Tag: zgjedhor

  • Kalaja ankohet në Kushtetuese, kërkon që të shfuqizohet neni që favorizon vetëm partitë

    Kalaja ankohet në Kushtetuese, kërkon që të shfuqizohet neni që favorizon vetëm partitë

    Opozitari, Aulon Kalaja vazhdon betejën ligjore kundër Kodit Zgjedhor.

    Duke kundërshtuar vullnetin e partisë, Kalaja kërkon respektimin e të drejtave të kandidatëve për deputet njësoj siç ndodh për një subjekt zgjedhor.
    Përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese, kandidati për qarkun e Durrësit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e pengon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe shpalljen antikushtetues të nenit që i pamundëson kandidatit në zgjedhje hapjen e kutive. Si shembull sjell praktikat europiane.
    “Duke sjell në vëmendje konventën europiane, kodin e sjelljes në zgjedhje që përcakton qartë në favor të kandidatit, se çdo subjekt dhe kandidat ka të drejtën të ankimojë rezultatin zgjedhor. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të detyrojë Kolegjin Zgjedhor të më njoh të drejtën të hapen kutitë”, tha Aulon Kalaja.
    Në rast të një përgjigjeje negative, Aulon Kalaja deklaron se do t’i drejtohet Strasburgut.

    Top Channel

  • Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

    Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

    Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë
    Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës.
    Kalaja ka pretenduar se po të numëroheshin të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time.
    Këta gjyqtarë që kanë refuzuar të interpretojnë Konventën Evropiane, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe atë të Komisionit të Venecias, vendosën që unë mos të merrja vesh sesa vota kam marrë.
    Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
    Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburgut”, tha Kalaja.

  • ‘Nuk u parandalua krimi zgjedhor’, Bylykbashi: Situata përkeqësohet më shumë

    ‘Nuk u parandalua krimi zgjedhor’, Bylykbashi: Situata përkeqësohet më shumë

    Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke marrë shkas nga raporti i OSBE-ODIHR-it, theksoi se prokuroria dështoi në ngritjen e Task-Forcës për të parandaluar krimin zgjedhor.
    Ligjvënësi demokrat kritikoi organin e akuzës, duke theksuar se asnjë nga problematikat nuk ishte përfshirë në këto rezoluta, sikurse ishin raporti i DASH më herët dhe ai për zgjedhjet dje.“Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. Kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar”, tha Bylykbashi.
    Ai u ndal dhe te fakti që task-forca nuk ka qenë efektive. “U ngrit një Task-Forcë që ka dështuar në mënyrë masive. Krimin zgjedhor mund ta shohim në të dyja krahët, se si funksionon aktualisht dhe se si do vazhdojë më tej. Kemi centralizim të pushtetit, institucionet nuk janë të pavarura, ka bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjithçka përfundon siç përfundoi në zgjedhje me krim zgjedhor. Nuk pres që mazhoranca të ketë qasje. Mazhoranca ka hallin se humbet zgjedhjet, ndaj edhe raportet flasin qartë. Rezolutat këtu nuk përputhen, nuk dalin çështje”, tha deputeti demokrat.
    Në të njëjtën linjë diskutoi edhe deputeti tjetër, Ivi Kaso.
    DISKUTIMIIvi Kaso: Nuk mund të vazhdojë ky komision për shkak se nuk na janë bërë të ditura materialet për t’i shqyrtuar edhe pse ka tre ditë që është bërë rendi i ditës për projektrezolutat e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë mbi raportin vjetor. Nuk është serioze, kur opozita ankohet për hapësirat në seanca plenare, ende vijon e njëjta situatë. Gjashtë rezoluta dhe ne ende nuk jemi njohur me to. Shumë gjëra nuk na pëlqejnë për Komisioni duhet të jetë serioz.Ulsi Manja: Më vjen keq që ankoheni për hapësira dhe kritika është për mua dhe shumë mirë, do e marr parasysh që këtej dhe tutje meqë po ankoheni. Për mua kemi kohë deri në 10 të darkës nëse doni kohë, ne këtu jemi, duhet t’i shqyrtojmë të gjashta projektrezolutat.Oerd Bylykbashi: Duhet të marrim kohë dhe t’i shqyrtojmë. Ne duhet të bëjmë një punë që vlen. E kam thënë edhe më parë, puna duhet bërë siç duhet. Marrim një kohë minimale, ditën e kemi përpara, të marrim kohën e duhur, t’i lexojmë, bëjmë debatin dhe e mbyllim. E kemi parë në parlament me ngushtimin e hapësirave në seanca plenare.Ulsi Manja: Ne e kemi lënë për të hënën raportimin e institucioneve në Parlament për raportin dhe projektrezolutat, e ka vendosur Konferenca e Kryetarëve. Por nëse ju doni ta shtyjmë atë datë e bëjmë, të mos e kthejmë në orë leximi dhe mësimi këtu.
     
