Tag: zgjidhur

  • Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

    Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

    Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington.
    Ai tha se lufta në Ukrainë është një “rrëmujë” dhe jo një situatë e lehtë për t’u zgjidhur, shkruan Sky News.
    “Po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim.”
    “Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them. Çfarë rrëmuje”, shtoi Trump.
    Kjo vjen ndërsa Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Irlandë, tha në një aktivitet në Dublin se shpejtësia e negociatave të paqes – dhe interesi i SHBA-së në negociata – i kishin dhënë atij shkak për optimizëm.
    “Sipas fjalëve të mia, pak optimizëm u gjet për shkak të shpejtësisë së negociatave dhe nga ana amerikane, interesit të tyre për këtë”, tha presidenti i Ukrainës.

  • Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.
    “Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat para ndeshjes Angli-Shqipëri, në program për të dielën në orën 18:00 në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.
    Sa i përket Anglisë, Sylvinho tha se nuk ka vend për shumë iluzione, pasi është një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës. “Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë.  Është ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh. Ai ka lojtarë të mëdhenj në skuadër. Nuk kanë pësuar asnjë gol në kualifikuese”, shtoi Sylvinho.

  • A mund ti mbyllë Shqipëria kapitujt pa zgjidhur mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë? Ja përgjigja e Marta Kos

    A mund ti mbyllë Shqipëria kapitujt pa zgjidhur mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë? Ja përgjigja e Marta Kos

    Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria mund të vijojë përpara me procesin e negociatave, pavarësisht se ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë.
    E pyetur nëse këto çështje mund të ndikojnë në mbylljen e kapitujve të negociatave, Kos u shpreh se procesi i integrimit parashikon zgjidhjen e disa çështjeve gjatë rrugës.
    Pyetje: A mund ti mbyllë Shqipëria kapitujt pa zgjidhur mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë?
    Marta Kos: Ka kapituj që ne po i zgjidhim gjatë procesit. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë të afrohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dy palëshe sidomos me Greqinë dhe jam e bindur se kjo do të ndodhe në të ardhmen.

  • “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përgjatë një deklarate në kuvendin izraelit theksoi se ushtria amerikane është më e madhja në botë. 
    Ai tha se se SHBA përgjatë mandatit që po qeveris Trump, ka zgjidhur 8 luftëra brenda 8 muajve. 
    “Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. 
    Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. 
    Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë. Mendoj se kemi zgjidhur 8 luftëra në 8 muaj, duke e mospërfshirë edhe këtë, janë 8 luftëra që janë zgjidhur nga unë, tani që pengjet janë rikthyer në shtëpi. Hillary Clinton tha në debat se ai do të hyjë në luftë me të gjithë se ai ka personalitet për të hyrë në luftë, por unë kam personalitet për t’i dhënë fund luftërave. 
    Por edhe ndryshimi i emrit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk do të thotë se do të shkojmë në luftë, por në do ta fitojmë atë luftë. Siç e ka thënë edhe kryeministri izraelit, është diçka për forcën. SHBA ka ushtrinë më të fortë dhe më të madhe në botë, kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar, shpresoj të mos i përdorim. 
    Bibi më telefononte disa herë dhe më kërkonte armë, këtë armë e atë armë që unë s’i kisha dëgjuar kurrë, por duhen përdorur mirë. Por ju u bëtë më të fortë dhe më të fuqishëm dhe kjo çoi në paqe. Të mos harrojmë që ky tmerr filloi 2 vite më parë në një kohë feste kur mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Mizoria e 7 tetori 2022 goditi shpirtin e njerëzimit. SHBA qëndroi me ju.” tha Trump. 

  • VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    Presidenti amerikan Dobald Trump ka vënë sërish në lojë dhe ngacmuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me paaftësinë e tij për të fituar luftën në Ukrainë pas më shumë se tre vitesh.

    Duke folur para qindra gjeneralëve që fluturuan për në SHBA nga e gjithë bota në Quantico të Virxhinias, Trump diskutoi luftërat e ndryshme në të cilat administrata e tij ndërmjetësoi që kur ai mori detyrën.

