Tag: zgjidhet

  • Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i Bashkisë Vlorë

    Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i Bashkisë Vlorë

    Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës më 10 shtator, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot, më 22 shtator 2025, Elis Halilin si kryetarin e ri të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ai u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit.
    Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua mes debatësh të forta politike. Kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Mocka, mori fjalën dhe propozoi zyrtarisht kandidaturën e Halilit. Ai deklaroi se kryetar do zgjidhet kandidati me më tepër vota.
    “Duan apo nuk duan demokratët, Elis Halili do të zgjidhet me shumicë votash”.
    Kryetari i Partisë Demokratike, dega Vlorë, Atird Hoxha, kundërshtoi mënyrën e procedimit, duke kërkuar që procesi të ndiqte me përpikëri rregulloren.
    Ndërkohë, Klodian Xhyheri nga Partia Mundësia akuzoi shumicën për shkelje të rëndë kushtetuese.
    “Sot i erdhi radha Ermalit, nesër do t’i vijë radha dikujt prej jush. Mos fërkoni duart, por ulërini që është shkelur Kushtetuta me të dyja këmbët”.
    Pavarësisht kundërshtimeve, Këshilli votoi në favor të Elis Halilit, i cili tashmë merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Vlorës.

  • “E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

    “E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, opinionisti politik Azdren Shala tha se Kosova po përballet me dy sisteme paralele, duke theksuar se sipas Kushtetutës Kuvendi konstituohet vetëm kur zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët, ndërsa aktualisht mungon përfaqësuesi nga Lista Serbe.
    ” Jemi duke folur për dy sisteme paralele, sistemi kushtetues-juridik i Kosovës, i cili i ndan pushtetet dhe i përcakton kompetencat dhe sistemi paralel i vetëvendosjes që sillen sikur kanë një Kushtetutë paralele, kjo është e papranueshme por po ndodh.
    Pra ajo që po quan kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si seancë të mbyllur pika ku konstituohet Kuvendi, me fjalë të tjera, zgjidhet kryetari dhe nënkryetari është e pasaktë.
    Ajo është e qartë, si e zeza në të bardhë në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe 5 nënkryetarë, 3 nga partitë shqiptare dhe dy nga minoritetet, 10 nga pakicat jo Serbe dhe 10 nga pakicat Serbe.
    Ne për fat të keq nuk e kemi nënkryetarin nga lista Serbe”, u shpreh Shala.

  • Rashiq dështon sërish të zgjidhet nënkryetar/ Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Rashiq dështon sërish të zgjidhet nënkryetar/ Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
    Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqi i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime. Ai ka të drejtë të nxirret në votim vetëm edhe një herë.
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe tha se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të vazhdojë ajo.
    Ai i thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, që është hapi i fundit për ta konstituuar Kuvendin përfundimisht.

  • Kuvendi i Kosovës i rikthehet dështimeve, nuk zgjidhet dot drejtuesi i ri edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Kuvendi i Kosovës i rikthehet dështimeve, nuk zgjidhet dot drejtuesi i ri edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Kuvendi i Kosovës u mblodh  këtë të mërkurë për seancën konstitutive, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Por edhe këtë radhë, parlamenti dështoi të zgjidhte drejtuesin e ri.
    Dy emrat e hedhur për votim, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk siguruan dot shumicën e duhur.

    Pas votimit, kreu i PDK-së Memli Krasniqi u shpreh se do të mbështesnin për këtë post vetëm një deputet  të Vetvendoisjes që nuk ka qënë më parë ministër i qeverisë Kurti.
    “PDK-ja, siç ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet; ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta kandidojnë dikë që zgjidhet, që kalon. Mund ta zgjedhin dikë që nuk ka qenë ministër, është çështje e tyre”, tha Krasniqi.
    Ndërkohë Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për ta konstituuar Kuvendin.
    “Është fatkeqësi që ne sot nuk kemi institucione. Zyrat e Qeverisë janë të uzurpuara nga njerëz që ju ka kaluar mandati. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzime penale që ne i kemi dorëzuar”, tha Bajrami.
    Sipas Deputetes  se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, Lëvizja  Vetëvendosje qëllimisht ka propozuar kandidate që nuk gëzojnë  mbështetjen e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
    Nga ana tjetër  deputeti i Vetvëndosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për bllokadë.
    “Tashmë çdo gjë është e qartë, u vërtetua sot se në Kosovë ekzistojnë dy blloqe. Ata janë të interesuar ta bllokojnë vendin. Më 8 prill kishin thënë se do të votojnë dhe nuk do ta pengojnë seancën, por sot, pavarësisht ndryshimit të kandidatit, qëndrimi mbeti i njëjtë”, tha Murati.
    Në këto kushte, seanca është shtyrë për në datën 22 gusht./vizionplus.tv

