Modelja Angela Martini po kalon ditë të mbushura me zhurmë mediatike dhe paqartësi, pasi portali prestigjioz TMZ publikoi lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj po i japin fund martesës. Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi situatën e çiftit.
Në një moment ku të gjithë prisnin një reagim zyrtar, një konfirmim apo një mohim, Angela zgjodhi një qasje krejt tjetër. Në vend të sqarimeve, artistja vendosi të fokusohej tek një ditë shumë e rëndësishme për të: ditëlindja e djalit të saj, Kyree Martini-Savulescu.
Në një postim të ndjerë në Instagram, ajo e quajti Kyree-n “zemra dhe shpirti ynë” si edhe “dhurata më e madhe” që jeta i ka dhënë. Angela e përshkruan djalin si një fëmijë mrekullie, duke shkruar:
“Ti je fëmija që ne zgjodhëm… dhe disi fëmija që na zgjodhi edhe neve. Mrekullia jonë. Gjithçka jonë. Gëzuar ditëlindjen, Kyree. Të duam pa fund.”
Por ajo që mori edhe më shumë vëmendje ishte një foto e bashkëshortit me djalin, e përfshirë brenda postimit. Ky detaj hapi sërish diskutimin: çfarë po ndodh realisht mes çiftit?
A është kjo një mënyrë për t’u treguar ndjekësve dhe mediave se pavarësisht thashethemeve, ata mbeten një familje e bashkuar për hir të fëmijës?
Tag: zgjodhi
-

Është ndarë apo jo? Postimi i fundit i Angela Martinit sapo na bëri pak ‘lëmsh’ të gjithëve
-

Tirana zgjodhi UÇK-në, Binaj zgjodhi Berishën
Nga Endri Kajsiu
Protesta për UÇK-në në Tiranë nuk ishte thjesht një tubim qytetarësh, por një reagim përzemërt i të gjithë shqiptarëve kundër padrejtësive që po i bëhen komandatëve nga Gjykata Speciale. Protesta u organizua për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar se sakrifica e tyre nuk harrohet.
Pasditja e sotme në sheshin “Skënderbej” ishte një moment ku kombi u bashkua, duke treguar se çështja e UÇK-së është mbi politikën e përditshme, mbi interesat partiake.
Por në këtë moment kritik, pati një mungesë të theksuar, atë të Partisë Demokratike. Ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë që u hodhën në rrugë për të mbrojtur dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, PD-ja qëndroi larg, madje doli kundër protestës.
Por kjo braktisje që PD i bëri UÇĶ-së, zbuloi edhe një tjetër fakt interesant për garën e zgjedhjeve në Tiranë. Sot u tregua hapur se Florian Binaj nuk është i pavarur. Ai sot zbatoi vendimin e Sali Berishës duke mos u bashkuar në protestë.
Në momentin e parë që pati mundësinë të tregojë pavarësinë e tij, ai zgjodhi të rreshtohet hapur krah Sali Berishës dhe PD-së.
Kjo dëshmon se Binaj ka zgjedhur të jetë vartës dhe i lidhur ngushtë me urdhrat dhe interesat e Sali Berishës. Dhe kjo është në nderin e tij!
Por duhet thënë se, ai që përpiqej të krijonte iluzionin e pavarësisë, në fakt është vetëm një aktor i orkestruar, i vënë në rol për të krijuar një fasadë të rreme. Por mesa duket Berisha nuk mund ta linte të lirë në një ditë si kjo, as për të aktruar.
Kjo situatë na tregon se në politikën shqiptare nuk mund të besosh lehtë në “independencë” kur pas saj fshihet varësia nga interesat e një grupi të ngushtë.
Në fund të ditës, protesta për UÇK-në tregoi se shqiptarët e bashkuar janë të fuqishëm, ndërsa PD-ja dhe “i pavaruri” i saj Binaj u bënë simbol i ndarjes dhe varësisë nga politika e vjetër.
Shqiptarët zgjodhën UÇK, Binaj zgjodhi Berishën! -

Zgjodhi Zvicrën, Adrian Bajrami zhduk gjithë fotot me Shqipërinë nga rrjetet sociale
Ardian Bajrami nuk do të ketë më lidhje me Shqipërinë dhe as të kujtojë të kaluarën e tij si kuqezi. Kështu të paktën duket nga reagimi i mbrojtësit i cili zgjodhi të braktiste flamurin kuqezi, duke iu bashkuar Zvicrës.
Sot ai i është bashkuar për herë të parë në stërvitje përfaqësueses zvicerane dhe ka postuar menjëherë në rrjetet sociale fotot e ditës së parë të stërvitjeve nën urdhrat e trajnerit Murat Jakin, ashtu siç kanë bërë edhe profilet e përfaqësueses helvete.
Por ajo që bie në sy është se tashmë Bajrami nuk ka asnjë “gjurmë” të së kaluarës së tij shqiptare. Ai ka zhdukur çdo postim që kishte në grumbullimet e kuqezinjve, foto me ish-shokë të skuadrës apo në stërvitje. Një mesazh i qartë se për të, kapitulli i Shqipërisë ishte i mbyllur në çdo drejtim. -