    “Kam zgjidhur kaq shumë luftëra. Shtatë dhe mund të kishim zgjidhur më të madhen prej tyre”, tha Trump duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

    Ai vazhdoi duke thënë se besonte se çështja “më e lehtë” për t’u zgjidhur ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sepse “e njihja shumë mirë Putinin”. “Mendova se kjo do të ishte e lehtë sepse e njoh shumë mirë”, shtoi ai.

    “Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin. Mendova se do ta mbaronte këtë punë. I thashë: ‘Nuk dukesh mirë. Po bën katër vjet që lufton një luftë që duhej të kishte zgjatur një javë. Je tigër letre?’ Është për të ardhur keq, por përfundimisht mendoj se do ta përfundojmë këtë”, shtoi ai.

    Trump on Putin: “I said to him, you know, you don’t look good. You’re 4 years fighting a war that should have taken a week. Are you a paper tiger? And it’s a shame”. pic.twitter.com/f6RV9A91wh— Visegrád 24 (@visegrad24) September 30, 2025

    Tensionet me Rusinë kanë qenë duke u përshkallëzuar, me vendet evropiane të NATO-s, që thuhet se i kanë thënë Moskës se janë gati të përgjigjen ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë.

  • “Duhet zgjidhur vjedhja e zgjedhjeve “/ Shtatori i nxehtë politik, reagon deputeti: Do të vazhdojnë denoncimet

    “Duhet zgjidhur vjedhja e zgjedhjeve “/ Shtatori i nxehtë politik, reagon deputeti: Do të vazhdojnë denoncimet

    Përmes një interviste televizive, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se do të jetë një shtator shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala nga opozita.
    Saimir Korreshi:
    Do të bëjmë atë që bëjmë më mirë, denoncimin e aferave korruptive dhe vënien para përgjegjësisë së qeverisë. Mendoj se do të jetë një shtator shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala jonë nga opozita.
    Nuk mundet që çdo 2-4 të jetë e njëjta situatë zgjedhore. Do të denoncojmë çdo aferë korruptive pavarësisht nga reagimet e SPAK-ut. Normalisht shumë presin se çfarë do të ofrojë PD-ja, edhe pse kemi ofruar më shumë se Rama duket se nuk kemi qenë zgjedhja e njerëzve, edhe pse mendoj se zgjedhjet janë vjedhur. Na duhet një kuadër lidhor për të zgjidhur vjedhjen e zgjedhjeve, duhen parë të gjitha strukturat qysh nga gjeneza.

  • “Zgjidha luftën e “Aberbajxhanit” dhe Shqipërisë”, Trump “bën lëmsh” emrat e shteteve

    “Zgjidha luftën e “Aberbajxhanit” dhe Shqipërisë”, Trump “bën lëmsh” emrat e shteteve

    Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë në konflikt teksa u mburr me përfundimin e armiqësive midis “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë ditën e djeshme.

    Më parë këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit.
    Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen e armenëve. Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.
    Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.
    “Unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një që askush nuk e di”, tha Trump.
    “Por unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe unë shkatërrova aftësinë bërthamore të Iranit, të cilën ata do ta kishin përdorur kundër Izraelit, por ne e shkatërruam atë”, shtoi presidenti.
    Pasi pretendoi se konflikti midis Indisë dhe Pakistanit ishte “më i lehtë” për t’u zgjidhur, Trump e ktheu vëmendjen e tij te “Aberbaixhani” dhe Shqipëria:
    Shumë gjëra të mahnitshme. E patë Aberbaixhanin. Ishte një konflikt i madh që po ndodhte për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë. Mendoni për këtë. Dua të them, që ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, “Pse po luftoni ju djema?” Pastaj thashë, “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është çmenduri.”
    Gjithsesi, një gjë çoi në një tjetër dhe e zgjidha atë. Dhe kjo ishte një gjë që njerëzit thanë se nuk mund të zgjidhej. Edhe kur i kisha të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po bëheshin gati të nënshkruanin, ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Ata po përpiqeshin të largoheshin. Ata nuk ndiheshin mirë. Në fund të një ore, ata po përqafonin dhe po e uronin njëri-tjetrin. Ishte bukur për t’u parë, në të vërtetë.

