Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila ishte e ftuar në A2 CNN ku bëri një përmbledhje të garës elektorale të së dielë, ku mazhoranca është ndjeshëm në avantazh, tashmë që një pjesë e mirë e kutive të votimit është numëruar.
Mila vlerësoi strategjinë e PS që në nisje të garës, ku vendosi të ndërthurë të rinjtë me armatën e vjetër në listat e kandidatëve, teksa për kundërshtarët e opozitës u shpreh se nuk u panë asnjëherë në terren.
“Populli ka folur. Demokracia është kjo. Për të kapur ritmin dhe trendin, PS dhe kryesia bën një shah mat që në fillim të garës. Tani të diskutojmë se sa potencial do jenë këta të rinj në parlamentin e ardhshëm. Unë jam optimiste. Senatorët do të jenë aty për eksperiencën.
Jam optimiste se do të jetë një faqe e re për PS dhe Shqipërinë. Fushata jonë nuk ishte shumë partiake. Ne na ofruan të lëkundur, nga PD. Kanë ardhur persona në zyrë dhe më pyesnin ku është Alizoti. Ishin zhdukur nga territori. Nuk i kam hasur askund”, tha Mila.
Tag: zhdukur
-

“Kundërshtarët ishin zhdukur nga territori”, kandidatja e PS: Shah-mat që në fillim të garës…
-

Sara Mila: PS bëri shah-mat, kundërshtarët ishin zhdukur nga territori
Kandidatja e PS-së për qarkun e Elbasanit, Sara Mila bëri një përmbledhje të garës elektorale të së dielë, ku mazhoranca është ndjeshëm në avantazh, tashmë që një pjesë e mirë e kutive të votimit është numëruar.
Mila vlerësoi strategjinë e PS që në nisje të garës, ku vendosi të ndërthurë të rinjtë me armatën e vjetër në listat e kandidatëve, teksa për kundërshtarët e opozitës u shpreh se nuk u panë asnjëherë në terren.”Populli ka folur. Demokracia është kjo. Për të kapur ritmin dhe trendin, PS dhe kryesia bën një shah mat që në fillim të garës. Tani të diskutojmë se sa potencial do jenë këta të rinj në parlamentin e ardhshëm. Unë jam optimiste. Senatorët do të jenë aty për eksperiencën.
Jam optimiste se do të jetë një faqe e re për PS dhe Shqipërinë. Fushata jonë nuk ishte shumë partiake. Ne na ofruan të lëkundur, nga PD. Kanë ardhur persona në zyrë dhe më pyesnin ku është Alizoti. Ishin zhdukur nga territori. Nuk i kam hasur askund’‘, tha Mila në A2 CNN. -

