Tag: zhdukur

  • Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin, ku u shkatërrua edhe një shtëpi.

    Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35-vjeçari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte.
    Moti ekstrem ka shkaktuar gjithashtu përmbytje, dëme të mëdha e vështirësi qarkullimi në pjesë të tjera të Friuli Venezia Giulia, një ndër gjashtë zonat e vëna në gatishmëri për shkak të stuhive, së bashku me Emilia Romagnan, Ligurian, Lombardinë, Toskanën e Umbrian.
    Moti i keq goditi rëndë sidomos zonën midis Palmanova dhe provincës së Gorizias, me dëmet më të mëdha të regjistruara në Cormons, ku vetëm në gjashtë orë ranë 152 milimetra shi.
    Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë e mbingarkuara dhe përmbytjet e befasishme.
    Edhe pse janë të shumtë shkaktarët e garave serrë, nxitësi kryesor i tyre konsiderohen lëndë e djegshme fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitja e të cilave gjeneron fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

    Top Channel

  • Katastrofë natyrore, rrëshqitja e dheut rrëmben banesën dhe dy te zhdukur

    Katastrofë natyrore, rrëshqitja e dheut rrëmben banesën dhe dy te zhdukur

    Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:38
    Brazzano di Cormons, Itali – Një rrëshqitje masive e dheut gjatë natës së dielë shkatërroi një shtëpi trekatëshe në provincën Gorizia, duke lënë dy persona të zhdukur, ndërsa një tjetër u shpëtua nga ekipet e emergjencës, raporton Corriere.
    Sipas mediave italiane, një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare janë ende të zhdukur. Një person i plagosur, i cili theu këmbën, u transportua në spitalin në Udine. Rrëshqitja e dheut përfshiu gjithashtu banesën ngjitur dhe mbuloi zonën me baltë nga kodra pranë kishës.

    Zjarrfikësit, vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe paramedikët po punojnë pa u lodhur për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të larguar mbeturinat nga rrugët e përmbytura. Njësitë e specializuara kanë përdorur varka, helikopterë dhe pompa me kapacitet të lartë për operacionet e shpëtimit.

    Kryebashkiaku Roberto Falcaro ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes për shkak të rrugëve të bllokuara dhe përmbytjeve.

    Situata mbetet e rëndë në Cormons dhe fshatrat përreth, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet për gjetjen e të zhdukurve dhe pastrimin e zonës nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

  • Rrëshqitje toke në Indonezi, 11 persona të vdekur, 12 të zhdukur

    Rrëshqitje toke në Indonezi, 11 persona të vdekur, 12 të zhdukur

    Një rrëshqitje toke pas shirave të rrëmbyeshëm në Javan Qendrore , Indonezi, vrau 11 persona, tha të shtunën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po kërkonin për 12 të tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur.

    Rrëshqitja e dheut në qytetin Cilacap të enjten mbuloi disa shtëpi në fshatin Cibeunying, raportoi më parë agjencia Antara, duke shtuar se shpëtimi ishte sfidues pasi njerëzit ishin bllokuar 3 deri në 8 metra thellësi.

    “Njëmbëdhjetë persona janë gjetur të vdekur, tre të shtunën dhe tetë të tjerë sot. Dymbëdhjetë persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i agjencisë, Abdul Muhari, për Reuters.

    Sezoni i lagësht në vendin e Azisë Juglindore filloi në shtator dhe do të zgjasë deri në prill, tha agjencia meteorologjike, duke sjellë një rrezik më të lartë përmbytjesh dhe reshjesh ekstreme.

    Ndërkohë, një tjetër rrëshqitje toke në janar e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Pekalongan të Java Qëndrore vrau të paktën 25 persona.

  • Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

    Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

    Në Xhenova moti i keq po shkakton trazira dhe dëme. Tre alpinistë të rinj rezultojnë të zhdukur në Piani di Praglia.