    🇺🇸🇦🇲🇦🇿 Trump declares an end to hostilities between “Aberbaijan” and “Albania”
    “You saw the Aberbaijan. That was a big one going on for 34-35 years with Albania. I was dealing with them a little bit, and I said, “Why are you guys fighting?” Then I said, “I’m not gonna do a trade… pic.twitter.com/r5ywfaz2BB
    — Prince du Karabaque (@hayqmets) August 20, 2025

    Top Channel

  • “Zgjidha luftën e “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë”, Trump “bën lëmsh” emrat e shteteve

    “Zgjidha luftën e “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë”, Trump “bën lëmsh” emrat e shteteve

    Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë në konflikt teksa u mburr me përfundimin e armiqësive midis “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë ditën e djeshme.

    Më parë këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit.
    Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen e armenëve. Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.
    Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.
    “Unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një që askush nuk e di”, tha Trump.
    “Por unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe unë shkatërrova aftësinë bërthamore të Iranit, të cilën ata do ta kishin përdorur kundër Izraelit, por ne e shkatërruam atë”, shtoi presidenti.
    Pasi pretendoi se konflikti midis Indisë dhe Pakistanit ishte “më i lehtë” për t’u zgjidhur, Trump e ktheu vëmendjen e tij te “Aberbaixhani” dhe Shqipëria:
    Shumë gjëra të mahnitshme. E patë Aberbaixhanin. Ishte një konflikt i madh që po ndodhte për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë. Mendoni për këtë. Dua të them, që ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, “Pse po luftoni ju djema?” Pastaj thashë, “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është çmenduri.”
    Gjithsesi, një gjë çoi në një tjetër dhe e zgjidha atë. Dhe kjo ishte një gjë që njerëzit thanë se nuk mund të zgjidhej. Edhe kur i kisha të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po bëheshin gati të nënshkruanin, ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Ata po përpiqeshin të largoheshin. Ata nuk ndiheshin mirë. Në fund të një ore, ata po përqafonin dhe po e uronin njëri-tjetrin. Ishte bukur për t’u parë, në të vërtetë.

    🇺🇸🇦🇲🇦🇿 Trump declares an end to hostilities between “Aberbaijan” and “Albania”
    “You saw the Aberbaijan. That was a big one going on for 34-35 years with Albania. I was dealing with them a little bit, and I said, “Why are you guys fighting?” Then I said, “I’m not gonna do a trade… pic.twitter.com/r5ywfaz2BB
    — Prince du Karabaque (@hayqmets) August 20, 2025

    Top Channel

  • “Tension në marrëdhënien tuaj”, zbulo çfarë të pret sot sipas shenjës tënde të Horoskopit

    “Tension në marrëdhënien tuaj”, zbulo çfarë të pret sot sipas shenjës tënde të Horoskopit

    DASHI – Ka një atmosferë emocionuese, por diçka po ju pengon. Sot, mund të ndiheni të ndarë midis dëshirës për të bërë gjithçka dhe mosdijes nga t’ia filloni. Këshilla: Përqendrohuni te një gjë në të njëjtën kohë.

    DEMI –  Hëna është e favorshme dhe ju jep energjinë që ju ka munguar kohët e fundit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet praktike. Në dashuri, një pajtim është i mundur, por vetëm nëse jeni të gatshëm ta angazhoni me gjithë zemër.
    BINJAKËT – Është një ditë disi nervoze: shumë për të bërë dhe shumë pak kohë. Kini kujdes të mos jeni shumë të ashpër me fjalët tuaja. Diplomacia është aleati juaj më i mirë sot. Një mbrëmje më e qetë; përdoreni atë për t’u çlodhur.

