Tag: zgjohu

  • ZGJOHU NEDIM, Të LUTEM! Dush i ftohtë vazhdon në Skoci për Bajramin, 3 ndeshje radhazi që nuk grumbullohet me Rangers

    ZGJOHU NEDIM, Të LUTEM! Dush i ftohtë vazhdon në Skoci për Bajramin, 3 ndeshje radhazi që nuk grumbullohet me Rangers

    Problemet për Nedim Bajramin po vazhdojnë në Skoci dhe me trajnerin gjerman Danny Rohl, situata është bërë edhe më keq. Më përpara, Nedim Bajrami u la jashtë listës së ekipit për ndeshjet e Europa League, por merrte pak minuta aktivizimi në kampionat.Ndërkohë pas ardhjes së 38-vjeçarit Rohl, situata është përmirësuar shumë dhe Rangersi po rikthehet aty ku i takon. Ajo që e karakterizon këtë trajner është disiplina e fortë dhe cilësitë burrërore që gjenden rrallë në ditën e sotme, paksa në shkollën e vjetër.
    Pasi debutoi me humbjen 3-0 ndaj Brann në Europa League dhe ishte vetëm ndeshja e tij e parë si trajner, gjermani kishte guxim për t’u përballur me turmën e inatosur të tifozëve duke u dalë për ballë dhe duke u kërkuar falje për zhgënjimet që i ka sjellë ekipi i tyre.Që pasi Rohl ka shkelur te Rangers, në 3 ndeshjet e radhës të këtij ekipi, Nedim Bajrami nuk ka qenë as në listën e ekipit i grumbulluar, për të mos folur më për minutat. është e qartë se diçka nuk po shkon me lojtarët shqiptarë dhe ata duhet të zgjohen përpara se të jetë shumë vonë. Dikur në ndeshjen Shqipëri-Itali në Europian, shprehja e bërë virale nga komentatori në Klan ishte “Alban, jam në ëndërr, më zgjo të lutem”, nga goli i realizuar nga Nedim Bajrami, ndërsa sot shprehja që i bie përshtat situatës është: “Zgjohu Nedim, të lutem”. /Sport Ekspres/

  • Dorian Koçi: Ali Podrimja, bardi i modernizmit në poezinë shqipe

    Dorian Koçi: Ali Podrimja, bardi i modernizmit në poezinë shqipe

    Ali Podrimja

    Nga Dorian Koçi

    Një nga botimet më të hershme të poetit Ali Podrimja në Shqipëri ishin disa poezi të tij një përmbledhje poetike të poetëve kosovarë “E di një fjalë prej guri” në vitin 1971. Përmbledhja poetike ishte një antologji e poetëve më të mirë kosovarë duke filluar nga Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmeti etj që sillnin një aromë të re modernizmi në poezinë shqipe që dhe vetë po përjetonte një periudhë të tillë por që shumë shpejt do të ndryshonte dhe do ngurtësohej nën presionet e artit të Realizmit Socialist. Titulli i përmbledhjes qe zgjedhur nga një poezi e Azem Shkrelit, por e gjithë përmbledhja shprehte forcën përfaqësuese të poezisë dhe artit të tyre. Hierarkia e artistike dhe e vlerave është e çuditshme, sepse sa herë që kërkon të imponohesh vjen një moment që koha të zhvlerëson dhe të jep vendin e merituar si ndodhi me plot bardë të Realizmit Socialist në Shqipëri që sot kanë mbetur vetëm si shkrues të zakonshëm në historinë e letërsisë, kurse arti i vërtetë përmes poemave të Podrimjes i kanë dhënë atij një emër të merituar në panteonin e letrave shqipe. Kosova në këtë përmbledhje poetike rrugëtonte drejt Shqipërisë, në nivel artistik përmes vargjeve të poetëve të saj si e gurtë, e ashpër dhe e vuajtur sepse të tilla ishin dhe vuajtjet e saj në përpjekjet për të formësuar dhe ruajtur identitetin e veçantë mes federalizmit të sllavëve të jugut. Përmes dhimbjes dhe pikëllimit shekullor të ndarjes me forcë nga trungu amë, vargjet e poetëve të saj ishin sa vargje për bukurinë krenare të viseve shqiptare po aq dhe vajtime për fatin e shqiptarit modern kosovar të ngujuar mes dy ideologjive kinse të afërta bazuar në internacionalizimin proletar por që në thelb po i bluanin identitetin e shqiptarit të Kosovës si dy mokra mulliri. Filozofi i lashtë Platoni në veprën e tij “Republika”, një traktat filozofik për mënyrën sesi duhet ndërtuar shteti i përjashtoi poetët nga të gjitha funksionet drejtuese duke pretenduar se me artin e tyre dobësojnë shpirtin luftarak të qytetarëve, një gjykim që në fakt ka rezultuar të jetë një nga më të gabuarat e tij pasi imagjinoni se çdo të ishte arti antik grek pa epopetë homerike të Iliadës dhe Odiseut, art që për shumë shekuj u bë një art frymëzues i ringjalljes shpirtërore të Evropës.

