Tag: zhdukur

  • Përdorën ADN-në, shkenca rikthen ujkun prehistorik/ Ishte zhdukur 12.500 vjet më parë

    Përdorën ADN-në, shkenca rikthen ujkun prehistorik/ Ishte zhdukur 12.500 vjet më parë

    Një lloj ujku i zhdukur rreth 12.500 vjet më parë, është rikthyer tani sërish në jetë, e kjo përpjekjeve të kompanisë Colossal Biosciences me qendër në Dallas, të Shteteve të Bashkuara.

    Colossal arriti të sjellë me sukses tre këlyshë ujku nga kjo kafshë e zhdukur, çka po përshkruhet si “një moment vërtet historik shkencor.
    Rikrijimi i kafshës së rrallë, që njihet ndryshe si “ujku i tmerrshëm” e që ka gjetur vend në libra e filma të shumtë, u arrit falë përdorimit të inxhinierisë gjenetike dhe AND-së së përftuar nga fosilet mijëra-vjeçare.
    Shkencëtarët e Colossal dekoduan genomin e ujkut frikësues teksa rishkruan edhe kodin gjenetik të zakonshëm të ujkut gri për ta përshtatur atë sa më mirë, ndërsa si surrogate, përdorën qentë shtëpiake.
    Nga kjo sipërmarrje shkencore erdhën në jetë Romulus e Remus dhe motra e tyre Khaleesi. Kjo përbën tentativën e parë për rikthimin e kafshëve që janë zhdukur prej shumë kohësh.
    Colossal Biosciences e themeluar në vitin 2021 dhe me mbi 120 shkencëtare të punësuar, tashmë po punon për të risjellë në jetë edhe kafshë të tjera të zhdukura si mamuthi dhe tigri i Tasmanisë.

    Top Channel

  • I zhdukur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut/ Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin

    I zhdukur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut/ Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin

    Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut. Në operacion është angazhuar policia, Emergjencat Civile, ushtria ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit.
    Kërkimet sipas Prefektit të Kukësit Dritaj Baji po bëhen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru. Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
    Në fillim u raportua se i riu kishte dalë për të gjuajtur në mal dhe rreth mesnatës ai ka telefonuar për ndihmë familjarët. Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun. Kërkimet gjatë ditës së djeshme nuk ishin të suksesshme pasi nuk gjetën asnjë shenjë të tij dhe familjarët nuk kanë asnjë kontakt me riun.

  • I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    Pamje nga kërkimet

    HAS- Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur, Ajet Lleshi! Kërkimet kanë riniszur në orët e para të mëngjesit, teksa në operacion janë angazhuar Policia, Emergjencat Civile, Ushtria,ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit. Prefekti i Kukësit, Dritan Baji, lajmëron se kërkimet po zhvillohen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut, ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru.
    Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
    Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin.
    Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.
    Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin ende vazhdojnë./ZËRI

  • ‘Bota që njihnim është zhdukur’/ Starmer paralajmëron për pasojat e luftës tregtare

    ‘Bota që njihnim është zhdukur’/ Starmer paralajmëron për pasojat e luftës tregtare

    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se bota “siç e dinim” është zhdukur dhe se “supozimet e vjetra nuk mund të merren më si të mirëqena”.

    “Bota e re qeveriset më pak nga rregulla fikse dhe më shumë nga marrëveshje dhe aleanca. Ajo kërkon më të mirën e virtyteve britanike – kokë të ftohtë, pragmatizëm dhe një kuptim të qartë të interesit tonë kombëtar”, shkroi Starmer në një shkrim për Telegrafin.

    Duke komentuar tarifat e vendosura ndaj Britanisë së Madhe nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, Starmer deklaroi se prioritet është “ruajtja e qetësisë dhe lufta për ofertën më të mirë”.

    “Pasojat e një lufte tregtare mund të jenë të thella. Ne tashmë kemi një marrëdhënie të ekuilibruar tregtare me aleatët tanë amerikanë dhe vazhdojmë të punojmë për një marrëveshje të re mbi prosperitetin ekonomik”, tha ai.

    Ai gjithashtu vuri në dukje se të gjitha opsionet mbeten në tryezë.

    “Unë do të bëj një marrëveshje vetëm nëse është e drejtë për biznesin britanik dhe sigurinë e njerëzve që punojnë. Dhe do të vazhdoj të mbroj tregtinë e lirë dhe të hapur, sepse t’i kthejmë shpinën asaj tani do të ishte një gabim i rëndë”, tha kryeministri britanik.

    Ai tha se ishte i përgatitur të përdorte “politikën industriale” për të “ndihmuar biznesin britanik të përballojë stuhinë”.

  • Bilanc tragjik nga tërmeti në Mianmar, mbi 3300 viktima dhe qindra të zhdukur

    Bilanc tragjik nga tërmeti në Mianmar, mbi 3300 viktima dhe qindra të zhdukur

    Tërmeti i 28 marsit që goditi Mianmarin rrafshoi ndërtesat dhe shkatërroi infrastrukturën në të gjithë vendin.

    Numri i viktimave vijon të rritet. Të paktën 3,354 persona kanë humbur jetën dhe 4,508 janë plagosur,sipas raportimeve të fundit.

    220 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Më shumë se një javë pas katastrofës, shumë njerëz në vend janë ende pa strehë, ose të detyruar të flenë jashtë sepse shtëpitë e tyre u shkatërruan.