     
    Rendi i ditës për rezolutat te Komisioni i Ligjeve:Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit së Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2024.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

    Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

    Ish-kandidati në listën preferenciale të koalicionit ASHM në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, duke e cilësuar atë si antikushtetues, për shkak se sipas tij kufizojnë të drejtën e kandidatëve për ankim administrativ dhe gjyqësor ndaj vendimeve të KQZ dhe KAS.
    Në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Kalaja pretendon se gjatë procesit të numërimit të votave në Qarkun Durrës janë kryer falsifikime dhe manipulime në disa kuti votimi, të kryera nga numërues në bashkëpunim me kandidatë të tjerë, me qëllim rritjen fiktive të rezultateve të tyre.
    Ai kërkoi nga KQZ pamjet filmike të procesit, ku sipas tij, evidentoi dhjetëra mospërputhje ndërmjet fletëve të votimit dhe tabelave përmbledhëse.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time”, tha Kalaja.
    Në një deklaratë për mediat pas depozitimit të ankesës, Kalaja tha se në rast se nuk fiton në Kushtetuese, hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut.
    “Jam shumë i bindur që do të fitoj çështjen në Kushtetuese. Ne nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, por jemi të lirë të kërkojmë votat tonë. Hapi i radhës është gjykata e Strasburgut, por mendoj se do ta fitoj këtu. Sigurisht që në Strasburg do ta fitoj”, u shpreh ai.
    Ai kërkon që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë vendimin dhe dispozitat kufizuese, duke garantuar barazinë dhe mbrojtjen kushtetuese të të drejtave zgjedhore të kandidatëve individualë.

  • Opozita debat te ‘Ligjet’/ Raporti i OSBE, Bylykbashi: Nuk u parandalua krimi zgjedhor! Manja: Këtu jemi deri në 22:00!

    Opozita debat te ‘Ligjet’/ Raporti i OSBE, Bylykbashi: Nuk u parandalua krimi zgjedhor! Manja: Këtu jemi deri në 22:00!

    Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke marrë shkas nga raporti i OSBE-ODIHR-it, theksoi se prokuroria dështoi në ngritjen e Task-Forcës për të parandaluar krimin zgjedhor. 
    Ligjvënësi demokrat kritikoi organin e akuzës, duke theksuar se asnjë nga problematikat nuk ishte përfshirë në këto rezoluta, sikurse ishin raporti i DASH më herët dhe ai për zgjedhjet dje.“Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. Kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar”, tha Bylykbashi. 
    Ai u ndal dhe te fakti që task-forca nuk ka qenë efektive. “U ngrit një Task-Forcë që ka dështuar në mënyrë masive. Krimin zgjedhor mund ta shohim në të dyja krahët, se si funksionon aktualisht dhe se si do vazhdojë më tej. Kemi centralizim të pushtetit, institucionet nuk janë të pavarura, ka bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjithçka përfundon siç përfundoi në zgjedhje me krim zgjedhor. Nuk pres që mazhoranca të ketë qasje. Mazhoranca ka hallin se humbet zgjedhjet, ndaj edhe raportet flasin qartë. Rezolutat këtu nuk përputhen, nuk dalin çështje”, tha deputeti demokrat. 
    Në të njëjtën linjë diskutoi edhe deputeti tjetër, Ivi Kaso.DISKUTIMIIvi Kaso: Nuk mund të vazhdojë ky komision për shkak se nuk na janë bërë të ditura materialet për t’i shqyrtuar edhe pse ka tre ditë që është bërë rendi i ditës për projektrezolutat e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë mbi raportin vjetor. Nuk është serioze, kur opozita ankohet për hapësirat në seanca plenare, ende vijon e njëjta situatë. Gjashtë rezoluta dhe ne ende nuk jemi njohur me to. Shumë gjëra nuk na pëlqejnë për Komisioni duhet të jetë serioz.Ulsi Manja: Më vjen keq që ankoheni për hapësira dhe kritika është për mua dhe shumë mirë, do e marr parasysh që këtej dhe tutje meqë po ankoheni. Për mua kemi kohë deri në 10 të darkës nëse doni kohë, ne këtu jemi, duhet t’i shqyrtojmë të gjashta projektrezolutat.Oerd Bylykbashi: Duhet të marrim kohë dhe t’i shqyrtojmë. Ne duhet të bëjmë një punë që vlen. E kam thënë edhe më parë, puna duhet bërë siç duhet. Marrim një kohë minimale, ditën e kemi përpara, të marrim kohën e duhur, t’i lexojmë, bëjmë debatin dhe e mbyllim. E kemi parë në parlament me ngushtimin e hapësirave në seanca plenare.Ulsi Manja: Ne e kemi lënë për të hënën raportimin e institucioneve në Parlament për raportin dhe projektrezolutat, e ka vendosur Konferenca e Kryetarëve. Por nëse ju doni ta shtyjmë atë datë e bëjmë, të mos e kthejmë në orë leximi dhe mësimi këtu. 
    Rendi i ditës për rezolutat te Komisioni i Ligjeve:Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit së Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2024.Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2024. 
     

