Tag: zhdukjen

  • Zhduken dy të mitur në 24 orë, Policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

    Zhduken dy të mitur në 24 orë, Policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

    Dy denoncime për zhdukjen e të miturve janë regjistruar nga policia në Durrës dhe në Kavajë, gjatë 24 orëve të fundit.
    Mësohet se në qytetin bregdetar është denoncuar largimi nga banesa i vajzës adoleshente, prej babait të saj.
    “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
    Ndërkohë në Kavajë, gjyshja ka denoncuar zhdukjen e nipit të saj 11-vjeçar.
    “Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasja V. M., 70 vjeçe, banuese në Kavajë, se është larguar nga banesa e saj, nipi, shtetasi J. Sh., 11 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

  • Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

    Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.
    Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
    Në shkresën që ka mbërritur në Ministrinë e drejtësisë nga homologët britanikë, thuhet:
    “Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion.”
    Ndërkaq, sot gjykata duhet të marrë vendim nëse do t’u pajisë mbrojtësve komunikimet e plota të SKY ECC. SPAK, i përfaqësuar nga dy prokurorët, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, thonë se për këtë çështje, komunikimet janë të plota për sa i shërbejnë kësaj dosje.
    Mirëpo, avokatët kundërshtojnë pikërisht përzgjedhjen nga ana e SPAK e tyre atyre që ata konsiderojnë prova, në një kohë kur komunikimet që mungojnë mund t’i shërbejnë mbrojtjes efektive të klientëve të tyre.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 Janarit 2020 në Kamzë. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite.

  • Elbasan/ 15-vjeçari i humbur prej 3 javësh, e ëma denoncon zhdukjen në polici

    Elbasan/ 15-vjeçari i humbur prej 3 javësh, e ëma denoncon zhdukjen në polici

    Një 15-vjeçar në Elbasan është zhdukur që prej 3 javësh.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se e ëma e adoleshentit denoncoi ditën e djeshme në polici zhdukjen e të birit.
    Policia njofton se i mituri është larguar nga banesa më datë 16.04.2025 dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më në banesë.
    “Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohen prova të reja për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

    Zbulohen prova të reja për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

    SPAK ka paraqitur prova të reja në seancën e sotme ndaj Festim Bexhdilit, i cili po rigjykohet në Apelin e Posaçëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    Provat e reja ishin transkiptet e bisedave në SKY ECC të Dritan Rexhepajn me Altin Hajrin e Gentian Funiqin, që SPAK i mori përmes letërporosive nga partnerët gjatë muajit prill, shkruan A2 CNN.
    Avokati i Bexhdilit kërkoi kohë për t’u njohur me provat e reja dhe seanca u shty për më 13 maj.

  • “Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës”, Lala tregon provat e reja në gjyqin kundër  Rexhepit

    “Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës”, Lala tregon provat e reja në gjyqin kundër Rexhepit

    Dritan Rexhepi, i ekstraduar nga Turqia para disa javësh nga Tuqia, ka dëshmuar në procesin gjyqësor për zhdukjen e Jan Prengës, para 5 vitesh.
    Rexhepi ka mohuar çdo lidhje në porositjen e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve dhe për herë të parë, prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY EÇ për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës dhe kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.
    “Dritan Rexhepi përballet për herë të parë me drejtësinë shqiptare për zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij. Ai e mohoi se kishte lidhje me Gentian Doçin Funiqin.
    Në rastin e Funiqit edhe pse policia ka sjellë informacion se është arrestuar në Spanjë nuk ka përpjekje për ta ekstraduar.
    Për babanë e 3 fëmijëve, Jan Prenga, ende nuk ka asnjë të dhënë, Po ashtu po hetohet në një dosje tjetër edhe Altin Hajri pronari i “Golden Resort” ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës.
    Është një krim monstruoz, është marrë peng një person që nuk ka lidhje me asnjë lidhje me aktivitetin kriminale të vëllait të tij, për një sasi të madhe droge në Britani që ishte e Funiqit dhe Dritan Rexhepit.
    Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY ECC, ku është Funiqi, Rexhepi dhe Hajri ku flasin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.
    Në këtë ngjarje ka patur vëmendje për Dritan Rexhepin”-tha Lala.