    Një vlerësim i Kombeve të Bashkuara sugjeron se më shumë se tre milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 i shkallës Rihter, duke komplikuar sfidat e mëparshme të shkaktuara nga katër vjet luftë civile.

    Zyrtari i lartë i ndihmës i OKB-së të shtunën u takua me personat e prekur nga tërmeti në qytetin qendror të Mianmarit, Mandalay, i vendosur afër epiqendrës.

    “Shkatërrimi është tronditës,” shkroi Tom Fletcher në një postim në X.

    “Bota duhet të mblidhet prapa popullit të Mianmarit”.

    Kina, Rusia dhe India ishin ndër vendet e para që ofruan mbështetje, duke dërguar ekipe shpëtimi në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve./vizionplus.tv

  • Tragjike/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe! Arrestohet i dashuri i saj filipinas

    Tragjike/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe! Arrestohet i dashuri i saj filipinas

    Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje, raportojnë mediat italiane. Si i dyshuar eshte vene ne pranga i dashuri i saj. Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një shkëmb dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.

    Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane. 22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Hetimet mori kthesë mbrëmjen e së martës kur hetuesit mbërritën në banesën e filipinasit në via Homs, në lagjen afrikane, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim në mëngjes. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Raportohet se viktima ka shkëmbyer shumë mesazhe me shtetasin filipins mbrëmjen së u zhdukur. Ky fundit u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet të arrestohet. Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ilaria Sula

    Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as make up, ndërsa se celulari i saj ishte i ndezur deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të tyre. Është e paqartë nëse ishte vërtet Ilaria që ka shkëmbyer mesazhet. 22-vjeçara shqiptare ishte denoncuar e zhdukur në Romë të Italisë. Sipas të afërmve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndan me disa shokë të dhomës.

    Familjarët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, si dhe kanë bërë denoncim në polici. Sipas raportimeve të mediave italiane, vajza, e cila është regjistruar në Fakultetin e Statistikave në Universitetin La Sapienza, ishte ndarë me të dashurin para se të largohej.

    Herët e fundit që ka folur me shoqet e shtëpisë ka qenë në whatsapp, kur kanë kuptuar se nuk është kthyer në banesë. Që prej atëherë, nuk mund të lidhen me të në telefon pasi rezulton i fikur. Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes me të dashurin. “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

  • Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.
    Në media ka dal dhe fotoja e autorit të dyshuar të ngjarjes, ish i dashuri i saj Mark Samson.
    I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë.
    Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
    Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Sipas autoriteteve italiane, vajza mund të jetë vrarë me thikë.
    Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.
    Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

  • Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares (Foto)

    Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares (Foto)

    Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë Ilaria Sula. E reja shqiptare u raportua si e zhdukur prej 25 marsit në Romë, ndërsa sipas mediave vendase është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.
    Samson ka pranuar vrasjen. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Nga ana tjetër, Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shoqet e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

  • E TRISHTË – Ishte zhdukur nga 25 marsi, gjendet e pajetë në një valixhe studentja 22- vjeçare në Itali…

    E TRISHTË – Ishte zhdukur nga 25 marsi, gjendet e pajetë në një valixhe studentja 22- vjeçare në Itali…

    Është gjetur e vdekur Ilaria Sula, studentja shqiptare 22- vjeçare e zhdukur me 25 mars në Romë. Trupi i të resë është pikasur në një zonë pyjore, pranë një shkëmbi në Comune di Poli, brenda një valixheje të madhe.
    ANSA bën me dije se po hetohet për vrasje. Hetimet e policisë së shtetit italian të skuadrës së lëvizshme të Romës dhe të komisariatit San Lorenzo, po përqendrohen në një histori të mbyllur kohët e fundit me një djalë me origjinë filipinase.
    Sipas Il Messaggero, ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës. 22- vjeçarja ishte studente ne universitetin La Sapienza të Romës.

  • Një javë e zhdukur në Itali, gjendet e vrarë me thikë shqiptarja. Arrestohet i dashuri

    Një javë e zhdukur në Itali, gjendet e vrarë me thikë shqiptarja. Arrestohet i dashuri

    22-vjeçarja shqiptare I. Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe, raporton Corriere della Sera. Disa persona kanë gjetur trupin e së resë brenda një valixheje të hedhur në një humnerë.
    Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë. Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është arrestuar nga autoritetet. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

    Ish-i dashuri u arrestua dhe po merret në pyetje nga prokurorët. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën.I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
    Ekspertiza shkencore në banesën e ish-të dashurit
    Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia shkoi në apartamentin e të riut filipinez në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku kreu një kontroll. Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.
    Ilaria ishte studente në ‘La Sapienza’
    Ilaria ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës dhe ndante një apartament në distriktin universitar të San Lorenzos me katër studente. Shoqet e dhomës kanë deklaruar se ajo ishte larguar rreth orës 21:30 më 25 mars dhe se nuk kishin vënë re asnjë të dyshimtë në sjelljen e saj. Megjithatë, ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatsapp me ta. Sipas raportimeve, dyshohet se këto mesazhe i ka kthyer autori pasi ka kryer vrasjen. Më pas, duke filluar nga e shtuna e datës 29 mars, ajo nuk i përgjigjej askujt, kështu që shokët e saj të dhomës e njoftuan familjen e saj dhe shkuan të denonconin në polici.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme. Por që atëherë, ne nuk e kemi parë apo dëgjuar nga ajo.”