  • Mbeturinat në mes të rrugës, Braçe: Nuk zgjidhet bllokimi i korsisë së re të emergjencës në këtë mënyrë

    Mbeturinat në mes të rrugës, Braçe: Nuk zgjidhet bllokimi i korsisë së re të emergjencës në këtë mënyrë

    Politikë E Shtunë, 2 Gusht 2025 21:19

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të denoncojë me video qeset me mbeturina që hidhen në rrugë. Ai ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se problemi mund të zgjidhet lehtë, por mënyra se si është bërë kjo pa paralajmërim, dëmton imazhin dhe krijon shqetësim te banorët. Braçe nënvizon se punët duhet të bëhen me përfshirjen e qytetarëve për të shmangur tensionet dhe përgjegjësitë e panevojshme.

  • “10 vite burg nëse shkrep armën në…”, Manjani tregon ku çalon Kodi Penal: Nuk zgjidhet asgjë me pranga, por duhet…

    “10 vite burg nëse shkrep armën në…”, Manjani tregon ku çalon Kodi Penal: Nuk zgjidhet asgjë me pranga, por duhet…

    Kodi i ri Penal ishte tema e diskutimit mbrëmjen e kësaj të marte në  një emision televiziv, Juristi Ylli Manjani vuri theksin te mungesa e edukimit që e shoqëron, sipas tij, Kodin e ri Penal, duke thënë se ky, sipas tij, është një Kod që kriminalizon shoqërinë, duke pasur në qendër të tij dënimin me burg.
    Manjani tha se Kodi duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh administrative, pasi, sipas tij, nuk mund të zgjidhet çdo problem apo shkelje shoqërore nga prokuroria.
    “Qëllimi nuk është të kriminalizohet shoqëria, të futet shoqëria në burg, qëllimi është të edukohet. Nuk zgjidhet asgjë me pranga, kriminalizohet me pranga. Duhet patjetër që këtij ligji t’i shtrohet një kod kundravajtjesh administrative. Ka një sërë shkeljesh të cilat dënohen administrativisht, është shumë e thjeshtë. 10 vjet burg për armbajtje pa leje, a ndodh kjo në ndonjë vend të botës? 10 vjet po shkrepe armën në dasmë, e kuptoni apo jo?” -tha Manjani.

  • “Kështu nuk e mundim dot Ramën”, Baçi: Kryetari i PD? Zgjidhet me votë, jemi të pafuqishëm ta heqim apo ta vëmë ne

    “Kështu nuk e mundim dot Ramën”, Baçi: Kryetari i PD? Zgjidhet me votë, jemi të pafuqishëm ta heqim apo ta vëmë ne

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh në një intervistë për Euroneës Albania se PD duhet të ndryshojë mënyrën e përballjes me regjimin aktual, duke theksuar se përballja me kryeministrin Rama është e vështirë.
    Ai shtoi se në PD nuk ka nevojë për zgjedhje kryetari, pasi ky i fundit duhet të zgjidhet nga demokratët përmes votës, dhe jo të emërohet.
    Në lidhje me mundësinë që Ervin Salianji të marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Baçi tha se vota është e fshehtë dhe çdo kandidat duhet të tregojë performancën e tij për të marrë besimin e anëtarëve të partisë.
    “Duhet diskutuar çdo gjë bashkarisht. Këtu duhet të ndryshojë mënyra se si do përballemi më këtë regjim.
    Dhe më këtë regjim, duke qenë Rama aty, vështirë të përballohet.
    Këtu PD nuk ka nevojë për të zgjedhur kryetar, e ka kryetarin. Kryetari zgjidhet nuk emërohet, e zgjedhin demokratët, është punë vote, jemi të gjithë të pafuqishëm tek vota.
    Në pikëpyetjet nëse PD mund t’i japë postin e sekretarit të Përgjithshëm Ervin Salianjit, Baçi u përgjigj se:
    “Vota është e fshehtë, duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet parë përformanca që do ketë e gjithësecili gjatë kësaj kohe kur të vemë në zgjedhje.
    Por mund të mos jenë këta, mund të jenë dy të tjerë për t’u votuar. Atje përzgjidhet ai që mendohet se është më i saktë”, tha Luan Baçi.

