Tag: zgjidhet

  • Deputetët e Kosovës s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    Deputetët e Kosovës s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
    Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja.

    Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
    Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
    Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
    Ata argumentojnë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po teton që kryetari i ri i organit ligjvënës të zgjidhet me votim të fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të marrë një “masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
    Në vazhdimin e seancës konstituive më 31 maj, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një emër për formimin e komisionit, duke bërë që seanca të ndërpritej.
    Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, përkatësisht të hënën.
    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri tani, deputetët kanë kaluar dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
    PDK-ja dhe AAK-ja e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kanë kërkuar që të propozohet dikush tjetër, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat për këtë post të propozuar nga LVV-ja.
    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
    Përveç kryeparlamentarit, deputetët duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarët e organit ligjvënës në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit të përbërjes së nëntë parlamentare.
    Dhe vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i konstituimit të Kuvendit, mund të ndërmerren hapa për formimin e Qeverisë së re.
    Kriza politike vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjes mes tyre për të krijuar një shumicë në Kuvend.
    LVV-ja doli e para në zgjedhjet e shkurtit duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për ta formuar Qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.
    Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët gjatë majit se gjatë procesit për formimin e ekzekutivit të ri, ai do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione. Ai ka përmendur si partnerë të mundshëm pakicat dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka fituar tri ulëse në Kuvend./REL

  • Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

    Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

    Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
    Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
    Bëjmë me dije se Igli do të prezantohet ditën e hënë nga klubi i Milanit.

  • Zgjidhet Papa i ri, ja emri papnor që do të mbajë

    Zgjidhet Papa i ri, ja emri papnor që do të mbajë

    Papa i ri është zgjedhur  Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori.
    Ai do të njihet si Leo XIV.
    Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër, Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903.

    Turma brohoriti dhe filloi të këndojë pasi dëgjoi njoftimin se Kardinali Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri.
     
     
     

  • Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

    Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

    Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri.

    Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine.

    Top Channel

  • Konklava nis mes basteve dhe shanseve! Ja kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë trashëgimtari i Françeskut

    Konklava nis mes basteve dhe shanseve! Ja kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë trashëgimtari i Françeskut

    Kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë ai ? Këto janë dy pyetjet themelore mbi të cilat është përqendruar vëmendja e agjencive kryesore ndërkombëtare të basteve, të cilat kanë nxjerrë në pah bastet dhe shanset mbi përfundimet hipotetike të Konklavës. Mediat italiane raportojnë se të enjten, më 8 maj, data e zgjedhjes së trashëgimtarit të Francescos, shanset janë 2.10, ndërsa më 9 maj ato jepen me 2.75. Tymi i bardhë në datën e sotme, 7 maj, konsiderohet më pak i mundshëm: probabiliteti është 9. Opsioni i 10 majit konsiderohet i pamundur. Sa i përket kandidatëve për vendin papnor, nuk janë vetëm superfavoritët, Sekretari i Shtetit Pietro Parolin dhe filipinasi Luis Antonio Tagle, por çuditërisht del edhe emri i maltezit Mario Grech.
    Qëllimi është një Konklavë dy-tre ditore
    Megjithatë, të gjithë lojtarët bien dakord se Konklava nuk do të jetë shumë e gjatë, siç u tha fillimisht. Dy ose tre ditë pune duhet të çojnë në zgjedhjen e kardinalit që do të bëhet Papë. Ata që panë hyrjen e kardinalëve në Santa Marta, shtëpinë ku ata do të qëndrojnë gjatë punës për të zgjedhur papën, thonë se disa prej tyre u panë duke mbajtur bagazhe shumë të lehta, një shenjë besimi në një qëndrim të shkurtër. Oxhaku i Kapelës Sistine do të na tregojë nëse kishin të drejtë, me tymin që do të dalë prej tij çdo ditë duke filluar nga mbrëmja e së enjtes. Një tym ditën e parë, katër në ditët në vijim.
    Mes të preferuarave dhe surprizave
    Pothuajse me siguri, agjencitë e basteve janë të sigurt, deri të enjten në mëngjes do të shohim vetëm tym të zi që del nga oxhaku. Bastorët bien dakord: dy ose tre fletët e para të votimit kanë të bëjnë me studimin dhe njohurinë. Reformatorët fillimisht mund të zgjidhnin marsejezin Jean-Marc Aveline, ndërsa konservatorët do të ishin të prirur të sugjeronin hungarezin Erdo ose kongolezin Fridolin Ambono. Votat e së enjtes pasdite mund të jenë më të mirat. Por nëse operacionet do të zvarriteshin deri të premten, në këtë pikë kandidatët që nisin si favoritë mund të vuajnë dhe mund të shfaqen “surpriza”, siç është amerikani Robert Prevost.
    A do të jetë Papa i ri reformator apo konservator?
    Organizatorët e basteve janë të bindur se do të zgjidhet vazhdimësia me Bergoglion: shanset e dhëna me 5 janë që trashëgimtari i Pjetrit të marrë emrin e Francis II, ndërsa për Gjonin dhe Gjon Palin shanset janë 6, dhe për Benediktin 7. Parolin është ende në krye (ai do të fillonte me një konsensus teorik prej rreth pesëdhjetë votash), i cili mbledh favorin e 32% të basteve, i ndjekur nga Tagle me 16%. Ganezit Peter Turkson i jepen 8%, së bashku me hungarezin Peter Erdo, ndërsa Patriarkut të Jerusalemit Pierbattista Pizzaballa i jepet 7%. Sa i përket Grech-ut surprizë, shanset për të vënë bast mbi të kanë rënë ndjeshëm: nga 42 ditë më parë, sot emri i tij është 20.
    Kohë vendimtare
    Koha do të jetë thelbësore për zgjedhjen. Si Benedikti XVI ashtu edhe Françesku u zgjodhën në ditën e dytë të Konklavit: Ratzinger në votimin e katërt, më 19 prill 2005, Bergoglio në të pestin, më 13 mars 2013. Në Konklavën e fundit, Angelo Scola ishte favoriti. Por zgjatja e operacioneve do të kishte nxitur “surprizën” e Papës që vinte nga Argjentina. Për pasardhësin e tij, fjala shkon tek oxhaku i Kapelës Sistine.