  • Padia që mund të ndryshojë mandatet në PD/ Kalaja kundër Kolegjin Zgjedhor, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Padia që mund të ndryshojë mandatet në PD/ Kalaja kundër Kolegjin Zgjedhor, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës. Kalaja ka pretenduar se po të numëroheshin të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time.
    Këta gjyqtarë që kanë refuzuar të interpretojnë Konventën Evropiane, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe atë të Komisionit të Venecias, vendosën që unë mos të merrja vesh sesa vota kam marrë.
    Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
    Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburgut”, tha Kalaja.

  • Pas raportit të OSBE/ODIHR, Celibashi tregon modelin: Ja si duhet të veprohet

    Pas raportit të OSBE/ODIHR, Celibashi tregon modelin: Ja si duhet të veprohet

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në një emision televizive u shpreh se është nevojë urgjente, që të depolitizohet administrata zgjedhore.
    Sipas tij, eshë partitë kryesore e kanë kuptuar se administrimi i procesit zgjedhor me administratë politike nuk është i duhuri.
    “Edhe PD që në 2020, në kudër të marrëveshjes politike, e kishin vendosur që të fillonte procesi i departizmit të administratës zgjedhore. Së fundmi të gjithë e ka pranuar që ka ardhur momenti, që kjo mënyrë organizmi dhe funksionimi të komisioneve të niveleve të dyta de të treta tërësisht me përbërje partiake nuk mund të funksionojë.
    Mazhoranca ka si ide, të paktën nga ajo që është artikuluar nga drejtuesit e mazhorancës, mendon se do ishte zgjedhja më e mirë që të ishin nëpunës të shërbimit civil, gjë që në mendimin tim nuk mendoj se do funksionojë. Nuk jemi në stadin që partitë politikë, dhe veçanërisht opozita të jetë e përjashtuar tërësisht nga administrimi i procesit zgjedhor. Në gjykimin tim, do ishte zgjidhja më e mirë”, tha ai.
    Ai dha një shembull se si duhet të përbëhen komisionet e dyta dhe të treta të administrimit të procesit zgjedhor në Shqipëri.
    “E gjithë struktura e administratës në nivelin e dytë dhe të tretë, të ketë një kompozim të tillë, ku shumica e anëtarësisë të jetë e përzgjedhur nga KQZ nga avokatë, mësues, juristë, që s’janë të angazhuara me administratën publike, shoqëria civile“, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, Kume: OSBE/ODIHR-i, notë pozitive KQZ dhe votës së diasporës

    Zgjedhjet e 11 Majit, Kume: OSBE/ODIHR-i, notë pozitive KQZ dhe votës së diasporës

    5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi raportin përfundimtar për procesin e 11 majit.
    Eksperti i zgjedhjeve, Andon Kume, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, tha se raporti përdor një gjuhë më të fortë se më parë dhe sjell më shumë fakte që dëshmojnë ndërhyrjen e qeverisë në procesin zgjedhor.
    Kume theksoi si problemet madhore të paraqitura në raport ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor dhe që partia dhe shteti humbën dallimin midis njëra-tjetrës.
    Sipas tij, raporti ka vlerësuar pozitivisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe votën e emigrantëve.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Si i vlerësoni ju gjetjet e raportit të ODIHR-it sot?