  • Këshilli Bashkiak i Tiranës merr drejtim të ri, zgjidhet kryetarja e re (Emri)

    Këshilli Bashkiak i Tiranës merr drejtim të ri, zgjidhet kryetarja e re (Emri)

    Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
    Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993. Studimet parauniversitare në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012.
    Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional të Praktikës Ligjore (LPC). Në vitin 2015, u diplomua në gjuhën kineze (mandarin) nga SOAS University of London.
    Fino u angazhua si këshilltare ligjore për çështjet e emigracionit në studio ndërkombëtare gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në qendra për shërbim juridik falas, me orientim asistencë sociale.
     

     
    Prej vitit 2018, ajo punoi si avokate në studion ligjore CMS Adonnino Ascoli & Cavasola Scamoni në Tiranë, dhe më pas si eksperte rregullatore në departamentin ligjor dhe të marrëdhenieve me jashtë të kompanisë Vodafone Albania.

    Në vitin 2021, znj. Fino hartoi Indeksin e Integritetit, pjesë e projektit STAR 3 për reformën e qeverisjes lokale, duke shërbyer si këshilltare integriteti e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
    Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, si dhe njeh mire gjuhën kineze, italiane dhe greke.
    Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.
     
     
     

  • Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari nënkryetar

    Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari nënkryetar

    Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
    Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993. Studimet parauniversitare në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012.
    Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional të Praktikës Ligjore (LPC). Në vitin 2015, u diplomua në gjuhën kineze (mandarin) nga SOAS University of London.Fino u angazhua si këshilltare ligjore për çështjet e emigracionit në studio ndërkombëtare gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në qendra për shërbim juridik falas, me orientim asistencë sociale.Prej vitit 2018, ajo punoi si avokate në studion ligjore CMS Adonnino Ascoli & Cavasola Scamoni në Tiranë, dhe më pas si eksperte rregullatore në departamentin ligjor dhe të marrëdhenieve me jashtë të kompanisë Vodafone Albania.
    Në vitin 2021, znj. Fino hartoi Indeksin e Integritetit, pjesë e projektit STAR 3 për reformën e qeverisjes lokale, duke shërbyer si këshilltare integriteti e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, si dhe njeh mire gjuhën kineze, italiane dhe greke.Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.

  • Deputetët s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    Deputetët s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
    Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja.
    Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
    Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
    Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
    Ata argumentojnë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po teton që kryetari i ri i organit ligjvënës të zgjidhet me votim të fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të marrë një “masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
    Në vazhdimin e seancës konstituive më 31 maj, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një emër për formimin e komisionit, duke bërë që seanca të ndërpritej.
    Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, përkatësisht të hënën. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri tani, deputetët kanë kaluar dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. PDK-ja dhe AAK-ja e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kanë kërkuar që të propozohet dikush tjetër, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat për këtë post të propozuar nga LVV-ja.
    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
    Përveç kryeparlamentarit, deputetët duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarët e organit ligjvënës në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit të përbërjes së nëntë parlamentare.
    Dhe vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i konstituimit të Kuvendit, mund të ndërmerren hapa për formimin e Qeverisë së re.
    Kriza politike vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjes mes tyre për të krijuar një shumicë në Kuvend.
    LVV-ja doli e para në zgjedhjet e shkurtit duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për ta formuar Qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.
    Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët gjatë majit se gjatë procesit për formimin e ekzekutivit të ri, ai do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione. Ai ka përmendur si partnerë të mundshëm pakicat dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka fituar tri ulëse në Kuvend. REL/