Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi sot nga foltorja e Kuvendit që ministrat të paraqiten në seancën plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00.
Duke iu referuar dosjes së ministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, Blushi tha se ajo duhet të japë llogari për 900 mln euro.
“Dua t‘ju kujtoj se kush do japë llogari se ku u zhdukën 900 mln euro? Sepse Belinda as në SPAK nuk është, as këtu nuk është , as në qeveri nuk është. Ku përfunduan këto para zonjë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Tedi Blushi: U bë gati 5 orë që kemi kërkuar që anëtarët e qeverise të jenë prezentë dhe kjo kërkesë mbështetet në nenin 47 të rregullores. Kur kërkohen anëtarët e qeverise e kanë për detyrë që të jenë në seancë. Unë e kuptoj që detyrë e tyre më e madhe është të vjedhin edhe kur ka seancë parlamentare por dua tu kujtoj që po diskutojmë raportin e një institucioni që ka të bërë direkt me taksat e shqiptarëve.
Pasi shembet teatrin kombëtar e keni kthyer këtë sallë në teatrin më të shëmtuar që ekziston sot në Shqipëri. Por dua t‘ju kujtoj se kush do japë llogari se ku u zhdukën 900 mln euro? Sepse Belinda as në SPAK nuk është, as këtu nuk është , as në qeveri nuk është. Ku përfunduan këto para zonjë?
Tag: zhduken
-

‘Kush do të japë llogari, ku u zhdukën 900 mln euro’, Blushi: Balluku nuk është as në SPAK, e as në
-

Shenjat e zodiakut që shndërrohen në “fantazma” dhe papritur nuk u përgjigjen mesazheve
Ndodh më shpesh nga çdo donim ta pranonim, një bisedë që po shkonte mirë, një takim perfekt, por pastaj veç heshtje. Personi tjetër zhduket si me magji.
“Fantazmë”, është termi kyç që ka hyrë në fjalorin sentimental të të gjithëve kur çdo komunikim me dikë ndalet papritur. Dhe pas kësaj qëndron aspekti astrologjik, pasi këto janë shenjat e zodiakut që i pëlqejnë të jenë një fantazmë në raportin sentimental.
BinjakëtMe ta, gjithçka fillon me mesazhe të zgjuara, netë të gjata duke folur për gjithçka dhe në dukje të pafundme. Pastaj, papritmas, heshtje. Binjakët janë mjeshtra në ndryshimin e gjendjes pa paralajmërim. Të sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ata i duan fjalët, por kanë frikë nga thellësia që ato mund të sjellin. Kur një marrëdhënie fillon të bëhet shumë serioze, bie një alarm i brendshëm: frika e humbjes së lirisë, lehtësimit dhe mundësisë.AkrepiNdryshe nga shenjat e tjera të zodiakut, Akrepët nuk ngurrojnë nga pakujdesia, por nga mbrojtja. Kur ndihen të tradhtuar, të zhgënjyer ose edhe shumë të ekspozuar emocionalisht, instinkti i tyre është të ndërpresin çdo kontakt. Është mënyra e tyre për të menaxhuar dhimbjen: nëse zhduken të parët, nuk mund të braktisen.Megjithatë, nën armaturë, Akrepi është një shenjë thellësisht e ndjeshme. “Fantazma” e tyre nuk është indiferencë, por një plagë që shërohet në heshtje.
ShigjetariShigjetari është shenja e eksplorimit dhe lirisë. Asgjë nuk i frikëson më shumë sesa një rutinë ose një marrëdhënie që e perceptojnë si një kafaz. Në fillim të një marrëdhënieje, ata japin më të mirën e tyre: entuziazëm, kuriozitet, një vorbull energjie që i pushton të gjithë përreth.Por kur kurioziteti venitet dhe rutina mbizotëron, Shigjetari tenton ta kthejë faqen pa u kthyer pas. Ata nuk e bëjnë këtë nga keqdashja, por nga instinkti: për ta, çdo përvojë ka një kohë, dhe kur kjo kohë mbaron, ata preferojnë të zhduken në vend që të shpjegojnë.
UjoriI pavarur dhe shpesh në dukje i shkëputur, Ujori është mbreti (ose mbretëresha) i “Nuk të detyrohem shpjegime”. Kur ndihen të mbytur emocionalisht, reagimi i tyre është të ndërpresin komunikimin dhe të tërhiqen në botën e tyre të brendshme.Megjithatë, pas kësaj ftohtësie fshihet një nevojë e thellë për mbrojtje: Ujori i frikësohet cenueshmërisë më shumë se çdo gjëje tjetër. Kështu që ata preferojnë të zhduken, duke u shtirur si indiferentë, në vend që të tregojnë brishtësi.
PeshqitRomantikë, empatikë dhe emocionalë deri në kulmin e tyre, Peshqit e përjetojnë çdo marrëdhënie sikur të ishte një film. Por kur ndiejnë se magjia është gati të kalojë, nuk dinë si ta përballojnë fundin. Nga frika se mos lëndojnë dikë, ose se mos i mposht dhimbja, kanë tendencë të zhduken pak nga pak.Zhdukja e tyre shpesh shoqërohet me kërkime falje të paqarta, mesazhe të tërhequra dhe premtime të pambajtura. Jo nga sipërfaqësia, por nga një paaftësi e pastër për të adresuar konfliktin. -

