Tag: zhaku

  • VIDEO/ Pak orë para finales, opinionistët e “Ferma VIP 2” zbulojnë “prapaskena” dhe mendimet për finalistët

    VIDEO/ Pak orë para finales, opinionistët e “Ferma VIP 2” zbulojnë “prapaskena” dhe mendimet për finalistët

    Sonte në mbrëmje, spektakli i shumëndjekur “Ferma VIP 2” përmbyll edicionin e tij të dytë me një finale madhështore, që do të transmetohet live në ekranet e Vizion Plus dhe Tring, duke nisur nga ora 21:00.

    Pas afro tre muajsh izolimi, sfidash të përditshme dhe përballjesh të forta, pesë konkurrentë kanë arritur të sigurojnë një vend në natën finale: Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea. Finalistët janë përzgjedhur përmes një kombinimi mes votimit të publikut dhe performancës së tyre në sfidat e spektaklit.
    Opinionistët e spektaklit, Zhaku dhe Kastro Zizo, ishin të ftuar sot në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ku ndanë mendimet e tyre për rrugëtimin e konkurrentëve dhe eksperiencën si pjesë e “Ferma VIP”.

    I ndalur te Alba, një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni, Zhaku tha:
    “Po, është bullizuar. Alba bëri shumë gabim që u largua nga loja, sepse humbi një shans të madh.”
    Kastro shtoi:
    “Të gjithë aty janë bullizuar. Në një analizë të thjeshtë, janë pjesë e një sistemi ku i ndjekin miliona njerëz. Si Alba, si Big Mama, si Elinara, apo edhe burrat aty, të gjithë kanë kaluar nëpër situata të tilla.”
    Lidhur me “formacionin” final, Zhaku tha:
    “Më erdhi keq për daljen e Elinarës. Do të kisha dashur ta shihja në finale. Edhe Esterin do e doja më gjatë në lojë. Por besoj se ata që janë, janë ndër më të dashurit nga publiku dhe ata që kanë krijuar më shumë debat.”
    Ndërkohë, Kastro komentoi me një qasje më kritike:
    “Katër burra dhe një grua në finale. Kjo është pasqyra reale e shoqërisë shqiptare. Edhe në spektakël, roli i burrit zë më shumë hapësirë. Por plus-minus, këta ishin të pritshëm në finale.”

    Bashkëpunimi me Luanën: vetëm fjalë pozitive
    Të dy opinionistët folën gjithashtu për përvojën e tyre në spektakël dhe bashkëpunimin me moderatoren Luana Vjollca.
    Zhaku u shpreh:
    “Jam shumë e kënaqur që punoj me Luanën. Është e përgatitur dhe shumë profesioniste. Madje disa më thonë që e teproj me lavdatat, por më vjen natyrshëm. Luana është e zonja.”
    Kastro shtoi:
    “Unë e njoh Luanën prej vitesh. Është mike familjeje. Ka bërë progres të madh në karrierë. Më vjen inat që shpesh paragjykohet për pamjen. Ajo vetë ka zgjedhur të paraqitet si ‘personazhi bjond’, por është shumë e zgjuar dhe punëtore.”
    Në orën 21:00, publiku do të ndjekë finalen e madhe dhe do të zbulojë fituesin e “Ferma VIP 2”, ndërsa emocionet dhe surprizat pritet të jenë të shumta në këtë mbrëmje përmbyllëse.
    /vizionplus.tv

  • Masazhi i Esterit “mollë sherri”, Zhaku: Nenna u sulmua padrejtësisht! Kastro: Fermerët po luajnë kartat e fundit

    Masazhi i Esterit “mollë sherri”, Zhaku: Nenna u sulmua padrejtësisht! Kastro: Fermerët po luajnë kartat e fundit

    Nenna, Andrea, Ylli, Ester dhe Andueli janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin ku shkas është bërë masazhi i këtyre dy të fundit.

    Akuza dhe përballje mes fermerëve nisën menjëherë pas klipit.
    Por, si e shohin këtë situatë dy opinionistët?