    Kume: Gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit unë do të thoja që janë në të njëjtën linjë me deklaratën për gjetjet paraprake që OSBE/ODIHR-i bëri pas 11 majit. Mund të shtojmë që kanë përdorur një gjuhë akoma më të fortë dhe fakte akoma më të shumta në mbështetje të asaj çka thonë. Ajo çka bie në sy, dhe që është gjëja edhe më e rëndësishme e këtij raporti, është gjuha që ata kanë përdorur kundër qeverisë, kur shprehen që qeveria interferoi në procesin zgjedhor dhe që partia dhe shteti humbën dallimin midis njëra-tjetrës. Këto të dyja janë dy elemente shumë të rëndësishëm, përpos edhe çështjeve të tjera absolutisht të rëndësishme që ngre raporti i OSBE/ODIHR-it. Direkt pas procesit, edhe ne kemi qenë në studiot e televizionit tuaj ku kemi komentuar mbi procesin zgjedhor, dhe unë kam këmbëngulur që Shqipëria, shoqëria shqiptare, me zgjedhjen e 11 majit, ka bërë një hap të madh pas në plotësimin e standardeve për zgjedhje demokratike dhe zgjedhje të ndershme.
    Duket sikur blerja e votës, për shembull, nuk ishte prezantuar atje në rekomandimet e dokumentit që është publikuar sot.
    Kume: Jo, është. Ndër linjat e rekomandimit është edhe blerja e votës, siç është edhe ndërhyrja e krimit të organizuar në votë, siç janë edhe patronazhistët, siç është edhe përdorimi i aseteve qeveritare në mënyrë të madhe në procesin zgjedhor. Janë pothuajse të gjitha rekomandimet që OSBE/ODIHR-i ka bërë edhe në vitet e kaluara kur kemi pasur procese zgjedhore. Por, kësaj radhe, është për t’u thënë që gjuha është më e fortë, sidomos për sa i përket ndërhyrjes që qeveria ka bërë.
    Cilat aspekte të administrimit të zgjedhjeve, sipas jush, janë nënvizuar nga ODIHR-i si më problematiket?
    Kume: Për sa i përket administrimit të procesit zgjedhor, OSBE/ODIHR-i i ka dhënë një notë pozitive Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo duhet thënë, KQZ-ja, me të gjithë komponentët e tij, qoftë me komisionerët qoftë me rregullatorin, janë vlerësuar pozitivisht. Gjithashtu, është vlerësuar pozitivisht në këtë raport edhe vota e emigrantëve, pavarësisht se aty thuhet që si eksperiencë e parë mund të bëhej edhe më mirë, por prapë vlerësohet pozitivisht. Ndërkohë, problemet madhore këtu në këtë raport janë ndërhyrja e qeverisë në procesin zgjedhor dhe përdorimi i aseteve publike të shtetit në funksion të partisë në pushtet.
    Si duhen adresuar këto shqetësime që ju po thoni dhe që ngre raporti i ODIHR-it?
    Kume: E vetmja mënyrë për t’u adresuar këto shqetësime është nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse, së cilës i ka ardhur koha. Kjo reformë duhet bërë jo vetëm me aktorët e partive politike, por edhe me shoqërinë civile. Nuk do të doja që Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili po flitet shumë tani dhe që ka filluar të ndërtohet kaq herët, të mos harxhojë kohën e tij, siç e ka harxhuar edhe katër vjet përpara, ku në tre vite nuk solli asnjë gjë të re. Më lejoni të them që Instituti Shqiptar i Zgjedhjeve, të cilin unë drejtoj me një grup ekspertësh të tij, ka bërë raportin e tij për procesin zgjedhor të 11 majit dhe del në të njëjtat konkluzione me OSBE/ODIHR-in. Po ashtu, edhe indeksi i integritetit të zgjedhjeve që ne kemi bërë me një grup ekspertësh tregon që Shqipëria ka rënë me shumë pikë nga zgjedhjet e katër vjetëve më parë. Nëse katër vjet më parë ne e konsideronim Shqipërinë një vend në nivelin e mesëm në plotësimin e standardeve demokratike për proceset zgjedhore, në zgjedhjet e 11 majit ai vlerësohet në nivelin e ulët.
    /vizionplus.tv

  • Del raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 11 Majit ishin të polarizuara! Pa mbikëqyrje fushata në rrjetet sociale