Shkon në 21 numri i viktimave në Ukrainë, Zelensky: Moska zgjodhi raketat, jo bisedimet
Ky filmim tregon momentin kur një prej raketave të shumta ruse që goditën Kievin, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, bie në qendër të kryeqytetit ukrainas.
Sulmet e ashpra ruse, jo vetëm me raketa, por edhe me dronë u shtrinë në gjithë Kievin madje edhe në qytete të tjerë të mëdhenj. Numri i viktimave arriti në 21 ndër të cilët edhe 4 fëmijë.
Mbi 40 të tjerë u plagosën. Shumica e viktimave u shënuan në këtë bllok pallatesh banimi. Nga sulmet ruse mbi Kiev, predhave nuk i shpetuan as përfaqësite e Bashkimit Europian dhe ajo e e Britanise se Madhe. Pamjet e publikuar nga zyrtarët e BE-së tregojnë pasojat e sulmit në brendësi të këtyre zyrave.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një deklaratë për mediat shprehu indinjatën dhe akuzoi Moskën se po terrorizon civilët me sulme ushtarake. Ajo paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një paketë të re sanksionesh për Rusinë.
Londra zyrtare thirri për sqarime ambasadorin rus. Sulmi u denua edhe nga i derguari special i Trump per Ukrainen, Keith Kellogg qe sipas tij minojne perpjekjet e presidentit Tramp per arritjen e paqes.
Për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, sulmet e kësaj të enjteje treguan se Rusia zgjodhi raketat në vend të tryezës së bisedimeve, vrasjet në vend të fundit të luftës.
Kievi tha se në këtë sulm, rusët lëshuan 598 dronë kamikazë dhe 31 raketa të fuqishme. Shumica e tyre u shkatërruan nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Sipas Moskës, në shenjestër ishin objektivat ushtarake, por dëmet në zonat e banimit u shkaktuar në përgjithsi nga mbetjet e raketave të shkatërruara në ajër. -