Meksikë/ Lufta mes ‘kartelave të drogës’, të paktën 39 fëmijë kanë humbur jetën sot
Të paktën 39 të mitur janë vrarë dhe 97 të tjerë rezultojnë të zhdukur në perëndim të Meksikës që nga shtatori i kaluar, si pasojë e luftës së përgjakshme mes dy fraksioneve rivale të kartelit Sinaloa, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në vend.
Kjo u bë e ditur nga Avokati i Popullit i Meksikës, i cili e denoncoi situatën e rëndë në një deklaratë për mediat ndërkombëtare.
Karteli Sinaloa, i themeluar nga famëkeqi Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, dhe Ismael ‘El Mayo’ Zambada, i arrestuar në Teksas vitin e kaluar, është përçarë pas akuzave të ndërsjella për tradhti. Mbështetësit e ‘El Mayo’-s pretendojnë se djemtë e ‘El Chapo’-s, të njohur si “Los Chapitos”, e kanë dorëzuar qëllimisht atë tek autoritetet amerikane.
Konflikti shpërtheu në shtator në qytetin Culiacán, kryeqyteti i shtetit Sinaloa, dhe që atëherë ka shkaktuar të paktën 1,200 viktima, ndërsa 1,400 persona të tjerë figurojnë të zhdukur. Por ajo që ka tronditur më së shumti është numri i lartë i fëmijëve të prekur nga dhuna.
“Tridhjetë e nëntë fëmijë kanë humbur jetën në këtë konflikt të armatosur”, deklaroi Oscar Llosa, president i Komisionit Shtetëror për të Drejtat e Njeriut. Ai shtoi se 97 fëmijë të tjerë janë zhdukur gjatë përleshjeve, sipas të dhënave të prokurorisë lokale.
Vetëm javën e kaluar, dy vajza të moshës 7 dhe 12 vjeç u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri mes Gardës Kombëtare dhe një grupi të armatosur në komunitetin Badiraguato, vendlindja e “El Chapo”-s. Në të njëjtin incident, një djalë 12-vjeçar u plagos rëndë, së bashku me prindërit dhe familjarë të tjerë.
“Këto janë plagë të thella, që nuk shërohen lehtë,” u shpreh Llosa me tone emocionale. “Buzëqeshjet e fëmijëve janë zbehur. Do t’i kujtojmë gjithmonë përmes statistikave, por dhembja nuk mund të përmblidhet me numra.”
Lufta mes fraksioneve të kartelit po ka gjithashtu pasoja të rënda për ekonominë lokale, duke paralizuar jetën e përditshme në Culiacán dhe në fshatrat përreth. Shumë shkolla janë mbyllur, qytetarët jetojnë në frikë të vazhdueshme dhe ndihma humanitare është e kufizuar për shkak të pranisë së bandave të armatosura. Syri.net-iefimerida
-

Gruaja e zhdukur gjendet pas 63 vitesh
Audrey Buckberg
SHBA- Një grua nga Wisconsin, e cila kishte qenë e zhdukur për më shumë se 60 vjet, është gjetur “shëndoshë e mirë”. Ajo është Audrey Buckberg, tani 82 vjeç, e cila u zhduk nga Qarku Sioux, Wisconsin në korrik të vitit 1962 në moshën 20 vjeç. Sipas BBC, gruaja u gjet në një shtet tjetër, por emri i saj “i ri” nuk është bërë me dije nga Policia.
“Hetimet e mëtejshme zbuluan se zhdukja e znj. Buckberick ishte zgjedhja e saj dhe nuk ishte rezultat i aktivitetit kriminal apo qëllimit keqdashës,”-bëri me dije zyra e sherifit. Departamenti i Drejtësisë i Uiskonsinit raportoi se Audrey Backeberg u largua nga familja e saj më 7 korrik 1962 dhe personi i fundit që e pa raportoi se e reja kishte duke hipur në një autobus.
Projekti Charley, i cili regjistron personat e zhdukur, deklaroi në një postim të përditësuar se Audrey Backeberg u martua me bashkëshortin e saj, Ronald Backeberg, kur ishte “rreth 15 vjeç” dhe se “martesa e tyre ishte e trazuar”, ndërsa ajo kishte raportuar vazhdimisht abuzimin e bashkëshortit të saj. Rreth kohës së zhdukjes së saj, Audrey kishte ngritur një padi penale kundër Ronald Backberg, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste. Audrey Backeberg kishte dy fëmijë me të shoqin në kohën kur u zhduk.
Si e gjetën gruan e zhdukur?
Audrey Backeberg u gjet më në fund 60 vjet më vonë në moshën 82-vjeçare vetëm falë llogarisë së motrës së saj në Ancestry.com – një platformë ku shumë njerëz paraqesin ADN-në për të gjetur të afërm të largët dhe për të krijuar një lloj peme gjenealogjike.
“Mendoj se ajo sapo u largua, filloi jetën e saj nga e para… Ajo dukej e lumtur. Po ashtu, kur fola me të ishte e sigurt për vendimin e saj, nuk pendohet,”-tha detektivi Isaac Hanson./ZËRI -

