Tag: zhdukur

  • Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

    Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i zhdukur.
    Lala shpjegoi se si do të vijojë procedura ligjore. Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se një person nga bota e krimit të organizuar, ka dashur të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se e di fatin e Martinajt, por nuk i është dhënë ky status.
    “Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj.  Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë.
    Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen si të zhdukur të djalit të tij. Në momentin që familjarët nuk kanë kontakt me familjarin, për një periudhë dy vite, iu lind e drejta, të kërkojnë shpalljen si të zhdukur dhe të kenë akses mbi të drejtat e tij pronësore. Në këtë aspekt, Mustafa Martinaj iu drejtua gjykatës pasi kanë kalur tre vite. Me short është zgjedhur gjyqtari dhe po e shqyrton.
    Çfarë bën gjykata?
    Shpallen njoftimet dhe qëndrojnë gjashtë muaj me rradhë, në këtë periudhë, nëse ndonjë person mund të kenë të dhëna që mund të informojnë për fatin e Martinaj, i bëhet me dije gjykatës. Nëse nuk ka të dhënë, gjyqtari plotësohet në treshe gjykuese dhe ndryshon procedura.
    Gjyqtarët u bëjnë shkresa institucioneve dhe nëse merr përgjgje negative prej tyre, Martinaj shpallet i zhdukur. Më pas, mund të kërkojë familja pas katër vitesh të tjera ta shpallë të vdekur. Shpallja si i vdekur, është procedurë më e vështirë dhe e koklavitur.
    Nëse më vonë del që ai jeton, ka pastaj problematika ligjore sa i përket ndjekjes së tij penale. Mendoj se koha do të jetë më e gjatë për të shkuar në këtë pikë.
    Prokuroria e Lezhës, dosjen e ka drejtuesi Arben Nika. E vetmja gjë që është bërë në këto tre vite, përveç marrjes së kamerave dhe pyetja e personave që kanë patur dijeni, ka hetim të çelur zyrtar, dosja është në prokurori, është pyetur vajza që e shoqëronte, është dënuar edhe polici që e shoqëronte, por dosja është në gjendje të fjetur. As nuk është pezulluar dhe as nuk është kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë me hetime të thelluara, nëse ka informacione.
    Fakti që Martinaj në këto tre vite nuk ka asnjë sinjal, më bën të dyshoj që mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.
    Rasti i tij nuk është i thjeshtë, për shkak të personalitetit që kishte, përplasjeve të forta në botën e krimit dhe përplasje me mazhorancën përpara se të zhdukej. Ishte njeri i lojrave të fatit e me rradhë.
    Nuk ka të dhënë tjetër. Në informacionet që kam disponuar, ka patur tentativë të një personi, që mund të konsiderohet si njeri i rëndësishëm i krimit, që ka patur tratativë për të marrë statusin e të penduarit, nuk i është dhënë. Nuk di të them pse nuk i është dhënë statusi”, deklaroi Lala.

  • “Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

    “Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

    Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt.
    Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur.
    Gazetari investigativ Artan Hoxha, ashtu si në emisionin e “Opinion” më 1 shtator 2022, se Ervis Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur.
    “Ai u zhduk në 9 gusht të 2022-it. Kam qenë këtu një ditë pasi isha në shtëpinë e tij, mes të tjerave shkova edhe për ngushëllim”, tha fillimisht Hoxha.
    “Ka qenë diku rreth orës 17:00, të datës 9 gusht, a i keni hedhur gjë luanit u ka thënë familjarëve, ka qenë SMS i fundit. Më pas janë ndërprerë kontaktet”, shtoi më tej.
    Tha se që atëherë u aludua se ai ishte vrarë dhe zhdukur, gjë që duket akoma më e besueshme sot.
    Po a ka ndonjë të dhënë të re për Martinajn?
    “Ka shumë njerëz të zhdukur në këtë vend. Të gjithë si familje kanë mbaruar për ekonomi-biznes, janë shkolluar në të njëjtën degë të gjithë. Ai nuk është se erdhi nga krimi. Kundërshtarët e tij kërkonin dronë me lazer, që mbante lëndë eksplozive, se nuk i afroheshin dot. Fatin e tij ta kam thënë që atë ditë, Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur! Në Shqipëri nuk i fshihesh dot hasmit! Informacioni më i qëndrueshëm thonë se është kufoma është në tokë”, u përgjigj gazetari.
    Ndaj Martinajt ka dy urdhër-arreste nga SPAK, ndërsa përgjatë viteve, ka patur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit e Vlorës.

