Tag: zgjoheni

  • Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po u “nxijnë” ditën

    Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po u “nxijnë” ditën

    Nëse çdo mëngjes zgjoheni me idenë se dita “s’po ecën”, ndoshta problemi s’është universi, por janë disa zakone të vogla që po i bëni gabim. Psikologët thonë se disa veprime që duken të pafajshme mund t’ju shkatërrojnë produktivitetin.
    E shtyni alarmin për më vonë: E dimë: është tundimi më i madh i botës. Por kur bie sërish në gjumë, futesh në një cikël gjumi të ri, nga i cili trupi e ka shumë të vështirë të dalë. Rezultati? Zgjohesh më i lodhur se më parë.
    Qëndroni në batanije: Jo, jo. Truri yt ka nevojë për sinjalin e qartë: “Dita filloi!”. Ngrihu dhe jepi trupit pak oksigjen.

    Kontrolloni telefonin: Email-et, mesazhet, problemet e botës, nuk duhen në momentin që zgjohemi. As Instagram-i. Lëri 5-10 minuta të qeta, veç për ty.
    E lini krevatin të parregulluar: Meqënëse do ktheheni sërish në mbrëmje ju mendoni se nuk keni përse ta rregulloni. Por, psikologët kanë zbuluar se kjo gjë lidhet me produktivitetin dhe organizmin tuaj gjatë ditës.
    Pini kafe: Lajm i keq për kafedashësit! Trupi prodhon natyrshëm kortizol, i cili rregullon nivelin e energjisë, gjatë orës 8:00–9:00. Konsumoje kafenë pas orës 09:30 për efekt maksimal.
    Bëheni gati në errësirë: Sa komode duket, aq problematike është. Errësira i thotë trupit se “ende është natë”, ndaj ti mbetesh gjysmë i përgjumur për shumë më gjatë. Hap perdet, ndiz dritat, sepse drita është alarmi më natyral.
    S’keni një rutinë të qëndrueshme: Ruani një skemë automatike që do bëni sapo të zgjoheni, në mënyrë që energjinë për gjërat e paparashikuara ta ruani për më vonë. Sa më pak vendime në mëngjes, aq më shumë energji për pjesën tjetër të ditës.

  • Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po ‘ju nxijnë’ ditën!

    Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po ‘ju nxijnë’ ditën!

  • Gjërat që duhen bërë sapo zgjoheni për ta jetuar më mirë ditën

    Gjërat që duhen bërë sapo zgjoheni për ta jetuar më mirë ditën

    Është e rëndësishme t’i kushtosh rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, sepse ajo çka bëjmë orët e para të ditës, sapo zgjohemi, ndikon në pjesën tjetër të ditës—edhe pse nuk e vëmë re.
    Më poshtë do të lexoni për 5 gjera që duhen bërë sapo të zgjoheni për të nisur ditën me këmbë të mbarë dhe për ta kaluar atë të lumtur e plot energji.
    Një mëngjes i shëndetshëm (dhe i ngrënë me qetësi)

    S’ka gjë më të keqe se të zgjohesh vonë dhe të mos kesh kohë për të ngrënë mëngjes. Për të evituar atë që në çdo kuptim është vakti më i rëndësishëm i ditës, përgatisni gjithçka që duhet për mëngjes që në mbrëmjen para, në mënyrë që të mos e humbisni këtë vakt.
    Çfarë të hani? Varet nga dita që ju pret. Nëse hani një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, ai do të furnizojë ‘sprintin’ e duhur për të përballuar impenjimet e ditës dhe do t’ju garantojë përfitime më specifike (si p.sh rritja e metabolizmit ose të qenit më të bukur).

    5 minuta (të paktën) stretching, yoga ose ushtrime
    Përftiimet e ushtrimeve fizike të mëngjesit tashmë janë të provuara dhe disa prej tyre janë: energji më të mëdha, gjumë më cilësor dhe mundësia për të jetuar më gjatë. Nëse ju pëlqen yoga, kushtojini disa minuta stretching dhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Qetësimi i mendjes sapo zgjoheni është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të përqëndruar gjithë ditën.
    Nëse nuk keni kohë për një sesion ushtrimesh, mund të bëni 5 minuta ushtrime të lira për barkun, anësoret, ose shtyllën kurrizore.

  • Pse duhet të pimë ujë sapo hapim sytë në mëngjes

    Pse duhet të pimë ujë sapo hapim sytë në mëngjes

    A e dini se një gotë ujë sapo zgjoheni nga gjumi mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj?

    Pas disa orësh gjumë, trupi është i dehidratuar dhe i pari veprim që duhet të bëjmë është t’i japim ujitje organizmit. Pija e një gote ujë esëll:

    -Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive.

    -Pastron mbetjet toksike që janë grumbulluar gjatë natës.

    -Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe freskon trurin, duke na dhënë më shumë energji.

    -Është një sekret i thjeshtë për lëkurë më të pastër e më të shëndetshme.

    Pra, përpara kafesë, çajit apo mëngjesit, trupi juaj pret vetëm një gotë ujë të freskët. Një zakon i vogël, por me përfitime të mëdha për shëndetin dhe bukurinë!

