Tag: zgjedhor

  • PD kërkesë për hetimin e bonusit të pranverës, KQZ: Nuk ka shkelje të Kodit Zgjedhor!

    PD kërkesë për hetimin e bonusit të pranverës, KQZ: Nuk ka shkelje të Kodit Zgjedhor!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Drmoktatike për ndalimin e bonusit të pranverës për pensionistët. Sipas opozitës, vendimi i kryeministrit Edi Rama ndikon në zgjedhjet dhe bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.Mazhoranca mohoi pretendimet e Partisë Demokratike, duke thënë se vendimi është marrë disa muaj më parë, jo për fushatë elektorale.
    “E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi i Partisë Socialiste.
    Edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndau të njëjtin mendim me mazhorancën, duke e rrëzuar kërkesën e opozitës.
    “Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.
    Opozita denoncoi në KQZ, vendimin e kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e bonusit të pranverës për pensionistët, në kundërshtim të hapur të Kodit Zgjedhor. Në dokumentin e PD, thuhet se vendimi i qeverisë dhe kryeminsitrit Rama është i patolerusheshëm, një vendim elektoral që bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Opozita dyshon se qëllimi i VKM dhe shpërndarjes së bonueseve para fushatës zgjedhore, bëhet për qëllime politike dhe lidhet me zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.PD kërkon nga KQZ nisjen e një hetimi administrativ dhe marrjen e masave administrative sipas legjislacionit në fuqi.

    DOKUMENTI

    DOKUMENTI

    DOKUMENTI

    Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë përfituan 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë morën 5,000 lekë. Bonusi u nda për 730,430 pensionistë më 5 mars të këtij viti./ZËRI

    auto k21744113454 640×604

    auto k11744113454 640×742

    auto kqz1744113455 640×700

  • PD kërkesë KQZ: Bonusi i pranverës në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, hetoni!

    PD kërkesë KQZ: Bonusi i pranverës në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, hetoni!

    TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një tjetër kërkesë. Këtë herë opozita ka denoncuar pranë KQZ, vendimin e kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e bonusit të pranverës për pensionistët, në kundërshtim të hapur të Kodit Zgjedhor.
    Në dokumentin e PD, thuhet se vendimi i qeverisë dhe kryeminsitrit Rama është i patolerusheshëm, një vendim elektoral që bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Opozita dyshon se qëllimi i VKM dhe shpërndarjes së bonueseve para fushatës zgjedhore, bëhet për qëllime politike dhe lidhet me zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.PD kërkon nga KQZ nisjen e një hetimi administrativ dhe marrjen e masave administrative sipas legjislacionit në fuqi.

    DOKUMENTI

    DOKUMENTI

    DOKUMENTI

    Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë përfituan 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë morën 5,000 lekë. Bonusi u nda për 730,430 pensionistë më 5 mars të këtij viti./ZËRI

    auto k21744113454 640×604

    auto k11744113454 640×742

    auto kqz1744113455 640×700

    faffafafafpng

  • Britanikët kërkojnë nga SPAK dhe KQZ verifikimin e kandidatëve për deputet për të kaluarën kriminale, listë me…

    Britanikët kërkojnë nga SPAK dhe KQZ verifikimin e kandidatëve për deputet për të kaluarën kriminale, listë me…