  • Prej 3 vitesh asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, flet avokati i familjes së tij: Shpallja si i zhdukur s’ka lidhje me..

    Prej 3 vitesh asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, flet avokati i familjes së tij: Shpallja si i zhdukur s’ka lidhje me..

    Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë të Ervis Martinajt, familjarët e tij kanë depozituar një kërkesë në Gjykatë për shpalljen zyrtare të tij si të zhdukur. Megjithëse procedura është formale, misteri mbi fatin e tij vijon të mbetet i pazgjidhur. 
    Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, Mirash Martini njëherazi edhe ish-avokati i vetë Martinajt, deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse ai është gjallë apo jo. Ai theksoi se familjarët kishin besuar gjatë në institucionet shtetërore dhe në premtimet për zbardhjen e çështjes. 
    “Nuk kam informacione që të them nëse ai jeton apo jo. Nuk mendoj që kanë bërë kërkime të tyre, ata kanë besuar gjatë te shteti edhe prej premtimeve të bëra që pritej të kishte informacion. Ka patur informacione sikur nga disa aplikacione të tjera dhe kanë pritur dhe kanë menduar që shteti duhej të bënte më shumë dhe të kishte një përgjigje për fatin e tij nëse është apo jo gjallë”, u shpreh avokati. 
    I pyetur për arsyet e kërkesës në gjykatë, ai sqaroi se procedura nuk lidhet me pasurinë e Martinajt, por është një hap ligjor për të lehtësuar disa procese familjare. 
    “Nuk ka lidhje fare me pasurinë. Ky proces nuk ndikon fare në mënyrën e Administrimit  apo ndarjes së pasurisë. Në këtë rast caktohet një kujdestar për pasurinë, njëri nga familjarët i cili kujdeset edhe kur nuk ka një vendim gjykate dhe kjo kërkesë për shpalljen të zhdukur nuk ka lidhje me pasurinë. Familja pjesën e pasurisë nuk e ka fare në konsideratë për momentin. Ajo ishte një procedurë ligjore në rastin që nuk ka asnjë informacion për të për të patur lehtësi në familje, për shembull për lëvizjen e fëmijëve. Është një procedurë e bërë në formë formale, por nuk ka lidhje me pasurinë”, theksoi ai. 

  • Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, autoritetet gjejnë trupin e një 56-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur

    Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, autoritetet gjejnë trupin e një 56-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur

    Autoritetet thanë të hënën se trupi i një burri 56-vjeçar është gjetur i varrosur në baltë një vit pasi u rrëmbye nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Spanjën juglindore.

    Gati 240 persona vdiqën kur shirat e rrëmbyeshëm rrëmbyen shtëpi, parqe nëntokësore dhe automjete në periferi të Valencias, qytetit të tretë më të madh të Spanjës, më 29 tetor të vitit të kaluar.
    Burri ishte midis tre personave ende të zhdukur dhe ishte shpallur tashmë i vdekur, sipas një gjykate në Catarroja, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet.

    A un año de la dana, los análisis de ADN han confirmado que el cadáver localizado el pasado martes en el cauce del río Turia pertenece a una de las tres personas desaparecidas tras la riada https://t.co/9QB4QrN91h
    — EL PAÍS (@el_pais) October 23, 2025

    Trupi i 56-vjeçarit u zbulua dje gjatë punimeve të gërmimit në qytetin Manises, 40 kilometra nga Pentralba, ku ai u zhduk, shtoi deklarata. Sipas ligjit spanjoll, gjyqtarët thirren kur gjenden trupa.
    E njëjta gjykatë, e kryesuar nga gjyqtarja Nuria Ruiz, ka marrë përsipër hetimin për reagimin e vonuar të shërbimeve të emergjencës ndaj përmbytjeve, ndër fatkeqësitë më të këqija natyrore në historinë moderne.