  • A është trupi juaj më i zgjuar se alarmi i telefonit? Ja pse zgjoheni para se të bjerë ora

    A është trupi juaj më i zgjuar se alarmi i telefonit? Ja pse zgjoheni para se të bjerë ora

    A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni vetëm pak minuta para se të bjerë alarmi dhe të mendoni: “Si e dija?” Nëse po, nuk jeni të vetëm. Miliona njerëz përjetojnë këtë dukuri që duket thuajse magjike, por në fakt ka një shpjegim shkencor pas saj.

    Trupi i njeriut ka një mekanizëm të brendshëm të quajtur ritmi cirkadian, një orë biologjike që rregullon ciklin e gjumit, temperaturën e trupit dhe prodhimin e hormoneve. Kur jeni të mësuar të zgjoheni në një orar të caktuar çdo ditë, truri juaj fillon ta “parashikojë” këtë moment. Pak para zgjimit, ai çliron hormonin kortizol, i cili ju ndihmon të zgjoheni më lehtë, madje edhe pa pasur nevojë për alarmin.

    Por në disa raste, stresi i parashikueshëm mund të luajë rol. Nëse keni një ditë të rëndësishme përpara, truri juaj mund të “ndezë sinjalin e alarmit” më herët për t’ju përgatitur. Edhe pse ndonjëherë i bezdisshëm, ky është një refleks mbrojtës që tregon se sistemi juaj po punon për ju.

    Nëse zgjoheni natyrshëm disa minuta para alarmit dhe ndiheni mirë, kjo është një shenjë e një cikli të shëndetshëm të gjumit. Por nëse jeni të lodhur ose zgjoheni shumë herët pa arsye, ndoshta ju nevojitet një rutinë më e mirë gjumi ose menaxhim më i mirë i stresit.

    Herën tjetër që zgjoheni vetë, mos u nervozoni, është trupi juaj që ju zgjon butësisht, përpara se teknologjia ta bëjë me zë të lartë. Në mënyrën e vet, ai po ju thotë: “Mos u shqetëso, jam zgjuar përpara teje.” Dhe në shumicën e rasteve, ka të drejtë.

  • Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh

    Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh

    Mund të shijoni një filxhan kafe në mëngjes, por asgjë nuk mund ta mposhtë ujin e thjeshtë dhe të pastër për të mirën e trupit tuaj.
    Dhe ndërsa sigurisht një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj kur e pini në mëngjes sapo të zgjoheni nga shtrati.
    Përfitime të përgjithshme

    Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën. Trupi juaj varet nga uji për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet që trupi ynë përbëhet kryesisht nga uji, që korrespondon me afërsisht 75% të peshës totale.
    Uji mund të ndihmojë në uljen e aciditetit të stomakut
    Miliona njerëz në mbarë botën përjetojnë urth të shpeshtë, një gjendje që zakonisht shkaktohet nga nivele të larta të acidit në stomak. Stomaku juaj është burimi kryesor i acidit klorhidrik në trupin tuaj dhe e sekreton atë gjatë gjithë natës. Pa ushqim në stomak për të holluar acidin, urthi ka më shumë të ngjarë të ndodhë në orët e mëngjesit. Pirja e ujit sapo të zgjoheni mund të zvogëlojë nivelin e aciditetit në stomak dhe të lehtësojë çdo simptomë të urthit.
    Uji ju ndihmon të keni lëvizje të rregullta të zorrëve.
    Uji ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, dhe pirja e të paktën një gote me ujë sapo zgjoheni në mëngjes mund të ndihmojë në stimulimin e jashtëqitjes. Trupi juaj varet nga tkurrjet e rregullta që ndodhin në zorrët e mëdha dhe të holla në mënyrë që ushqimi të përthithet dhe të eliminohet. Këto kontraksione varen nga ajo që njihet si refleksi gastrokolik. Thjesht, kur e mbushni stomakun me ushqim ose pije, trupi juaj “zbulon” substancat e reja dhe dërgon një sinjal në zorrën tuaj për të vazhduar me zbrazjen. Kjo bëhet përmes lëvizjeve të zorrëve. Për ta arritur këtë, ju nevojitet ujë i mjaftueshëm.

  • Pini ujë me stomak bosh në mëngjes! Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet

    Pini ujë me stomak bosh në mëngjes! Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet

    Mund të shijoni një filxhan kafe në mëngjes, por asgjë nuk mund ta mposhtë ujin e thjeshtë dhe të pastër për të mirën e trupit tuaj.

    Dhe ndërsa sigurisht një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj kur e pini në mëngjes sapo të zgjoheni nga shtrati.

    Shih pse:

    Përfitime të përgjithshme

    Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën. Trupi juaj varet nga uji për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet që trupi ynë përbëhet kryesisht nga uji, që korrespondon me afërsisht 75% të peshës totale.