    Sipas mediave italiane, zjarrfikësit ndodhet në vendngjarje me ekipet e kërkimit në një zonë të largët, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tre të rinjve.
    Në orët e para të pasdites, një tornado shkaktoi rënien e disa kontejnerëve pranë portit në Xhenova, por pa persona të lënduar.
    Liguria është rajoni i vetëm me një alarm të verdhë të lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile sot, dhe alarm portokalli portokalli nesër, që nënkupton se përkeqësohet edhe më tepër moti.
    Ekziston një probabilitet i lartë për stuhi të forta, të cilat mund të bëhen të vazhdueshme në të gjitha zonat nga mesdita, raportojnë mediat vendase.
    Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin që nga mbrëmë kanë shkaktuar  përmbytje në qytetin e Xhenovës, duke përfshirë nënkalimin Brin, nënkalimin Via Milano dhe nënkalimin Via Perlasca. Ato kanë shkaktuar gjithashtu mbyllje të herëpashershme të rrugës Aurelia në drejtimin perëndimor të Arenzanos për shkak të një rrëshqitjeje dheu pranë tunelit Pizzo.
     
    Top Channel

  • Moti i keq ne veri-perendim te Italise, ende pa gjurmë për tre alpinistët e zhdukur

    Moti i keq ne veri-perendim te Italise, ende pa gjurmë për tre alpinistët e zhdukur

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:43
    Në Xhenovë, moti i keq ka shkaktuar trazira dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa tre alpinistë të rinj janë shpallur të zhdukur në zonën e Piani di Praglia. Sipas raportimeve nga mediat italiane, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë aktivë në vendngjarje, por deri tani nuk ka sinjale nga tre personat e zhdukur.
    Në orët e para të pasdites, një tornado goditi portin e Xhenovës, duke rrëzuar disa konteinerë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Rajoni i Ligurias është vendi i vetëm që ka alarm të verdhë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, ndërsa për nesër është parashikuar alarm portokalli, që tregon përshkallëzim të motit të keq.

    Mediat vendase njoftojnë për probabilitet të lartë stuhish të forta që pritet të vazhdojnë në të gjitha zonat që nga mesdita.

    Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur që natën e kaluar, kanë sjellë përmbytje në disa pika të qytetit. Një prej tyre është nënkalimi i Brin, po ashtu nënkalimi i Via Milano dhe ai i Via Perlasca janë prekur nga uji. Për më tepër, rruga Aurelia, në drejtimin perëndimor drejt Arenzanos, ka pësuar mbyllje të përkohshme për shkak të një rrëshqitjeje toke pranë tunelit Pizzo.

  • Moti i keq përfshinë Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

    Moti i keq përfshinë Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

    Në Xhenova moti i keq po shkakton trazira dhe dëme. Tre alpinistë të rinj rezultojnë të zhdukur në Piani di Praglia.

    Sipas mediave italiane, zjarrfikësit ndodhet në vendngjarje me ekipet e kërkimit në një zonë të largët, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tre të rinjve.
    Në orët e para të pasdites, një tornado shkaktoi rënien e disa kontejnerëve pranë portit në Xhenova, por pa persona të lënduar.
    Liguria është rajoni i vetëm me një alarm të verdhë të lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile sot, dhe alarm portokalli portokalli nesër, që nënkupton se përkeqësohet edhe më tepër moti.
    Ekziston një probabilitet i lartë për stuhi të forta, të cilat mund të bëhen të vazhdueshme në të gjitha zonat nga mesdita, raportojnë mediat vendase.
    Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin që nga mbrëmë kanë shkaktuar  përmbytje në qytetin e Xhenovës, duke përfshirë nënkalimin Brin, nënkalimin Via Milano dhe nënkalimin Via Perlasca. Ato kanë shkaktuar gjithashtu mbyllje të herëpashershme të rrugës Aurelia në drejtimin perëndimor të Arenzanos për shkak të një rrëshqitjeje dheu pranë tunelit Pizzo.
     
    Top Channel

  • Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni ‘Fung Wong’

    Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni ‘Fung Wong’

    Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Fung Wong” shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në të gjithë Filipinet, duke detyruar evakuimin e më shumë se dy milionë banorëve, raportuan mediat lokale.

    Sipas “Inquirer”, mbi 2.4 milionë njerëz janë prekur në 15 rajone, përfshirë Luzonin qendror, rajonin autonom Bangsamoro në Mindanaon Muslimane (BARMM) dhe Visayas Perëndimore. Autoritetet lokale thanë se më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur po strehohen në rreth 11.800 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura.

    Vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin administrativ Cordillera, Luginën Cagayan, Bicol dhe Visayasin Perëndimor. Dy persona mbeten të zhdukur dhe 28 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët.

