Tag: zgjerimit

  • Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjes, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjes, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    liderët

    MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit, përfshirë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiç, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krsto dhe ministri serb për Integrimin Evropian Nemanja Staroviç. 
    Liderët diskutuan në ditën e dytë të samitit, Planin e Rritjes për rajonin, me një axhendë mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal. 
    “Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë,”-u shpreh Rama në hyrje të takimit.
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos theksoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani. Kos, teksa theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së, vlerësoi edhe përparimin e Shqipërisë në negociata. Komisionerja u shpreh se në vjeshtë pritet që të hapet edhe grupkapitulli i fundit me Shqipërinë.
    “Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”- u shpreh ajo.
    Duke u ndalur tek Kosova, eurokomisionerja Kos tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.
    Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se Ballkani Perëndimor po ecën drejt një të ardhmes evropiane dhe se sipas tij nuk është më një “dhomë pritjeje” por një rajon në zhvillim.  Ai shtoi se është një rajon me potencial, por vuri në dukje tentativat për përçarje.
    “Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim. Ne të gjithë kemi një të ardhme të përbashkët dhe për të siguruar unitet dhe stabilitet, duhet të punojmë së bashku si fqinjë, si partnerë, si rajon. Së bashku mund të ndërtojmë një rajon të fortë dhe të lidhur që është i begatë, gjithëpërfshirës dhe evropian”, tha Mickoski.

  • 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë

    6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë

    Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon.

    Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë.
    Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, deklaroi Kos në fjalën hyrëse.
    “Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.
    Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë.
    Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”-u shpreh Marta Kos, Komisionere e zgjerimit të BE.
    Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja, shtoi Kos, e cila nënvizoi se kjo paketë është një mjet për të ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo. Plani i Rritjes parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.
    Plani bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun e njësuar të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave thelbësore dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Në qendër të vëmendjes të samiti të Shkupit janë reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në BE. Komisionerja Kos përshëndeti në takim agjendën e reformave të qeverisë së Shkupit dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën europiane.

    Top Channel

  • Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    liderët

    MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit, përfshirë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiç, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krsto dhe ministri serb për Integrimin Evropian Nemanja Staroviç. 
    Liderët diskutuan në ditën e dytë të samitit, Planin e Rritjes për rajonin, me një axhendë mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal. 
    “Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë,”-u shpreh Rama në hyrje të takimit.
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos theksoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani. Kos, teksa theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së, vlerësoi edhe përparimin e Shqipërisë në negociata. Komisionerja u shpreh se në vjeshtë pritet që të hapet edhe grupkapitulli i fundit me Shqipërinë.
    “Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”- u shpreh ajo.
    Duke u ndalur tek Kosova, eurokomisionerja Kos tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.
    Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se Ballkani Perëndimor po ecën drejt një të ardhmes evropiane dhe se sipas tij nuk është më një “dhomë pritjeje” por një rajon në zhvillim.  Ai shtoi se është një rajon me potencial, por vuri në dukje tentativat për përçarje.
    “Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim. Ne të gjithë kemi një të ardhme të përbashkët dhe për të siguruar unitet dhe stabilitet, duhet të punojmë së bashku si fqinjë, si partnerë, si rajon. Së bashku mund të ndërtojmë një rajon të fortë dhe të lidhur që është i begatë, gjithëpërfshirës dhe evropian”, tha Mickoski.

  • 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

    6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

    Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon.
    Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë.
    Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, deklaroi Kos në fjalën hyrëse.
    “Po shohim përparim të rëndësishëm. Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Ndërkohë, Mali i Zi mbylli edhe një kapitull të premten e kaluar. Në Bosnje e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, z. Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë“-u shpreh Marta Kos, Komisionere e zgjerimit të BE.
    “Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja”, shtoi Kos, e cila nënvizoi se “kjo paketë është një mjet për të ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo.
    Plani i Rritjes parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.
    Plani bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun e njësuar të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave thelbësore dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Në qendër të vëmendjes të samiti të Shkupit janë reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në BE. Komisionerja Kos përshëndeti në takim agjendën e reformave të qeverisë së Shkupit dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën europiane.

  • 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Shqipëria mund t’i hapë të gjithë grup-kapitujt këtë vit

    6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Shqipëria mund t’i hapë të gjithë grup-kapitujt këtë vit

    Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon.

    Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë.
    Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, deklaroi Kos në fjalën hyrëse.
    “Po shohim përparim të rëndësishëm. Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Ndërkohë, Mali i Zi mbylli edhe një kapitull të premten e kaluar. Në Bosnje e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, z. Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë“-u shpreh Marta Kos, Komisionere e zgjerimit të BE.
    Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja, shtoi Kos, e cila nënvizoi se kjo paketë është një mjet për të ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo. Plani i Rritjes parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.
    Plani bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun e njësuar të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave thelbësore dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Në qendër të vëmendjes të samiti të Shkupit janë reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në BE. Komisionerja Kos përshëndeti në takim agjendën e reformave të qeverisë së Shkupit dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën europiane.

    Top Channel

  • Anëtarësimi në BE, Vangjeli: Shqipëria ka më shumë shanse sot për BE-në, pavarësisht se mund të mos jetë ende gati

    Anëtarësimi në BE, Vangjeli: Shqipëria ka më shumë shanse sot për BE-në, pavarësisht se mund të mos jetë ende gati

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiziv, tha se Shqipëria aktualisht ka mundësi reale për të përfituar nga dinamika e re e politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian, edhe pse kjo ndodh në rrethana paradoksale.
    Vangjeli theksoi se nëse Shqipëria, në gjendjen që ndodhet sot, do të kishte aplikuar për anëtarësim në vitet ’80, tashmë do të ishte pjesë e BE-së. Sipas tij, nëse Shqipëria do të kishte qenë në të njëjtat kushte me Rumaninë në kohën e pranimit të saj, edhe Tirana do ta kishte kaluar me sukses këtë proces.
    “Konfliktet e shumta të viteve të fundit dhe qasja e re e BE-së ndaj zgjerimit, paradoksalisht, e favorizojnë Shqipërinë. Ndonëse mund të mos jemi ende të përgatitur, mund të na hapet një derë thjesht për të shmangur përjashtimin e mundshëm nesër,” u shpreh Vangjeli.
    Ai e ilustroi situatën me një anekdotë, duke e krahasuar procesin me një martesë: “Gjysmën e punës e ke bërë kur i ke mbushur mendjen vetes, pastaj të mbetet t’i mbushësh mendjen vajzës. Rama e shikon këtë proces pikërisht si një martesë.”

  • Lajm i mirë për Ballkanin/ Presidenti i KE tregon projeksionet e zgjerimit, ja cili është shteti që hyn në BE në 2028

    Lajm i mirë për Ballkanin/ Presidenti i KE tregon projeksionet e zgjerimit, ja cili është shteti që hyn në BE në 2028

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin, dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i bllokut deri në vitin 2028.

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.
    “Ardhja juaj konfirmon se perspektiva evropiane e Malit të Zi mbetet lart në agjendën e BE-së. Në këto kohë sfiduese, politika e zgjerimit mund të jetë vendimtare. Ne mund të jemi drita në fund të tunelit dhe konfirmim se procesi i zgjerimit është gjallë“, tha Millatoviç.
    Mali i Zi, siç deklaroi ai, dëshiron të jetë shembull i një historie të suksesshme evropiane.
    Mali i Zi i nisi bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2012, dhe prej atëherë i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre. Pas disa vitesh ngecjeje, ky vend i rinisi negociatat qershorin e kaluar dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.
    Costa e përshkroi përparimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së si “mbresëlënës”:“Slogani ’28 deri në vitin 2028′ është shkëlqyeshëm, por do të ishte më mirë nëse do të arrihej më herët”, tha ai, duke shtuar se Mali i Zi “mund të bëhet anëtari i 28-të dhe një lider në integrimin evropian të rajonit”.
    Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht me vendet që janë tashmë anëtare të BE-së.
    I pyetur rreth shqetësimeve të disa institucioneve evropiane në lidhje me marrëveshjen e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u përgjigj se marrëveshje të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së.
    “Sidomos në fushat e prokurimit publik dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha ai.
    Kuvendi i Malit të Zi i miratoi javë më parë me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Megjithatë, Millatoviç, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga këto dy marrëveshje – atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.
    Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin.

