Tag: zgjidhja

  • Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje

    Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje

    Vonesa është një fenomen i njohur për të gjithë, nga justifikimet klasike si “do jem aty për 10 minuta” që shndërrohen në 30, deri tek arsyetime kreative që nuk qëndrojnë. Edhe pse çdo person ka vonuar të paktën një herë, ekziston një kategori njerëzish që janë kronikisht me vonesë, pavarësisht rrethanave. Po çfarë ndodh në mendjen e tyre?

    Ekspertët theksojnë se nuk ka vetëm një shkak. Faktorët mund të variojnë nga menaxhimi i dobët i kohës, prirja për të shtyrë, përjetimi ndryshe i kohës, ankthi apo edhe struktura neurobiologjike.

    Studiuesit theksojnë se vonesa e vazhdueshme nuk është domosdoshmërisht mungesë respekti, por gjithsesi dëmton besimin mes njerëzve, pasi çdo takim është një marrëveshje e heshtur.

    Si e përjetojnë kohën tipat e ndryshëm të personalitetit?

    Në një studim të vitit 2001, psikologu Jeff Conte zbuloi se tipat e personalitetit e ndiejnë kohën në mënyrë të ndryshme. Tipat A (ambiciozë, konkurrues) mendonin se një minutë kishte kaluar pas 58 sekondash, ndërsa tipat B (kreativë, të qetë) e përjetonin minutën tek 77 sekondat. Studimi tregoi gjithashtu se shumë detyra njëkohësisht rrisin gjasat për të vonuar, ashtu si edhe eksperiencat e fëmijërisë, veçanërisht për ata që jetonin afër shkollës dhe nënvlerësonin kohën e udhëtimit.

    Pesë llojet e njerëzve që vonohen gjithmonë

    Sipas National Geographic, ekzistojnë pesë kategori kryesore:

    Optimistët – nënvlerësojnë gjithmonë kohën që u duhet. Zgjidhja: dyfishoni kohën që mendoni se ju nevojitet.

    Shpirtrat e lirë – nuk lidhen me rutina dhe nuk e shohin vonesën si problem. Zgjidhja: përdorni orë analoge dhe kuptoni ndikimin social të vonesës.

    Xhonglerët – bëjnë gjithçka njëkohësisht dhe përfundojnë duke u vonuar. Zgjidhja: vendosni alarme që t’ju ndihmojnë të shkëputeni.

    Njerëzit me ritëm të vonshëm ditor – funksionojnë më mirë natën dhe luftojnë me mëngjeset. Zgjidhja: përgatitni gjithçka një natë më parë.

    Personat me ADHD dhe neurodivergjencë – përjetojnë “verbëri kohore”, ku koha nuk ndihet njësoj. Nuk është mungesë respekti, por mënyra si funksionon truri i tyre.

    Në fund, vonesa kronike nuk është gjithmonë në dorën e personit, por njohja e shkaqeve mund të ndihmojë në përmirësimin e sjelljes.

  • Berisha: Sulmet ndaj SPAK filluan kur ky institucion amnistoi dosjet e krimit elektoral 338 dhe 184. Altin Troplini u bë avokat i të keqes

    Berisha: Sulmet ndaj SPAK filluan kur ky institucion amnistoi dosjet e krimit elektoral 338 dhe 184. Altin Troplini u bë avokat i të keqes

    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, theksoi se qëndrimet e tij të forta ndaj SPAK nuk lidhen me masat e marra ndaj tij personalisht, por me faktin se ky institucion sipas tij amnistoi dosjet më flagrante të krimit elektoral, 338 dhe 184, duke goditur themelet e pluralizmit në vend.

    Në vijim, Berisha u shpreh se arrestimet dhe procedimet ndaj drejtuesve kryesorë të opozitës në një vit elektoral përbëjnë, sipas tij, një goditje të rëndë ndaj demokracisë dhe një përpjekje të qeverisë për të shtypur pluralizmin politik. Ai akuzoi drejtues të SPAK për bashkëpunim me pushtetin dhe përpasuri të pajustifikuara, duke theksuar se nuk do të tërhiqet kurrë nga denoncimi i asaj që e quan “të vërtetat” për këtë institucion.