    Teksa një muaj e pak ditë na ndan nga zgjedhjet e 11 majit, një furtunë duket se po përfshin skenën politike shqiptare, ku mësohet se autoritetet britanike i kanë kërkuar zyrtarisht SPAK dhe KQZ-së verifikimin e plotë të kandidatëve për deputetë, për të kaluarën e tyre kriminale. Në fokus janë emra të mëdhenj si Ilir Meta, Sali Berisha, tashmë “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, apo edhe kreu i PSD, Tom Doshi i sanksionuar nga Uashingtoni, si dhe kandidatë nga PD dhe PS që po hetehon nga SPAK, ndërsa një listë me 16 kandidatë është në proces hetimi për akuza të rënda, përfshirë burg, evazion, ndryshim identiteti dhe vepra penale në BE. KQZ ka dërguar zyrtarisht emrat në Prokurori për verifikim të thelluar, ndërsa bie në sy prania e partive të reja me numrin më të madh të kandidatëve të dyshuar.
    Nga krahu tjetër, SPAK ka zbuluar një plan të posaçëm hetimi, me struktura që do të veprojnë në të gjitha qarqet për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Kryeprokurori special, Altin Dumani ka marrë vetë drejtimin e hetimeve, ndërsa britanikët kërkojnë standarde të larta transparence, për të shmangur infiltrimin e elementëve me precedentë kriminalë në Kuvendin e ri. Ndërkohë, një platformë online është vënë në dispozicion për denoncime nga qytetarët, ndërsa investimet publike do të ndalohen gjatë fushatës për të shmangur manipulimet elektorale. Por e gjithë kjo panoramë tregon se zgjedhjet parlamentar të 11 majit sapo janë kthyer në një betejë të pastërtisë penale, ku ligji për dekriminalizimin pritet të tronditë themelet e disa partive. Pra lista e “të dyshuarve” sapo ka dalë në dritë, ndwrkohw qw ora e llogaridhënies ka nisur të trokasë fort.
    Reagon ambasada britanike
    Konkretisht, javën që shkoi ambasada britanike ka pritur në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore. Gjatë takimit, u trajtuan qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor. Përmes një njoftimi, Ambasada Britanike thekson se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta.
    “Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin e Posaçëm, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025. Sesioni i informimit trajtoi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor. Marrëveshja e re mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion. Ambasada Britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta”, njoftoi ambasada e Britanisë.
    KQZ jep detajet
    Ndërkohë sa i takon kalimit në filtra të kandidatëve për deputet që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka treguara edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili ka zbardhur një listë me 16 emra që po verifikohen. Mes 16 kandidatëve të dërguar për verifikim të thelluar nga KQZ në Prokurori, rezulton se disa prej tyre kanë qenë të dënuar me burg, kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin, janë nën hetim për evazion fiskal, janë dëbuar nga vendet e BE-së apo janë prangosur për veprën penale të vjedhjes.
    Bie në sy se mes kandidatëve janë emra nga partitë e reja, si ato të Lapajt, Shehajt dhe Qorrit, kanë numrin më të madh të personave me të shkuar në konflikt me ligjin. Nuk mungon as Partia Social Demokrate e Biznesmenit Tom Doshi me katër kandidatë. Komisioneri vendosi dhe kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:

    Z Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
    Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, Qarku Vlorë;
    Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;
    Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;
    Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;
    6. Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
    Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
    Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
    Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
    Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
    Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
    Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;
    Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;
    Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;
    Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;
    Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;