  • Kallas: BE i kthehet zgjerimit, Kosova kërkon trajtim të barabartë

    Kallas: BE i kthehet zgjerimit, Kosova kërkon trajtim të barabartë

    “Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje dhe kjo kërkon që Bashkimi Evropian të ecë më shpejt drejt zgjerimit”. Ky ishte mesazhi kryesor i shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në nisje të takimit të Këshillit për Punët e Jashtme të BE-së që u zhvillua në Luksemburg.“Po shohim rritje të tensioneve dhe duhet patjetër të lëvizim përpara me procesin e zgjerimit. Na duhen histori suksesi,” u shpreh Kallas para gazetarëve, duke nënvizuar se paqja dhe stabiliteti në rajon janë të lidhura ngushtë me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.Ajo nuk përmendi vende specifike, por vizita e saj e fundit në Bosnje e Hercegovinë pason zhvillime shqetësuese në Republikën Serbska, ku autoritetet lokale kanë ndërmarrë hapa që ngjallin frikën për një shkëputje të mundshme nga shteti qendror.Tensionet mbeten të larta edhe mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është bllokuar, BE po përpiqet të ruajë rolin udhëheqës në procesin e ndërmjetësimit.Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila përfaqësoi vendin në këtë takim, zhvilloi një takim të veçantë me Kallasin. Në një postim në Facebook, Gërvalla tha se i ka kërkuar përfaqësueses së lartë të BE-së trajtim të barabartë për Kosovën në proceset integruese.“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën. Mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar”, shkroi ajo, duke shtuar se prania aktive e Kosovës është burim stabiliteti për të gjithë kontinentin.Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane. Ndër vendet e rajonit, Kosova mbetet e vetmja që nuk ka ende statusin e shtetit kandidat.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.“Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje dhe kjo kërkon që Bashkimi Evropian të ecë më shpejt drejt zgjerimit”. Ky ishte mesazhi kryesor i shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në nisje të takimit të Këshillit për Punët e Jashtme të BE-së që u zhvillua në Luksemburg.“Po shohim rritje të tensioneve dhe duhet patjetër të lëvizim përpara me procesin e zgjerimit. Na duhen histori suksesi,” u shpreh Kallas para gazetarëve, duke nënvizuar se paqja dhe stabiliteti në rajon janë të lidhura ngushtë me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.Ajo nuk përmendi vende specifike, por vizita e saj e fundit në Bosnje e Hercegovinë pason zhvillime shqetësuese në Republikën Serbska, ku autoritetet lokale kanë ndërmarrë hapa që ngjallin frikën për një shkëputje të mundshme nga shteti qendror.Tensionet mbeten të larta edhe mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është bllokuar, BE po përpiqet të ruajë rolin udhëheqës në procesin e ndërmjetësimit.Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila përfaqësoi vendin në këtë takim, zhvilloi një takim të veçantë me Kallasin. Në një postim në Facebook, Gërvalla tha se i ka kërkuar përfaqësueses së lartë të BE-së trajtim të barabartë për Kosovën në proceset integruese.“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën. Mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar”, shkroi ajo, duke shtuar se prania aktive e Kosovës është burim stabiliteti për të gjithë kontinentin.Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane. Ndër vendet e rajonit, Kosova mbetet e vetmja që nuk ka ende statusin e shtetit kandidat.

  • Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Ndërsa Edi Rama në Shqipëri po bën fushatë me të vetmen kartë që i ka mbetur, futjen e Shqipërisë në BE dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me pashaportë Evropine, një sinjal që e rrëzon këtë propagandë ka mbërritur nga Berlini. Në marrëveshjen e konkluduar mes dy partive të mëdha CDU dhe SPD për të qeverisur Gjermaninë, një ndër pikat e programit të dakordësuar është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit. Në marëveshjen e koalicionit që do të drejtohet nga kancelari Mertz thuhet: Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së kërkon një konsolidim të brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

    Këtë ka konfirmuar sot edhe gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të gjatë të titulluar: “Refuzimi i zgjerimit të BE-së”. Autori i saj është gazetari dhe specialisti i njohur i rajonit tonë Michael Martens.

    Ai e ka ripostuar këtë artikull në rrjetin e tij social “X”- ish Twitter duke e përforcuar edhe me një shënim:

    “Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” ka shkruar Martens.

    Pak ditë më parë edhe gjermania Bild kishte përforcuar këtë lajm duke bërë lidhjen me zhgënjimin që do të shkaktojë ai në rajonin tonë, ku po flitet gjithnjë e më shumë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër BE-së; “Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re gjermane në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. Pasi ajo këmbëngul në një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes”.

    Të shtunën në hapjen e fushatës elektorale të partisë së tij kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në të cilin u vu re se pranimi në BE ishte i vetmi premtim i tij zgjedhor. Duke anashkaluar të gjitha mosarritjet, shokët e vet që kanë përfunduar në burg dhe korrupsionin galopant Rama ka vendosur ta joshë elektoratin me pashaportën evropiane si pjesë e projektit “Shqipëria 2030”. Slogani i fushatës së tij eshte: “Vetëm me Edin në BE”. Edhe të gjithë drejtuesit e qarqeve nuk harruan të përsërisin që ky është një objektiv që vjen si vokacion që nga koha e Sekënderbeut dhe të cilin mund ta realizojë vetëm rimishërimi i heroit kombëtar në kohën e sotme.