    Po kështu ringjallja shpirtërore e Kosovës shumë më shpejt se demonstratat dhe lëvizjet e armatosura për pavarësi erdhën përmes vargjeve të poetëve të saj ku mes tyre shquante poezia e Podrimes “Unë biri yt Kosovë”. Vargjet e tij do të ishin gjithmonë në gëzimet dhe pikëllimet e popullit të vet martir si një libër i hapur për cilindo që dëshironte të njihte Kosovën. Podrimja ishte natyrë e heshtur, larg fanfarave dhe dritave që poetët diletantë shpesh herë na mërzisin dhe bombardojnë nëpërmjet medieve por arti i tij ishte i madh dhe merrte akoma më tepër jetë nëpërmjet zërit të butë dhe meliodoz të tij.

    I gjithë brezi im i mësuar me një fotografi bardhë e zi të zmadhuar të gazetës “Drita” të fundit të viteve 80, fotografi që sipas të gjithave gjasave ishte zmadhuar sipas klisheve të artit socialist për të treguar se poeti është impozant dhe në jetën e tij private, u shtang në vitet 90 kur e pa për herë të parë poetin e famshëm me trupin e pakët dhe sytë e drojtuar por me fjalën zjarr. Tek Podrimja dukej sikur qëllimisht fjala shqip kish zgjedhur një njeri me trup të pakët për të mos trembur njeri sepse kumtet shqiptare të fund shekullit të XX ishin të tilla që nuk mund të linin asnjë njeri të civilizuar pa u prekur.Fjala shqip kish dy dekada që përmes artit të Podrimjes fluturonte në qiejt evropianë për të rrëfyer bukuritë dhe tragjeditë e një kombi të vogël që vuante nën një regjim kolonial në fund të shekullit të dritës dhe në mes të Evropës. Shuarja e tij, sepse të lashtët gjithmonë kanë besuar se poetët janë yje që shuhen dhe fill pas tyre kombi ashtu si fëmijët mund të thotë një dëshirë, mund të kumtojë atë që ai kish kënduar që në 1981 për Parisin se mbrapa do i lëmë pas shpine netët ballkanike, vallet , këngët , baladat dhe vetëm fyellin do marrim t’i biem sa herë që do na rrokë malli.

    Rrugëtimi i kombit të tij për në Evropë pat filluar që herët nga poezia e tij me trajektoren moderne të përcaktuar qartë se pas do i lëmë mëritë ballkanike por kurrë s’do harrojmë identitetin tonë nëpërmjet melodive tona të luajtura me fyell që për shqiptarët është instrument magjik i vetëvendosjes së tyre, sigurisht jo “Fyelli Magjik” i Moxartit por ai i melodive ilire dhe këngëve të Naimit.UNË BIRI YTUnë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;ta di gjakun që të vlon në gji,dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,e të shpërthejë do si vullkan,më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,Unë, biri yt.EPIKA

    Me shekuj kam shitur gjakune rritur jam me gjakun e shiturMe shekuj kam hëngër me vetene ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…Miq,Kosova është gjaku im që nuk falet!ANKTHI

    Toka ime digjet, toka ime e dashur,balli im i ngrysur,pishë… Caqet e tua herët t’i kam përbirë me hijet e mia,Kosovë, përrallë e lashtë!Herët m’i ke lidhur këmbë e duart me skamje,vuajtje e vdekje…Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtëe ngrirë n’ajër?Nipave ç’tu them për këngën time të vdekjes?

    -Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t’mëkish mbirë!Toka ime digjetnë çdo pëllëmbë të trupit tim – toka e mallkuar..ME JETUETim bir, LumitErdhe në jetëNuk ka më nevojë për kuje, lutjeKryesorja të jetoshKëtë gur ta hedhësh më larg se UnëPrandaj:Bukën ta pjekësh dy herë nën saçUjin ta ziesh deri në shkallën 99Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajërnë kohë kozmos.Metafora e Jetës Simenëse s’flasjeta ime s’ka qetësifjala ime bëhu Unëheshtja të të mos shtypënë gurërnullirinëse s’flasjeta ime s’ka qetësifjala ime bëhu Unëplaga imele të marrëfrymë thellë.ME QENËTë jesh shqiptare vdekja të mos të gjejëedhe në skaj të botëse pamundur ështëTë jesh shqiptare ndonjë qen të mos të ndjekderi në varre pamundur ështëShqiptar të jeshbotën varr të mos e keshe pamundur ështëe pamundurNë trupin timplaga më e thellësa më afërBregutlum lumi nuk është në linjë

