Tag: zhdukur

  • Tronditëse/ Rezultoi e zhdukur prej disa ditësh, gjendet brenda valixhes 22-vjeçarja shqiptare

    Tronditëse/ Rezultoi e zhdukur prej disa ditësh, gjendet brenda valixhes 22-vjeçarja shqiptare

    Gjendet trupi i pajetë i 22-vjecares shqiptare brenda valixhes, e zhdukur prej disa ditësh. Iliara Sula studentja shqiptare, është gjetur në një zonë pyjore në Poli, Itali.
    Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një shkëmb dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane. 22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Hetimet mori kthesë mbrëmjen e së martës kur hetuesit mbërritën në banesën e filipinasit në via Homs, në lagjen afrikane, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim në mëngjes.
    Raportohet se viktima ka shkëmbyer shumë mesazhe me shtetasin filipins mbrëmjen së u zhdukur. Ky fundit u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet të arrestohet. Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as make up, ndërsa se celulari i saj ishte i ndezur deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të tyre.
    Është e paqartë nëse ishte vërtet Ilaria që ka shkëmbyer mesazhet.

  • Ishte zhdukur prej disa ditësh, trupi i 22-vjeçares shqiptare gjendet i copëtuar në një valixhe (Emri)

    Ishte zhdukur prej disa ditësh, trupi i 22-vjeçares shqiptare gjendet i copëtuar në një valixhe (Emri)

    Është gjetur e vdekur brenda në një valixhe në një zonë pyjore në komunën Poli në provincën e Romës, studentja me origjinë shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeç.
    Ajo ishte zhdukur prej disa ditësh, prej datës 25 mars kur prindërit e saj që jetojnë në Terni, denoncuan faktin pranë autoriteteve policore.
    Këtë mëngjes, policia e Romës ka informuar se kanë arrestuar të dashurin e saj, me origjinë filipinase, si autor i këtij krimi.
    Pas disa orë marrje në pyetje, prokurorët italianë kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë vendndodhjen e trupit.
    Ilaria Sula studionte në degën e statistikës në universitetin ‘La Sapienza të Romës’ dhe ishte në vitin e tretë
    Në mbrëmjen e 25 marsit, rreth orës 21.30, ajo kishte dalë nga shtëpia e nuk u kthye më.

  • Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

    Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.

    Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.

    “Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.

    Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.

    Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.

    Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.

    Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.

    Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

    “Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.

    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

  • Gjenden të vdekur 3 nga ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani

    Gjenden të vdekur 3 nga ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani

    Foto ilustruese

    LITUANI- Operacioni për kërkim-shpëtim në Lituani për gjetjen e ushtarëve të zhdukur amerikanë. Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.
    Autoritetet e Lituanisë kanë pranuar informacione të martën e javës së kaluar se ushtarët janë zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me pajisje të rënda dhe ekskavatorë për të hequr llumin prej makinës së mbushur me ujë, dhe më pas kanë arritur ta nxjerrin ata nga gropa.
    “Tre ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur sot në Lituani”, ka thënë Zyra e ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, përmes një komunikate.
    Në të është thënë se “operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për ushtarin e katërt”, ndërsa identitetet nuk u janë bërë publike derisa të njoftohen familjarët dhe të merret konfirmimi i tyre.
    “Zemrat tona janë të rënduara nga dhimbja. Por, kërkimet tona nuk përfundojnë derisa secili të kthehet në shtëpi”, ka thënë gjenerali komandues amerikan, Christopher Norrie.
    Qindra punëtorë lokalë dhe të huaj, dhe pjesëtarë të kërkim-shpëtimit, përfshirë inxhinierë dhe zhytës janë të përfshirë në kërkimet për të gjetur edhe pjesëtarin e katërt që ka qenë në makinën e blinduar, M88 Hercules. Lituania, vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, është nikoqire e mbi 1.000 trupave amerikane që janë të stacionuara në baza rotative./REL

  • Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

    Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së. Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.
    Një zyrtar i OKB-së foli për një masakër të vërtetë, duke thënë se skena në vendngjarje ishte ajo e një “shkatërrimi total”. Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj hapën zjarr ndaj disa automjeteve të cilat po “përparonin në mënyrë të dyshimtë” pa fenerë apo sinjale emergjence, dhe insiston se në mesin e viktimave janë një operativ i Hamasit dhe “tetë terroristë të tjerë”. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se tetë trupat e mjekëve të PRCS u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje dhe pas një mohimi të qasjes në zonën e Rafahut ku ata ishin parë për herë të fundit”.
    “Kjo masakër e ekipit tonë është një tragjedi jo vetëm për ne të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, por edhe për punën humanitare dhe njerëzimin,” tha PCRS, e cila e cilësoi shënjestrimin e mjekëve si “një krim lufte” të dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

    Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

    Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur.

    Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë.
    Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë.
    “Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike lituaneze më 31 mars.
    Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars.
    Qindra ushtarë lituanezë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra automjete, u përfshinë në nxjerrjen e tij.
    Lituania, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, është nikoqire e më shumë se 1.000 trupave amerikane.
    Ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën tha në një deklaratë më herët se katër ushtarët ishin “duke kryer stërvitje të planifikuara taktike” kur u zhdukën më 25 mars.
    Në orët e para të operacionit të shpëtimit kishte disa deklarata kontradiktore, përfshirë komentet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se ushtarët kanë humbur jetën.
    Më vonë, një zëdhënëse e NATO-s e tërhoqi atë deklaratë. /REL

    Top Channel

  • Më shumë se 1,000 viktima nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, qindra të zhdukur në Tajlandë

    Më shumë se 1,000 viktima nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, qindra të zhdukur në Tajlandë

    Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Mianmarin është rritur ndjeshëm, duke arritur në 1,002 të vdekur dhe 2,376 të plagosur, sipas njoftimit më të fundit të qeverisë së juntës ushtarake.

    Shumica e viktimave ndodhen në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe më afër epiqendrës së tërmetit. Në këtë zonë, ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit, madje edhe me duar, duke kërkuar mes rrënojave.

    Naypyidaw, kryeqyteti i Mianmarit, është gjithashtu ndër zonat më të goditura, me 94 viktima të konfirmuara deri më tani.

    Ndërkohë, në Bangkok të Tajlandës, ku një ndërtesë e papërfunduar u shemb si pasojë e tërmetit, operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën.

    Ekipet e shpëtimit në Bangkok kanë arritur të zbulojnë të paktën 15 të mbijetuar nën rrënoja. Ata besohet të jenë bllokuar në një thellësi prej 5 deri në 10 metrash. Për të përshpejtuar shpëtimin, ekipet po planifikojnë përdorimin e makinerive të rënda për të pastruar sa më shpejt mbetjet e ndërtesës së shembur.

  • Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në më shumë se 1,000 , ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Junta qeverisëse tha në një deklaratë të shtunën se 1,002 njerëz ishin konfirmuar të vdekur dhe 2,376 të plagosur, me shumicën e të vdekurve në Mandalay. Deklarata sugjeroi se numrat ende mund të rriten, duke thënë se “shifrat e detajuara janë ende duke u mbledhur”.

    Në Myanmar, shefi i juntës Min Aung Hlaing bëri një thirrje jashtëzakonisht të rrallë për ndihmë ndërkombëtare , duke treguar ashpërsinë e fatkeqësisë. Regjimet e mëparshme ushtarake kanë shmangur ndihmën e huaj edhe pas fatkeqësive të mëdha natyrore.

    Tërmeti i cekët me magnitudë 7.7 goditi veriperëndim të qytetit të Sagaing në Mianmar qendror në orët e para të pasdites të së premtes , pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë. Tërmeti shkatërroi ndërtesa , rrëzoi ura dhe shtrëngoi rrugët nëpër zonat e Mianmarit, me dëme të rënda të raportuara në qytetin e dytë më të madh, Mandalay.

    Myanmar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajonet më të prekura pas tërmetit , dhe në një spital të madh në kryeqytet, Naypyidaw, mjekët u detyruan të trajtonin të plagosurit në ajër të hapur.

    Në Tajlandën fqinje , e cila gjithashtu ndjeu lëkundje, autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se deri më tani gjashtë persona ishin gjetur të vdekur, 26 të plagosur dhe 47 janë ende të zhdukur , shumica nga një kantier ndërtimi pranë tregut popullor Chatuchak të kryeqytetit, ku një ndërtesë shumëkatëshe u shemb. Deklaratat e mëparshme kishin thënë se 10 ishin konfirmuar të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur.

    Autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se do të vendosin më shumë se 100 inxhinierë për të inspektuar ndërtesat për siguri, pasi kanë marrë mbi 2,000 raporte për dëme.

    Ky ishte tërmeti më i madh që goditi Mianmarin në më shumë se një shekull, sipas gjeologëve amerikanë , dhe lëkundjet ishin mjaft të fuqishme për të dëmtuar rëndë ndërtesat në të gjithë Bangkokun, qindra kilometra larg nga epiqendra.

    Kombet e Bashkuara ndanë 5 milion dollarë për të filluar përpjekjet e ndihmës. Presidenti Donald Trump tha të premten se SHBA do të ndihmonte me përgjigjen, por disa ekspertë ishin të shqetësuar për këtë përpjekje duke pasur parasysh shkurtimet e thella të administratës së tij në ndihmën e huaj.

    Një ekip prej 37 anëtarësh nga provinca kineze e Yunnan arriti në qytetin e Yangon herët të shtunën me detektorë tërmetesh, dronë dhe pajisje të tjera , njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Presidenti kinez Xi Jinping kishte folur me Min Aung Hlaing, tha ambasada kineze, ndërsa media shtetërore raportoi se ai kishte “shprehur dhimbje të thellë” për shkatërrimin.

    Ministria e Emergjencave të Rusisë ka dërguar dy avionë me 120 shpëtimtarë dhe furnizime në rajon , sipas një raporti nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

    India, Franca dhe Bashkimi Evropian ofruan ndihmë, ndërsa OBSH tha se po mobilizohej për të përgatitur furnizime për lëndimet e traumës. India tha se kishte dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe një ekip mjekësor, si dhe dispozita, ndërsa ministria e jashtme e Malajzisë tha se vendi do të dërgonte 50 persona të dielën për të ndihmuar në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës në zonat më të goditura.