    Del raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 11 Majit ishin të polarizuara! Pa mbikëqyrje fushata në rrjetet sociale

    Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke vlerësuar se procesi ishte konkurrues dhe i mirëmenaxhuar, por i zhvilluar në një mjedis shumë të polarizuar dhe me mungesë mundësish të barabarta mes kandidatëve.
    Raporti thekson se administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa votimi jashtë vendit, i aplikuar për herë të parë, u realizua me sukses pavarësisht sfidave organizative.
    OSBE/ODIHR thekson se kuadri ligjor ka mangësi të rëndësishme dhe kërkojnë të adresohen për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, ku përfshihet përmirësimi i administratës zgjedhore, transparenca e financimit të fushatës dhe garantimi e lirisë së medias. Këto mangësi, thekson raporti, tregon mungesën e vullnetit politik për reforma.
    “Kuadri ligjor ofron një bazë të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nga nevoja e vazhdueshme për një reformë të gjerë zgjedhore përmes konsultimeve publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e vërejtura zvogëlojnë qartësinë e kuadrit ligjor dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e frymës dhe germës së ligjit. Ndonëse disa rekomandime të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të bëra prej kohësh, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e ndërmjetëm mbi financimin e fushatës, dhe sigurimin e një klime të favorshme mediatike, si dhe me heqjen e përgjegjësisë penale për shpifjen, nuk janë adresuar, duke treguar mungesë të vullnetit politik për reforma gjithëpërfshirëse”, thuhet në raport.

    Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025

    Raporti thekson gjithashtu megjithëse zgjedhjet ishin konkurruese, shtoi se kandidatët për deputetë nuk patën mundësi të barabarta. Sipas ODIHR-it, fushata në rrjetet sociale u karakterizua nga gjuhë përçarëse, pa pasur një autoritet që të monitoronte përmbajtjet manipuluese.
    “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fortë konfrontues dhe asnjë autoritet nuk u caktua për të identifikuar përmbajtjen manipuluese të dëmshme”, thuhet në raport.
    Raporti thekson se SPAK ka pasur një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ndërsa mekanizmi i ri i koordinimit me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme mund të ketë efekt pengues të krimeve zgjedhore.
    “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka luajtur një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, dhe mekanizmi i ri i koordinimit mes SPAK, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme shihet si një faktor që mund të ketë efekt pengues. Megjithatë, disa bashkëbisedues të ODIHR-it kanë vënë në dyshim efektivitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar me lidhje politike”, thuhet në raport.
    Rekomandimet kyçe për përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri
    Misioni i ODIHR-it rekomandon reformë gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme, për të adresuar paqartësitë dhe mangësitë e deritanishme. Theksohet nevoja për de-politizimin e administratës zgjedhore dhe për trajnim më të mirë të ekipeve të numërimit të votave.
    Përdorimi i burimeve administrative për qëllime zgjedhore duhet të ndalohet plotësisht gjatë periudhës zgjedhore. Autoritetet duhet të parandalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe të vendosin sanksione të rrepta ndaj shkelësve. Ligji duhet të sqarojë se cilat aktivitete parazgjedhore janë shpenzime fushate dhe të sigurojë mbikëqyrje dhe sanksione për to.

     Për të adresuar rekomandimet e paplotësuara të ODIHR-it dhe paqartësitë ligjore, kuadri zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një procesi gjithëpërfshirës konsulativ, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    Për të siguruar stabilitet në administrimin zgjedhor, duhet të merren masa për de-politizimin e procesit të emërimit të anëtarëve të niveleve të ulëta të administratës zgjedhore dhe për të kufizuar zëvendësimet arbitrare dhe në minutën e fundit, në mënyrë që të sigurohet trajnim i përshtatshëm dhe në kohë për të gjithë anëtarët.
    Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Ekipeve të Numërimit të Votave, KQZ-ja duhet të organizojë seanca trajnimi specifike mbi procedurat e numërimit dhe të zhvillojë një program standard trajnimor me manuale dhe fletë-informative të thjeshta për procesin e numërimit.
    Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen, duke u fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit për procedurat dhe sigurimin që të gjithë votuesit të mund të votojnë në mënyrë të pavarur.
    Për të hequr çdo paqartësi ligjore mbi fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime zgjedhore duhet të ndalohet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit.
    Për të siguruar garë të barabartë, autoritetet duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore dhe të vendosin sanksione proporcionale dhe dërrmuese ndaj shkeljeve të tilla.
    Në përputhje me praktikën e mirë, ligji duhet të përcaktojë qartë se cilat aktivitete parazgjedhore konsiderohen shpenzime fushate, duke siguruar që ato të jenë subjekt i raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve të mundshme.
    Materialet audiovizuale të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të shënohen si reklama politike dhe të ndalohen në programet informative dhe editoriale. Duhet të ketë masa efektive për trajtimin e shkeljeve dhe zbatimin e tyre në kohë.