    GAFORRJA – Ndihesh më i lehtë, edhe pse disa situata nga e kaluara ende të përndjekin. Sot mund t’i japësh fund një problemi familjar ose emocional. Dashuria po të vëzhgon nga afër… mirëprite.
    LUANI –  Hëna është në shenjën tuaj dhe Marsi ju jep forcë. Është koha për të ndërmarrë veprime, për t’u bërë të dukshëm, për të propozuar ide. Dashuria buzëqesh, por vetëm nëse hiqni dorë nga pak krenari.
    VIRGJËRESHA – Ju nevojitet qartësi, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja personale. Mundohuni të mos bëni gjithçka vetëm: të kërkoni ndihmë nuk është shenjë dobësie. Lajme të mira në frontin e punës këtë mbrëmje.
    PESHORJA – Është një ditë paksa e mbushur me kaos. Do të dëshironit pak qetësi dhe qetësi, por diçka po ju shqetëson. Kini kujdes të mos mendoni shumë. Zgjidhni diçka të lehtë: një bisedë me një mik mund të bëjë mrekulli. Hëna është në shenjën tuaj dhe Marsi ju jep forcë. Është koha për të ndërmarrë veprime, për t’u vënë re, për të propozuar ide. Dashuria buzëqesh, por vetëm nëse hiqni dorë nga pak krenari.
    AKREPI – Ju jeni magnetikë. Përdoreni këtë hijeshi për të zgjidhur fërkimet e vjetra. Gjërat po lëvizin në punë, por mos u nxitoni. Në dashuri, mund të jeni duke përjetuar një moment shumë intensiv.
    SHIGJETARI – Pak tension në marrëdhëniet me të tjerët: shmangni përballjet e drejtpërdrejta; është më mirë të prisni deri nesër për të sqaruar çështjet. Dëshira për t’u arratisur është e fortë: organizoni diçka të re për fundjavën. Përdoreni këtë hajmali për të zgjidhur fërkimet e vjetra. Diçka po lëviz në punë, por mos i nxitoni gjërat.
    BRICJAPI – Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse është një hap i vogël. Mos e humbni besimin. Sot mund të bëni një zgjedhje të mençur, një zgjedhje që do të japë fryte në shtator. Dashuria është në rregull nëse nuk shndërrohet në një barrë të rëndë.
    UJORI – Keni shumë ide në kokën tuaj, por pak dëshirë për t’i ndjekur ato. Sot mund të ndiheni pak të shkëputur. Rilidhuni me qendrën tuaj. Dashuria po ju kërkon të jeni më të pranishëm.
    PESHQIT – Intuita juaj është një busull e çmuar sot. Ndiqeni atë. Është një ditë e mirë për të sqaruar një marrëdhënie ose për të marrë një vendim në lidhje me një projekt krijues.

  • Lufta për vajzën përfundon me paqe! Çfarë ndodhi mes Post Malone dhe ish-it?

    Lufta për vajzën përfundon me paqe! Çfarë ndodhi mes Post Malone dhe ish-it?

    Drama ligjore mes këngëtarit të njohur Post Malone dhe ish-të fejuarës së tij, Hee Sung Park, është zgjidhur përmes një marrëveshjeje private, duke shmangur një betejë të zgjatur gjyqësore.
    Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, kishte hyrë në një konflikt ligjor për kujdestarinë e vajzës së tyre trevjeçare. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga disa media, Park ka tërhequr padinë ndaj Malone, pasi palët kanë rënë dakord për një marrëveshje të re jashtë gjykatës.
    Në kërkesën e saj fillestare, Park kishte kërkuar një rishikim të kushteve të kujdestarisë dhe mbështetje financiare të miratuar nga gjykata për vajzën, e cila në dokumente figuron me inicialet “DDP”. Ajo ka deklaruar se ndonëse ata kishin qenë të fejuar dhe kishin jetuar së bashku, pas ndarjes kishin mbetur pa zgjidhur çështjet ligjore që lidhen me vajzën dhe aspektet financiare.
    Tërheqja e padisë sugjeron se një marrëveshje është arritur në prapaskenë, ndoshta duke përfshirë çështje si mbështetja financiare dhe vizitat prindërore.
    Deri tani, asnjë nga palët nuk ka dhënë komente publike dhe detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.