‘Tërbohet’ Trump pasi revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë: Më zhdukën flokët…
Revista Time e nxori në kopertinë, por fotoja që shoqëronte artikullin e acaroi presidentin amerikan Donald Trump.
Artikulli kishte të bënte me marrëveshjen e paqes që u arrit falë tij në Lindjen e Mesme. Për shkrimin në vetvete Trumpi nuk kishte ankesa; ajo që nuk i pëlqeu ishte pjesa tjetër.
“Time shkroi një histori relativisht të mirë për mua, por fotoja ilustruese mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
“Dua të them, ata ‘zhdukën’ flokët e mi. Pastaj kishte dhe diçka që lundronte në majë të kokës sime që dukej si një lloj kurore, por jashtëzakonisht e vogël. Vërtet e çuditshme”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Ai vazhdoi ta përshkruante imazhin si “një fotografi super të keqe që nuk meriton të përmendet. Artikulli i Time, me titull “Triumfi i tij”, shoqërohej me një foto të presidentit amerikan të realizuar nga poshtë, ndërsa pjesën e sipërme të kokës së tij e ndriçonte një dritë verbuese e diellit.
Komentet e Trump erdhën disa orë pasi ai përfundoi vizitat në Tel Aviv, Jerusalem dhe Sharm el-Sheikh të hënën, ku ai mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Gaza – një plan të cilin republikani e mbështeti personalisht dhe që i dha fund dy viteve konflikti pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili nxiti hakmarrjen e Izraelit me një luftë shkatërrimtare në enklavë. -

Revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë, ‘tërbohet’ Trump: Më zhdukën flokët
Revista Time e nxori në kopertinë, por fotoja që shoqëronte artikullin e acaroi presidentin amerikan Donald Trump.
Artikulli kishte të bënte me marrëveshjen e paqes që u arrit falë tij në Lindjen e Mesme. Për shkrimin në vetvete Trumpi nuk kishte ankesa; ajo që nuk i pëlqeu ishte pjesa tjetër.
“Time shkroi një histori relativisht të mirë për mua, por fotoja ilustruese mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
“Dua të them, ata ‘zhdukën’ flokët e mi. Pastaj kishte dhe diçka që lundronte në majë të kokës sime që dukej si një lloj kurore, por jashtëzakonisht e vogël. Vërtet e çuditshme”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Ai vazhdoi ta përshkruante imazhin si “një fotografi super të keqe që nuk meriton të përmendet. Artikulli i Time, me titull “Triumfi i tij”, shoqërohej me një foto të presidentit amerikan të realizuar nga poshtë, ndërsa pjesën e sipërme të kokës së tij e ndriçonte një dritë verbuese e diellit.
Komentet e Trump erdhën disa orë pasi ai përfundoi vizitat në Tel Aviv, Jerusalem dhe Sharm el-Sheikh të hënën, ku ai mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Gaza – një plan të cilin republikani e mbështeti personalisht dhe që i dha fund dy viteve konflikti pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili nxiti hakmarrjen e Izraelit me një luftë shkatërrimtare në enklavë.
Top Channel
-