    Përmbytjet janë përhapur në 267 zona me tetë rajone ende nën ujë. Rajoni Bicol regjistroi numrin më të lartë të zonave të përmbytura me 161, i ndjekur nga Calabarzon me 39 dhe Luzoni qendror me 36.

    Stuhia dëmtoi rrugë dhe ura ndërsa ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ujë vazhdojnë në dhjetëra qytete dhe qyteza. Tajfuni “Fung Wong”, i njohur në vend si tajfuni “Uwan” doli nga zona e përgjegjësisë e Filipineve herët të martën, por mund të rikthehet më vonë këtë javë, sipas Byrosë shtetërore të motit.

    Javën e kaluar, tajfuni “Kalmaegi” shkaktoi vdekjen e të paktën 224 personave ndërsa la të zhdukur 109 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në vend.

  • I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

    I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

    Një 66-vjeçar nga fshati Leshnicë i Përmetit, prej katër ditësh figuron i zhdukur ndërsa familjarët apelojnë për mbështetje nga strukturat shtetërore në operacionin e kërkimit.
    Sipas tyre, Agron Çumani u largua nga shtëpia mëngjesin e datës 4 nëntor dhe nuk është kthyer më, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja të lehta humbjeje kujtese.“Kërkuam vërdallë dhe nuk e gjetëm.
    Në orën 8 të mbrëmjes kam shkuar në polici, bëra denoncimin dhe ata lëvizën së bashku me të afërmit. Kam kërkuar tërë natën, por nuk gjetën gjë.
    Kërkojmë nga organet kompetente të na gjendet zgjidhja, të gjendet burri im, se vajti katër ditë dhe ujë në zjarr nuk është vënë. Prandaj dua ndihmë,” thotë bashkëshortja e tij, Flutura Çumani.
    Shqetësim për banorët është fakti që në këtë zonë, vitet e fundit, figurojnë të zhdukur edhe dy persona të tjerë.
    Nga ana e saj, Policia e Përmetit po bën çështë e mundur, duke kërkuar intensivisht për gjetjen e 66-vjeçarit Çumani.

  • U gjet i djegur në makinë, policia greke heton zhdukjen e shqiptarit

    U gjet i djegur në makinë, policia greke heton zhdukjen e shqiptarit

    Policia greke po heton mbi rastet e zhdukjeve të ndodhura ditët e fundit në Athinë, për të hedhur dritë mbi identitetin e personit të gjetur dje të lidhur e të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në Skourta të Viotias pranë Athinës.
    Edhe pse numri i personave të zhdukur 5 ditët e fundit në Athinë është 14, policia po përqendrohet te një shqiptar, punëtor ndërtimi e pa precedentë penalë.
    Ai rezulton i zhdukur rreth katër ditë më parë. Ai jetonte në Evia dhe ditën e zhdukjes së tij po shkonte në Vilia. Fillimisht ai u nis nga Evia me një të njohur, bëri një ndalesë në një zonë të ishullit ku la mikun e tij dhe më pas vazhdoi rrugën vetëm në makinën e tij.
    Në fakt, automjeti i tij është gjetur i braktisur nga policia. Një anëtar i familjes do t’u japë autoriteteve ADN për të përcaktuar nëse burri i zhdukur është ai i gjetur i karbonizuar në Skourta, Viotia. Siç kanë thënë anëtarët e familjes së tij, ai nuk kishte mosmarrëveshje me askënd dhe ata nuk mund ta kuptojnë se çfarë i ka ndodhur dhe papritmas ai nuk tregon shenja jete.
    Mjeti ku u zbulua kufoma dje, rezulton i vjedhur në maj 2025 në Glifadha të Athinës dhe mbante targa të falsifikuara që i takojnë një mjeti të së njëjtës marke dhe ngjyre në Katerini. Kufoma u gjet me pranga nën krahë, të cilat ndoshta u përdorën për ta lidhur, por që i ranë nga duart për shkak të karbonizimit.
    Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur dy ditë më parë, ndërsa mjeti i djegur u zbulua dje paradite nga një gjahtar.

  • U gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke heton zhdukjen e punëtorit shqiptar

    U gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke heton zhdukjen e punëtorit shqiptar