  • Friedrich Merz zgjidhet kancelari i Gjermanisë

    Friedrich Merz zgjidhet kancelari i Gjermanisë

    Bota E Martë, 6 Maj 2025 17:03
    Friedrich Merz, lideri i konservatorëve gjermanë (CDU), është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë pas një votimi të dytë në Bundestag.
    Në votimin e parë, Merz dështoi të siguronte shumicën absolute, duke mos marrë mbështetjen e duhur për vetëm gjashtë vota, një ngjarje e paprecedentë në historinë e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Pas disa orësh paqartësie, u vendos të mbahej një votim i dytë të njëjtën ditë. Në këtë raund, Merz siguroi 325 vota, duke kaluar kufirin me vetëm nëntë vota.
    Merz tani përballet me sfidën për të konsoliduar qeverinë dhe për të rikthyer besimin brenda koalicionit të tij

  • LAJM I FUNDIT/ Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin ë dytë të votimit në Bundestag

    LAJM I FUNDIT/ Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin ë dytë të votimit në Bundestag

    Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pasi një humbje e paprecedentë sinjalizoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij.

    Në një seancë të organizuar me nxitim të martën pasdite, 325 ligjvënës votuan për të miratuar ngritjen e tij në detyrë – më shumë se 316 që i nevojiteshin.

    Top Channel

  • Lamtumira e Papa Françeskut, si do të zgjidhet pasardhësi

    Lamtumira e Papa Françeskut, si do të zgjidhet pasardhësi

    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë.
    Sipas mediave të huaja, në 15 deri në 20 ditë pas varrimit të Papa Françeskut, Kolegji i Kardinalëve do të thërrasë kardinalët në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm.
    Ata do të mblidhen në Kapelën Sistine të Vatikanit. Pasi të kenë hyrë kardinalët, ata nuk mund të komunikojnë me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.

    Kardinalët duhet të jenë nën 80 vjeç për të votuar, që do të thotë se vetëm 135 nga 252 kardinalët do të kenë të drejtë vote.
    Një Papë i ri kërkon dy të tretat e shumicës, por kjo mund të marrë kohë. Një raund votimi bëhet në pasditen e parë të konklavës (mbledhja) dhe më pas votimi do të bëhet deri në katër herë çdo ditë më pas.
    Nëse konklava (mbledhja) përfundon ditën e tretë pa marrë një vendim, kardinalët mund të ndalojnë për një ditë lutjeje përpara se të rifillojnë votimin.
    Nëse nuk merret vendim pas 33 raundeve, do të ketë një balotazh midis dy kandidatëve më të votuar, por njëri prej tyre do të duhet të marrë dy të tretat e votave për t’u zgjedhur Papë.

  • Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

    Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

    Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi takimin e rradhës e kishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. I shoqëruar nga kandidatja Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.
    Teksa vlerësoi kandidaturën e Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që Duam”.

    ”Nëse ne kemi të tjerët kemi pasur barriera në jetë, Ina ka pasur mure. Ajo ka ditur t’i kapërcejë këto mure, por duke ruajtur integritetin e saj personal. Ajo ka një CV të pasur dhe një profil të spikatur”, tha Çuçi duke treguar më tej edhe reagimin e kryeministrit Rama kur i propozoi Ina Majkon.
    Po ashtu Çuçi rikonfirmoi edhe njëherë atë që është thënë publikisht prej kryeministrit Edi Rama, se nëse Ina Majko nuk arrin dot të zgjidhet deputete, do të jetë pjesë e qeverisë së re të PS-së pas zgjedhjeve të 11 majit.

  • Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

    Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

    Politikë E Premte, 25 Prill 2025 11:46

    Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH.
    Eni Vasili u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota. Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar.