Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklovan Dakajn, është Juxhin Drazhi, një personazh i njohur i botës së krimit dhe pjesë e grupit të Troplinëve sic njihet ndryshe grupi i Elvis Docit, ose Visit të Pojës.
Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar hetimeve të nisura nga Spanja për zhdukjen e Miklovan Dakajt, publikoi të dhëna nga dosja hetimore ku thuhet se në muajin shtator familjarët e Miklovanit morën një lajm se një trup i pajetë, që dyshohet se mund të ishte i tij ndodhej në morgun e një spitali në Spanjë.
Arsye për të cilën autoritetet spanjolle, morën edhe një kampion të ADN-së së vëllait të tij si dhe të vajzës 8-muajshe.
Kjo me qëllim për të krahasuar ADN-në e trupit të pajetë që ndodhej në morg me atë të të afërmve të personit të zhdukur.
Ndërkohë që paralelisht me policinë spanjolle, një hetim për zhdukjen e Miklovan Dakaj nisi edhe nga policia shqiptare, pas kallëzimit të bërë në Shkodër nga familjarët e tij.
Por ndërsa shpresat për gjetjen gjallë të Miklovan Dakaj sa vijnë dhe zbehen, policia spanjolle duket se po përparon në hetimet e saj.
Hetime që sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’ kanë mundur të shkojnë deri te personat e fundit me të cilët ai ka pasur kontakte para se të humbiste gjurmët.
Persona të cilët rezultojnë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dhe me një aktivitet të theksuar kriminal si në Shqipëri dhe jashtë saj.
Një nga këta persona me të cilët Miklovan Dakaj thuhet se ka pasur kontakte para se të zhdukej, është edhe Juxhin Drazhi.
Personazh ky i dyshuar si pjesë e grupit kriminal Troplini, drejtuar nga Elvis Doçi, ndryshe i njohur si Visi i Pojës.
Që trafikoi sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Po për t’u kthyer te personazhi i Drazhit, dhe lidhja e tij me zhdukjen e mundshme të Miklovan Dakaj, më 12 Maj 2025 në qytetin e Marbellos në Spanjë, ai thuhet se u arrestua nga oficerët e Gardës Civile në Malaga, në një shtëpi luksoze në qytetin e Almunecar në Granada.
Mediat spanjolle të cilat raportuan se policia ra në gjurmët e të shumëkërkuarit pasi konstatoi se në një shtëpi të izoluar në zonë po merreshin masa të shumta sigurie, çka ngriti dyshime të forta për ta.
Policia spanjolle që ndërkohë kishte një denoncim për zhdukjen e Miklovan Dakaj.
Dhe që ndër të tjera kishte dyshimet e saj mbi implikimin e Juxhin Drazhit në këtë ngjarje.
Arsye që me gjasë mund ta kenë çuar edhe në bazën ku ai strehohej.
Drazhi që thuhet se u arrestua bashkë me një person tjetër, por që është ende e paqartë nëse nëse në banesën ku ata fshiheshin, policia mundi të gjejë gjurmë të Miklovan Dakaj, të zhdukur.
Policia spanjolle që disponon një informacion të rëndësishëm që mund të përbëjë kthesë në hetime.
Faktin që Miklovan Dakaj u ngjit në makinë i pashqetësuar dhe se një prej personave të fundit që mund të ketë informacion për fatin e tij, mund të jetë Juxhin Drazhi.
34 vjeçari, i cili nuk dihet ende nëse ka dhënë dëshmi përpara autoriteteve spanjolle lidhur me këtë ngjarje.
Ai është ekstraduar drejt Shqipërisë, por nuk dihet nëse autoritetet shqiptare i kanë marrë dëshmi lidhur me zhdukjen e Miklovan Dakajt.
Ndërsa po e hetojnë për pastrim parash në kuadër të organizatës kriminale, përmes kompanive të tij.
Kartela Penale
Juxhin Drazhi, 34-vjeç, zotëron kompaninë ‘Majestic Construction’ e cila është vënë nën sekuestro nga SPAK bashkë me 9 prona të tjera, po të tija.
Vendimi për sekuestrimin e ‘Majestic Construction’ dhe 9 sipërfaqeve të tokës është marrë më 21 Maj 2025, ndërsa është ekzekutuar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe Zyrën e Hipotekës Durrës.’
Një tjetër emër i njohur të botës së krimit, që bashkëshortja e Miklovan Dakaj e denoncoi në policinë spanjolle, si të dyshuar për zhdukjen e njeriut të saj, është Flodian Plaku, që mban edhe dy mbiemra, Mamo dhe Serjani.
Ky i fundit që është në akuzë për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas.
Ish-polici i burgjeve që u ekzekutua në banesën e tij më datë 15 Mars 2024.
I lidhur me bandat kriminale në zonë dhe përtej.
Hetuesit kanë dyshime se Mikovan Dakaj mund të ketë tradhtuar Roan Brahimin alias Sidorel Prendin që u ekzekutua në Athinë, më datë 9 Maj 2024.
Vetëm pak orë pasi kishte mbërritur aty nga Dubai, për të takuar bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sidorel Prendi që ishte pjesë e klanit kundërshtar të Gentjan Bejtjas, i cili dyshohet se kishte gisht në ekzekutimin e ish-policit të Burgjeve.
Krim që dyshohet të jetë kryer për hakmarrje.
Një seri ngjarjesh dhe episodesh kriminale që janë shpërndarë sa në Shqipëri dhe jashtë saj, që kanë sjellë një lumë gjaku, brenda krimit të organizuar.
Që tashmë po eleminon vetveten dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Familja e Miklovan Dakaj ka dyshime mbi zhdukjen e djalit të tyre edhe te Flodian Plakun dhe lidhjet e tij shoqërore.
Kjo pasi në shtëpinë e tyre menjëherë pas zhdukjes mbërriti një person nga Durrësi, i cili pretendonte se kishte dijeni se kush ishin personat që kishin lidhje me ngjarjen.
Familja nuk mundi ta identifikonte këtë person, pasi pyetja e tij ndoshta mund të ndihmonte policinë për të mësuar për fatin e Miklovanit.
Pistat për zhdukjen e këtij personazhi, që dyshohet të ishte i implikuar në rrjetet e narkotrafikut, janë të shumta.
Porse është e vështirë për të gjetur fijet, se si këto organizata veprojnë dhe kahet se si fryjnë erërat.
Ndërkohë që Spanja është kthyer në një bastion të krimit shqiptar dhe të drogës, aty ku duket se tashmë janë strehuar shumë kontigjentë të krimit.
Të cilët kanë gjetur aty ‘El Doradon’, por njëkohësisht edhe varrin e tyre.
Tag: zhdukjen
-

“Mos e kërkoni”/ Detaje të reja për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, çfarë i tha korrieri i mafias familjes
-

“Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi zbulon detajet: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit
Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në një emision televiziv ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si zhdukjen e serverave të Kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite.
Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit.
Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë.
“Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Drejtësisë, libra protokolli, serverave, gjithçka zhduket. E njëjta familje e gjeneron këtë zhdukje provash”, tha ajo. -

Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa
Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” solli mbrëmjen e djeshme historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje. Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.
Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç. Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?
Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?
Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.
Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës. Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit. Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.
“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.
Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat. Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.
Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt. Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.
Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.
Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave. Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.
“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.
Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.
Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat. Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.
Një tjetër histori që del në skenë.
Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur./Në shënjestër/
-

Prej 1 jave vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu
Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengu, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare, prej vitesh banuese në Trento dhe nënë e dy vajzave të vogla. Sot bëhet një javë e plotë që gruaja ka humbur çdo gjurmë.
Më 22 tetor, gruaja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos.
Megjithatë, rezultatet e kërkimeve, si ato të ditës së parë ashtu edhe të ditëve pasuese, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv: prej një jave, nuk ka asnjë gjurmë të Floresha Prengut. Edhe mediat shqiptare janë vënë në lëvizje për të shpërndarë lajmin e zhdukjes, me shpresën që nëna 35-vjeçare të mund të kthehet në shtëpi.
Të afërmit ende nuk kanë asnjë informacion, dhe ankthi i familjes, sidomos i dy vajzave, është i madh. Një njoftim zyrtar për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve mbetet e njëjtë: kushdo që mund të ketë parë ose të ketë ndonjë informacion për Floresha Prengun, të telefonojë menjëherë në numrin 112.
gijotina.com/.
-