    Uji mund të ndihmojë në uljen e aciditetit të stomakut

    Miliona njerëz në mbarë botën përjetojnë urth të shpeshtë, një gjendje që zakonisht shkaktohet nga nivele të larta të acidit në stomak. Stomaku juaj është burimi kryesor i acidit klorhidrik në trupin tuaj dhe e sekreton atë gjatë gjithë natës. Pa ushqim në stomak për të holluar acidin, urthi ka më shumë të ngjarë të ndodhë në orët e mëngjesit. Pirja e ujit sapo të zgjoheni mund të zvogëlojë nivelin e aciditetit në stomak dhe të lehtësojë çdo simptomë të urthit.

    Uji ju ndihmon të keni lëvizje të rregullta të zorrëve.

    Uji ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, dhe pirja e të paktën një gote me ujë sapo zgjoheni në mëngjes mund të ndihmojë në stimulimin e jashtëqitjes. Trupi juaj varet nga tkurrjet e rregullta që ndodhin në zorrët e mëdha dhe të holla në mënyrë që ushqimi të përthithet dhe të eliminohet. Këto kontraksione varen nga ajo që njihet si refleksi gastrokolik. Thjesht, kur e mbushni stomakun me ushqim ose pije, trupi juaj “zbulon” substancat e reja dhe dërgon një sinjal në zorrën tuaj për të vazhduar me zbrazjen. Kjo bëhet përmes lëvizjeve të zorrëve. Për ta arritur këtë, ju nevojitet ujë i mjaftueshëm.

  • Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës

    Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës

    Nëse zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini më, ja disa veprime praktike dhe të thjeshta që mund të ndihmojnë
    E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës; jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.
    Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

    Qëndroni të qetë dhe mos shikoni orën
    Shikimi i orës vetëm rrit ankthin dhe presionin për të fjetur. Qëndroni shtrirë dhe përqendrohuni te frymëmarrja.
    Meditoni
    Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi. Ka shumë aplikacione për celular që ofrojnë udhëzime për meditim.
    Futeni kokën në ujë të ftohët
    Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë.
    Ushtrimi 4-7-8
    Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.
    Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
    Merrni frymë me hundë për katër sekonda
    Mbajeni frymën për shtatë sekonda
    Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin.
    Dilni nga krevati nëse nuk flini pas 20–30 minutash
    Nëse nuk arrini të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni një aktivitet të qetë deri sa të ndjeni përgjumje. Krevati duhet të lidhet me gjumin, jo me frustrimin.
    Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të jetë sinjal i stresit, ankthit, apo problemeve të gjumit si apneja – në këtë rast, një vlerësim mjekësor është i dobishëm.

  • Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

    Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

    Nëse zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini më, ja disa veprime praktike dhe të thjeshta që mund të ndihmojnë

    E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës; jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.

    Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

    Qëndroni të qetë dhe mos shikoni orën

    Shikimi i orës vetëm rrit ankthin dhe presionin për të fjetur. Qëndroni shtrirë dhe përqendrohuni te frymëmarrja.

    Meditoni

    Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi. Ka shumë aplikacione për celular që ofrojnë udhëzime për meditim.

    Futeni kokën në ujë të ftohët

    Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë.

    Ushtrimi 4-7-8
    Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.

    ▪ Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
    ▪ Merrni frymë me hundë për katër sekonda
    ▪ Mbajeni frymën për shtatë sekonda
    ▪ Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin.

    Dilni nga krevati nëse nuk flini pas 20–30 minutash

    Nëse nuk arrini të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni një aktivitet të qetë deri sa të ndjeni përgjumje. Krevati duhet të lidhet me gjumin, jo me frustrimin.

    Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të jetë sinjal i stresit, ankthit, apo problemeve të gjumit si apneja – në këtë rast, një vlerësim mjekësor është i dobishëm. 

  • 5 zakone të thjeshta që përmirësojnë shëndetin tuaj

    5 zakone të thjeshta që përmirësojnë shëndetin tuaj

    Në një botë gjithnjë e më të zënë dhe stresuese, kujdesi për veten është kthyer në një domosdoshmëri. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë disa zakone të thjeshta, por shumë efektive, që mund të bëjnë ndryshim të madh në energjinë dhe mirëqenien tuaj të përditshme.

    -Filloni ditën me ujë – Një gotë ujë sapo zgjoheni ndihmon trupin të hidratohet dhe “zgjoheni” sistemin tretës.

    -Lëvizni më shumë – Edhe një ecje 20-minutëshe çdo ditë ndihmon qarkullimin e gjakut, përmirëson humorin dhe redukton stresin.

    -Më pak sheqer, më shumë gjumë – Kufizimi i sheqerit dhe një gjumë cilësor (7–8 orë) janë ndër recetat më të sigurta për një trup dhe mendje të shëndetshme.

    -Pushime të shkurtra gjatë ditës – Edhe 5 minuta larg ekranit ose një frymëmarrje e thellë mund të ndihmojë në reduktimin e tensionit të përditshëm.

    -Mirënjohja ditore – Shkruani çdo ditë një gjë për të cilën jeni mirënjohës. Kjo rrit optimizmin dhe ul ndjeshëm ankthin.

    Ndryshimet e vogla sjellin rezultate të mëdha. Jepini përparësi vetes dhe shëndetit tuaj – çdo ditë është një mundësi e re për të ndjerë më mirë!