“Një ishull tashmë është zhdukur”, La Repubblica: Erozioni ka goditur rëndë bregdetin shqiptar, çimentimi po…
Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull goditjes që fenomeni i erozionit i ka dhënë bregdetit shqiptar.
Në artikullin e mëposhtëm se pasojat tronditëse të këtij fenomeni janë shkatërrimi i një pylli të mbrojtur me pisha, zhdukja e vilave të pajisura si kioska plazhi dhe zhdukja e ishullit që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I.
Më tej thuhet se nga Velipoja në Golem çimentimi po përshpejton erozionin dhe bregdeti shqiptar po vuan keq.
ARTIKULLI I PLOTË:
Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk. “Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” .
Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.
NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit
Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.
Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë
Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.
“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.
Bunkerët e fundosur të regjimit
“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.
Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. /La Repubblica
-

OKB: Mbi 72 mijë migrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit
Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, shumica në vende të prekura nga kriza, tha të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Viti i kaluar shënoi numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të migrantëve të vdekur, me të paktën 8.938 persona që humbën jetën përgjatë rrugëve të migrimit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
“Këto shifra janë një kujtesë tragjike se njerëzit rrezikojnë jetën kur pasiguria, mungesa e mundësive dhe presione të tjera i lënë pa zgjedhje të sigurta apo të qëndrueshme në vendin e tyre”, tha drejtoresha e IOM-it, Amy Pope.
Raporti i agjencisë së OKB-së zbuloi se gati tri të katërtat e të gjitha vdekjeve dhe zhdukjeve të migrantëve të regjistruara globalisht që nga viti 2014 ndodhën ndërsa njerëzit po iknin nga pasiguria, konfliktet, katastrofat dhe krizat e tjera humanitare.
Një në katër ishin “nga vende të prekura nga kriza humanitare, me mijëra vdekje të afganëve, rohingjave dhe sirianëve të dokumentuara përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën”, thuhej në Raportin për Migrantët e Zhdukur të IOM-it.
Raporti thekson se më shumë se 52.000 persona humbën jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga një prej 40 vendeve në botë ku OKB-ja ka një plan reagimi ndaj krizave ose plan humanitar të veprimit.
Pope bëri thirrje për investime ndërkombëtare “për të krijuar stabilitet dhe mundësi brenda komuniteteve, në mënyrë që migrimi të jetë një zgjedhje, jo një domosdoshmëri”.
“Dhe kur qëndrimi [në vendlindje] nuk është më i mundur, duhet të punojmë së bashku për të mundësuar rrugë të sigurta, ligjore dhe të rregullta që mbrojnë jetët”, tha ajo.
Mesdheu Qendror mbetet rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, me gati 25.000 persona të humbur në det gjatë dekadës së fundit, tha IOM.
Më shumë se 12.000 prej tyre janë humbur në det pasi janë nisur nga Libia e shkatërruar nga lufta, ndërsa të panumërt të tjerë janë zhdukur gjatë tranzitit nëpër shkretëtirën e Saharasë, sipas raportit.
Më shumë se 5.000 persona kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Afganistani i shkatërruar nga kriza gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.
Dhe më shumë se 3.100 anëtarë të pakicës së përndjekur Rohingja nga Mianmari kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, shumë prej tyre në mbytje anijesh apo gjatë kalimit në Bangladesh.
“Shumë shpesh, migrantët harrohen”, paralajmëroi Julia Black, koordinatore e Projektit për Migrantët e Zhdukur të IOM-it dhe autore e raportit.
“Dhe për shkak të mungesës së të dhënave – sidomos në zonat e luftës dhe në rajonet e goditura nga katastrofat – numri real i viktimave ka shumë gjasa të jetë shumë më i lartë se sa kemi regjistruar”, tha ajo./ REL -

