Tag: zhdukur

  • Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 41 persona ende të zhdukur

    Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 41 persona ende të zhdukur

    Bota E Hënë, 7 Korrik 2025 09:12
    Të paktën 78 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin të premten.
    Qarku Kerr është më i godituri, ku humbën jetën 68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, pas përmbytjes së një kampi veror vajzash i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

    Kampi i njohur “Camp Mystic” u përmbyt gjatë natës, ndërsa shumica e vajzave ishin në gjumë. Dhjetë vajza dhe një këshilltare nga kampi rezultojnë ende të humbura.
    Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi reshje të tjera priten në 24-48 orët në vijim, çka mund të vështirësojë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat tashmë po përballen me baltë, rrënoja dhe edhe gjarpërinj helmues në zonat e përmbytura.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi të dielën se do të bëhet gjithçka për të gjetur çdo person të zhdukur. “Ishte tronditëse të shihje çfarë kanë kaluar ato fëmijë të vegjël,” u shpreh ai, pas vizitës në zonën e katastrofës.
    Ndër viktimat është edhe drejtori i kampit, Richard “Dick” Eastland. Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se sende personale nga kampi janë gjetur deri në 12 kilometra larg, përgjatë lumit.
    Dëmet materiale janë të mëdha edhe në infrastrukturë – rruga që lidh qytetin Kerrville me kampin është e shkatërruar, ndërsa shumë shtëpi janë rrënuar dhe linjat e energjisë elektrike janë dëmtuar rëndë.
    Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendje katastrofe natyrore për qarkun Kerr, duke aktivizuar ndihmën federale. “Është një tragjedi e tmerrshme ajo që ndodhi,” tha ai të dielën nga Nju Xhersi.
    Ndërkohë, banorët lokalë dhe vullnetarët po mobilizohen për të ndihmuar të prekurit, duke shpërndarë ushqim, veshje, dhe duke ofruar strehim.
    Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota. Në Romë, Papa Leo XIV u lut për viktimat dhe familjet e tyre, duke veçuar në fjalimin e së dielës vajzat e humbura në kampin e përmbytur. “Lutemi për to,” tha Ati i Shenjtë.

  • Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

    Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane. Midis viktimave janë 21 fëmijë.
    Fatkeqësia ndodhi në festën kombëtare të SHBA-së, 4 korrik, dhe edhe sot ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të zhdukur nën rrënoja dhe baltë. Fuqia e ujit madje rrëmbeu shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadeloupe u rrit me tetë metra në më pak se një orë. Në fakt, qytetarët ankohen se mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës.
    Familje të tëra raportohen të zhdukura. Në të njëjtën kohë, 11 vajza përfshirë një udhëheqëse grupi nga kampi i vajzave Camp Mystic, pranë lumit Guadalupe, janë ende të zhdukura, tha sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.

    Më parë, Donald Trump shpalli një zonë të madhe fatkeqësie për Qarkun Kerr.
    Shpallja e një zone të fatkeqësisë së madhe është për të siguruar që ekipet e ndihmës të kenë burimet që u nevojiten, shpjegoi presidenti i SHBA-së.
    “Këto familje po përjetojnë një tragjedi të pabesueshme, me shumë të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
    Ndërkohë, një paralajmërim i ri për përmbytje u lëshua për pjesë të qarqeve Johnson dhe Tarrant në Teksasin veri-qendror, më shumë se 241 km nga Qarku Kerr.

  • Video/ Pamje shkatërruese në Texas, dhjetëra fëmijë të zhdukur nga përmbytjet, vijojnë kërkimet

    Video/ Pamje shkatërruese në Texas, dhjetëra fëmijë të zhdukur nga përmbytjet, vijojnë kërkimet

    Përmbytjet në Texas kanë ngritur alarmin. Me rreth 60 viktima dhe 27 vajza ende të zhdukura, pas goditjes së vendit nga reshjet të dendura e stuhi.
    Deri më tani siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 850 njerëz në rreth 36 orë. Ndërsa vazhdojnë pa ndaluar kërkim për të gjetur persona të tjerë që janë ende të zhdukur.

    Nga pamjet e ndara në rrjete sociale, por edhe nga mediat ndërkombëtare, zona e Texas shihet e gjitha e shkatërruar, dhe e “mbuluar” nga uji.
     

     
    “27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe”, deklaruan zyrtarët.