Ndryshimet klimatike do të ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori
Ndryshimet klimatikë do të japin efekte të shumta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke nisur nga infrastruktura tek energjia apo turizmi.Por disa sektorë të tjerë mund të goditen edhe më shumë me pasoja që do të prekin sektorë ku një pjesë e mirë e popullatës është e angazhuar. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit vlerëson se bujqësia dhe blegtoria do të jenë dy prej tyre.Kështu lidhur me bujqësinë parashikohet që rendimenti i disa kulturave të bjerë për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe fenomeneve që sjellin ndryshimet klimatike.”“Ndryshimet e ardhshme klimatike në Shqipëri pritet të kenë efekte të konsiderueshme në prodhimin e kulturave bujqësore. Veçanërisht në zonat fushore, parashikohet që rendimenti i misrit të ulet me 17% dhe rendimenti i domateve dhe shalqirit të bjerë me 6-11%. Në zonat bujqësore me mundësi të kufizuara vaditjeje ose me mungesë të plotë vaditjeje, pritet që rendimenti i jonxhës të ulet me 6%, rendimenti i rrushit me 17-23%, rendimenti i ullinjve me 11- 20%, ndërsa rendimenti i grurit pritet të rritet me 4-5%” thuhet në raport.Lidhur me blegtorinë pasojat gjithashtu parashikohet të jenë të shumta por sidomos disa raca lokale tek të imëtat, delet dhe dhitë rrezikojnë të zhduken.“Racat lokale dhe ato të rralla mund të zhduken si rezultat i ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe epidemive të sëmundjeve ▪ Shumica e bagëtive të imëta, deleve dhe dhive, janë raca lokale shqiptare të rritura kryesisht në sistemin e kullotjes dhe do të jenë më të cenueshme nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Nga dhjetë raca të deleve, tre prej tyre rrezikojnë të zhduken dhe nga 17 raca të dhive, 10 prej tyre rrezikojnë të zhduken. Ndryshimet klimatike do të ndikojnë negativisht në nivelin e tyre të rrezikut” thuhet në raport.Po kështu blegtoria do të ndikohet edhe nga rënia e rendimentit të foragjereve me të cilat ushqehen kafshët teksa përtej ndryshimit të temperaturës edhe fenomene si përmbytjet apo zjarret kanë rrezikun e tyre në këtë aspekt./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

KU U ZHDUKËN 7 PLLAKAT DARDANE NË MAQEDONI?
InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.
Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011
-

Shkencëtarët nisin një mision për të shpëtuar kërmijtë më të bukur në botë që po zhduken në Kubë
Një bashkëpunim ndërkombëtar mes biologëve kubanë dhe studiuesve britanikë është vënë në lëvizje për të shpëtuar kërmijtë shumëngjyrësh Polymita, të cilët rrezikojnë të zhduken nga habitatet e tyre në pyjet e Kubës Lindore. Të njohur për guaskat e tyre të gjalla dhe me dizajne spektakolare, këta kërmij janë bërë objekt i dëshiruar për koleksionistët, duke u kthyer në viktima të një tregtie të paligjshme dhe të rrezikshme. Ekspertët thonë se kjo kërkesë e lartë për guaska, e shndërruar në bizhuteri dekorative, po çon disa nga gjashtë speciet e njohura drejt zhdukjes.
Kërmilli më i rrezikuar, Polymita sulfurosa, ka ngjyrë jeshile të ndezur me vija blu, portokalli dhe të verdha, duke e bërë atë një objekt të rrallë dhe tërheqës për tregtinë e paligjshme. Profesor Angus Davison nga Universiteti i Nottinghamit, së bashku me biologun kuban Bernardo Reyes-Tur, po punojnë për shumimin e tyre në robëri dhe për zbulimin e sekretit pas ngjyrave të tyre unike. Ndërsa kërkimet gjenetike në Britani po përpiqen të identifikojnë strukturën e ADN-së së këtyre molusqeve, në Kubë po bëhen përpjekje për ruajtjen e tyre në kushte të vështira, përfshirë mungesën e energjisë elektrike.
Përkundër ekzistencës së rregullave ndërkombëtare për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, kontrolli i tregtisë së guaskave mbetet i dobët. Guaskat e kërmijve Polymita shiten hapur online, shpesh pa leje, me koleksione që arrijnë deri në 160 paund. Studiuesit paralajmërojnë se mbledhja e pakontrolluar mund të zhdukë përfundimisht këto specie që gjenden vetëm në Kubën Lindore.
Shkencëtarët shpresojnë që përmes punës së tyre, të arrijnë jo vetëm të shpëtojnë këto krijesa të bukura, por edhe të kuptojnë më shumë rreth evolucionit të tyre dhe mënyrës se si natyra ka krijuar ngjyrosjen e tyre kaq të veçantë.
-