OKB: Mbi 72.000 migrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit
Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, shumica në vende të prekura nga kriza, tha të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Viti i kaluar shënoi numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të migrantëve të vdekur, me të paktën 8.938 persona që humbën jetën përgjatë rrugëve të migrimit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
“Këto shifra janë një kujtesë tragjike se njerëzit rrezikojnë jetën kur pasiguria, mungesa e mundësive dhe presione të tjera i lënë pa zgjedhje të sigurta apo të qëndrueshme në vendin e tyre”, tha drejtoresha e IOM-it, Amy Pope.Raporti i agjencisë së OKB-së zbuloi se gati tri të katërtat e të gjitha vdekjeve dhe zhdukjeve të migrantëve të regjistruara globalisht që nga viti 2014 ndodhën ndërsa njerëzit po iknin nga pasiguria, konfliktet, katastrofat dhe krizat e tjera humanitare.
Një në katër ishin “nga vende të prekura nga kriza humanitare, me mijëra vdekje të afganëve, rohingjave dhe sirianëve të dokumentuara përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën”, thuhej në Raportin për Migrantët e Zhdukur të IOM-it.Raporti thekson se më shumë se 52.000 persona humbën jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga një prej 40 vendeve në botë ku OKB-ja ka një plan reagimi ndaj krizave ose plan humanitar të veprimit.
Pope bëri thirrje për investime ndërkombëtare “për të krijuar stabilitet dhe mundësi brenda komuniteteve, në mënyrë që migrimi të jetë një zgjedhje, jo një domosdoshmëri”.
“Dhe kur qëndrimi [në vendlindje] nuk është më i mundur, duhet të punojmë së bashku për të mundësuar rrugë të sigurta, ligjore dhe të rregullta që mbrojnë jetët”, tha ajo.
Mesdheu Qendror mbetet rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, me gati 25.000 persona të humbur në det gjatë dekadës së fundit, tha IOM.
Më shumë se 12.000 prej tyre janë humbur në det pasi janë nisur nga Libia e shkatërruar nga lufta, ndërsa të panumërt të tjerë janë zhdukur gjatë tranzitit nëpër shkretëtirën e Saharasë, sipas raportit.
Më shumë se 5.000 persona kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Afganistani i shkatërruar nga kriza gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.
Dhe më shumë se 3.100 anëtarë të pakicës së përndjekur Rohingja nga Mianmari kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, shumë prej tyre në mbytje anijesh apo gjatë kalimit në Bangladesh.
“Shumë shpesh, migrantët harrohen”, paralajmëroi Julia Black, koordinatore e Projektit për Migrantët e Zhdukur të IOM-it dhe autore e raportit.
“Dhe për shkak të mungesës së të dhënave – sidomos në zonat e luftës dhe në rajonet e goditura nga katastrofat – numri real i viktimave ka shumë gjasa të jetë shumë më i lartë se sa kemi regjistruar”, tha ajo./REL -

OKB ngre alarmin, publikon raportin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit.
OKB thekson se numri më i madh i vdekjeve vjen nga vendet e prekura nga krizat ekonomike.
“Që nga viti 2014, më shumë se gjysma e këtyre 72,000 njerëzve kanë vdekur ose janë zhdukur ndërsa janë në lëvizje në vendet që përjetojnë trazira të dhunshme ose fatkeqësi, përfshirë Libinë, Iranin dhe Mianmarin”, thanë Kombet e Bashkuara në raportin e publikuar sot.Top Channel
-

Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës
Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë.
Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt Italisë. Sipas marrëveshjes së firmosur nga dy qeveritë dy prej emigrantëve janë riatdhesuar e 14 prej tyre presin riatdhesim thonë burime nga zyra e emigracionit.
Brenda kampit në Gjadër kanë mbetur 25 emigrantë të cilët presin procedurat për riatdhesim, ndërkaq burime thonë se janë shtuar kapacitetet për akomodim pasi një javët ne vijim pritet të vijnë 60 emigrantë të tjerë.
Top Channel
-

OKB ngre alarmin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit.
OKB thekson se numri më i madh i vdekjeve vjen nga vendet e prekura nga krizat ekonomike.
“Që nga viti 2014, më shumë se gjysma e këtyre 72,000 njerëzve kanë vdekur ose janë zhdukur ndërsa janë në lëvizje në vendet që përjetojnë trazira të dhunshme ose fatkeqësi, përfshirë Libinë, Iranin dhe Mianmarin”, thanë Kombet e Bashkuara në raportin e publikuar sot.