    Zhaku tha se në këtë debat sheh si të sulmuar padrejtësisht Nenën, teksa kritikoi sjelljen e Ester.
    Nga ana tjetër, Kastro u shpreh se masazhin e Ester për Anduelin e sheh shumë normal.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Nënna, mos u mërzit. Në këtë rast të pashë të sulmuar padrejtësisht. Ka ardhur aty ku nuk mban më, tani të gjithë janë të tensionuar dhe secili ka hallin e vet. Sa i përket Esterit, Andreas dhe Anduelit, jam e shokuar nga mënyra si po shfaqen. Esterit ja kam thënë shumë herë kohëve të fundit, por mesa duket nga një vesh i hyn, nga tjetri i del. Pasojat janë të tuat, ti do t’i vuash. Kjo nuk është mënyra e duhur për t’ju treguar dikujt. Nuk mund të vish këtu dhe të kërkosh falje për të 100-tën herë shqiptarëve. E përdor vazhdimisht që bën gjithçka që është skandaloze.
    Ester: Siç i the edhe Nënës, gjithashtu që po i thua “bravo” se po ndihet e sulmuar, ndërkohë që e sulmuar është ndjerë familja ime.
    Zhaku: Po mallkimet e tua?
    Ester: Mallkimet e mia?
    Zhaku: Po, ato “t’u kthefshin lotët e nënës sime”. Kjo qasje është e padrejtë. Kërkoji falje Nënës, jo publikut.
    Ester: Edhe Nëna duhet të më kërkojë falje mua.
    Zhaku: Jo, asgjë s’të ka bërë Nëna.
    Kastro: Masazhin e Esterit unë e quaj shumë normal. Nga ana tjetër kemi Nënën që masazhi me Limin ishte shumë seksual. Tek fjalori nuk po futem se e kemi thënë 100 herë. Nënën nuk e shoh të sulmuar, ajo ka rolin e një të forti aty që do të krijojë debate. Kartat e fundit që njeriu luan është lufta. Dhe luftën e fiton ai që është më i fortë.
    Andueli: Dua të shtoj diçka. Është tendencë dhe unë nuk kam dashur që situata të shkonte në këtë përfundim. Është zgjedhje e lojës së Nënës.
    /vizionplus.tv

  • “Sonte kemi dasëm …”, Zhaku-Luanës: Se mos martohesh vetë, se pastaj …

    “Sonte kemi dasëm …”, Zhaku-Luanës: Se mos martohesh vetë, se pastaj …

    Ka nisur plot batuta dhe komplimenta spektakli i sotëm i Ferma Vip 2, ku padiskutim surpriza e madhe ishte prania e Adelina Ismajlit në rolin e opinionistes, e cila sonte zëvendëson Kastron.

    Ndërsa Luana po anunçononte atë se çfarë pritet të ndodhe sonte në Ferma Vip, nuk munguan as thumbimet e ëmbla të Zhakut.
    Luana bëri me dije se sot do të kemi një dasëm prej vërteti në Ferma VIP, menjëherë reagoi Zhaku e cila e pyeti në mos ishte moderatorja burkuroshe ajo që do të martohej sotne.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Kaq do të ndodhë sonte. Po kush do të martohet sonte?
    Adelina: Vërtetë ka dasëm?
    Luana: Po, dhe dasëm prej vërteti.
    Zhaku: Me shami beqari. Se mos na martohesh vetë, aty pastaj do bëhem pishman, pse nuk u vesha tamam.

  • “Dhurata” e Zhakut për Luanën shkakton të qeshura në Ferma VIP pas komplimenteve të Kastros

    “Dhurata” e Zhakut për Luanën shkakton të qeshura në Ferma VIP pas komplimenteve të Kastros

    Ka nisur me energji superpozitive spektakli i sotëm i Ferma VIP në Vizion Plus. Me bauta dhe shumë komplimenta ishte hapja e spektaklit të gjithë shqiptarisë.
    Ndërsa Kastro po bënte komplimenta për moderatoren magjike Luana Vjollca, Zhaku i ka bërë një surprizë të bukur që solli të qeshura.
    Një hajmali për të mos u marrë në sysh. Zhaku i dha një hudhër Luanës për ta mbajtur gjatë spektaklit që askush mos e marrë “në sysh”, përgjatë gjtihë mbrëmjes.

