur eshtra njerëzore, që dyshohet se i përkasin tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
    Klan Kosova raporton se gërmimet janë bërë nga njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
    “Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e  Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
    Gjatë konfliktit të viteve 1998–1999 në Kosovë, humbën jetën rreth 13 mijë persona, kryesisht civilë shqiptarë, ndërsa mbi 1 mijë e 500 të tjerë ende figurojnë të zhdukur.
    Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia ranë dakord për një Deklaratë të përbashkët mbi personat e zhdukur, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Deklarata përfshinte angazhime për transparencë të plotë, qasje në dokumente të klasifikuara dhe bashkëpunim përmes një komisioni të përbashkët nën drejtimin e BE-së.
    Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes, siç shkruan REL asnjë nga pikat e dakorduara nuk ka gjetur zbatim konkret deri më tani.

  • Dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës, gjenden mbetje mortore

    Dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës, gjenden mbetje mortore

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kryer gërmime në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës më 20 tetor, dhe kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999. Policia ka thënë se urdhri është dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
    Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë. Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
    Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

  • Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

    Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

    Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe 27 janë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit.

    Moti i keq, me shira të pazakontë të rrëmbyeshëm për disa ditë, ka shkatërruar rrugë, duke izoluar 119 komunitete, thanë autoritetet në një raport të paraqitur në konferencën e përditshme për shtyp nga presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.
    Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre, tha Sheinbaum, duke njoftuar se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, u është dhënë rreth 100,000 familjeve.
    Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej, ndodhen në shtetin e Hidalgos, i cili kufizohet me kryeqytetin, sepse shumë prej tyre janë malore dhe rrugët janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut.
    Veracruz, në Gjirin e Meksikës, është goditur gjithashtu rëndë. Shumë nga komunitetet e saj përshkohen nga lumenj që mbushen me ujë brenda pak orësh kur fillojnë shirat. 12,700 ushtarë dhe marinsat janë vendosur në zonat e prekura. Disa transporte ajrore janë kryer gjithashtu për të dërguar ndihma në komunitetet e izoluara.

    Top Channel

  • Moti i keq në Meksikë, 66 të vdekur dhe 75 të zhdukur

    Moti i keq në Meksikë, 66 të vdekur dhe 75 të zhdukur

    Autoritetet në Meksikë përditësuan numrin e të vdekurve nga stuhitë e forta të fundit në 66 deri të mërkurën, ndërsa rajonet e prekura mbeten në gjendje të jashtëzakonshme.

    Pesë shtete në të gjithë Meksikën qendrore dhe vijën bregdetare lindore vazhdojnë të preken rëndë nga shirat dhe përmbytjet intensive të fundjavës. Zyrtarët kanë raportuar gjithashtu 75 persona të zhdukur ose të pagjetur.

    Shteti i Bregut të Gjirit të Meksikës, Veracruz, ishte ndër më të prekurit nga shirat dhe përmbytjet e rrëmbyeshme. Autoritetet shtetërore kanë raportuar 30 vdekje dhe 18 persona ende të pagjetur.

    Shteti Hidalgo në Meksikën qendrore ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të viktimave me 21 vdekje, si dhe 50 të zhdukur. Puebla ka raportuar 14 vdekje dhe shtatë të zhdukur, ndërsa autoritetet në Queretaro kanë konfirmuar një viktimë.

    Shteti San Luis Potosi nuk raportoi vdekje ose persona të zhdukur, megjithëse janë dokumentuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe shtëpi.

  • Numri i të vdekurve në Meksikë rritet në 64, ndërsa 65 rezultojnë të zhdukur

    Numri i të vdekurve në Meksikë rritet në 64, ndërsa 65 rezultojnë të zhdukur

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në pesë shtete meksikane ka arritur në 64, ndërsa më shumë se 65 persona rezultojnë të zhdukur.

    Kjo u raportua nga koordinatori kombëtar për mbrojtjen civile.

    Shtetet e Veracruz, Puebla, Hidalgo, San Luis Potosi dhe Querétaro ishin më të prekurat.

    Në Veracruz, shirat kanë prekur 40 komuna, duke rezultuar në 29 vdekje dhe 18 të zhdukur.

    Në Puebla, 23 komuna u dëmtuan, 13 persona vdiqën dhe 4 persona rezultojnë të zhdukur.

    Në Hidalgo, ku u prekën 28 ​​komuna, u konfirmuan 21 vdekje dhe 43 persona rezultojnë të zhdukur.

    Dymbëdhjetë komuna u dëmtuan në San Luis Potosi dhe tetë në Querétaro, dhe një person u vra.

     

  • Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.

    Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.

    Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.
    Kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, se kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhdukur dosjen që lidhet me hetimet ndaj çështjes ‘McGonigal’, e kallëzuar prej saj dhe Gazment Bardhit.
    Në një deklaratë për media nga SPAK, Kalaja tha se për të pestën herë dorëzon në këtë institucion kërkesë për informacion, mirëpo në asnjë rast nuk është vënë në dijeni se çfarë veprimesh janë kryer ndaj kësaj çështje.
    Adriana Kalaja: Janë dy arsye që ne sot jemi paraqitur në SPAK. Së pari, sjellim një kërkesë të pestë, të përsëritur ku kërkojmë informacion lidhur me kallëzimin penal të bërë më 21 mars 2025, kallëzim i cili deri më sot, pas katër kërkesash të përsëritura nuk na bëhet me dije se jo vetëm në çfarë faze është, por as numri i regjistrimit apo data e regjistrimit të procedimit penal.
    Nga ana tjetër, ne konstatojmë se përgjigjet e munduara apo përgjigjet me vonesë nga zoti Dumani jo vetëm janë në shpërdorim të detyrës por edhe duke konsumuar veprën tjetër penale të veprimeve arbitrare. Ndërkohë konstatojmë që kjo dosje përsa kohë që nuk i jepet një përgjigje shteruese pa cenuar sekretin hetimor se çfarë ka ndodhur me këtë dosje duke ngritur dyshime të arsyeshme që kjo dosje është zhdukur, është fshehur.
    Më datë 18 mars 2025 unë kam kërkuar një informacion lidhur me çështjen McGonigal, pasi kallëzimin e parë e kishte bërë deputeti Gazment Bardhi, ndërkohë, më 21 mars unë kam depozituar kallëzimin shtesë lidhur me kallëzimin McGonigal dhe nga data 18 mars deri më datë 29 maj unë nuk kam marrë përgjigje kjo edhe në shkelje të afateve.
    Ndërkohë, më datë 29 maj, kujtoj që nga ana e zotit Dumani, më kthen një përgjigje duke më thënë që ‘nuk me jep informacion’, pasi këtë informacion do t’ia japë kallëzuesit Gazment Bardhit.