    SPAK zbret në terren
    Nga ana tjetër, kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas SPAK, masat bazohen në një urdhër të marrë disa javë më parë, të drejtuesit Altin Dumani, të nxjerrë bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të kësaj strukture të posaçme të hetimit – strategji që ende nuk është bërë publike. Menaxheri i këtij plani masash do të jetë vetë drejtuesi i SPAK, prokurori Altin Dumani.
    Veprat penale që do të hetohen në kuadër të këtij plani masash janë korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje, si dhe çdo vepër penale në kuadër të krimeve zgjedhore e kryer nga krimi organizuar apo nga zyrtarë publikë të nivelit të lartë. Në kuadër të mundësimit të zbatimit të masave është parashikuar ngritja e një grupi hetimor që do të përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të terrenit, që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore. Struktura qendrore do të drejtohet nga Dumani dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, hetues financiarë, ekspertë, si dhe staf administrativ mbështetës. Edhe grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje të njëjtë dhe do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në 61 bashkitë në të 12 qarqet. Detyra e grupeve hetimore në terren do të jetë parandalimi dhe hetimi i veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturën shtetërore si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
    Për të mbështetur zbatimin e planit të masave, SPAK ka parashikuar të krijojë një platformë e posaçme ku do të administrohen denoncime nga qytetarët dhe institucionet. Në dispozicion të denoncuesve është parashikuar të vendoset një numër emergjence, raportime online dhe adresë email-i. Informacionet që do të merren nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Sipas SPAK, kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Në këto raste, prokurorët janë të detyruar që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale. Një tjetër grup pune i posaçëm do të ketë si detyrë të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, që më pas tu përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.
    Nën monitorimin e SPAK do të jetë dhe përdorimi i buxhetit dhe investimet publike, procedurë që do të kryhet nga hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të kësaj fushe. Në njoftim thuhet se investimet publike nuk do të lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore. SPAK u bënë thirrje institucioneve shtetërore dhe private, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkaq kujtojëmë se janë mbi 1200 zyrtarë publik e politikanë të prekur në 10 vite nga ligji i dekriminalizimit. Ndërsa deputetët që humbën mandatin emisioni Fact Check i sjell në një kronologji nga vendimet e prokurorisë deri tek vota e KQZ. Ligji i dekriminalizimit, i miratuar në vitin 2015, kishte për qëllim të parandalonte individët me të kaluar kriminale të ushtronin funksione publike në Shqipëri. Ky ligj ndikoi në disa deputetë dhe kryebashkiakë, të cilët u detyruan të linin postet e tyre për shkak të të kaluarës kriminale të padeklaruar. Disa prej tyre janë: Arben Ndoka (PS): Dha dorëheqjen në shtator 2015 përpara se KQZ t’i hiqte mandatin, pasi kishte një hetim për fshehje të një dënimi në Itali; Dashamir Tahiri (PDIU): Në dhjetor 2016, KQZ i hoqi mandatin për shkak të dënimeve në Itali për falsifikim dokumentesh.; Shkëlqim Selami (LSI): Po në dhjetor 2016, humbi mandatin për shkak të një mase sigurie në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale; Armando Prenga (PS): Në shkurt 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për precedentë të mëparshëm penal, por Prenga dha dorëheqjen para se KQZ të vendoste; Aqif Rakipi (PDIU):
    Në dhjetor 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të të kaluarës kriminale, duke e çuar në 7 numrin e politikanëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit; Gledion Rehovica (LSI): Po në dhjetor 2017, humbi mandatin për të njëjtat arsye si Rakipi; Edhe pse s’u prek nga Ligji i Dekriminalizimit i cili s’ishte miratuar ende në atë moment, ish deputeti Mark Frroku dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2015 teksa ndodhej në masën e arrestit në burg; Përveç këtyre, Mhill Fufi, Artan Gaçi dhe Omer Mamo si dhe ish deputeti Tom Doshi u verifikuan për efekt të ligjit të dekriminalizimit por ata nuk e humbën mandatin.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator

    Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator

    Një mision parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Sot, delegacioni i PACE zhvilloi një takim të përbashkët me të tre trupat e KQZ-së: Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionin Rregullator.
    Sipas kryekomisionerit Celibashi, gjatë takimit, u prezantua tabloja e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ecuria e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor brenda vendit, masat për informimin dhe edukimin e zgjedhësve, me fokus te pakicat kombëtare, gratë, votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara.
    Nga ana e tij, delegacioni shprehu interes për koordinimin mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, masat për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, planet e KQZ për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, procesin e votimit elektronik, duke evidentuar mungesën e zgjerimit të tij dhe vullnetin politik për këtë çështje dhe komunikimin publik mbi aspektet teknike të procesit zgjedhor, veçanërisht plotësimin e saktë të fletës së votimit.

  • Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ

    Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ

    Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ
     
    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​
     
    Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.
     

     
    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
     
    Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.
     
    Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. ​
     
    “Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
     
    Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
     
    Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Selami Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë, ankimoi zgjedhjet e 2021 pas 4 vitesh

    Selami Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë, ankimoi zgjedhjet e 2021 pas 4 vitesh

    Kolegji Zgjedhor ka gjobitur me 50 mijë lekë Selami Jenishehrin, kreun e Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, për ankim abuziv.
    Jenishehri ishte në koalicion me PD, por vendosi të largohej duke i dërguar një letër “për dijeni” KQZ-së. Megjithatë, mbetet e paqartë se për çfarë është ankuar ai më pas.
    Njoftimi i plotë:
    Sot, më datë 03.04.2025, ora 15:30, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit1 , Ankimin Nr.3 Regj. Themeltar Dt.12.03.2025 Regjistrimi, me
    ANKUESE: P.B.P.P.SH (Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë), përfaqësuar nga Z.Selami Jenishehri.
    PERSON I INTERESUAR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga Znj.Juneta Dumi.
    OBJEKTI: Kërkojmë nga Kolegji Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, të detyrojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për ankimin e depozituar në K.Q.Z me dt. 14.06.2021, ora 15:10 minuta, shiko bashkangjitur me të, dy dokumenta me tre faqe, afat i shqyrtimit të këtij ankimimi, sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor, vazhdon deri në përfundim të shqyrtimeve administrative të ankimimeve, të cilat akoma nuk kanë përfunduar.
    BAZA LIGJORE: Neni 152 i Kodit Zgjedhor. Çështja u shqyrtua në trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: 1. Artan Çupi (Relator); 2. Lutfie Celami (Anëtare); 3. Entela Shedula (Anëtare); 4. Ornela Naqellari (Anëtare); 5. Rexhep Bekteshi (Anëtar). Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, me Vendimin Nr.5 Dt.03.04.2025, unanimisht:
    VENDOSI
    1.Pushimin e gjykimit të çështjes civile me nr. 3 regj. themeltar datë 12.03.2025 regjistrimi.2. Gjobitjen e ankuesit Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me 50.000 lekë për paraqitje të ankimit abuziv.3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.4. Kundër vendimit për gjobitje të ankuesit lejohet ankim i veçantë pranë të njëjtës trupë gjykuese. Tiranë, më 03.04.2025

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Benz. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Ankimim abuziv”, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor gjobit me 50 mijë lekë Selami Jenisherin

    “Ankimim abuziv”, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor gjobit me 50 mijë lekë Selami Jenisherin

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, mori në shqyrtim ankimin e Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, përfaqësuar nga Selami Jenishehri, duke e gjobitur këtë të fundit me 50 mijë lekë.
    Jenishehri ishte fillimisht në koalicion në “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, dhe depozitoi një ankimim në Apelin e Gjykatës Administrative për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku duket se kërkon ‘zhbërjen’ e tyre.
    Që në në krye të herës, edhe nga ekspertët, u duk si ankimim qesharak, e në fakt, duket se i tillë ka qenë, pasi Kolegji Zgjedhor Gjyqësor e ka cilësuar abuziv.

  • PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.

    Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

    Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga kuadri ligjor në fuqi, për të shmangur ndikimin te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme”, thuhet në kërkesë.

  • Të mbyllet zyra e PS në Delvinë, Zhupa: 50 metra larg KZAZ-së

    Të mbyllet zyra e PS në Delvinë, Zhupa: 50 metra larg KZAZ-së

    Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar PS për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​
    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit.

    Aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit. Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
    Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.

  • Zhupa kërkon mbylljen e zyrës zgjedhore të PS në Delvinë: Shkelje e ligjit, ndodhet 50 metra larg KZAZ-së!

    Zhupa kërkon mbylljen e zyrës zgjedhore të PS në Delvinë: Shkelje e ligjit, ndodhet 50 metra larg KZAZ-së!

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​
    Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.
    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
    Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.
    Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. ​
    “Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
    Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
    Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.