    TI DHE UJI

    Diellin ta shikosh nga hija e plepitDhe ta matëshKur hijen tënde s’mund ta kapërcesh mëQenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiakeBesnik i madh i NjeriutNga kafshimi i gjarprit mund të shpëtoshMacen nxirre nga fjalori yt gjithsesiAjo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edheFemrës)Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkëtë dëgjohesh në shkretëtirëPër të dytën herë mbetesh pa kokë ose kushnuk të beson:Sa më pak shikoje veten në pasqyrëDhe kurrë mos mendo: I pariAi që ka ekzistuar para teje jam UNËAi që do të kujdeset për ditët e mia të mbramaPër ëndrrat e mia e qetësinë je TiMe pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmëtë natësnë pikë të vapësAsgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunëRast i humbur nuk je edhe pse pyllidendësohetMund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuarnë botëDhe si të duash Ti LumiKryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarëDhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrëe saj e zezëBashkudhëtari imTa provojmë vetveten derisa kemi frymë.NJË NATË NGA NETËT PA GJUMËZgjohu Kosovë! Zgjohu nana ime e dashur,balli dhe emni im i shkelur,zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?A po sheh si ti kam ngulur sytëmu në zemër, mu në shpirt,si t`i kam hedhë duart rreth belitme të përqafu unë, ashti yt?Zgjohu, Kosovë! Nga degët e mia të thyera kush po dahet,këtë vatër kush po e le?Ç’janë këto gjurmë gjaku që po shtohennëpër fytyrën tënde,këto varre e murana që po sillen vërdallërreth shtëpisë sime?…Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,balli dhe emri im i shkelur,Zgjohu, Kosovë!…

    Sonte vetëm mbeta enë derë të oborrit askush s’po më troket,askush më, thua vdekur jam e harruarNë këto troje e suka gjaku.

    Thua më është shkrimbur hisjae mbyllur dera e konakut…..Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit timt`pëlcitur.Bota në ty le të kallet! PARISI, VENDLINDJADo të hyjmë në Parisgurin tonë aty do ta ngulim,nuk do të na presë Teuta, Genti,nuk do të na presë hordhi e egër romake,nuk do të na presë njeri i gjallë.Në Paris do të hyjmë;ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëvete një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,do t’i lëmë netët ballkanike pas shpinevallet, këngët, baladat, përrallat,vetëm fyellin do ta marrimt’i biem kur të na rrokë malli,kur humbim në grumbullin e klosharëve,të hijeve,të minjve,deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:do t’i marrim erë ftoit të vendlindjespër kohët pis do të flasim me gishta,nuk do të shkelim asnjë mizë,nuk do të trembim asnjë zog,nuk do të derdhim zjarr, vrer,mbi kokë të njeriut,Evropës së përgjumur s’do t’i përulemias perëndive të krisura.Ma jep besën, Lum Lumi,se nuk do të harrojmë vendlindjen. RËNKIMIQaj, rrafshi im i dashur, qaj!Diellin tënd verbuar e kanë tytat,E vatrat shkimbur deri në një.Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarëMe duar të mia të çaraMe rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;Pragje thyer e konaqe mbyllur…Për gjithkë e për askë vrarë jemi…Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.Plepi im qiellin do ta shpojë,Plepi im i kallurQiellin e humbur majë një shpate.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MASHTRIMI”, POEZI NGA ALI PODRIMJA

  • ‘Serbi zgjohu’/ Pas përplasjeve të dhunshme, studentët në Serbi njëftojnë sërish protesta në mbrëmje

    ‘Serbi zgjohu’/ Pas përplasjeve të dhunshme, studentët në Serbi njëftojnë sërish protesta në mbrëmje

    Studentët në Serbi kanë njoftuar se do të vazhdojnë protestat edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit.

    Përmes rrjeteve sociale, ata kanë shpërndarë vendndodhjen dhe orarin e tubimeve, duke ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të bashkohen në protesta.

    Në kryeqytetin Beograd, tubimet pritet të fillojnë në orën 19:30. Një natë më parë, protesta u zhvilluan në rreth 30 qytete nën sloganin “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të forta mes protestuesve dhe policisë ndodhën në Beograd dhe Novi Sad, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS).

    Për herë të parë, në përplasjet morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe, përfshirë ushtarë të njësisë elitare “Kobra”. Shtatë efektivë të ushtrisë u plagosën, ndërsa katër prej tyre pësuan dëmtime serioze.

    Studentët theksuan se protesta po zhvillohen si reagim ndaj dhunës së ushtruar në Vrbas, ku protestuesit janë sulmuar nga mbështetës dhe anëtarë të partisë në pushtet me fishekzjarrë, gurë, shishe me ujë të ngrirë dhe objekte të tjera të rrezikshme.