Tag: zgjodhi

  • Marrëdhënie dashurie pas Ferma VIP? Elinara pranon ndjenjat, por “shokon” Erandin: Si e kuptova që nuk më dashuron

    Marrëdhënie dashurie pas Ferma VIP? Elinara pranon ndjenjat, por “shokon” Erandin: Si e kuptova që nuk më dashuron

    Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh brenda shtëpisë së Ferma VIP, ku afërsia mes tyre tërhoqi vëmendjen e publikut, Elinara dhe Erandi më në fund kanë folur hapur në Ferma Club për marrëdhënien mes tyre. Edhe pse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht një lidhje dashurie, ndjesitë dhe afërsia mes tyre ishin të dukshme gjatë gjithë spektaklit.

    Elinara, më e sinqertë dhe emocionale, pranoi se ka patur ndjenja, por kuptoi se Erandi nuk e dashuron.
    “Sigurisht që një ndjesi e kisha karshi Erandit në ‘Ferma VIP’, sepse ka cilësi të një zotërie fisnik. Por mbetet në këto konture. Aty ishte lojë dhe reality show. Nëse Erandi do më bënte të besoja që më ka për zemër… Erandi zgjodhi pishtarin. Më eliminoi mua dhe zgjodhi veten. Aty kuptova që nuk më dashuron. Por e ka lojë. Kam kaluar kaq etapa në jetë sa të kuptoj kaq gjë. Nëse do ketë zhvillim jashtë, mbetet për t’u parë. Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën.”

    Ernadi pranoi se këto fjalë “e shokuan”
    /vizionplus.tv

  • Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Florian Wirtz refuzoi transferimin te City dhe zgjodhi Liverpool-in

    Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Florian Wirtz refuzoi transferimin te City dhe zgjodhi Liverpool-in

    14 Qershor 2025

    17:48

    Telesport

    Florian Wirtz mund të quhet lojtari më i ri i Liverpool dhe padyshim konsiderohet si nga një top transferimet e kësaj vere. Wirtz ishte shumë afër të transferohej te Manchester City, “Qytetarët” ishin të gatshëm të paguanin shumën e kërkuar nga Leverkusen, por ishte një detaj kyç që shtrembëroi rrjedhën e negociatave: mungesa e sigurisë për të ardhmen e Pep Guardiolës.
    Wirtz kishte si kusht të bëhej pjesë e një projekti të qartë dhe të qëndrueshëm dhe këtë gjë duket se ia mundësoi Liverpool, pasi talenti gjerman kishte dyshimet e tij në lidhje me të ardhmen e Guardiolës te City, ndaj dhe përfundimisht zgjodhi të bashkohej me ekipin e drejtuar nga Arne Slot.
    Duke qenë se Wirtz nuk e transferuan dot, vetëm javën e fundit Manchester City zyrtarizoi tre transferime: Rayan Aït-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki. Në anën tjetër, te Liverpool po i gëzohen transferimit të Wirtz, i cili padyshim do jetë pjesë kyçe e projektit të ri të kampionit në fuqi të Premier League.

  • Batuta e Minxhozit: Gazment Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjinenë

    Batuta e Minxhozit: Gazment Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjinenë

    Partia Socialiste më 11 maj konfirmoi një fitore të thellë në të gjithë vendin, ndërsa në qarkun e Fierit, i njohur ndryshe si “kryeqyteti” i socialistëve arriti të marrë 12 mandate nga 16 në total.
    Ajo që ra në sy në këtë qark ishte “personazhi” Zegjine Çuashi, e cila sfidoi Gazment Bardhin, gjatë fushatës zgjedhore në Fier.
    Ajo arriti të marrë mandatin e deputetes dhe përballja e saj me Gaz Bardhin tani do të zhvendoset në Kuvendin e Shqipërisë.
    Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se ndihmesën më të madhe Zegjine Çaushit ia sha Gazment Bardhi.
    “Ndihmesën më të madhe ia dha vetë Gaz Bardhi me luftën që i bëri dhe pastaj u bë virale pastaj në rrjetet sociale dhe sigurisht Zengjineje po të ishte në listë do kishte marrë vota në Tiranë dhe Tropojë etje. Ka dy lloje fushatash, edhe një fushatë online dhe një tjetër në terren”, tha ai.
    Analisti Skënder Minxhozi e mbylli me batutë fjalën e tij në “Real Story” kur tha se Gaz Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjine Çaushin.
    “Gazment Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjinenë”, tha ai.

  • Nani zgjedh ekipin e ëndrrave, injoron Cristiano Ronaldo-n

    Nani zgjedh ekipin e ëndrrave, injoron Cristiano Ronaldo-n

    19 Maj 2025

    15:14

    Telesport

    Nani zgjodhi formacionin e shokëve të tij të skuadrës kohët e fundit dhe çuditërisht injoroi Cristiano Ronaldo-n.
    Skuadra e tij ishte kryesisht e mbushur me yje të Manchester United dhe Sporting, pasi ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në të dy klubet.
    Sipas Planet Football, Nani zgjodhi Edwin van der Sar në portë, me João Cancelo, Bruno Alves, Rio Ferdinand dhe Patrice Evra në mbrojtje.
    Bruno Fernandes iu bashkua Paul Scholes dhe Deco në mesfushë, megjithëse Nani nuk luajti kurrë me mesfushorin portugez te Manchester United.
    Në sulm, Nani zgjodhi Carlos Tevez dhe Ryan Giggs në krahë, me Wayne Rooney në qendër.
    Ishte një surprizë që Cristiano Ronaldo nuk u bë pjesë e ekipit, megjithëse ata luajtën 130 herë së bashku për klubin dhe kombëtaren, duke kombinuar në realizimin e 14 golave.