    Berisha nënvizoi se mbetet i vendosur të mbrojë interesin publik dhe të denoncojë çdo akt që, sipas tij, cenon votën e lirë dhe shtetin ligjor, duke theksuar se shqiptarët meritojnë drejtësi të pavarur dhe funksionale.

    Fjala e tij:

    Së pari, ju garantoj se, ato që quhen ato që quhen autokraci elektorale, dmth regjime që nuk bëjnë zgjedhje por zhvillojnë farsa, apo diktatura autoritare, pra regjime që pranojnë pluralizmin por e shtypin, siç bëri Edi Rama se, këtu njerëzit hutohen.
    Të arrestosh tre liderët e 3 partive kryesore opozitare, dy ti arrestosh dhe tjetrin ta vesh në ndjekje penale në vit elektoral, do të thotë defakto ti japësh një goditje tmerrësisht të rëndë, opozitës dhe opozitarizmit, të përdorësh institucionet për të shtypur pluralizimin. 
    Kështu që cila është zgjidhja? Zgjidhja është Nepali, zgjidhja është Bangladeshi, zgjidhja është Madagaskari, zgjidhja është njerëz të revoltuar kërkojnë të drejtën e votës së tyre, nëqoftëse duan të votojnë të lirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të bindim shqiptarët për këtë. 
    Kjo është zgjidhja kryesore.
    Dua të bëj një sqarim këtu. Personalisht gjithë jetën si njeri që ka për fe politike Kushtetutën dhe ligjin, kam patur dhe kam respektin më të madh për të gjithë ata që zbatojnë ligjin. Në kushte të vështira kërkon guxim, por është respekti më i madh për ta. Qofshin ata në SPAK, qofshin ata në çdo organ tjetër. 
    Tani dua të sqaroj pak qëndrimin tim ndaj SPAK. 
    Ka njerëz dritëshkurtër të cilët për mungesë memorie apo konceptesh mendojnë se unë, sulmova SPAK për shkak të veprimeve që bëri ndaj meje. Absolutisht jo. 
    Sulmet e mia ndaj SPAK kanë filluar në momentin dhe kohën kur ky institucion amnistoi dosjet 338 dhe 184, dosjet më flagrante të krimit elektoral. Të dashur miq, këto dy dosje janë bazuar në një procedurë ligjore të përsosur. Regjistrime të bëra me vendim gjykate dhe kërkesë prokurori. Dhe prokurorë SPAK në mënyrë më katastrofale i amnistuan këto.
    Çfarë ishte kjo? Kjo ishte kazma në themelet e pluralizmit. Kjo ishte licenca për të shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Siç pak a shumë e tha një bashkëbisedues më parë. Kjo ishte licencë për Edi Ramën që bëj çtë duash me zgjedhjet se dua ti fitosh ti dhe jo opozita. Këtu nisi beteja ime me SPAK, dhe beteja ime ka nisur të paktën 1 vit para se ata të kërkonin masat ndaj meje. 
    Dhe për ta ditur ju të dashur qytetarë, gjatë atij viti ata bënë përpjekje të paftyra që të më rikatonin (shantazhonin), por morën atë që meritonin. 
    Pra, çfarë është ai që merr dosjen e krimit elektoral dhe e amniston. A nuk është ai një kriminel i urryer, i demokracisë, pluralizmit, i vendit të tij. Dhe i tillë është Altin Dumani, Kraja që ishte para tij.
    Së dyti, dua të sqaroj shqiptarët. Altin Dumani është një nga emrat më të lakuar siç e dini, por Altin Dumani ka 4 apartamente sot. Dhe unë ju them qytetarëve shqiptarë, është gabim shumë i rëndë të mos realizosh se çdo të thotë për një nënpunës të shtetit të kesh 4 apartamente pa asnjë burim tjetër të ardhurash, përveç rrogës së tij.
    Jam ish-president, ish-kryeministër dhe ua them unë ju, që me rrogën time, unë kam arritur që jo të blej një apartament, kredi nuk kam marrë, por të shes apartamentin që kam patur dhe të blej një tjetër 40 metra më të madh se, ai që kisha. Këto kanë qenë kursimet e mia.
    Unë pa kredi në bankë nuk mund të bleja kurrë një apartament, që isha një nga rrogëlartit më të lartë të këtij shteti.
    Nga erdhën burimet e parave të Altin Dumanit. Nga erdhën.