  • “4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    “4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka zbardhur dëshminë e dhënë ditën e sotme në gjykatë Festim Bexhdili, i cili është pyetur për zhdukjen misterioze të Jan Prengës.
    Bexhdili ka qenë kopshtar te kompleksi “Golden Resort”, dhe ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur ditën e zhdukjen së Jan Prengës.
    Ai tha se katër persona të armatosuru i kanë kërkuar ujë, ndërsa i kanë thënë se dikush kishte vdekur.

    Ndërsa shtoi se edhe pse personat ishin pa maska nuk ka mundur të fiksojë asnjë fytyrë, pasi ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë një person të vdekur, por dhe armë para syve.
    Ai tha se pasi kishin lëvizur trupin nga makina në makinë, aty kishte mbërritur Altin hajri, duke ju kërkuar personave të armatosur që të largohehsin menjëherë.
    Kujtojmë q aktualisht për zhdukjen e Jan prengës po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doçit Funiqit.
    Dëshmia e plotë e Bexhdilit:
    Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Rangr në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
    Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.
    Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
    Nuk e di c’bëri Altini pastaj.
    Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. J’ua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë.

  • Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi! Ja si e kuptova se s’po përgjigjej ajo në mesazhe

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi! Ja si e kuptova se s’po përgjigjej ajo në mesazhe

    Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, studente në Itali, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 25 marsi është gjetur sot në një valixhe të hedhur në një luginë.
    Autori i dyshuar kryesor i vrasjes është i dashuri i saj filipinez Mark Samson. Ky i fundit dyshohet se vrasjen e ka kryer në banesën e tij në sy të prindërve. Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur Flamur Sula, babai i të ndjerës.
    Ai tregon se të shtunën kishin bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës, ndërsa të dielën kishte takuar në komisariat të dashurin e saj. Sipas babait të viktimës ai duket ai i kishte thënë se i vinte dhe dukej i shqetësuar për zhdukjen e saj.
    “Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën”, tregon ai në një intervistë në programin “Chi l’ha Visto?” që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre.

    “Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.
    Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.

  • Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi!

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi!

    Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ROMË- Babai i 22-vjeçares, Ilaria Sula, që u vra nga ish-i dashuri i saj, Flamur Sula tha se ata e kishin denoncuar të shtunën zhdukjen e saj. Më tej, ai rrrëfen se të dielën kishte takur në komisarit ish-partnerin e të bijës, Mark Somson, i cili i kishte thënë se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Babai i viktimës shprehet se ata filluan të shqetësoheshin, pasi vajza e tyre po iu shkruante mesazhe dhe nuk po i telefononte më.
    “Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën”, tregon ai në një intervistë në programin “Chi l’ha Visto?”
    “Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam jashtë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.
    Më tej, Flamur Sula vazhdon: Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq dhe se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

  • Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Romë/ Babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj, ja si e kuptova se në…

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Romë/ Babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj, ja si e kuptova se në…

     Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, studente në Itali, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 25 marsi është gjetur sot në një valixhe të hedhur në një luginë.

    Autori i dyshuar kryesor i vrasjes është i dashuri i saj filipinez Mark Samson. Ky i fundit dyshohet se vrasjen e ka kryer në banesën e tij në sy të prindërve. Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur Flamur Sula, babai i të ndjerës.

    Ai tregon se të shtunën kishin bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës, ndërsa të dielën kishte takuar në komisariat të dashurin e saj. Sipas babait të viktimës ai duket ai i kishte thënë se i vinte dhe dukej i shqetësuar për zhdukjen e saj. 

    “Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën” – tregon ai në një intervistë në programin “Chi l’ha Visto?” që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre.

    “Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

    Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.

  • I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca e sotme gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.

    Në seancën e sotme ndaj Aldo Majnishtës, Gentian Funiqit, Martin Beltës, Korado Gështenjës, Artan Doçajt dhe Geraldo Martinit, do të dëshmonte Festim Bexhdili, i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Bexhdili në Shkallë të Parë është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
    Bexhedili do të dëshmojë,  jep pëlqimin për t’u pyetur në lidhje me ketë çështje.
    Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit. Seanca e radhës do të  mbahet në 16 prill, ora 14:00.

    Top Channel