    Top Channel

  • Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

    Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

    Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet i paqartë për autoritetet shqiptare, më shumë se tre vjet pas zhdukjes së tij. Babai i tij, Mustafa Martinaj, ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Lezhës për shpalljen zyrtare të të birit si person i zhdukur.Po çfarë nënkupton shpallja si i zhdukur? 
    Në emisionin “Në kohë reale” me Flori Gjinin në RTSH, avokati Bledar Bejko sqaroi se ky hap është i parashikuar në Kodin Civil dhe aplikohet kur ekziston bindja se një person nuk jeton më, por trupi i tij nuk është gjetur. 
    “Jemi në rastin kur nuk gjendet trupi, por mendohet që ai nuk jeton më. Në mungesë të faktit, nga analiza që del në këto rrethana, krijohet bindja që ky person nuk jeton më. Gjykata i merr në konsideratë këto,” tha Bejko. 
    Ky proces nuk është i njëjtë me shpalljen e vdekjes, e cila mund të kërkohet vetëm pas një periudhe më të gjatë kohore. Eksperti i kriminologjisë, Fation Softa, shpjegoi se nëse pas pesë vitesh nuk ka ende të dhëna mbi fatin e Martinajt, familjarët mund t’i drejtohen sërish gjykatës për ta shpallur të vdekur, edhe në mungesë të trupit. 
    I pyetur për arsyet e vështirësisë në gjetjen e Martinajt, Softa përmendi dy skenarë të mundshëm: ndryshim identiteti, ose zhdukje mafioze. 
    “Një mundësi është që ai të ketë bërë një operacion plastik, mund të jetë duke bërë një tjetër diku tjetër për shkak të pasurisë që ka. E dyta, siç janë rastet që ndodhin me mafien italiane, djegia e trupave, betonizimi nëpër shtylla, futja nëpër vende të tjera që e bëjnë të pamundur për t’i gjetur trupat. Unë uroj që për familjarët e para, dhe drejtësinë, të jetë gjallë”, u shpreh ai. 
     

  • Me shpalljen të zhdukur, Martinajt i pushohen të gjitha çështjet në SPAK, Gazetari: Ja kush e zhduku

    Me shpalljen të zhdukur, Martinajt i pushohen të gjitha çështjet në SPAK, Gazetari: Ja kush e zhduku

    Gazetari investigativ Elton Qyno ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, duke ngritur dyshime serioze për personin që mund të jetë përgjegjës për fatin e tij.
    Në një dalje televizive, Qyno deklaroi se i vetmi i dyshuar për zhdukjen e Martinajt është Aldo Avdyli, ndërsa komentoi edhe kërkesën e familjes për shpalljen zyrtare të zhdukjes së tij.
    “Kjo është një kërkesë procedurale e familjes, pasi kanë kaluar gati tre vite nga zhdukja dhe ata kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ta shpallur të zhdukur. Ky vendim më pas i shërben jo vetëm procesit penal, por edhe atij civil për çregjistrimin nga gjendja civile dhe për të nisur procedurat e trashëgimisë,” u shpreh Qyno.
    Sipas gazetarit, një vendim gjykate që e shpall Martinajn të zhdukur do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në çështjet penale që ai ka pasur në SPAK, duke përfshirë edhe hetimin pasuror që, sipas Qynos, rrezikon të pushohet për shkak të mungesës së subjektit.
    “Çështjet kundër Martinajt në SPAK pushohen automatikisht nëse ai shpallet i zhdukur, sepse pa person nuk ka procedim penal. Hetimi pasuror gjithashtu pezullohet në mungesë të subjektit të hetimit,” sqaroi Qyno.
    Gazetari vuri në dukje se Ervis Martinaj, përtej profilit të tij të përfolur në botën e krimit, ka pasur një ndikim të madh publik, jo vetëm në sektorin e lojërave të fatit, por edhe në mediat online dhe botën e shoëbizit.
    “Ai është ndër personazhet më të ndjekur në publik. Mjafton një titull me emrin e tij që lajmi të ngjitet në majë të klikimeve,” tha ai.
    Në fund, Qyno shtoi se nëse Martinaj do të shfaqej sot, do të përballej me dy masa sigurie ‘arrest me burg’, të cilat janë ende aktive ndaj tij. Megjithatë, sipas tij, “Ervis Martinaj është zhdukur plotësisht”.