Prej 7 ditësh pa lajme, vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu
Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengu, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare, prej vitesh banuese në Trento dhe nënë e dy vajzave të vogla. Sot bëhet një javë e plotë që gruaja ka humbur çdo gjurmë.
Më 22 tetor, gruaja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos.
Megjithatë, rezultatet e kërkimeve, si ato të ditës së parë ashtu edhe të ditëve pasuese, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv: prej një jave, nuk ka asnjë gjurmë të Floresha Prengut.
Edhe mediat shqiptare janë vënë në lëvizje për të shpërndarë lajmin e zhdukjes, me shpresën që nëna 35-vjeçare të mund të kthehet në shtëpi. Të afërmit ende nuk kanë asnjë informacion, dhe ankthi i familjes, sidomos i dy vajzave, është i madh.
Një njoftim zyrtar për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve mbetet e njëjtë: kushdo që mund të ketë parë ose të ketë ndonjë informacion për Floresha Prengun, të telefonojë menjëherë në numrin 112.
-

Asnjë gjurmë prej 8 ditësh/ 19-vjeçarja denoncon zhdukjen e motrës së mitur, reagon policia
Një 19-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Korçës zhdukjen e motrës së saj të mitur. Sipas denoncimit nga e reja, 15-vjeçarja është larguar nga banesa që prej datës 21 tetor.
Policia vijon punën për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. -

Iku në punë dhe nuk u kthye më! Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Itali, nënë e dy vajzave të vogla
floresha prengu
ITALI- Prej një jave, një nënë e re shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në qytetin italian të Trentos.
Floresha Prengu, 35 vjeçe, doli nga banesa e saj në mëngjesin e 22 tetorit për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpi, ku e prisnin bashkëshorti dhe dy vajzat e saj të vogla.
Sipas mediave italiane, ajo pritej të kthehej në orën 17:00, por nuk u shfaq kurrë. Bashkëshorti, i shqetësuar nga mungesa e saj, njoftoi menjëherë policinë, duke ngritur alarmin për zhdukjen.
Menjëherë pas denoncimit, u organizuan operacione të gjera kërkimi në të gjithë zonën përreth lumit Adige, ku morën pjesë dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe kërkimi, përfshirë patrulla lumi dhe një helikopter që monitoronte territorin nga ajri. Megjithatë, asnjë gjurmë e 35-vjeçares nuk është gjetur deri më sot.
Familjarët e saj kanë bërë thirrje publike për ndihmë:
“Ju lutemi, ndihmoni për të gjetur Floresha Prengun. Ajo është nënë e dy vajzave të vogla. Kushdo që e sheh ose di diçka, të kontaktojë menjëherë forcat e rendit ose të telefonojë në numrin 112.”
Floresha jetonte në Trento prej tre vitesh dhe punonte si pastruese në pallate banimi. Sipas të afërmve, ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kishte përjetuar një periudhë të vështirë pas vdekjes së babait, por nuk dihet nëse kjo lidhet me zhdukjen e saj.
Burri i saj, i tronditur dhe i dëshpëruar, ka paralajmëruar se mund t’i drejtohet edhe programit televiziv italian “Chi l’ha visto?” (Kush e ka parë?) për të kërkuar ndihmë në publik. Karabinierët e Trentos kanë aktivizuar planin provincial të kërkimit, ndërsa njoftimi për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë larguar nga rajoni i Trentos.
Ngjarja ka tronditur edhe komunitetin shqiptar në Trento, i cili është mbledhur rreth familjes së saj për t’i ofruar ndihmë dhe mbështetje. -