Profesionet që do të zhduken më shpejt deri në vitin 2030
Ndërsa teknologjia po transformon me ritme të shpejta tregun global të punës, një sërë profesionistësh po përballen me rënie drastike të kërkesës.Nga automatizimi te inteligjenca artificiale, shumë role tradicionale po zëvendësohen ose ndryshojnë rrënjësisht, duke sjellë pasoja për miliona punonjës.Sipas Raportit për të Ardhmen e Punës 2025 të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), i cili bazohet në një sondazh me mbi 1,000 kompani që përfaqësojnë 14.1 milionë punonjës në mbarë botën, këto janë 15 profesionet që do të zhduken më shpejt deri në vitin 2030.Profili i profesioneve më në rënie (2025–2030):ProfesioniRënia neto (%) Nëpunës të Shërbimit Postar-40% Arkëtarë bankash dhe punonjës të ngjashëm-35% Operatorë të të dhënave / Data Entry Clerks-34% Arkëtarë dhe kontrollorë biletash-30% Asistentë administrativë dhe sekretarë ekzekutivë-28% Punonjës të shtypshkronjave dhe sektorëve të ngjashëm-26% Kontabilistë, përpunues pagash dhe të ngjashëm-24% Punonjës të regjistrimit të mallrave dhe mbajtjes së stokut-22% Kontrollorë dhe përcjellës transporti-21% Shitës derë më derë, shitës gazetash dhe tregtarë rrugorë-20% Dizajnues grafik-20% Vlerësues dhe hetues dëmesh në sigurime-19% Zyrtarë ligjorë-18% Sekretarë ligjorë-17% Telemarketues-16%Rënia më e madhe, rolet zyrtare dhe administrativeNë krye të listës ndodhen profesionet e zyrave. Nëpunësit e postës pritet të pësojnë një rënie dramatike prej 40%, të ndjekur nga arkëtarët e bankave (-35%) dhe operatorët e të dhënave (-34%).Arsyeja? Një pjesë e madhe e punëve të tyre janë tashmë lehtësisht të zëvendësueshme nga teknologjitë automatike dhe mjetet e inteligjencës artificiale.Presion mbi sektorin e shitjes me pakicë dhe punët mbështetësePozicione si arkëtarët në dyqane, ndihmësit administrativë dhe kontrollorët e biletave po përballen gjithashtu me tkurrje për shkak të përhapjes së e-commerce dhe teknologjive si vetëshërbimi në pikat e shitjes.Megjithatë, pavarësisht parashikimeve, disa prej këtyre roleve nuk do të zhduken aq shpejt sa mendohet.Për shembull, në vitin 2024, sistemi i Amazon për “Just Walk Out” (dil pa paguar fizikisht) u reklamua si plotësisht i drejtuar nga IA. Por raportime të shumta zbuluan se funksionimi i tij mbështetej në qindra punonjës në Indi, që kontrollonin manualisht blerjet, për të shmangur gabime.Në të njëjtin vit, McDonald’s vendosi të ndërpriste testimin e teknologjisë për porositë me zë në drive-thru, për shkak të vështirësive në përpunimin e porosive komplekse dhe problemeve me audion.Çfarë nënkuptojnë këto ndryshime?Raporti nënvizon se rolet që përfshijnë punë rutinë dhe procese të strukturuara janë më të rrezikuarat. Automatizimi, dixhitalizimi dhe IA po ofrojnë mënyra më të shpejta dhe më të lira për të kryer këto funksione.Ndërkohë, puna krijuese, ligjore apo edhe ajo me klientin, që dikur cilësohej më e sigurt, nuk janë më të mbrojtura nga ndryshimet teknologjike. Dizajnuesit grafik dhe sekretarët ligjorë janë në mesin e profesioneve me rënie dyshifrore të kërkesës. / VC, WEFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Çfarë ka ndodhur? Zhduken këngët e Gjestit
Showbiz E Mërkurë, 11 Qershor 2025 22:01
“Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë krijimet me miliona shikime që Gjesti i arriti ndër vite. Por janë thjesht kujtime të momentit, të zhdukura krejtësisht nga YouTube. Fansat kanë nisur të parashtrojnë pyetje nëpër rrjete sociale, në postimet e këngëtarit pejan. Këngët janë hakuar dhe se po punohet për t’i rikthyer sërish në platformat online. Nuk dihen akoma arsyet se çfarë qëndron prapa kësaj dhe kush mund të jetë sulmuesi.
-