  • U denoncua si i zhdukur, çobani nga Delvina ishte larguar me dëshirë, donte të punonte në një stan tjetër

    U denoncua si i zhdukur, çobani nga Delvina ishte larguar me dëshirë, donte të punonte në një stan tjetër

    Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur A.Ç., 48 vjeçari nga Delvina, i cili ishte denoncuar si i zhdukur nga kolegu i tij.
    Lajmi për zhdukjen e tij u bë publik nga Policia e Vlorës, e cila njoftoi se pas kallëzimit kishte nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
    Fatmirësisht, A.Ç. është gjetur shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem. Ai ishte larguar me dëshirë, pa lajmëruar kolegun apo familjarët, për të filluar një punë të re në një stan tjetër në një zonë të largët.
    Largimi dhe mungesa e tij pa asnjë komunikim shkaktoi shqetësim tek kolegu, i cili informoi menjëherë Policinë e Delvinës, duke sinjalizuar për një largim të pazakontë dhe pa njoftuar.
    Ngjarja përfundoi me një epilog pozitiv, ndërsa autoritetet apeluan për kujdes dhe komunikim të vazhdueshëm në raste të tilla, për të shmangur panikun dhe përfshirjen e pajustifikuar të strukturave të emergjencës.

  • U denoncua i zhdukur, çobani nga Delvina gjendet në një stan tjetër

    U denoncua i zhdukur, çobani nga Delvina gjendet në një stan tjetër

    U gjet çobani i zhdukur nga Delvina – Agron Çallari ishte larguar me dëshirë për të punuar në një stan tjetër
     
    Pas dy ditësh në kërkim dhe shqetësim, është gjetur Agron Çallari, 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili ishte denoncuar si i zhdukur nga kolegu i tij më 3 korrik. Lajmi për zhdukjen e tij u bë publik nga Policia e Vlorës, e cila njoftoi se pas kallëzimit kishte nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
     

     
    Fatmirësisht, Agron Çallari është gjetur shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem. Burime zyrtare konfirmojnë se ai ishte larguar me dëshirë, pa lajmëruar kolegun apo familjarët, për të filluar një punë të re në një stan tjetër në një zonë të largët.
     
    Largimi dhe mungesa e tij pa asnjë komunikim shkaktoi shqetësim tek kolegu, i cili informoi menjëherë Policinë e Delvinës, duke sinjalizuar për një largim të pazakontë dhe pa njoftuar.
     
    Ngjarja përfundoi me një epilog pozitiv, ndërsa autoritetet apeluan për kujdes dhe komunikim të vazhdueshëm në raste të tilla, për të shmangur panikun dhe përfshirjen e pajustifikuar të strukturave të emergjencës.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rëndohet bilanci i viktimave në Teksas! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, vijon kërkimi për dhjetëra të zhdukur

    Rëndohet bilanci i viktimave në Teksas! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, vijon kërkimi për dhjetëra të zhdukur

    Përmbytje katastrofike kanë goditur Teksasin qendror, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet të lartë për dhjetëra të zhdukur.

    Zona më e goditur është Qarku Kerr, ku janë raportuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë nga një kamp rinor i krishterë përgjatë lumit Guadalupe vazhdojnë të mungojnë. Shumica e tyre ishin pjesëmarrëse në Camp Mystic, një kamp veror vetëm për vajza. “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë”, deklaroi sherifi i qarkut, Larry Leitha.
    Viktima janë raportuar edhe në qarqet Travis dhe Tom Green, ndërsa paralajmërimet për përmbytje të menjëhershme mbeten aktive gjatë fundjavës.
    Sipas autoriteteve, rreth 850 persona janë shpëtuar deri më tani, ndërkohë që operacionet fokusohen kryesisht përgjatë lumit Guadalupe, ku besohet se shumë prej viktimave janë rrëmbyer nga uji.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për të intensifikuar përpjekjet e kërkimit dhe ndihmës emergjente. “Ne do të ndalemi vetëm kur puna të përfundojë,” tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën.
    Ndërkohë, Presidenti Donald Trump bëri të ditur se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet lokale për menaxhimin e situatës.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të zhdukur

    Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të zhdukur

    PAMJE NGA NGJARJA

    SHBA-Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas është rritur në 51, mes tyre 15 fëmijë. BBC raporton se zona më e prekur është Qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp rinor i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.
    Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje të konsiderueshme. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës.
    Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona. Gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se kishte nënshkruar një dekret të zgjeruar emergjence për të intensifikuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit./ZËRI

  • Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur

    Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur

    Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën Teksasin Qendror, duke lënë të paktën 51 të vdekur, përfshirë 15 fëmijë.

