Tag: zhdukur

  • Vijojnë sulmet e ushtrisë amerikane ndaj Huthëve, 35 viktima dhe 30 të zhdukur

    Vijojnë sulmet e ushtrisë amerikane ndaj Huthëve, 35 viktima dhe 30 të zhdukur

    Rebelët Houthi të Jemenit thanë se sulmet në Saada që ata ia kanë fajësuar Shteteve të Bashkuara, kanë vrarë të paktën 35 persona.

    “Tridhjetë e pesë trupa u nxorën nga rrënojat e një qendre paraburgimi për migrantët afrikanë, dhe ekipet e mbrojtjes civile dhe Gjysmëhënës së Kuqe po vazhdojnë përpjekjet e tyre në vendet e krimit amerikan”, raportoi rrjeti televiziv Houthi al-Massirah, duke shtuar se ka 30 të zhdukur.
    Rrjeti gjithashtu citoi një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Houthi-t që fliste për “dhjetëra të vdekur dhe të plagosur”, ndërsa vuri në dukje se 115 migrantë afrikanë po mbaheshin në qendrën e paraburgimit.
    Që nga janari dhe rikthimi i Donald Trump në presidencë, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionet e tyre ushtarake kundër Houthi-ve në Jemen, duke synuar t’i japin fund sulmeve të tyre ndaj Izraelit dhe transportit ndërkombëtar në Detin e Kuq.
    Bastisja më vdekjeprurëse amerikane deri më tani ishte ajo që ndodhi më herët në prill kundër një terminali të eksportit të naftës në Detin e Kuq, e cila kushtoi jetën e të paktën 74 personave.
    Forcat e armatosura amerikane njoftuan dje, se kanë goditur mbi 800 objektiva në Jemen që nga 15 marsi.

    Top Channel

  • 26- vjetori i masakrës së Mejës/ Liderët e vendit kërkojnë drejtësi për vrasjen e 377 civilëve shqiptarë

    26- vjetori i masakrës së Mejës/ Liderët e vendit kërkojnë drejtësi për vrasjen e 377 civilëve shqiptarë

    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Mejës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme si një nga plagët më të thella të historisë së vendit. Ajo theksoi se çdo person i vrarë dhe i zhdukur dhunshëm gjatë luftës përbën një betim të përhershëm për drejtësi.
    “Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë. Plagët që la kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet”, ka thënë Osmani, duke shtuar se mbetet e gjallë shpresa për një të ardhme me më shumë drejtësi.
    Në nderim të viktimave të Mejës, Skivjanit dhe Prejlepit, homazhe ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai kujtoi se më 27 prill 1999, në Mejë, forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha, duke vrarë 377 shqiptarë të të dy besimeve, shumë prej të cilëve ende mbeten të zhdukur.
    “Ne nuk rreshtim së kërkuari, as së kujtuari. Na mungojnë në çdo festë, në çdo gëzim. Plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi,” shkroi Haradinaj, duke nënvizuar se Kosova jeton e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe ndihmës së botës së lirë, shkruan Insajderi.
    Në shënimin e kësaj dite, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi se Masakra e Mejës mbetet një plagë e pashëruar për Kosovën dhe popullin e saj. Ai kujtoi dhimbjen e asaj dite të rëndë dhe nënvizoi se drejtësia për viktimat dhe zbardhja e fatit të 1617 personave të zhdukur është ende një detyrë kombëtare.
    “Sot, gjithandej Kosovës japim nderimet tona për civilët e vrarë dhe dëshmorët e rënë. Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmimi i vet jetës – sikurse i 376 civilëve të Mejës,” ka shkruar Abdixhiku.
    Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, zyrtarët e lartë të shtetit bënë thirrje për drejtësi të plotë dhe mos-harrim të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Lideri i opozitës gjate një takimi me banorët e kombinatit, deklaroi duke ju referuar inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, se “Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro”.

    Berisha: Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës.Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.

    Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra.

    Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston.

    Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.

    Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro.

    Mos është vetëm kjo?

    Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur.

    I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto.

    Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar.

    Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.

    Pra, çfarë ndodh, në vend që ët vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, mor të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër.

    Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente.

    Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro.

    Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.

    Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi.

    Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër.

    Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit.

    Po jo o miq, shiheni vetë.

    Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja.

    Të mos paraqitet projekt para jush.

    Janë katër vite që do vijnë.

    Si e si të shpëtojë për dështimet e tij.

    Si e si të mbulojë mashtrimet e tij.

    Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

  • Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

    Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

    Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë.

    Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës.

    Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino.

    Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive edhe sot, me 6 400 persona në luginën e Aostas që ka mbetur pa energji elektrike.

    “Ne po punojmë shumë, por ndërhyrjet tona kushtëzohen nga vështirësitë për të hyrë në zonat e prekura”, tha Giorgio Pession, presidenti dhe CEO i ”Deval”, kompania që shpërndan energjinë elektrike në Luginën e Aostas.

