Një 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit.
I mituri rezulton i zhdukur që prej muajit qershor. Policia vijon hetimet për gjetjen e tij.
“Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tag: zhdukjen
-

Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh
-

“Më ka humbur mbesa”/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares
Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici zhdukjen e mbesës së saj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet T. M., denoncon zhdukje 21-vjeçares me inicialet M. F.
“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia. -

‘Më ka humbur mbesa’/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares
Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici zhdukjen e mbesës së saj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet T. M., denoncon zhdukje 21-vjeçares me inicialet M. F.
“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
-

I riu 22-vjeçar zhduket nga banesa/ Babai i alarmuar denoncon të birin në polici
Një baba ka ngritur alarmin për zhdukjen e të birit, i cili është larguar nga banesa.
63-vjeçari ka denoncuar në polici një ditë më parë zhdukjen e 22-vjeçarit me iniciale E. K..
“Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia. -

Trupi i gjetur në Marbella? Spanja nis krahasimin e ADN me familjarët! Kë takoi për herë të fundit Miklovan Dakaj
Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Dakajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë. Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike.
Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Dakaj kishte takuar ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar për llogari të SPAK për trafik kokaine, pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.
Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Dakajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.
Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi. -

Daniel Shima dhe enigma e 10 orëve të zhdukjes së tij/ Çfarë ndodhi, dhe cilat janë pistat?
Më parë se policia të publikonte njoftimin për humbjen e kontaktit të ish-zv. drejtorit të AKSHI, gazetarët kishin marrë njoftime të ndryshme për zhdukjen e tij. E para që dha alarmin ishte e dashura e Shimës, njëkohësisht edhe avokate e tij në çështjen që po hetohet nga SPAK.
Në telefonin e saj kishte mbërritur një mesazh “po më arrestojnë” dhe më pas çdo kontakt me Daniel Shimën ishte shuar si me magji, ndërsa mamaja e tij nga ana tjetër rendi drejt policisë për të marrë informacion për djalin.
Kur vetë Danieli u shfaq pas 10 orësh, burime brenda policisë, por jo ai vetë, përhapën lajmin se “zhdukja” kishte të bënte me një konflikt personal mes tij dhe të dashurës. A thua se bëhet fjalë për një adoleshent që befas ka zbuluar se dramat e dashurisë mund t’i shndërrojë në “giallo” për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Sido të jetë e vërteta, Daniel Shima nuk ka pasur nevojë për këtë vëmendje të madhe për zhdukjen e tij disa orëshe. Hyrje-daljet e tij në SPAK janë të regjistruara me saktësi, ndërsa ka mjaftuar vetëm hera e parë që hapi derën e Prokurorisë së Posaçme për të mos hyrë më në derën e AKSHI-t. Institucionit të përfolur për dhjetëra tendera dhe miliona të shpërdoruara për mbrojtjen kibernetike dhe ndërtimin e sistemeve elektronike që, në rastin më të mirë, nuk kanë funksionuar kurrë saktësisht.
Përtej kësaj, Daniel Shima është në dijeni të shumë transaksioneve të bëra nga AKSHI dhe shumë të dhënave sensitive për sigurinë kibernetike. Një njeri me kaq kapacitete dhe detyrë të rëndësishme, që ka pasur në dorë sigurinë e vendit, nuk mund të jetë viktimë e një drame xhelozie me të dashurën. Vetëm në rast se kjo e fundit është e përfshirë në ndonjë dramë më të rrezikshme se ajo e dashurisë në çift.
Ndaj jo më kot, këqyrja e telefonit të saj është ende një proces i pazbardhur, ndërsa bisedat e fundit me të dashurin janë të vetmet që policia ka arritur të lexojë. Ku ishte Daniel Shima 10 orët e alarmit për zhdukjen e tij? Ndoshta dikush kishte nevojë t’i bënte një paralajmërim të qartë dhe të fortë për të heshtur? Me kë udhëtoi ai një ditë më parë se të “humbte” në Borsh? Ka qenë udhëtimi i tij direkt apo është dashur të furnizohej me ushqim dhe karburant në Shijak?
Të gjitha këto pikëpyetje kanë nevojë për përgjigje dhe hetimi duhet të nxjerrë të vërtetat për një ish-zyrtar që ruhet nga Garda e Republikës dhe befas ndihet i kërcënuar nga dashuria dhe zhduket pa lënë gjurmë. Kush beson se drama personale me një vajzë ka zhdukur pa lënë gjurmë për 10 orë njeriun që ka pasur sekretet kibernetike të Shqipërisë në dorë, është thjesht një shikues i rregullt i telenovelave.
Përndryshe, në çdo vend të botës kjo ngjarje do ngrinte një alarm të madh për sigurinë jo vetëm të një ish-zyrtari, por edhe të vetë Shqipërisë. Ndoshta do bëheshin edhe filma, por do ishin filma me mafia dhe mafiozë. -

Inskenoi ‘zhdukjen’, kethet në shtëpi Danieli i AKSHI-t
Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.
Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.
Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.
Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.
Nërkohë që ka shumë enigma për “zhdukjen” e tij që ndoshta janë më shumë se e dashura….
Tiranë/Informacion
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.
-

Inskenoi ‘zhdukjen’ kethet në shtëpi Danieli i AKSHI-t
Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.
Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.
Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.
Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.
Nërkohë që ka shumë enigma për “zhdukjen” e tij që ndoshta janë më shumë se e dashura….
Tiranë/Informacion
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.
-

Zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI, reagon policia
Policia e Tiranës ka reaguar për zhdukjen e ish-zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.
Në reagimin e saj policia thekson se pas bërjes së dënoncimit nga ana e nënës së 34-vjeçarit,M.Sh, e cila ka tehksuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, ka nisur menjëherë puna për sqarimin e rrethanave.Lexo edhe :Related Posts
Njoftimi:Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.
Ngjarja
Më herët gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mësoi se Shima kontaktin e fundit e ka patur me një të afërm mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.
Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjeherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.
Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.
Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij. -

Projekti që kërkoi zhdukjen e shqiptarëve nga trojet shqiptare!!!
Eshte nentori 1944. Trupat sllavo – maqedone rrethuan nje grup ndertesash ne hyrje te qytetit te Tetoves.
Ne pak dite ketu u sollen disa mijera shqiptare. Asokohe ne to, prodhohej duhani, por ne fakt u kthyen ne vende ku o tor.turuan dhe vr.ane shqiptaret…
Por çfare ndodhi vertete ketu ne vjeshte dimrin e vitit 1944. Si u organizuan masakrat ndaj shqiptareve dhe kush qendronte pas tyre ?