Tag: zgjidh

  • “Më jep kohë se e zgjidh vetë në…”, Berisha zbulon debatin 7-orësh Rama-Balluku: Zv/kryeministrja i kërkoi që..

    “Më jep kohë se e zgjidh vetë në…”, Berisha zbulon debatin 7-orësh Rama-Balluku: Zv/kryeministrja i kërkoi që..

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimin e saj nga SPAK.
    Sipas Berishës, gjatë një debati 7-orësh mes Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, Balluku ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj.
    “Më jep kohë, se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë”, i ka thënë Balluku kryeministrit, sipas denoncimit të kreut demokrat.
    Berisha pretendon gjithashtu se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë plotësisht në krah të Belinda Ballukut për të mbrojtur pozicionin e saj.

  • “Është rritur si lider”, Courtois vlerëson shokun e ekipit: Na zgjidh një problem

    “Është rritur si lider”, Courtois vlerëson shokun e ekipit: Na zgjidh një problem

    20 Nëntor 2025

    13:08

    Telesport

    Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të jetë në fushë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Elche në La Liga. Para takimit ai foli për dëmtimin e tij të dy javëve më parë, që e la jashtë kombëtares ditët e fundit.
    “Ishte vetëm një pengesë e vogël, por do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë. Po përparoj gradualisht. Nuk dua që një dëmtim të më mbajë jashtë më gjatë“, u shpreh portieri belg, lojtar kyç për “los blancos”.
    Portieri foli për gjendjen e Kylian Mbappe, gjithnjë e më shumë vendimtar te Real Madrid me golat e tij këtë sezon. “Këtë vit po shohim një përmirësim të ndjeshëm në mentalitetin fitues të Mbappé. Mund ta shihni se ai është një lider”.
    “Sezonin e kaluar, ai pati pak vështirësi për t’u përshtatur me ekipin dhe rolin e tij, por këtë vit ai po na udhëheq. Është mirë kur ke një lojtar si ai që të zgjidh problemet në sulm, por e gjithë skuadra po luan mirë”, tha Courtois.

  • Courtois rikthehet në portë pas dëmtimit dhe vlerëson Mbappe: Është rritur si lider, na zgjidh problemin e golit

    Courtois rikthehet në portë pas dëmtimit dhe vlerëson Mbappe: Është rritur si lider, na zgjidh problemin e golit

    20 Nëntor 2025

    13:08

    Telesport

    Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të jetë në fushë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Elche në La Liga. Para takimit ai foli për dëmtimin e tij të dy javëve më parë, që e la jashtë kombëtares ditët e fundit.
    “Ishte vetëm një pengesë e vogël, por do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë. Po përparoj gradualisht. Nuk dua që një dëmtim të më mbajë jashtë më gjatë“, u shpreh portieri belg, lojtar kyç për “los blancos”.
    Portieri foli për gjendjen e Kylian Mbappe, gjithnjë e më shumë vendimtar te Real Madrid me golat e tij këtë sezon. “Këtë vit po shohim një përmirësim të ndjeshëm në mentalitetin fitues të Mbappé. Mund ta shihni se ai është një lider”.
    “Sezonin e kaluar, ai pati pak vështirësi për t’u përshtatur me ekipin dhe rolin e tij, por këtë vit ai po na udhëheq. Është mirë kur ke një lojtar si ai që të zgjidh problemet në sulm, por e gjithë skuadra po luan mirë”, tha Courtois.

  • “Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”/ Paqja në Ukrainë, Uashingtoni i paraqet Zelenskyn planin me 28 pika: Rusishtja si gjuhë zyrtare dhe…

    “Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”/ Paqja në Ukrainë, Uashingtoni i paraqet Zelenskyn planin me 28 pika: Rusishtja si gjuhë zyrtare dhe…

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,366-të, ndërsa një plan i ri paqeje nga Shtetet e Bashkuara po qarkullon në mediat ndërkombëtare.

    Sipas raportimeve, Uashingtoni i ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Kievi duhet të pranojë një marrëveshje me 28 pika për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
    Plani përfshin kërkesa të ndjeshme, si:
    Dorëzimi i kontrollit të plotë të Donbasit Rusisë;
    Ngrirja e vijave aktuale të frontit në Kherson dhe Zaporizhzhia;
    Njohja e Krimesë dhe Donbasit si territore ruse;
    Përgjysmimi i ushtrisë ukrainase dhe heqja dorë nga armët me rreze të gjatë;
    Njohja e rusishtes si gjuhë zyrtare në Ukrainë;
    Status zyrtar për Kishën Ortodokse Ruse.
    Burime të mediave ukrainase theksojnë se propozimi “nuk i shërben interesave të Kievit” dhe nuk pritet të pranohet në këtë formë.
    Në skenën diplomatike, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i është drejtuar Vladimir Putinit me fjalët: “Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar”, duke sinjalizuar dëshirën për të ndërmjetësuar me shpejtësi.
    Ndërkohë, luftimet në terren vijojnë. Të paktën 25 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet e fundit ruse në Ternopil. Po ashtu, Britania ka sinjalizuar një kërcënim të mundshëm, pasi ka zbuluar në afërsi të ujërave të saj një anije spiune ruse të tipit Yantar.
    Përshkallëzimi i sulmeve ka bërë që Polonia dhe Rumania të ngrejnë në ajër avionët luftarakë, ndërsa Varshava mbylli përkohësisht aeroportet e Rzeszow dhe Lublin. Në anën tjetër, SHBA ka miratuar një paketë të re armësh prej 105 milionë dollarësh për Ukrainën.
    Forcat ukrainase raportojnë se kanë përdorur me sukses raketat taktike ATACMS në objektiva brenda territorit rus, ndërsa Moska pretendon se ka rrëzuar 65 dronë ukrainas gjatë natës dhe raporton një goditje në një rafineri në rajonin Ryazan.
    Sipas burimeve të RBC Ukraina, draft-marrëveshja e SHBA-Rusi mbetet e papranueshme për Kievin, pasi kërkon njohjen e territoreve të pushtuara dhe vendos kufizime që do ta pengonin Ukrainën të godasë objektivat ruse.