  • FOTO/ Babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës, kërkon shpalljen e djalit të tij si të zhdukur

    FOTO/ Babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës, kërkon shpalljen e djalit të tij si të zhdukur

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 15:25
    Mustafa Martinaj babai i Ervis Martinajt, ka ndërmarrë një hap të fortë, pas veprimit të parë në Polici. Ai ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, dhe herë të fundit besohet se është parë në gusht të vitit 2022. Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
    Kërkesa në gjykatë:

    Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

    KËRKUES Mustafa Martinaj.

  • Familja kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt të zhdukur, gazetari: Ja kush është i dyshuari kryesor për zhduken e tij

    Familja kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt të zhdukur, gazetari: Ja kush është i dyshuari kryesor për zhduken e tij

    Teksa Ervis Martinaj vijon i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, babai i tij Mustafa Martinaj ka kërkuar sot zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. 
    I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, gazetari Elton Qyno, tha se tashmë që ai rezulton i zhdukur do të pushohet edhe hetimi pasuror ndaj tij. 
    ‘Çështjet në Prokurorinë e Posaçme kundër Martinajt pushohen automatikisht, sepse ka një vendim gjykata se është i zhdukur dhe hetimi pasuror ndaj tij që ka nisur në Prokurorinë e Posaçme sjell pushimin e procedimit. Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit, ai po bënë 3 vite që është zhdukur dhe në këto kushte familjarëve u lind e drejta brenda një afati kohor që ti drejtohen gjykatës me një kërkesë duke kërkuar që përmes një vendimi, familjari i tyre të deklarohet i zhdukur që më pas ky vendim gjykate të çohet në Prokurorin e Posaçme, ku ai ka dy çështje por edhe në gjendjen civile të bashkisë Kurtin për çregjistrimin e tij nga gjendja civile dhe kalimin e aseteve trashëgimore në emër të familjes së tij’, tha ai. 
    Qyno tha se i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij është Aldo Avdyli. 
    ‘I vetmi që është i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt është Aldo Avdyli. Por, Martinaj është një nga personazhet që ka një interes të madh në publik. Ai kishte një audiencë të madhe edhe në shoëbiz, po ashtu edhe me lojërat e fatit. Mjafton një foto e tij dhe një titull në portale, lajmi kuptohet që renditet në lajmet e para më të lexueshme. Nëse ai shfaqet sot duket që të ekzekutohet dy masa sigurie arrest me burg që ka, por unë mendoj se ai është zhdukur plotësisht’, tha ai. 
    Një koment e pati edhe për ngjarjen që ndodhi sot në Durrës, ku pas një debati me kamarierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. 
    ‘Është një ngjarja e ngjashme me ato që ndodhnin nga vitit ’94 deri në vitin 2000, ku shqiptarët vriteshin në bilardo për arsye banale dhe kjo ngjarje duket e dhimbshme se sa e lehtë është arsyeja dhe forma për të marrë një jetë njeriu. Ka akoma të rinj që për arsye të vogla shkojnë deri aty sa nxjerrin armën dhe qëllojnë njëri- tjetrin. Nuk dihet ende se kujt i përket arma e zjarrit’, tha ai. 