    Zona më e prekur është qarku Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur pranë lumit Guadalupe.

    “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjendet personi i fundit,” u shpreh sherifi i Kerr County, Larry Leitha.

    Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës.

    Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

    Gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se kishte nënshkruar një dekret të zgjeruar emergjence për të intensifikuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

  • Përmbytje shkatërruese në Teksas, raportohet për 24 të vdekur dhe disa të zhdukur në kampin veror për vajza

    Përmbytje shkatërruese në Teksas, raportohet për 24 të vdekur dhe disa të zhdukur në kampin veror për vajza

    Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë zhdukur në kampin veror për vajza pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën shtetin amerikan të Teksasit të premten.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti tragjedinë, e cila ndodhi në Ditën e Pavarësisë, tronditëse dhe të tmerrshme.
    Një operacion kërkim-shpëtimi u zhvillua gjatë natës, megjithëse zyrtarët e Teksasit nuk mundën të konfirmonin numrin e personave të zhdukur.
    Nivelet e ujit u rritën me shpejtësi përpara se lumi të dilte nga shtrati.
    “Brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 26 metra dhe kjo ishte një përmbytje shkatërruese, duke përmbytur prona dhe për fat të keq duke marrë jetë”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.
    Patrick pranoi ofertat e publikut për helikopterë dhe dronë personalë, duke thënë se ata nuk kanë nevojë për pajisje shtesë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
    Ai shtoi se agjencitë e shpëtimit kishin 14 helikopterë, 12 dronë, nëntë ekipe shpëtimi dhe notarë në ujë, një total prej 400-500 personash.
    Rojet e Departamentit të Parqeve të Teksasit kanë mbërritur në Kampin Mystic, ku autoritetet thonë se më shumë se 20 vajza janë zhdukur që kur ujërat përmbytën zonën.
    Ndërprerjet e telekomunikacionit në zonë e kanë bërë të vështirë kontaktin me shumë njerëz në rajon, përfshirë ata në kampin veror.

  • Përmbytje vdekjeprurëse në Teksas: Fëmijë të zhdukur dhe gjashtë viktima të konfirmuara nga stuhitë

    Përmbytje vdekjeprurëse në Teksas: Fëmijë të zhdukur dhe gjashtë viktima të konfirmuara nga stuhitë

    Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën rëndë Teksasin jug-qendror të premten, duke shkaktuar përmbytje katastrofike përgjatë lumit Guadalupe dhe duke lënë pas një bilanc tragjik jetësh të humbura e të zhdukurish.

    Autoritetet lokale konfirmuan se disa persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, përfshirë një numër të panjohur fëmijësh të bllokuar në kampingje të përfshira nga uji.

    “Të gjithë po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’i nxjerrë këta fëmijë jashtë,” deklaroi në një konferencë për shtyp gjykatësi i Qarkut Kerr, Rob Kelly, ndërsa mediat lokale raportuan se të paktën gjashtë persona kanë vdekur. Zyra e Sherifit të Qarkut Kerr foli për “përmbytje katastrofike” dhe konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vijim.

    Përmbytjet, që ndodhën në mënyrë të befasishme dhe brenda një periudhe më pak se dy orësh, kanë goditur më rëndë lagje të shpërndara banimi, parqe për automjete rekreative dhe kampingje.

    “Kjo ndodhi shumë shpejt, gjatë një periudhe shumë të shkurtër që nuk mund të parashikohej, madje as me radar,” u shpreh Dalton Rice, menaxheri i qytetit për Kerville, duke theksuar mungesën e paralajmërimit për evakuim.

    Shërbimi Kombëtar i Motit shpalli një emergjencë për përmbytje të menjëhershme në Qarkun Kerr, pas reshjeve ekstreme që arritën deri në 30 centimetra shi.

    Ndërkohë, zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, deklaroi se po punohet ngushtë me ekipet e emergjencës dhe paralajmëroi për rrezik të vazhdueshëm për përmbytje të reja në orët dhe ditët në vijim, veçanërisht në zonat nga San Antonio në Waco.

    Roja Bregdetare e SHBA-së dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) janë aktivizuar për të ndihmuar në përballimin e kësaj katastrofe natyrore, ndërsa autoritetet lokale kërkojnë ndihmë dhe bashkëpunim për të shpëtuar sa më shumë jetë.