    Mangësitë në Kodin Zgjedhor
    Raporti vlerëson se disa nga rekomandimet e organizatave ndërkombëtare, si ODIHR dhe Komisioni i Venecias, u adresuan, por shumë rekomandime të tjera, përfshirë përbërjen e komisioneve zgjedhore, mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, dhe rregullat për financimin e fushatave, mbeten të pazgjidhura.
    Ky fakt tregon mungesë vullneti politik për reforma gjithëpërfshirëse dhe thekson nevojën për një proces konsultativ dhe gjithëpërfshirës përpara zgjedhjeve të ardhshme.
    “Kuadri ligjor siguron një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, por një sërë mangësish dhe paqartësish dobësojnë qartësinë ligjore dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e tij. Kodi Zgjedhor u ndryshua në mënyrë të rëndësishme në korrik 2024 dhe shkurt 2025, duke sjellë ndryshime në sistemin zgjedhor, rregullat për financimin e fushatës dhe për herë të parë –votimin jashtë vendit, siç kërkonte një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Disa rekomandime të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias u adresuan, duke përfshirë rishikimin e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe heqjen e mundësisë për drejtuesit e partive politike që të konkurrojnë në disa zona zgjedhore.
    Megjithatë, shumë rekomandime të gjatë kohore mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë përbërjen e komisioneve zgjedhore në nivelet më të ulëta, të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara, përgjegjësinë penale për shpifje, mbulimin mediatik të pavarur gjatë fushatave zgjedhore, raportimin e ndërmjetëm të financimit të fushatës dhe zgjatjen e rregulloreve të financimit të fushatave për palët e treta. Kjo ngre shqetësime lidhur me mungesën e vazhdueshme të vullnetit politik për të adresuar mangësitë e mëdha në kuadrin ligjor zgjedhor dhe nënvizon nevojën për reformë gjithëpërfshirëse përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ”, thuhet në raport.
    Votimi nga jashtë dhe menaxhimi teknik nga KQZ
    Sipas raportit KQZ administroi procesin zgjedhor në mënyrë transparente dhe në përputhje me afatet ligjore. Seancat e KQZ-së u njoftuan me kohë, ishin të hapura për publikun dhe u ndoqën rregullisht nga përfaqësuesit e partive politike. Transmetimi i tyre drejtpërdrejt kontribuoi në rritjen e besimit të palëve të interesuara ndaj institucionit.
    Megjithatë, thekson raporti, procesi nuk ishte pa sfida. KQZ-ja u përball me vështirësi teknike në menaxhimin e përgjithshëm të zgjedhjeve dhe disa rregullore u ndryshuan deri një javë para ditës së votimit, përfshirë udhëzimet mbi numërimin e votave dhe përpunimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit.
    “Në përgjithësi, KQZ-ja i administroi zgjedhjet në mënyrë transparente dhe i përmbushi afatet ligjore. Seancat e KQZ-së u njoftuan në kohën e duhur, të hapura për palët e interesuara, përfshirë partitë politike, të cilat morën pjesë rregullisht, dhe u transmetuan drejtpërdrejt. Në përgjithësi, KQZ-ja veproi në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe gëzonte një nivel të lartë besimi midis palëve të interesuara. Megjithatë, KQZ-ja u përball me sfida teknike në menaxhimin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Disa rregullore u ndryshuan deri një javë para ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë një manual udhëzimesh mbi procedurat e numërimit të votave dhe përpunimin dhe numërimin e fletëvotimeve me postë nga jashtë vendit.
    Pozitivisht, KQZ-ja zhvilloi një fushatë gjithëpërfshirëse informuese për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me regjistrimin e votuesve, për të parandaluar krimet zgjedhore si blerja e votave, për të sqaruar praktikat e ndaluara duke përfshirë keqpërdorimin e burimeve publike dhe për të shpjeguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë shënimin e fletëvotimit dhe përdorimin e makinave të votimit elektronik.