    Së dyti, dua të qartësoj. Unë nuk mund të sulmoj kurrë, një gjykatës, prokuror, një hetues, një polic që zbaton ligjin. Përkundrazi nderimin më të madh për të, por nuk mund të pranoj kur shoh dosjen. Po marr dosjen ‘Toyota Yaris’ në të cilën rezultoi Taulant Balla, ministër kriminel që bën pazare me bandën e Suel Çelës për të ja rikthyer automjetet. 
    Që u kërkon gjykatësve që kalojani policisë që unë ti vonoj dhe të dalin jashtë afatit.
    Nuk mund të pranoj kurrë. Po marr vetëm këtë dosje, por po të doni kaloj dhe në dosje të tjera. Dosja në të cilën prokurorët e SPAK bëjnë pazare për dhjetëra mijëra euro pagesa dhe janë bashkëpunëtor. 
    Më thoni mua. Në rast se ti merr e arreston një qytetar se, në mënyrë të paligjshme ka kryer një vepër dëmi prej 40-50 mijë euro, po një prokuror që ka kërkuar 70 mijë euro, që nuk ka pranuar 30 mijë se ka kërkuar 45 mijë etj., çfarë është? A nuk janë këto vepra krimi. Ku janë këto? Këto janë në sirtarin e Altin Dumanit. Atëherë më thoni mua, nuk duhet të ju them të vërtetën shqiptarëve? Absolutisht çdo gjë të ndodhë, unë do ju them të vërtetën. 
    Sikur çdo çmim të paguaj kurrë nuk do të tërhiqem nga e vërteta. 
    A ka aty, a janë të tjerë Dumanër? Ka dhe të tjerë, por nuk janë të gjithë. Ka prej tyre, dhe secili prej tyre që zbaton ligjin, ndaj cilido qoftë do të ketë mbështetjen, nderimin dhe vlerësimin tim më të madh. 
    Kam bindje, e kam thënë dhe tek dera e atij institucioni, se aty ka njerëz të ndershëm, hetues të ndershëm në BKH. Ka prokurorë të ndershëm, të rinj të ndershëm, por çfarë ndodhi?
    Unë u tregoj të vërtetën shqiptarë dhe nuk janë përgënjeshtruar të vërtetat e mia. 
    Në rast se, Altin Troplini mban në xhep urdhër-arrestin e Elvis Doçit, të paktën nga data 26 prill deri në datën 22 maj, sa u arratis ai. A nuk meriton të quhet ky, Poja i SPAK-ut.
    A duhet të pranojmë ne një gjë të tillë. 
    Në rastin e fundit, para 3 ditësh italianët gjetën se, Elvis Doçi ishte i implikuar në dërgimin 1 mijë e 300 kilogramëve kokainë në Itali. Përsëri është i lirë ai, udhëheq organizatën. Pra sigurisht midis asaj që të hesht para këtyre të vërtetave dhe të ja them publikut, unë zgjedh këtë të dytën. Detyrimi im është të ja them publikut dhe nuk kam asgjë. 
    E kam thënë dhe them, se ndihem i nderuar për faktin se, nga ata jam sot politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri me veting të pasurive dhe të ardhurave të 33 viteve të fundit. Ua di shumë për nder këtë nisëm që morën. Dhe rezulton atë që kam deklaruar dhe asnjë thyerje ligji, asnjë shkelje nga unë dhe familjarët e mi.
    Në këtë kontekst unë mbroj interesin publik. Unë nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që bashkëpunojnë me krimin. Jo. 
    Nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që blejnë apartamente me para të paligjshme. Që mashtrojnë. Ata duhet të jenë para ligjit. Merrni raportin që ka me Irena Gjokën. 
    Dje një ministër në Rumani dha dorëheqjen sepse unë tha, në përmbushjen e formularit e keqkuptova një moment dhe më shpëtoi pa deklaruar diçka që e kam patur. Irena Gjoka në të gjithë formularët ka mashtruar. Dhe kush e mbron sot? E mbron Altin Troplini i cili për ta mbrojtur edhe pse ekzistonin gjithë dokumentet që ajo është e dënuar dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës. 
    Ekzistojnë gjithë dokumentet se ajo ka mashtruar zyrtarisht në formular dhe ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës, i doli në fund për zot, pikërisht Altin Troplini. I hapi hetim paraprak për të mos e shkarkuar dot kush, se e kam në hetim unë. 
    Pra u bë avokat i të keqes. Ndaj dhe këto janë qëndrimet e mia, unë as nuk mund të hesht, as nuk mund të tërhiqem para këtyre të vërtetave.

  • Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

    Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatarin e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Megjithëse emri është ndryshuar nga kjo lëvizje, ish-opozita ka bërë të ditur se nuk do ta votojë as Konjufcën për formimin e qeverisë. Vetë Konjufca deklaroi para gazetarëve se, në rast të formimit të qeverisë së re, ajo do të jetë afatshkurtër, pasi sipas tij, Kosova duhet t’i miratojë disa projektligje të rëndësishme, si ai për buxhetin dhe ai për Planin e Rritjes nga Bashkimi Evropian. “Ideja është të krijojmë një qeveri të re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme dhe për të bashkëpunuar me partitë parlamentare, në mënyrë që Kosova ta ketë buxhetin për vitin 2026”, deklaroi Konjufca.
    Megjithatë, edhe Konjufca po refuzohet nga ish-opozita për të pranuar pozitën e kryeministrit të vendit. Këto parti po kërkojnë që sa më shpejt të merret vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV, ndërsa mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij ngërçi. Kështu do t’u kthehej qytetarëve të Kosovës e drejta për të vendosur për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’u dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, thuhej në komunikatën e PDK-së të lëshuar të mërkurën. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, duhet të konstatojë sa më parë se nuk ka shumicën. “LDK-ja bën thirrje për përgjegjshmëri. Sot, fatkeqësisht, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Konjufca duhet të jetë më i sinqertë se kryetari i tij”, u shpreh Abdixhiku.
     

  • Alda Merini: Nuk ta sjellin arsimi dhe diplomët njerëzillëkun…

    Alda Merini: Nuk ta sjellin arsimi dhe diplomët njerëzillëkun…

    Alda Merini

    Nga Alda Merini

    Ndonjëherë takon njerëz që nuk kanë ndonjë kulturë të madhe, as shumë arsim, por që kanë njerëzillëk dhe mirësi të madhe në zemër. Në sjelljen e tyre sheh shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim. E gjitha kjo i bën njerëz të bukur. Unë i përkufizoj si “njerëz që dinë të jetojnë”.Mandej, takohesh me njerëz të arsimuar, të kulturuar, me shumë diploma, që nuk kanë asnjë lloj ndjenjë respekti, edukimi, përulësie.Nuk kam një përkufizim për këta njerëz. Di vetëm se, nëse do të më duhej të zgjidhja mes njërës dhe tjetrës palë, do të zgjidhja gjithmonë ata që “dinë të jetojnë”.