Xixëllonjat po zhduken, netët e verës mund të mbesin pa dritën magjike të natyrës
Ashtu si fishekzjarrët e 4 Korrikut, noti në ditë të nxehta dhe pushimet e gjata verore, edhe xixëllonjat janë një simbol i paharruar i stinës së verës. Shumë prej nesh i kujtojnë me nostalgji netët kur ndiqnim dritat që ndriçonin fushat e errëta, duke u ndjerë si në një botë magjike. Por shkencëtarët po paralajmërojnë se brezat e rinj mund të mos kenë fatin të përjetojnë të njëjtën mrekulli, pasi xixëllonjat po zhduken me shpejtësi nga mjediset natyrore në të gjithë botën.
Pse po zhduken xixëllonjat?Megjithëse nuk ka një përgjigje të saktë, studiuesit besojnë se dy faktorë kryesorë po ndikojnë në këtë rënie shqetësuese: zhvillimi urban dhe ndotja nga drita.
Xixëllonjat zhvillohen në mjedise të lagështa, afër ujërave të qeta, si përrenjtë, liqenet apo kënetat. Ato qëndrojnë pranë vendlindjes dhe varen shumë nga ekosistemet natyrore si pyjet, fushat dhe zonat e mbuluara me bimësi të dendur. Por ndërtimet, shkatërrimi i pyjeve dhe urbanizimi i zonave të gjelbra po zhdukin habitatet e tyre.Përveç kësaj, ndriçimi artificial i natës po ndërhyn në mënyrën e komunikimit të xixëllonjave. Këto insekte komunikojnë përmes dritës përdorin sinjale të ndritshme për të gjetur partnerë, për të mbrojtur territorin dhe për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Por dritat e shtëpive, makinave dhe rrugëve i çorientojnë, duke e bërë më të vështirë për to të gjejnë njëri-tjetrin për çiftim.
Humbja e magjisë natyroreStudimet kanë treguar se drita artificiale mund të ndërpresë sinkronizimin e flakërimeve të xixëllonjave për disa minuta pas kalimit të dritave të makinave. Në zona ku më parë organizoheshin edhe ture turistike për të parë xixëllonjat, sot numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa për mbrojtjen e habitateve natyrore dhe reduktimin e ndotjes së dritës, xixëllonjat mund të zhduken plotësisht nga shumë zona të botës. Humbja e tyre nuk do të jetë vetëm një trishtim nostalgjik për netët e verës, por edhe një goditje për ekuilibrin natyror dhe biodiversitetin.
/vizionplus.tv