    Votimi me postë u krye përmes votimit me postë, i konsideruar gjerësisht si një zhvillim historik zgjedhor. Kishte një kuadër rregullator të përshtatshëm për QKV-në, megjithëse disa aspekte, të tilla si procedurat e numërimit, u miratuan me vonesë. Votuesit morën fletëvotime për zonën zgjedhore të adresës së tyre të fundit të regjistruar në Shqipëri dhe fletëvotimet e tyre të plotësuara duhej të merreshin nga KQZ-ja deri në orën 7 të mbrëmjes më 11 maj për t’u numëruar në QNV-në e caktuar’, thuhet në raport.
    Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, nuk u raportuan shqetësime për ndërhyrje të huaj
    Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it thekson se dita e zgjedhjeve solli sfida teknike dhe mungesë stafesh të trajnuar për përdorimin e pajisjeve elektronike, sidomos për votuesit e moshuar dhe ata me njohuri të kufizuara teknologjike. Edukimi mbi përdorimin e votimit elektronik rezultoi i pamjaftueshëm, duke penguar pjesëmarrjen e pavarur të të gjithë votuesve.
    Ndërkohë, KQZ-ja ka përmirësuar menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe ka kryer teste të pavarura teknike, por mungesa e transparencës në publikimin e rezultateve të këtyre testeve është shqetësuese. Për të rritur besimin në zgjedhje, ekspertët rekomandojnë që vendimet për përdorimin e teknologjisë të jenë të pavarura nga presionet politike dhe të zbatohet një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
    “Identifikimi biometrik i votuesve u implementua në të gjitha qendrat e votimit dhe funksionoi kryesisht si ishte parashikuar. Kur skanimi i gjurmëve të gishtërinjve dështoi, zyrtarët e zgjedhjeve përdorën alternativa me letër. Shumica e votuesve votuan me fletëvotime letre, ndërsa futja e fazuar e votimit elektronik dhe numërimit elektronik vazhdoi në një shkallë të kufizuar. Kodi Zgjedhor kërkon që pilotët e teknologjisë të përfshijnë të paktën 10% të votuesve. Megjithatë, më 25 prill 2025, në shkelje të ligjit, Komisioni Rregullator i KQZ-së autorizoi pilotë të votimit elektronik në dy zona zgjedhore që përfshinin vetëm 1.4% të votuesve të regjistruar. Kjo ishte pasojë e një ngërçi politik dhe kërkesës së Partisë Demokratike për të kufizuar këtë proces. Vendimi i vonë, i marrë vetëm pak javë para ditës së zgjedhjeve, krijoi pasiguri në zonat e prekura gjatë periudhës parazgjedhore. Nëse votimi elektronik do të zgjerohet në të ardhmen, përdorimi i teknologjisë duhet të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar. Për të mbrojtur integritetin dhe për të rritur besimin publik, vendimet për përdorimin e teknologjisë duhet të jenë në përputhje me kuadrin rregullator ekzistues dhe jo rezultat i presioneve politike.
    Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ndihmoi KQZ-në me teste të sigurisë, vlerësime teknike dhe rekomandime për përmirësim, duke u fokusuar në 2025 kryesisht në sigurimin e platformave të regjistrimit për votuesit jashtë vendit dhe të dhënave personale të diasporës. Ndërsa disa institucione shqiptare kanë qenë objekt i sulmeve kibernetike me motive politike në vitet e fundit, nuk u raportuan shqetësime për ndërhyrje të huaj kibernetike që të kenë ndikuar në zgjedhje”, thuhet në raport.

  • “Parregullsi”/ Raporti i OSBE për “11 Majin”: Sistemi i ri zgjedhor favorizoi, PS-PD

    “Parregullsi”/ Raporti i OSBE për “11 Majin”: Sistemi i ri zgjedhor favorizoi, PS-PD

    Në gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, ngrihet dhe problematika e dominimit vetëm të dy partive kryesore në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
    Sipas raportit, sistemi i ri zgjedhor favorizon dy partitë kryesore, ndërsa mungesa e demokracisë së brendshme partiake forcon kontrollin e liderëve.
    Sakaq, në raport thuhet se; “Ndryshimet e vonshme të rregulloreve dhe zëvendësimet e minutës së fundit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga partitë politike krijuan çrregullime në proces.”.