    Ujdisi shqip Rielna Paja

    Lexo edhe:

    ALDA MERINI: KAM NEVOJË PËR HESHTJE

  • Kryediplomati iranian, Araghchi: Diplomacia ekonomike, zgjidhja e vetme për të trajtuar sanksionet

    Kryediplomati iranian, Araghchi: Diplomacia ekonomike, zgjidhja e vetme për të trajtuar sanksionet

    Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ka theksuar se zgjidhja për përballimin e sanksioneve është diplomacia ekonomike dhe tha se për këtë arsye është formuar një zëvendës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe mbahen konferenca diplomatike provinciale në këtë drejtim.

    “Prioriteti kryesor i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit janë fqinjët e saj, një çështje me rëndësi politike, sigurie dhe strategjike për ne, dhe në të njëjtën kohë, është gjithashtu shumë e rëndësishme ekonomikisht”, u tha Araghchi gazetarëve në qytetin e Mashhadit të mërkurën.

    Ai tha se një nga qëllimet kryesore të diplomacisë provinciale është shfrytëzimi i kapaciteteve të provincave në marrëdhëniet me jashtë, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike me vendet fqinje të secilës provincë.

    Araghchi shtoi se gjithashtu, në kushte sanksionesh, marrëdhëniet ekonomike me fqinjët mund të ofrojnë hapësira të përshtatshme për të kundërshtuar efektet e sanksioneve. “Në fakt, një nga strategjitë efektive në neutralizimin e sanksioneve është përdorimi i kapaciteteve rajonale dhe kufitare.”

    “Ne besojmë se ka shumë potencial ekonomik në vend, që mund të lulëzojë dhe të shfrytëzohet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë midis provincave dhe vendeve fqinje”, shtoi Ministri i Jashtëm./ IRNA.

  • Rama: Kampet, zgjidhja e vetme! Kryeministri shpjegon për BBC refuzimin e marrjes së emigrantëve nga Britania

    Rama: Kampet, zgjidhja e vetme! Kryeministri shpjegon për BBC refuzimin e marrjes së emigrantëve nga Britania

    Ekipi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka qenë çelësi i suksesit për të ndaluar trafikun e emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufijtë me gomone. Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama shpjegoi se shkëmbimi i informacioneve në kohë reale mes dy vendeve ishte zgjidhja e duhur për të ulur ndjeshëm emigrimin e paligjshëm.
    “Për një kohë të gjatë, informacioni zvarritej nëpër kanale të ndryshme, kështu që shpejtësia e reagimit ishte krejtësisht e papranueshme. Agjencitë kishin shumë keqkomunikim, prandaj gjithmonë kam thënë: dëgjoni, nëse duam sukses në këtë, duhet të përgjigjemi njëlloj. Duhet të jemi po aq të shpejtë sa ata, dmth trafikantët. Prandaj dhe ju thashë, sillni disa nga njerëzit tuaj në Shqipëri dhe ne nisim punën, dhe ne sjellim disa nga njerëzit tanë në Britani dhe nisim punën, dhe kjo është ajo që bëmë.”
    Gjatë intervistës, kreu i qeverisë shpjegoi dhe arsyen e refuzimit për ngritjen e kampeve të refugjatëve për Britaninë e Madhe. Madje theksoi se kampet në vende të tjera nuk janë zgjidhja e vetme.

    “Me Italinë ishte një marrëveshje unike, kjo ndodhi për shkak të marrëdhënies sonë shumë të veçantë. Në rastin e Shqipërisë dhe Italisë, ka kuptim sepse është vetëm një det që ndan dy vendet tona. Por të marrësh njerëz në tokë, t’i futësh në një avion, t’i sjellësh diku mijëra kilometra larg, mund të ketë një efekt parandalues, por nuk do ta ndalojë emigracionin. Sepse në fund të ditës, ka një pyetje që Europa në përgjithësi, por edhe Britania në këtë rast, duhet t’i përgjigjet. A është imigracioni një problem apo është pjesë e zgjidhjes?”
    Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova është shprehur e gatshme të ngrejë qendra kthimi për emigrantët e Britanisë.
    /vizionplus.tv