    Por, ndryshe nga propaganda që thotë se Shqipëria do të mbyllë 35 kapitujt deri në vitin 2027- një objektiv tepër optimist- për tu bërë anëtare e BE-së Shqipëria duhet të marë edhe votën e veçantë të vendeve anëtare që duhet të shprehen secili me miratim në kuvend ose me anë të referendumit të çdo pranimi të ri. Që para se ky proces të ndodhë ka ardhur goditja e parë e rëndë dhe jo nga një shtet i çfardoshëm por nga Gjermania qeveria e re e së cilës ka vendosur ti thotë jo zgjerimit./ Lapsi.al

  • Bushati rrëzon sloganin dhe fushatën e PS ‘vetëm me Edin në BE’: Motori i zgjerimit është i fikur!

    Bushati rrëzon sloganin dhe fushatën e PS ‘vetëm me Edin në BE’: Motori i zgjerimit është i fikur!

    Pas kryediplomates së BE, Kaja Kallas, e cila rrëzoi propagandën e Edi Ramës për integrimin, edhe ish-ministri i tij, Ditmir Bushati ka rrëzuar fushatën e socialistëve që do të hapet nesër me sloganin “Me Edin dhe PS”.
    Kryeministri Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e tij në premtimin se do e integrojë vendin në BE dhe do i pajisë shqiptarët me pasaportën evropiane.
    Ai ka shkuar edhe më larg, duke deklaruar se vetëm ai mund të integrojë vendin.
    Por në një koment të publikuar në gazetën Panorama, Ditmir Bushati, që dikur shërbente si munistër i Jashtëm i Ramës, shkruan se anëtarësimi në BE është një objektiv që shtrihet përtej partive politike.
    “Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria). E dyta, reformat mund të përmbushen vetëm duke krijuar një klimë politike gjithëpërfshirëse. Është rasti të kujtoj se, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, krahas rrethanave gjeopolitike, mirëkuptimi politik për miratimin dhe zbatimin e reformave në fushën e sigurisë dhe shtetit të së drejtës ishin vendimtare. Në kuadër të anëtarësimit në BE, kjo merr një vlerë edhe më të madhe, pasi në dallim prej anëtarësimit në NATO, ky proces ka një ndikim të drejtpërdrejtë thuajse në të gjitha fushat e jetës. Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që shtrihet përtej partive politike,” shkruan Bushati.
    Po ashtu, Bushati rrëzon edhe pretendimet e Edi Ramës mund të integrohet në BE më shpejt për shkaqe gjeopolitike.
    “Megjithatë, materializimi i këtij procesi nuk është një çështje e mbyllur, pasi BE-ja gjithashtu përballet me vështirësi të panumërta në administrimin e punëve të brendshme. Ndaj, me të drejtë, Kaja Kallas iu referua hapave që duhen ndërmarrë në këtë proces, duke nënkuptuar së pari vendet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, duke shpërfillur përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë,” thekson Bushati.
    Ish-ministri i Jashtëm shkruan se edhe vendet e BE kanë probleme dhe motori i zgjerimit është i fikur.
    “Pavarësisht kontekstit të ri gjeopolitik që jetojmë dhe propozimeve të mësipërme, duhet pranuar se “motori i zgjerimit” me efekte motivuese te vendet kandidate vijon të jetë i fikur. Vendet anëtare të BE-së kanë në dorë çelësin e ndezjes së “motorit të zgjerimit”, sikundër vendet kandidate kanë në dorë që të përdorin “kushtëzimet” në këtë proces, si mundësi për të ndryshuar e reformuar cilësinë e qeverisjes dhe jetës”.
    Ish-ministri pranon dështimin e Ramës, duke theksuar se u deshën 13 vjet për të nisur bisedimet me BE.
    “Ne humbëm një shans në rrugën tonë drejt BE-së, që dukej e vrullshme në fillim të viteve ‘90 dhe disa të tilla në fillimin e viteve 2000. Ne qëndruam për më shumë se tre vjet në tryezë për nënshkrimin e MSA-së, na u deshën pesë vjet për të marrë statusin kandidat dhe trembëdhjetë vjet për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përthithjen e fondeve të BE-së në formën e granteve, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Apo të investimeve europiane në trajtën e kredive dhe granteve, ku jemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe lëmë pas Malin e Zi e Kosovën. Kemi humbur shumë kohë rrugës”, thekson Bushati.