  • Tragjedi në det: Një viktimë dhe pesë të zhdukur pas përmbysjes së një varke

    Tragjedi në det: Një viktimë dhe pesë të zhdukur pas përmbysjes së një varke

    Një person ka humbur jetën, pesë të tjerë janë ende të zhdukur dhe katër janë shpëtuar pasi një varkë u përmbys rreth 29 milje larg brigjeve të Saint Lucie Inlet, Florida, gjatë fundjavës.

    Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, incidenti ndodhi të dielën, më 13 prill, pak para orës 10:00 të mëngjesit me orën lokale. Një kalimtar i rastit njoftoi autoritetet për një varkë të përmbysur, çka çoi në nisjen e një operacioni kërkim-shpëtimi.

    Katër persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa një trup i pajetë u gjet në vendngjarje. Pesë persona të tjerë mbeten të zhdukur, dhe kërkimet për ta vazhdojnë.

    Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo rrethanat që çuan në përmbysjen e varkës. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e incidentit.

  • “Qëndrova në motele” Gruaja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar tregon se iku nga shtëpia se nuk duronte dot bashkëshorten

    “Qëndrova në motele” Gruaja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar tregon se iku nga shtëpia se nuk duronte dot bashkëshorten

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.

    Ai kishte udhëtuar më 6 prill në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar dhe, pasi nuk u kthye më, bashkëshortja e tij e lajmëroi Policinë më 9 prill, duke deklaruar se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai kishte ikur pa lënë gjurmë. Ajo përshkroi pamjen e tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet në trupin e tij. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Pavarësisht denoncimit, këngëtari u paraqit vetë në Stacionin Policor të Prizrenit, duke sqaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe se nuk dëshironte më të jetonte me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se kishte me të.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ai shpjegoi se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren dhe kishte shmangur kontaktet me të, sipas raportimeve të Gazetës Sinjali. 

  • U denoncua i zhdukur, këngëtari shqiptar zbulon se iku nga shtëpia pasi nuk duronte dot bashkëshorten

    U denoncua i zhdukur, këngëtari shqiptar zbulon se iku nga shtëpia pasi nuk duronte dot bashkëshorten

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk u kthye në banesë për disa ditë.
    Vllaznim Krasniqi më 6 prill kishte shkuar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar.
    Pasi nuk është kthyer më në shtëpi, gruaja e ka denoncuar të zhdukur më 9 prill, duke deklaruar në Polici se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.
    Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.
    Por, vetëm pak orë pas raportimit, këngëtari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.
    Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

  • U denoncuan të zhdukur, gjenden në Durrës dy 13-vjeçarë nga Tirana

    U denoncuan të zhdukur, gjenden në Durrës dy 13-vjeçarë nga Tirana

    Dy të mitur që janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës, janë gjetur në Durrës.

    Policia njofton se kërkimet për ta nisën pasi nëna e njërit prej 13-vjeçareve u paraqit në Komisariatin nr.4.

    “Mesditën e djeshme, ka njoftuar shtetasja B. K., 44 vjeçe, se ishin larguar pa komunikuar me familjarët, djali i saj 13 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar. Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të miturit janë gjetur në Durrës”, njofton policia.

    Dy djemtë i janë dorëzuar familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po ashtu kanë deklaruar se janë larguar, me dëshirën e tyre nga banesa.

  • I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

    I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

    Një i moshuar nga fshati Stërblevë, i Librazhdit ka denoncuar të zhdukur djalin e tij në policinë lokale.

    Bëhet me dije nga forcat e rendit se 29-vjeçari rezulton i zhdukur prej mëse tre javësh, por mbetet e paqartë arsyeja pse denoncimi nga i ati është bërë vetëm ditën e djeshme.

    “Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore

  • Sulmi izraelit në Gaza, 29 të vdekur dhe mbi 80 palestinezë të zhdukur

    Sulmi izraelit në Gaza, 29 të vdekur dhe mbi 80 palestinezë të zhdukur

    29 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë të zhdukur pas sulmit ajror izraelit në qytetin e Gazës, në lagjen Setjaya që ndodhet në pjesën veriore të qytetit.

    Al Jazeera raporton se dhjetëra njerëz të zhdukur besohet se janë varrosur në rrënojat e shtëpive, pasi më shumë se 10 ndërtesa u shembën pas sulmit izraelit. Numri i të vdekurve tani është rritur në 29 dhe pritet të rritet më tej, ndërsa më shumë se 55 persona janë shtruar në spital.
    “Ne mund të shihnim një re të madhe të errët tymi. Të paktën 10 shtëpi u shkatërruan nga sulmet e shumta ajrore. Shumë nga të vdekurit janë gra dhe fëmijë që ishin strehuar brenda tyre. Rreth 55 palestinezë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitalin e afërt al-Ahli,” tha një gazetar.
    Më tej ai shton “Nuk mund të shihnim asgjë, dëgjonim vetëm britmat dhe panikun e njerëzve, pamë kudo të vdekur dhe njerëz të lënduar. Ekuipazhet e emergjencës janë ende duke transportuar të vdekurit dhe të plagosurit. Kjo është me të vërtetë një masakër e tmerrshme.”

    Top Channel