  • “Hetimi pasuror ndaj Martinajt mbyllet pa përgjigje”, Qyno zbulon: Ja kush është i dyshuari kryesor

    “Hetimi pasuror ndaj Martinajt mbyllet pa përgjigje”, Qyno zbulon: Ja kush është i dyshuari kryesor

    Teksa Ervis Martinaj vijon i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, babai i tij Mustafa Martinaj ka kërkuar sot zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit.
    I ftuar në një emision televiziv, gazetari Elton Qyno, tha se tashmë që ai rezulton i zhdukur do të pushohet edhe hetimi pasuror ndaj tij.
    ‘Çështjet në Prokurorinë e Posaçme kundër Martinajt pushohen automatikisht, sepse ka një vendim gjykata se është i zhdukur dhe hetimi pasuror ndaj tij që ka nisur në Prokurorinë e Posaçme sjell pushimin e procedimit. Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit, ai po bënë 3 vite që është zhdukur dhe në këto kushte familjarëve u lind e drejta brenda një afati kohor që ti drejtohen gjykatës me një kërkesë duke kërkuar që përmes një vendimi, familjari i tyre të deklarohet i zhdukur që më pas ky vendim gjykate të çohet në Prokurorin e Posaçme, ku ai ka dy çështje por edhe në gjendjen civile të bashkisë Kurtin për çregjistrimin e tij nga gjendja civile dhe kalimin e aseteve trashëgimore në emër të familjes së tij’, tha ai.Qyno tha se i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij është Aldo Avdyli.
    ‘I vetmi që është i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt është Aldo Avdyli. Por, Martinaj është një nga personazhet që ka një interes të madh në publik. Ai kishte një audiencë të madhe edhe në shoëbiz, po ashtu edhe me lojërat e fatit. Mjafton një foto e tij dhe një titull në portale, lajmi kuptohet që renditet në lajmet e para më të lexueshme. Nëse ai shfaqet sot duket që të ekzekutohet dy masa sigurie arrest me burg që ka, por unë mendoj se ai është zhdukur plotësisht’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për ngjarjen që ndodhi sot në Durrës, ku pas një debati me kamarierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz.
    ‘Është një ngjarja e ngjashme me ato që ndodhnin nga vitit ’94 deri në vitin 2000, ku shqiptarët vriteshin në bilardo për arsye banale dhe kjo ngjarje duket e dhimbshme se sa e lehtë është arsyeja dhe forma për të marrë një jetë njeriu. Ka akoma të rinj që për arsye të vogla shkojnë deri aty sa nxjerrin armën dhe qëllojnë njëri- tjetrin. Nuk dihet ende se kujt i përket arma e zjarrit’, tha ai.

  • Tre vite asnjë lajm për fatin e Ervis Martinaj, babai i tij kërkon që i biri të shpallet i zhdukur

    Tre vite asnjë lajm për fatin e Ervis Martinaj, babai i tij kërkon që i biri të shpallet i zhdukur

    Ervis Martinaj

    TIRANË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Përmes një shkrese drejtuar Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Martinaj ka kërkuar shpalljen i zhdukur të Ervis Martinajt.
    “Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj”, thuhet në shkresën e Mustafa Martinaj.

    shkresa e mustafa martinaj

    Për fatin e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, nuk dihet asgjë prej rreth 3 vitesh. Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite. 
    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Po ashtu ai ka qenë i përfshirë edhe në dosjen Metamorfoza, arrestimet e të cilës u kryen pas zhdukjes së tij. Edhe pse kanë kaluar afro dy vite nga zhdukja dhe ka kaluar çdo afat i dhënë nga kryeministri Edi Rama për zbardhjen e ngjarjes, deri më tani Policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar. Po ashtu, edhe drejtësia po e heton për 2 çështje të ndryshme. Prokuroria në Kurbin e cilëson si person të zhdukur për shkak të dënoncimit që kanë bërë familjarët e tij, ndërsa SPAK e ka të shpallur në kërkim për përfshirje në disa aktivitete kriminale./ZËRI