  • Belinda Balluku vizitë te punishtja Zhaku që eksportojnë deri në Suedi

    Belinda Balluku vizitë te punishtja Zhaku që eksportojnë deri në Suedi

    Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan pas takimeve në Zharrëz: “Me njerëzit e punës, që me mund e përpjekje ja kanë dalë të ndërtojnë sipërmarrje model, që punësojnë e ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të zonës. Në Zharrëz vizitova një prej tyre. Punishtja Zhaku, siç e njohin të gjithë, ku me pasion, kujdes e shumë mjeshtëri përpunohet metali. Produktet që përgatiten tregtohen deri në Suedi. Histori suksesi që meriton respekt dhe mbështetje”.

    Your browser does not support the video tag.

     

  • Marrëdhënia Alba-Limi, Kastro: Nuk ndjejnë për njëri-tjetrin! Zhaku: Kanë kimi

    Marrëdhënia Alba-Limi, Kastro: Nuk ndjejnë për njëri-tjetrin! Zhaku: Kanë kimi

    Marrëdhënia mes Albës dhe Limit ka shkaktuar shumë debate tek fermerët. Por si e shohin opinionistët gjithë situatën?
    Kastro Zizo deklaroi se mes tyre nuk ka kimi e as tërheqje. Ai u shpreh se Limi ishte i sinqertë kur tha se mes tij dhe fermeres nuk kishte asnjë histori dashurie.
    Nga ana tjetër, Zhaku nuk e sheh të tillë. Ajo nënvizoi se Alba është e përfshirë në këtë histori, teksa shtoi se Limi është jo i qëndrueshëm.

    Pjesë nga biseda:
    Alba: Sot jam shumë mirë. Përshtypje më bëri fakti se, edhe nëse armikja ime më e madhe do të ishte në një moment të vështirë, unë do të isha e mërzitur, jo e lumtur. Thjesht po dalin në pah fytyrat e vërteta. Por, për mua, opinioni i tyre nuk ka rëndësi. Nuk kanë asnjë lloj peshe.
    Kastro: Mendoj që Alba jeton në tre realitete të ndryshme. Realiteti i parë është ai ku ajo mendon se situatat do të ecin ashtu siç do vetë. Realiteti i dytë është se si të tjerët e shohin atë. Dhe i treti është që Alba nuk do të jetë kurrë sociale. Kemi edhe Limin. Mendoj se darka e djeshme ka qenë nga momentet më sinqerta. Ai ishte shumë i vërtetë. Unë nuk ndjej që këta kanë ndjerë si dy pila, si bateri që lidhen. Qoftë edhe i gabuar, por nuk e di. Edhe dje, në përballje, Limi po të pyeste: “Çfarë të pëlqen tek unë?” Unë ende nuk e di çfarë të pëlqen tek Limi.
    Alba: Në rast se në një situatë bllokohem, kjo s’do të thotë që nuk kam ndjenja. Kam edhe unë turp.
    Kastro: Po, po. Kur të leverdis ty, bllokohesh. Ke edhe ato rastet e tua që s’ke turp fare pastaj.
    Zhaku: E gjithë situata është më komplekse. Mendoj se vërtet ndjejnë, kanë kimi, kanë tërheqje. Limi ka dhënë shenja jo shumë besuese. Kam dyshime, sepse nuk më duket shumë i qëndrueshëm. Tek Alba shoh më shumë përfshirje. Nuk besoj se kjo do të jetë një histori që do të zgjasë. Ajo që nuk më pëlqeu ishte ndërhyrja e Big Mamës. Nuk më pëlqeu skena gjatë darkës, kur Alba qante dhe Andueli me Keisin qeshnin e talleshin.
    /vizionplus.tv

  • “Ju të dy jeni bashkë”, Zhaku e drejtëpërdrejtë me Limin dhe Kejsin! Çfarë qendron pas shoqërisë së tyre?