  • Papa Leo XIV mban meshën e parë në Kapelën Sistine

    Papa Leo XIV mban meshën e parë në Kapelën Sistine

    Kardinali Robert Prevost kremton Liturgjinë e tij të parë Hyjnore si Papa Leo XIV
    Në mesditë të së premtes. Liturgjia Hyjnore, në prani të të gjithë Kardinalëve që formuan Konklavin që e zgjodhi atë, kremtohet në Kapelën Sistine .
    Ceremonia filloi me një lutje të recituar nga Papa për njohjen e mëkateve dhe faljen e Zotit, me pjesëmarrjen e Kardinalëve në kor.

    Mesha e Shenjtë kremtohet nga Papa në italisht, ndërsa kori këndohet si në anglisht ashtu edhe në spanjisht.
    Duke iu drejtuar Kardinalëve, Papa Leo XIV iu referua mrekullive të Zotit.

    “Ndërsa festojmë këtë mëngjes, ju ftoj të festojmë së bashku mrekullitë që Zoti ka kryer dhe bekimet që Ai vazhdon të na sjellë. Ju më zgjodhët dhe më bekuat me këtë mision. E di që mund të mbështetem te secili prej jush që të ecni së bashku në këtë rrugë.”
    “Zoti ma ka besuar këtë thesar për hirin tënd.” Sepse ne jemi ata që Perëndia zgjodhi për të përhapur fjalën e mrekullueshme se si na thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme”.
    Papa i ri, duke folur në italisht, shprehu shpresën se Kisha do të sillte dritë në “netët e errëta të botës”. Në të njëjtën kohë, ai u zotua të ishte një “kujdestar besnik” i Kishës, duke shtuar se ajo duhet të gjykohet nga shenjtëria e anëtarëve të saj dhe jo nga madhështia e ndërtesave të saj.
    Pas Liturgjisë Hyjnore, Papa do të ulet për një vakt me anëtarët e Konklavit.
    Kur të mbarojë vakti, Kardinalët tani do të jenë të lirë të largohen nga Vatikani dhe të kthehen në selitë e tyre peshkopale.
    /vizionplus.tv

  • Papa i ri është Robert Francis Prevost, ai zgjodhi emrin Leone i XIV

    Papa i ri është Robert Francis Prevost, ai zgjodhi emrin Leone i XIV

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Ermal Kopo – Mjeku që zgjodhi të qëndrojë pranë njerëzve

    Ermal Kopo – Mjeku që zgjodhi të qëndrojë pranë njerëzve

     
    Ermal Kopo, lindur në qytetin e Përmetit nga një familje arsimtarësh, është banor i Sarandës që prej vitit 1997. Me profesion mjek, ai është një figurë e njohur në komunitetin e jugut të Shqipërisë, për përkushtimin dhe ndershmërinë e treguar në çdo etapë të jetës së tij.

    Rrugëtimi i tij profesional nisi pikërisht në Markat – një vend i qetë, me njerëz të mirë dhe vlera të forta. Për katër vite me radhë, ai shërbeu atje me përkushtim dhe përulësi, duke u kujdesur për çdo pacient si për një anëtar të familjes. Më pas, misioni i tij vijoi në Delvinë, ku u përball me sfidën më të madhe që ka njohur brezi ynë – pandeminë e Covid-19.
    Ndryshe nga shumë të tjerë, Ermal Kopo nuk u largua. Nuk zgjodhi të heshtte, të fshihej apo të pasurohej. Ai qëndroi aty, pranë njerëzve, çdo ditë, në çdo situatë.

    Pse kandidon Ermal Kopo?
     
    Sepse ai beson se politika nuk duhet të jetë një karrierë, por një shërbim. Sepse qytetarët meritojnë përfaqësim nga njerëz që i kanë provuar vështirësitë nga afër, jo nga zyrat, por nga terreni. Ai nuk është pjesë e ndarjes së vjetër “majtas-djathtas”. Ermal Kopo është zëri i qytetarëve të zakonshëm, që kërkojnë të jetojnë me dinjitet, në vendin e tyre, me kokën lart.
    Zgjidh shpresën, jo frikën!
     