    Top Channel

  • Kuvend, Kaso – Peleshit: Jep dorëheqjen para votimit, zgjidh dinjitetin përpara detyrës së partisë

    Kuvend, Kaso – Peleshit: Jep dorëheqjen para votimit, zgjidh dinjitetin përpara detyrës së partisë

    Po shqyrtohet këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kërkesa e deputetë të opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeparlamentarit Niko Peleshi.
    Fjalën i pari nga radha e opozitës, e mori deputeti i PD, Ivi Kaso, i cili renditi argumentet që dhe pikat që sipas tyre janë shkelur nga kryetari i Kuvendit, për çka ata kërkojnë dhe shkarkimin e tyre.
    “Ik përpara votimit dhe jep dorëheqjen. Zgjidh dinjitetin tënd përpara detyrës së partisë. Ti je ai që ke tentuar të heshtësh opozitën në sallën e Sovranit. Do ikësh pa dinjitet, por do çlirosh Kuvendin nga drejtimi i një kryetari që nuk diti të drejtojë këtë institucion. Do ikësh pa dinjitet, por do t’u kesh kursyer kolegëve të maxhorancës të të mbrojnë me votë një muaj pasi ke marrë karrigen e numrit dy të Shtetit”, tha Kaso ndër të tjera.

  • Dy aksidente tek “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier

    Dy aksidente tek “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier

    Një përplasje në seri në kahun drejt Fierit shkaktoi një të plagosur që u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Në aksident u përfshinë një “Caddy” dhe dy “Benz“, me dëme materiale të konsiderueshme.
    Gazetarja Anila Sefa raporton për “Klan News” se në një tjetër aksident, një “Skoda” përfundoi tek barriera e hekurt në kryqëzim, fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesit.
    Mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Trafiku nuk është i bllokuar pasi makinat janë spostuar në anë të rrugës.
    Sefa raportoi se vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë e njohur në vend, për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin aty. Sipas gazetares, në këtë aks duhet rishikuar sinjalistika rrugore.
    “Është marrë vendimi që kjo nyje të mbyllet. As semafori as mbikalimi nuk e zgjidh problemin.
    Duhet të hapet rrugë dytësore që të mundësojë lidhjen e dy njësive vendore, sepse për sa kohë ‘Pushimi i Shoferit’ të jetë nyjë e hapur aksidentet këtu do të vazhdojnë dhe qëndrimi në semafor nuk e zgjidh problemin, për sa kohë ti ke vënë tabela që shpejtësia të jetë 80 kilometra në orë. Pra duhet një rishikim edhe një herë i të gjithë këtij aksi i sinjalistikës rrugore, sepse nuk është semafori në fund të ditës që e zgjidh këtë problematikë. Është një njollë e zezë e njohur në Shqipëri.”, tha Sefa.

  • ‘Rinumërimi nuk e zgjidh masakrën elektorale’, Maho: Dy muaj para zgjedhjeve, Rama miratoi 30 mijë hektarë për mbjellje kanabisi

    ‘Rinumërimi nuk e zgjidh masakrën elektorale’, Maho: Dy muaj para zgjedhjeve, Rama miratoi 30 mijë hektarë për mbjellje kanabisi

    Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rinumërimi nuk e zgjidh masaktën elektorale që ndodhi me 11 maj.

    Maho: Për mua edhe rinumërimi nuk e zgjidh atë masakër elektorale që ndodhi me 11 maj.

    Problemi është se unë mendoj që manipulimi ka ndodhur përpara se të shkojnë në kuti.

    Dhe ka ndodhur në përmasa të frikshme.

    Unë vetëm para 1 jave denoncova një rast ku kryeministri vetëm dy muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me të gjitha ligjet miraton një sipërfaqe prej 30 mijë hektarësh për të mbjellë kanabis.

    Me ligj e ka 200 hektarë.

    Ka tejkaluar ligjin 146 herë.

    Me një tjetër dokument rezultoi se vetëm gjatë muajve të fushatës ASHK ka marrë 83 vendime për legalizime.

    Me përfituesa të 5 mijë familjeve, ku vetëm 1600 janë në Tiranë.

    1600 në Tiranë të hedhin zgjedhjet në erë.

  • Edi Rama me videon e ditës së fundit të fushatës: Zgjidh mes Berishës dhe PS-BE!

    Edi Rama me videon e ditës së fundit të fushatës: Zgjidh mes Berishës dhe PS-BE!

    Aktualitet Kryesore E Premte, 9 Maj 2025 07:39

    Edi Rama me videon e ditës së fundit të fushatës: Zgjidh mes Berishës dhe PS-BE!
    Për më tepër shih videon e mëposhtme:

    Your browser does not support the video tag.

  • Xhixho takime me votues në Tiranë: Zgjidh numrin 1, zgjidh ‘Shqipërinë Madhështore’

    Xhixho takime me votues në Tiranë: Zgjidh numrin 1, zgjidh ‘Shqipërinë Madhështore’

     

    Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka vijuar takimet në kuadër të fushatës elektorale.

    Ajo ka bërë thirrje qytetarëve duke u paraqitur programin e opozitës, që të votojnë numrin 1 me datën 11 maj.

    Mesazhi:

    Zgjidh numrin 1, zgjidh Shqipërinë Madhështore!

    VOTO NR.1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!