    “Ju të dy jeni bashkë”, Zhaku e drejtëpërdrejtë me Limin dhe Kejsin! Çfarë qendron pas shoqërisë së tyre?

    Opinionistja e Ferma VIP 2, Zhaku, ndërsa është ndalur duke analizuar lojën e fermerëve gjatë këtyre ditëve, është fokusuar te marrdhënia mes Kejsit dhe Limit.
    Zhaku ngriti dyshime se mes Kejsit dhe Limit nuk ka shoqëri jashtë siç ata pretendojnë, por diçka më shumë.
    Por sërish ky pretendim i Zhakut është mohuar nga ana e Kejsit.

    Pjesë nga diskutimi:
    Zhaku: Sa të dashura i gjete Limit?
    Kejsi: Nuk është se ka shumë këtu.
    Zhaku: Pse kam përshtypjen unë që ju të dy jeni bashkë.

  • Kush largohet nga Ferma VIP? Ja si përgjigjen opinionistët

    Kush largohet nga Ferma VIP? Ja si përgjigjen opinionistët

    Zhaku dhe Kastro kanë dhënë mendimet e tyre ndërsa janë pyetur nga Luana se kush nga Fermerët do të largohet nga ferma VIP 2.
    Për Zhakun, Albi është fermeri që mund të lërë lojën, ndërsa Kastro kishte disa emra, por nuk përmendi asnjërin prej tyre.
    Pjesë nga diskutimi:

    Luana: Kush mendoni se del nga gara?
    Zhaku: Albi mendoj që del.
    Kastro: Janë disa emra, nuk e di.

  • Zhaku dedikim të veçantë Kastro Zizos: Të dua shumë, e lumtur që jemi bashkë

    Zhaku dedikim të veçantë Kastro Zizos: Të dua shumë, e lumtur që jemi bashkë

    Raporti i Zhakut dhe Kastro Zizos duket se ka marrë një kthesë 360 gradë nga spektakli që dhuruan vite më parë.
    Opinionistët e Ferma VIP ishin një surprizë jo vetëm për publikun, por edhe për vetë protagonistët, duke ditur historikun e tyre mediatik më njëri-tjetrin.Megjithatë, Kastro dhe Zhaku zbuluan në natën e parë të Ferma VIP se nuk janë zënë kurrë në të vërtetë.
    Në një postim së fundmi në Instagram, në një foto më Kastro Zizon, Zhaku shkruan: Jam shumë e lumtur që jemi bashkë në këtë Shoë! Të dua shumë!

    Pra për të gjithë ata që vazhdojnë të presin një shpërthim të papritur LIVE mes opinionistëve, nuk ka shpresa./vizionplus.tv

  • “Jeni shumë mirë bashkë”, kush nga fermerët u bë xheloz pas fjalëve të Zhakut? Albano bën “spiunin”

    “Jeni shumë mirë bashkë”, kush nga fermerët u bë xheloz pas fjalëve të Zhakut? Albano bën “spiunin”

    “Dashuri dhe xhelozi”, kështu mund të konsiderohet marrdhënia në Ferma Vip 2, ku nuk janë të përfshirë vetëm dy personazhe, por disa prej tyre.
    Ndërsa Luana kishte thërritur në Plevicë, Limin dhe Esterin, për të mësuar rreth marrdhënies së tyre, dhe e gjithë kjo po komentohej në studio nga Zhaku dhe Kastro, të tjera komente bëheshin në anën tjetër të fermës.
    Ndërsa Zhaku komplimentoi Esterin dhe Limin, duke thënë se shkojnë shumë si çift, Albano tregoi se diksuh nga fermerët kishte xhelozuar.

    “Kur Limi i tha Esterit që për Nurin e kam patur me shaka, Nuri u mërzit shumë. Kur tha Zhaku që unë ju shoh të dyve shumë mrië bashkë, u hodh Ylli dhe tha kujdes se na mërzitet Kejsi”, tha Albano.