Djali i Muamar Gadafit lirohet nga qelia pas dhjetë vitesh paraburgimi pa gjyq
Një gjyqtar në Libi urdhëroi sot lirimin e djalit të Muamar Gadafit, Hanibalit, me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi, pas gati një dekade në paraburgim për zhdukjen e klerikut libanez Moussa Sadr.
Libi hanibal gadafi lirohet
Sipas burimeve gjyqësore të cituara nga mediat libaneze, gjyqtari, pasi e mori në pyetje Gadafin, vendosi ta lirojë atë “me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi”.Hannibal Gaddafi u arrestua në vitin 2015 me akuzën e fshehjes së informacionit në lidhje me zhdukjen e klerikut shiit Musa Sadr pothuajse katër dekada më parë, kur ai ishte fëmijë. Avokati i tij, Laurent Bayon, i tha AFP-së se “lirimi me kusht është plotësisht i papranueshëm në një rast të ndalimit arbitrar”.
“Ne do të apelojmë kundër lirimit me kusht”, tha ai.
Ai theksoi se klienti i tij “është nën sanksione ndërkombëtare” dhe nuk mund të përballojë të paguajë një shumë kaq të madhe, duke shtuar:
“Ku prisni që ai të gjejë 11 milionë dollarë?”
Musa Sadr, themeluesi i lëvizjes shiite Amal – tani një aleat i Hezbollahut – u zhduk në vitin 1978 gjatë një vizite zyrtare në Libi, së bashku me një ndihmës dhe një gazetar. Bejruti ia kishte atribuar zhdukjen e tij regjimit të Muammar Gaddafit – i cili u rrëzua dhe u vra në kryengritjen e vitit 2011 – një fakt që atëherë ka tensionuar marrëdhëniet midis Libisë dhe Libanit. Hannibal Gaddafi ishte vetëm dy vjeç në atë kohë!
Hanibali Gadafi, i martuar me një modele libaneze, iku në Siri pas rënies së babait të tij. Në dhjetor 2015, ai u rrëmbye nga burra të armatosur dhe u dërgua në Liban, ku përfundimisht u arrestua nga autoritetet.
Gushtin e kaluar, Human Rights Watch i bëri thirrje Libanit ta lironte menjëherë, duke pretenduar se ai po mbahej “pa prova” për fshehjen e dyshuar të informacionit në lidhje me zhdukjen e Sadrit. Kohët e fundit, avokati i tij shprehu shqetësim për shëndetin e klientit të tij, duke thënë se Gadafi vuan nga depresion i rëndë dhe ishte shtruar në spital për dhimbje të forta barku.
Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri – pasardhësi i Sadrit në udhëheqjen e lëvizjes Amal – ka akuzuar autoritetet e reja libiane se nuk kanë bashkëpunuar me Bejrutin në rastin e zhdukjes së Sadrit, një akuzë që Tripoli e mohon. -

Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal
Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal
Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike ka njoftuar se nesër, më 13 tetor, në orën 11:00, do të paraqitet para SPAK-ut për të depozituar një kallëzim penal ndaj kreut të institucionit, Altin Dumani. Sipas saj, kallëzimi lidhet me dyshimet për zhdukjen e dosjes “McGonigal”, ndërsa akuzon Dumanin për “shpërdorim detyre”, “veprime arbitrare” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”.
Ajo paralajmëron gjithashtu se kallëzimi dhe kërkesa e pestë për informacion mbi ecurinë e hetimeve do t’i përcillen Ambasadës së SHBA, si edhe Senatit dhe Kongresit Amerikan.Postimi
Pse dhe kush e ka zhdukur dosjen McGonigal në SPAK?
NJOFTIM:
Nesër më datë 13 tetor, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do bëj një deklaratë për mediat para SPAK dhe do depozitoj:
1. Kallëzim penal kundra Altin Dumanit, për shkak se ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që lidhen me zhdukjen e dosjes McGonigal, përsa kohë që edhe pas 4 kërkesave, refuzon të kthejë përgjigje, duke konsumuar kështu veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Veprime arbitrare” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
2. Kërkesën e pestë me objekt:
– Dhënie informacioni lidhur me fazën proceduriale të hetimeve të SPAK përsa i përket kallëzimit penal kundër Edi Rama etj., për çështjen McGonigal datë 21.03.2025.
Ju bëj me dije se kallëzimi edhe kjo kërkesë e pestë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.
Për këto dhe surpriza të tjera, ftoj të gjithë mediat që vijojnë t’i shërbejnë interesit publik, të raportojnë këtë lajm shumë të rëndësishëm.
Deri në fund, për Kauzën e rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës. -

Elbasan/ Nëna denoncon zhdukjen e djalit 14 vjeç, asnjë gjurmë që prej qershorit
foto ilustruese
ELBASAN- Një nënë 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e pytetit të Elbasinit, e cila po ndjek dhe pistat e zhdukjes së adoleshentit. Bëhet me dije se i riu rezulton i zhdukur që prej muajit qershor.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.