  • “Kambanë alarmi për shoqërinë”/ Vrasja për një kafe në Manëz, flet sociologu: Jeta është kthyer në çmim…

    “Kambanë alarmi për shoqërinë”/ Vrasja për një kafe në Manëz, flet sociologu: Jeta është kthyer në çmim…

    I ftuar në një studio televizive sociologu,Gëzim Tushi tha se krimi ka filluar të strukturohet dhe zgjidhja e këtij problemi është shumë i vështirë: Një nga shkaqet e krimit është edhe indiferenca sociale.
    Krimi është kaq i përhapur në çdo shtresë të shoqërisë. Ne kemi një mungesë komunikimesh për të zgjidhur konfliktin. Norma e krimit është shumë shqetësuese. Si mund të vritet njeriu për një kafe”, shprehet Gëzim Tushi.
    Ndër të tjera ai thekson se ky rast është një kambanë alarmi për shoqërinë, ndaj edhe institucionet duhet të merren më shumë me edukimin e fëmijëve – në veçantoi shkollat dhe familja.
    Ata që janë në bordin e shoqërisë janë në një alarm se çfarë duhet të bëjnë. Rasti i Manzës është një alarm kambani, duhet të bëjmë një diagnostikim të krimit në shoqëri.
    Krimi po ulet në moshat më të reja. Familja, shkolla, institucionet kanë kapitulluar për edukimin e fëmijëve tanë. Në çdo shoqëri ka konflikte, por ideja është si ti zgjidhim ato. Shumë krime janë kryer për shkak se kemi një drejtësi që nuk është shumë e balancuar”, shtoi ai.
    Sipas sociologut kriminaliteti do të vijojë të rritet edhe më shumë ndaj shoqëria duhet të reagojë sa më shpejt, para se zgjidhja e këtij problemi të bëhet më i vështirë.
    “Më vjen keq që ka një lloj miopie që nuk e vlerësojnë rritjen e krimit, dhe problemet që ka shoqëria. Shikoj një lloj mungese të edukimit të rinjve. Kriminaliteti do të rritet më tej. Krimi ka filluar të strukturohet dhe zgjidhja e këtij problemi është shumë i vështirë.
    Një nga shkaqet e krimit është edhe indiferenca sociale. Në vendet e Perëndimit ku kanë një edukim dhe kulturë denoncimi i krimit bëhet në të gjitha format. Ndaj kjo shoqëri duhet të reagojë jo të presë t’i ndodhi atij”, përfundoi ai.

  • Gjashtë frikërat më të zakonshme rreth takimeve romantike

    Gjashtë frikërat më të zakonshme rreth takimeve romantike

    A të shkakton ankth ideja e takimeve? Nëse po, nuk je vetëm. Takimet romantike nuk janë të lehta. Frikërat që i shoqërojnë ato shpesh i shtyjnë njerëzit të tërhiqen dhe të qëndrojnë beqarë.
    Takimet madje pengojnë shumë persona të hedhin hapa të rëndësishëm në marrëdhënie, qoftë edhe të bien në dashuri.
    Megjithatë, nëse e do vërtet dikë, nuk duhet të lejosh që frika të kontrollojë veprimet e tua. Përballja me frikën është mënyra e vetme për ta kapërcyer atë. Ja se si.