    “Mjaft më me zgjedhje nga frika, me vendime të imponuara nga makineria e partive të mëdha. Ka ardhur koha të votojmë me shpresë. Të votojmë për dinjitetin tonë. Të votojmë për një përfaqësim të vërtetë!”
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zgjodhi buxhetin para Ronit, Big Mama nuk përmbahet ndaj Big Bastës pas zgjedhjes

    Zgjodhi buxhetin para Ronit, Big Mama nuk përmbahet ndaj Big Bastës pas zgjedhjes

    Një tjetër largim në ferma VIP. Këtë të hënë me votat e publikut por dhe me vendimin e Big Bastas ishte Roni ai që u largua nga ferma më e famshme në Shqipëri.
    Ndryshe nga herët e tjera këtë të hënë luana me vendim të AGAIT vendosi të lexonte emrin e fermerit më të votuar nga publiku i cili ishte Big Basta.Lexo edhe :Related Posts
    “Fermerë! Tani dua që të shtatë të nominuarit të rreshtohen në mes të arenës. Unë kam zarfin në duar. Ndryshe nga çdo herë sonte do të ndaj me ju emrin e fermerit që ka marrë më shumë vota në rend të saktë. Ai sonte do të ketë një rol kyç. Emri më i votuar nga publiku nga shtatë të nominuarit është Big Basta”, lexoi Luana verdiktin e publikut.

    Por ky vendim i jepte të drejtën Big Bastës që të kishte mundësinë që të sakfirikonte buxhetin dhe të shpëtonte më pak të voruarin i cili ishte Roni, ose ta largonte atë dyhe të merrte buxhet të plotë.
    Big Basta zgjodhi buxhetin, duke vendosur largimin e Ronit nga ferma.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: Big Basta ti ke fituar fuqinë e hajmalisë. Na lexo mesazhin;
    Big Basta: Shpëto të eliminuarin dhe merr 10% buxhet, ose largo të eleminuarën dhe merr 100% buxhet.
    Luana: Tani do të lexoj votëne publikut për të eleminuarën dhe ti vendos. Fermeriq ë humbet statusin dhe që duhet të largohet sonte është Ron. Vendimi është ën dorën tënde, ky është një vendim deçiziv sa i përket vazhdimësisë së rRonit ose buxhetit javor.
    Big Basta: Roni është një djalë me shumë vlera dhe e vlerësoj shumë faktit që është aty brend, por ndërkohë nga krahu tjetër edhe buxheti është shumë i rëndësishëm për fermerët këtu, duke parë edhe debatet që bëhen për buxhet. Uroj shumë që edhe Ron të bënte të njëjtën zgjidhje, largoj të eleminuarin dhe marrim 100% buxhet.
    Po zgjedhja që bëri Big Basta nuk i ka pëlqyer aspak Big Mamas, e cila shpërhteu në akzua ndaj zgjedhjes së bërë nga fermeri.
    Big Mama: Ti je njeri i ligë, njeri i keq.
    Ndërkohë me fuqinë që i jep AGAI të eleminuarit, Ron zgjodhi Yllin si kryefermer të radhës.

  • U paraqit në SPAK e veshur me të zeza/ Kryemadhi zbulon arsyen se pse zgjodhi këtë ngjyrë: Mendoj se më tregon shumë…

    U paraqit në SPAK e veshur me të zeza/ Kryemadhi zbulon arsyen se pse zgjodhi këtë ngjyrë: Mendoj se më tregon shumë…

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi bëri një prononcim për mediat, nga ku zbuloi arsyen se pse zgjodhi që të vishej sot me të zeza.
    “Mendoj se ngjaj shumë elegante me ngjyrën e zezë”, tha Kryemadhi, teksa pohoi se ka tre vite që bën palestër.
    Ndaj Monika Kryemadhit rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
    Për këto vepra akuzohet gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i Monika Kryemadhit, Ilir Meta, me të cilin u divorcua me vendim gjykate disa javë më parë.

  • Berisha prezanton kandidatët në njësinë 5: Të shkolluar jashtë, u kthyen për të luftuar!

    Berisha prezanton kandidatët në njësinë 5: Të shkolluar jashtë, u kthyen për të luftuar!

    Unë kam shumë nder dhe kënaqësi, të paraqes sot përpara jush tre përfaqësues të shkëlqyer, dijnitoz, tuajin dhe qytetarëve të Tiranës. Dy zonja të nderuara dhje një zotëri.
    Zonjën Elisa Pajaziti, e rritur jashtë Shqipërie, e shkolluar dhe e mirëvendosur në botën akademike ku jeton, por thirrjes së vendit të vetë, të kombit të vetë, iu përgjigj, la çdo gjë dhe erdhi me vullnetin më të mirë, për t’ju përfaqësuar ju në Parlamentin shqiptar.
    Zonjën Ilda Zhulali, një nga vajzat, nënat, motrat, bashkëshortet shqiptare, që u shkollua jashtë, por zgjodhi që të gjithë projektin e saj t’ia kushtojë Shqipërisë. Të kthehet dhe të luftojë për ëndrrën e saj.
    Akil Kraja, një përfaqësues dijnitoz i brezit të tij, i cili pas shkollimesh në shkollat më të mira, ofertat më të shumta, zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi Partinë Demokratike dhe të tre këta, po të themi të vërtetën, vullnetet më të para, agresionet ndaj PD-së, qëndruan në këmbë në një betejë që tashmë i bën nder çdo shqiptari, çdo demokrati.”