Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: zgjidhet
-

“Posti juaj duhet të zgjidhet nga qytetarët”, Musk kundër Von der Leyen: Demokracia është themeli i lirisë
Elon Musk ka komentuar gjendjen e demokracisë evropiane duke vënë në dyshim legjitimitetin demokratik të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Më një postim në platformën X, miliarderi dhe drejtuesi i Tesla dhe SpaceX shkroi se demokracia është themeli i lirisë dhe se sipas tij posti i Leyen duhet të zgjidhet drejtëdrejt nga qytetarët.
“Nëse demokracia është themeli i lirisë, atëherë sigurisht që posti juaj si lidere e BE-së duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, nëse Europa dëshiron të mbrojë demokracinë e saj”, ka shkruar Musk në X.
Reagimi i tij erdhi pasi von der Leyen prezantoi iniciativën e re të BE-së “Democracy Shield”, një strategji që synon mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në internet dhe në proceset zgjedhore.
“Demokracia është themeli i lirisë sonë, i mirëqenies sonë dhe i sigurisë sonë”, kishte shkruar Leyen.Von der Leyen e prezantoi për herë të parë këtë ide gjatë një fjalimi në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë vitin e kaluar, si pjesë e fushatës për mandatin e saj të dytë në krye të Komisionit Europian.
Aktualisht, presidentja e Komisionit nuk zgjidhet nga populli, por propozohet nga Këshilli Europian, ku marrin pjesë 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe miratohet nga Parlamenti Europian për një mandat pesëvjeçar.
Von der Leyen ka arritur të ruajë mbështetjen politike, pavarësisht tre mocioneve për rrëzim të paraqitura kundër saj gjatë këtij viti në Parlamentin Europian.
Në kuadër të strategjisë BE synon të krijojë Qendrën Europiane të Qëndresës Demokratike, që do të ndihmojë shtetet anëtare dhe vendet kandidate në luftën kundër dezinformimit.
Strategjia përfshin gjithashtu rregulla për përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhje dhe programe edukimi me ndihmën e influencerëve për të sqaruar qytetarët mbi përmbajtjen politike dhe reklamat online.
Musk, i cili ka shprehur shpesh qëndrime provokuese për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, ka qenë edhe këshilltar jozyrtar i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 në SHBA.The leader of the EU should be elected by the people of the EU, not appointed by a committee! https://t.co/UNw0COSJKl
— Elon Musk (@elonmusk) November 12, 2025Top Channel
-

Zgjidhet trajneri më i mirë i muajit tetor në Superiore, s’ka vend për befasi
3 Nëntor 2025
17:26
Telesport
Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja, është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamo City, duke arritur tre fitore gjatë tetorit ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias.
Falë këtyre rezultateve, Dinamo City ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, që mban vendin e parë.
Trofeu për trajnerin më të mirë të muajit tetor iu dorëzua Ilir Dajës nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo City – Teuta, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Elbasan Arena”. -

Zgjidhet drejtuesja e re e ISHP-së
Dorina Toçi do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik.
Ajo më parë ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.
Toçi do të zërë vendin e lënë bosh nga Eugena Tomini, e cila javën e kaluar u emërua nga Këshilli i Ministrave si zv/Ministrja e re e Shëndetësisë. -

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi zëvendëson Holta Zaçajn
Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.
Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.
Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:
z. Asim Vokshi – 6 vota
zj. Naureda Llagami – 8 vota
z. Florian Ballhysa – 0 vota
Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.
Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi për zgjedhjen e z. Vokshi i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare. ( -

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo thotë se ky është një mesazh i fortë besimi “se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”.
“Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, shkruan Xhaçka.
-

Ceremonia “Topi i Artë”, zgjidhet talenti i vitit
Lamine Yamal ka fituar trofeun “Kopa”, i cili shkon për talentin më të mirë nën moshën 21 vjeç.
Pas një sezoni të shkëlqyer me Spanjën dhe Barcelonën, sulmuesi është shpërblyer.
Yamal është kandidat edhe për trofeun më të rëndësishëm personal, atë të “Topit të Artë”.