    1. Frika nga situatat e sikletshme
    Ndoshta të tremb ideja e afrimit me personin që pëlqen, sepse nuk di si të fillosh bisedën. Ndoshta ke frikë se mos të tallin ose se nuk do kontrollosh dot atë që do thuash.
    Zgjidhja: Qetëso reagimin e trupit ndaj panikut. Praktiko frymëmarrje të ngadaltë dhe të kontrolluar; një teknikë e sugjeruar edhe nga studimet për trajtimin e ankthit. Kjo të ndihmon të qetësosh mendjen dhe zemrën. Kur të ndihesh më i/e qetë, mund të zhvillosh një bisedë normale pa ndrojtje.
    2. Frika nga refuzimi
    Refuzimi është i dhimbshëm dhe pasojat nuk janë të këndshme. Kjo frikë të pengon të kërkosh një takim. Mendimet negative që të shfaqen mund të përfshijnë edhe frikën se të tjerët do të të tallin nëse merr një “jo” si përgjigje.
    Zgjidhja: Rrit vetëvlerësimin tënd. Vetëbesimi i ulët të bën të ndihesh keq për shprehjen e ndjenjave dhe të vështirëson përballimin e refuzimit. Kujto që jeta vazhdon edhe pas një “jo”-je. Mund ta minimizosh rrezikun duke iu afruar personave të lirë, duke provuar takime online ose duke kërkuar ndihmë nga një mik për të njohur dikë.
    3. Frika nga intimiteti
    Shumë njerëz kanë frikë nga intimiteti për shkak të traumave të mëparshme, por ndonjëherë edhe për shkak të bindjeve personale. Ky fenomen njihet si sarmasofobi dhe ndikon në aftësinë për të hyrë në marrëdhënie të ngushta apo fizike.
    Zgjidhja: Nëse ndihesh i/e frikësuar nga intimiteti, është krejtësisht në rregull të kërkosh ndihmë profesionale. Bisedo me një mjek për metodat e kontracepsionit nëse nuk je gati për shtatzëni. Nëse ke bindje të forta rreth marrëdhënieve intime dhe partneri yt nuk i respekton, ndoshta është më mirë të presësh deri në martesë. Afrohu emocionalisht me partnerin dhe fillo të largosh barrierat mendore që ke ndërtuar.
    4. Frika nga angazhimi
    Frika nga përgjegjësia ndaj nevojave të dikujt tjetër mund të të shtyjë të shmangësh lidhjet. Mund të mos i besosh gjykimit tënd për personin që të pëlqen.
    Zgjidhja: Hape zemrën dhe ndaji këto mendime me partnerin/en. Prano që nëse nuk rrezikon për dashurinë, mund të mbetesh vetëm. Lëre frikën pas dhe përkushtohu ndaj dikujt me të cilin/ën ndihesh i/e lidhur emocionalisht.
    5. Frika nga braktisja
    Disa njerëz shmangin takimet për shkak të frikës se çfarë mund të ndodhë më vonë. Këto pasiguri i pengojnë të nisin një marrëdhënie. Për shembull, gratë që kërkojnë lidhje afatgjatë mund të shmangin takimet e para vetëm nga frika se “nuk do të funksionojë”.
    Zgjidhja: Prano që askush nuk e parashikon dot të ardhmen. Bëj pjesën tënde për të mbajtur marrëdhënien gjallë dhe lëre pjesën tjetër të ndodhë natyrshëm. Bisedo për frikërat me një person të besueshëm. Nëse problemi është më i thellë, merr parasysh ndihmën e një terapisti.
    6. Frika nga miti i “shpirtit binjak”
    Miti që ekziston vetëm një “shpirt binjak” e pengon shumëkënd të hyjë në një lidhje. Mund të kesh frikë se personi që pëlqen nuk është i/e duhuri/a. Ose mund të kesh frikë se do bësh ndonjë gabim që do e largojë “të duhurin/ën”.
    Zgjidhja: Siç thotë psikologu Dr. Michael Arn, harroje mitin. Ka shumë persona të përshtatshëm për ty. Por për t’i njohur ata, duhet të fillosh të dalësh në takime.
    Mos lejo që frikërat të të privojnë nga një jetë e plotë. Ato të vjedhin mundësinë për lumturi dhe të çojnë në një rrugë vetëkritike që nuk është e shëndetshme. Kujto: frikërat janë thjesht frikë. Përballu me to dhe përdor këto këshilla për t’i kapërcyer që të fillosh të takohesh dhe të dashurosh pa ndrojtje.