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon
Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet e paharruar jo vetëm për historinë e futbollit, por edhe emocionet njerëzore që e shoqëruan. Paqja e fjalëve, lotët e zhgënjimit dhe madhështia e respektit u mishëruan në dy figura legjendare: Paolo Maldini, kapiteni kuqezi që ngriti trofeun, dhe Gigi Buffon, portieri bardhezi që atë natë provoi dhimbjen më të madhe të karrierës.
Mes supersticioneve, shpresave dhe një dialogu prekës përpara se të niste ndeshja, lindi një histori miqësie dhe morali që shkonte përtej rezultatit. Tri vite më pas, në finalen e Botërorit 2006, fati që i kishte kthyer shpinën në Manchester, e zgjodhi më në fund Buffon. Mesazhi i Maldinit, pas gjithë asaj kohe, tregoi edhe një herë se futbolli nuk është thjesht lojë; por udhëtim i përbashkët mes dhimbjes, respektit e lavdisë. Ja si e përshkruan gjithçka, plot emocion, Buffon në librin e tij autobiografik:“Ishte finalja e Champions League në vitin 2003. Ndërsa po përgatiteshim për të hyrë në fushë, unë isha shumë afër Paolos, pasi ai ishte kapiteni i skuadrës kuqezi. Në atë moment i thashë: ‘Përshëndetje Paolo, kënaqësi që të njoh… Është një ditë e mrekullueshme dhe tifozët këtu në Manchester janë fantastikë’.
Ai më tha: ‘Përshëndetje Gigi…, gjëja më e bukur është se secili prej nesh përfaqëson një komb të tërë’.
Ndërsa afroheshim pranë trofeut, e shikova dhe i thashë: ‘Preke Paolo…, hajde preke’.
Në Itali ekziston një bestytni e njohur: kush e prek trofeun para ndeshjes, humb finalen.
Ai u përgjigj: ‘Jo…, do ta prek vetëm në fund’.
I thashë: ‘Shpresoj që të më zgjedhë mua’.
Ai më tha: ‘Jo…, do të zgjedhë mua’.
I thashë: ‘Do ta shohësh në duart e mia…’Por në fund, ajo gjë e mallkuar nuk më zgjodhi kurrë… U ula dhe fillova të qaja. Ishte hera e parë që lotët më rridhnin në fytyrë. Papritur, Alex (Del Piero) erdhi tek unë dhe më tha: ‘Gigi, mos qaj. Je burrë… dhe burrat nuk qajnë’.
Pastaj erdhi Paolo, gëzimi i lexohej qartë në fytyrë. I thashë: ‘Të zgjodhi ty. Dhe e meriton, Paolo. Urime për fitoren, miku im’.
Ai më tha: ‘Gigi, po, më zgjodhi mua…, por edhe ti e meriton. E di mirë çfarë ndjen tani, por ky është futbolli. Ndonjëherë na bën të buzëqeshim, ndonjëherë na bën të qajmë. Sidoqoftë, e ardhmja jote është ende përpara, Gigi. Mos e humb shpresën. Dhe kujto; pas çdo zhgënjimi fshihet diçka e bukur’.
Mblodha forcat dhe shkova në dhomat e zhveshjes. Trishtimi ndihej kudo. Vendosa të isha i fortë dhe të përpiqesha të ngrija moralin e të gjithëve. Pastaj pashë Alex (Del Piero) në fund të dhomës, duke qarë si fëmijë. Thashë me vete: ‘Dreqin… Besoj se vetëm burrat e vërtetë qajnë, sepse nuk kisha parë kurrë një lojtar ta donte Juventusin aq shumë sa ai’.Tri vite më vonë, fati na çoi në finalen e Botërorit 2006 në Berlin. Shkuam te penalltitë. Në atë moment, më erdhi ndërmend finalja e vitit 2003. Shikova qiellin dhe thashë: ‘Shpresoj që këtë herë fati të zgjedhë mua’.
Atë natë nuk e kontrollova telefonin. Festuam si kampionë bote deri vonë. Kur u ktheva në dhomë, mora telefonin dhe gjeta një mesazh që thoshte: ‘Miku im Gigi, ke bërë të lumtur një komb të tërë. Sot jam shumë i lumtur, edhe për ty. E meriton të jesh kampion bote. Kujto, miku im, pas çdo zhgënjimi fshihet diçka e bukur’. Ai mesazh ishte nga Paolo Maldini”. -

Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin
Babai i Florian Wirtz, Hans-Joachim, foli për Der Spiegel rreth sagës së fundit të transferimeve, me lojtarin që iu bashkua Liverpool.
Hans zbuloi se për Wirtz kishte shumë oferta, por në fund zgjodhi The Reds.“Kishte disa klube, por Bayern Munich dhe Liverpool ishin të vetmet që ishin seriozisht të interesuara për të”, shpjegoi ai.
“Situata me Bayernin ishte e vështirë sepse Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar me të. Kam respektin maksimal për Uli Hoeneß dhe sukseset që ai ka arritur. Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të Florianit në vitin 2022, ai na ndihmoi për të siguruar operacionin. Kjo është arsyeja pse telefonata e fundit me Uli Hoeneß ishte shumë e vështirë për mua.” -

Luka Modric zgjodhi Milanin sepse e befasoi veprimi i Igli Tares kur shkoi në Kroaci
Luka Modric duket se nuk është menduar dy herë për skuadrën e tij të radhës pas largimit nga Real Madrid. Mesfushori ka shpjeguar pse vendosi për Milanin.
“Doja të qëndroja në Europë dhe të vazhdoja të luaja futboll në nivele të larta. Po, kisha disa oferta të tjera, por kur dëgjova se Milani ishte opsion, nuk u mendova gjatë. Isha gati që nga momenti i parë”. “Më bëri përshtypje se si drejtuesit erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin. Këto detaje janë të rëndësishme për mua”, tha Modric, duke iu referuar vizitës së Igli Tares. -

Modric zgjodhi Milanin sepse… e befasoi veprimi i Igli Tares
16 Korrik 2025
16:40
Telesport
Luka Modric duket se nuk është menduar dy herë për skuadrën e tij të radhës pas largimit nga Real Madrid.
Mesfushori ka shpjeguar pse vendosi për Milanin. “Doja të qëndroja në Europë dhe të vazhdoja të luaja futboll në nivele të larta. Po, kisha disa oferta të tjera, por kur dëgjova se Milani ishte opsion, nuk u mendova gjatë. Isha gati që nga momenti i parë”.
“Më bëri përshtypje se si drejtuesit erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin. Këto detaje janë të rëndësishme për mua”, tha Modric, duke iu referuar vizitës së Igli Tares.

