Tag: zgjohet

  • Zgjohet ‘Super League’, padit UEFA-n e vendos afate…

    Zgjohet ‘Super League’, padit UEFA-n e vendos afate…

    Superliga Europiane ajo që trazoi për disa kohë ambientin sportiv mësohet se ka ngritur padi kundër UEFA-s.

    Mes tyre dhe Real Madridi në rolin e liderit në tentativën për t’i dhënë asokohe një ‘grusht’ UEFA-s ka ngritur padinë e tij. ​​Kërkesat e kombinuara për të dy paditë do të tejkalojnë 5.2 miliardë dollarë.

    Superliga i ka kërkuar gjithashtu UEFA-s të paraautorizojë konceptin e saj të Ligës së Bashkuar “brenda tetë javësh”.

    Vazhdo leximin

  • Zgjohet “qeveria”/ Rama publikon video nga Farka: Vila pa leje hidhen në erë

    Zgjohet “qeveria”/ Rama publikon video nga Farka: Vila pa leje hidhen në erë

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku tregohen disa vila në zonën e Farkës që po prishen për shkak të ndërtimit të paligjshëm. Në postimin e tij, Rama thekson se:
    “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit✋. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje❌”
    Ky aksion vjen si pjesë e vazhdimit të kontrolleve për ndërtimet pa leje, ndërsa qeveria premton ashpërsim të masave ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë interesin publik.

  • Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

    Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e organizuar e presidentit francez, Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar bashkëpunimin mes tyre.
    Rama ka folur për Evoprën sot dhe pjesën tjetër të botës. Kryeministri thotë se sot Evropa nuk ndodhet në pozicionin e saj më të mirë.

    “Sapo vij nga Riadi ku pata nderin të isha i ftuar nga nisma e forumit për investimet për të ardhmen, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.Kur ke mundësinë të gjendjesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë, ne duhet të bëjmë një dush përulësie sepse edhe sot, edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve dhe qasjeve përkundrejt gjërave thelbësore, ne vazhdojmë të mendojnë që ka diçka që nuk shkon me botën dhe gjërat do të kthehen siç ishin.

    Ne mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës se si duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar.

    Nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqësie që sipas mendimit tim, mjaft modest, ka nisur të bëhet më i dëmshëm si këndvështrim dhe më pak i dobishëm për vetëbesimin. Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i Zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën.Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje por kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mund të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike. Edhe sot, edhe pas asaj që ka ndodhur me politikën e jashtme të BE dhe SHBA nuk ka një plan europian paqeje.   BE duhet të ketë një plan paqeje në Ukrainë”, tha Rama.

  • Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Pas humbjes ndaj Napolit, Interi është kthyer te fitoret.  Zikaltërit mundën 3-0 Fiorentinën, në ndeshjen e luajtur në Milano.
    Calhanoglu qetësi zikaltërit me golin e tij në minutën e 66-të.  Gjurmë në këtë sfidë la edhe Susic.

    Turku Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe e përktheu në gol.
    Në sfidën tjetër, ekipi i Chivu luan ndaj Veronës. Fiorentina pret Leccen në Firenze.

  • “Një gjigand i vjetër dhe i lodhur”/ Rama në Londër: Europa në krizë, “e këshillon” të zgjohet

    “Një gjigand i vjetër dhe i lodhur”/ Rama në Londër: Europa në krizë, “e këshillon” të zgjohet

    edi rama- “Future Resilience Forum 2025

    BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, “Future Resilience Forum 2025”, ku komentoi gjendjen në cilën ndodhet Europa tani. Sipas Ramës, Europa ndodhet në një moment kritik. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar, duke e krahasuar me Kinën si një prej superfuqive aktuale e cila ka një qasje ndryshe. Sipas Ramës, Kina ka një strategji të bazuar në biznes dhe një plan afatgjatë, ndryshe nga kontinenti ynë.
    “Të gjithë e shohin Europën si një gjigand të vjetër të lodhur që nuk është më në gjendje të zgjohet dhe të kuptoj që bota ka ndryshuar. Në më pak se 10 vjet, Kina do të ketë dyfishin e PBB të Europës. Europa ndodhet në moment kritik sepse i duhet të ndajë mendjen për të përfunduar projektin e etërve, apo të ecë në një drejtim më katastrofik si shembulli i Brexit. Kina nuk është e interesuar për universalizimin e mënyrës së saj të jetesës, ata besojnë se i përkasin një civilizimi të epërm që nuk ja vlen ta përhapësh. Ndërkohë që kurdo që mundet Kina kërkon të bëj biznes. Ky është tipar i fuqive të mëdha që nuk ka ngjasi me asgjë të ngjashme që jemi mësuar të jetojmë në jetën tonë. Kina ka këtë qasje ndryshe, nga ana tjetër ka diçka që edhe pse Kina flet për planin 5 vjeçar të rradhës pra 25 vjet më pas, Franca nuk ka plan as për javën e ardhshme. Është një dallim shumë i madh që pasqyrohet në jetën e përditshme.”, tha Rama.

  • “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…AngliaTronditja që i shkaktoi Rey Manaj me shokë ishte e madhe dhe e dukshme në radhët e Serbisë, kjo u pa qartë edhe në sfidën e tyre të radhës, atë kundër Andorrës, ku hasën shumë vështirësi për të dalë me 3 pikë.
    Pas Rey Manaj, edhe Lopez i tronditi që në fillim të lojës, ku në m…