  • Sa është ora në këtë orë të ‘fshehur’, sfida që vetëm më të zgjuarit arrijnë ta zgjidhin

    Sa është ora në këtë orë të ‘fshehur’, sfida që vetëm më të zgjuarit arrijnë ta zgjidhin

    Shumë e shohin si të thjeshtë, por pak veta arrijnë te zgjidhja e saktë. A jeni mes tyre?

    Nëse jeni adhurues i enigmave dhe ushtrimeve mendore, ky test do t’ju bëjë ose të buzëqeshni nga kënaqësia, ose të nervozoheni nga mundimi.

    Ai mund të duket i thjeshtë, por në fakt do t’ju ndihmojë të “mprehni” mendjen dhe të testoni aftësinë e vëzhgimit. Përgatituni ta vini trurin në provë me një enigmë që kërkon analizë të kujdesshme dhe përqendrim maksimal.

    Enigmat si kjo me orën e pestë janë kthyer në një fenomen të vërtetë online. Ato nuk janë vetëm argëtuese, por edhe një mjet i fuqishëm për të ruajtur dhe forcuar aftësitë mendore.

    Lojërat logjike janë një palestër e trurit: ndihmojnë në përqendrim më të mirë dhe zhvillojnë aftësinë për të zgjidhur probleme, transmeton Telegrafi.

    Sfida e orës së pestë

    Siç shihet në figurë, paraqiten pesë orë, nga të cilat katër tregojnë kohën: 11:15, 10:05, 8:45 dhe 7:15, ndërsa detyra juaj është të zbuloni sa duhet të tregojë ora e fundit, e vetmja pa akrepa.

    Dy shekuj në shina – nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

    Nëse mendoni se është thjesht një hamendësim – gaboheni. Ka një sistem logjik që ndjek çdo orë dhe përmes tij duhet të arrini tek përgjigjja e saktë.

    A e gjetët zgjidhjen? Nëse jo, përgjigjen e gjeni më poshtë në tekst.

    Zgjidhja është: 5:35 (në mëngjes).

    Zgjidhja kërkonte vëzhgim të kujdesshëm të kohës në çdo orë dhe llogaritjen e diferencës midis tyre:

    Midis orës së parë dhe të dytës: koha kthehet pas 1 orë e 10 minuta
    Midis orës së dytë dhe të tretës: 1 orë e 20 minuta
    Midis orës së tretë dhe të katërt: 1 orë e 30 minuta
    Midis orës së katërt dhe të pestë: 1 orë e 40 minuta

    Nëse ora e katërt tregonte 7:15, atëherë e pesta tregon: 7:15 – 1:40 = 5:35

    Ky ishte kombinimi i saktë që çoi në zgjidhjen e sfidës. Urime të gjithëve që ia dolën ta zgjidhnin pa ndihmë! Dhe për të tjerët – mos harroni: edhe vetë përpjekja ishte një ushtrim i shkëlqyer për trurin tuaj. 

  • La Mitajn jashtë listës dhe humbi ndaj Al Nassr-it të Ronaldos, trajneri: Nëse do të zgjidhja Mario …

    La Mitajn jashtë listës dhe humbi ndaj Al Nassr-it të Ronaldos, trajneri: Nëse do të zgjidhja Mario …

    Al Ittihad-i është mposhtur mbrëmjen e sotme me shifrat 0-2 nga Al Nassr-i.  Mario Mitaj e ndoqi këtë duel nga tribuna, teksa nuk u thërrit nga trajneri për këtë ndeshje. Një vendim që ka shkaktuar habi edhe te tifozët, të cilët kanë shlprehur pakënaqësi në rrjetet sociale.
    Në krahun tjetër, Laurent Blanc-u i ka dhënë përgjigjen e tij . “Nëse do të zgjidhja Mario Mitajn dhe Simiçin, atëherë do të përjashtoja dy lojtarë nga vija e sulmit. Ishte zgjedhja ime për ndeshjen e sotme”, ka deklaruar Laurent Blanc-u./Sport Ekspres/