Tag: zgjedhor

  • Zgjedhjet lokale në pesë Bashki/ KQZ nis përgatitjet për ditën e diel, shpërndahen materialet zgjedhore

    Zgjedhjet lokale në pesë Bashki/ KQZ nis përgatitjet për ditën e diel, shpërndahen materialet zgjedhore

    KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet zgjedhore, sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, përfshijnë :Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Fletët e votimit

    Kutitë e votimit

    Proces-verbalet

    Domat e fshehtësisë

    … dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

  • Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

    Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

    KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.

    Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

    Materialet zgjedhore përfshijnë:
    Fletët e votimit
    Kutitë e votimit
    Proces-verbalet
    Domat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

  • “PD me këtë kod zgjedhor është e humbur”, Arjan Ndoja: Duhet ndryshim i rregullave të lojës

    “PD me këtë kod zgjedhor është e humbur”, Arjan Ndoja: Duhet ndryshim i rregullave të lojës

    Deputeti demokrat Arjan Ndoja deklaroi në emisionin Off the Record në A2 CNN, me Andrea Dangllin, se Partia Demokratike nuk mund të fitojë zgjedhjet me sistemin aktual zgjedhor, të cilin e cilësoi si “të ndërtuar për të mbajtur në pushtet Edi Ramën”.
    “Me këtë kod zgjedhor, PD është e destinuar të humbasë, pavarësisht sa i fortë të jetë aksioni opozitar. Po nuk ndryshove rregullat e lojës, loja është e humbur që në fillim,” u shpreh Ndoja.
    Sipas tij, fokusi i opozitës nuk duhet të jetë tek debatet e brendshme apo tek kërkesat për ndërrimin e kryetarit, por tek ndryshimi i sistemit elektoral dhe garantimi i zgjedhjeve të ndershme.
    “Në çdo emision dëgjon vetëm kush do udhëheqë PD-në, sikur aty qëndron problemi. Jo! Problemi është sistemi që Rama e ka ndërtuar në mënyrë të njëanshme, për të kontrolluar rezultatin. Duhet të dokumentojmë farsën zgjedhore, pastaj të bëjmë analizën e brendshme”, tha ai.
    Ndoja theksoi se opozita po përballet me një sistem të mbyllur, ku vota nuk përkthehet në përfaqësim real, dhe ku strukturat shtetërore përdoren në favor të mazhorancës.
    “Sot kemi përballë jo vetëm Partinë Socialiste, por një sistem të ngritur për të prodhuar një fitues të vetëm, Edi Ramën. Prandaj nëse duam të kthejmë lojën në garë të ndershme, duhet ta ndryshojmë vetë fushën ku luajmë”, përfundoi Ndoja.

  • Raporti i OSBE/ODIHR, deputeti i PD-së: Tani është moment historik për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete

    Raporti i OSBE/ODIHR, deputeti i PD-së: Tani është moment historik për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, komentoi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025.

    Ai e cilësoi atë si një konfirmim të farsës zgjedhore dhe një thirrje për rinovimin dhe reformimin e thellë të PD-së, me fokus te hapja e partisë, pjesëmarrja e qytetarëve dhe reforma zgjedhore për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën.
    Postimi i Leskajt:
    Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.
    Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.
    Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

    Rëndësia e Analizës dhe Reformimit

    Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen. Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SWOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.
    PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.
    Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.
    Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.

    Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:

    Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.
    Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin. Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike. Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.
    III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:
    Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.
    Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.

    Nevoja për Riorganizim e PD-së:

    Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.
    Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.
    Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve.  Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.

    Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:

    Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.
    Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.
    Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.
    Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.
    Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma. Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.
    Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.

    Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:

    Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare. Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.
    Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj. Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit. Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

    Top Channel

  • Bujar Leskaj dorëhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas dy vitesh dorëzoj mandatin e deputetit

    Bujar Leskaj dorëhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas dy vitesh dorëzoj mandatin e deputetit

    BUJAR LESKAJ

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka bërë një analizë të humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e Majit, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi politik në qarkun e Vlorës. Po ashtu Leskaj thotë se pas 2 vitesh do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, për t’ia kaluar një prej kandidatëve që ishin renditur në listën e gapit.
    POSTIMI I PLOTË I LESKAJT
    ???????? ???????????????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? ????????????????????????????????.
    Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.
    Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.
    Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.
    I. Rëndësia e Analizës dhe Reformimit
    Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen. Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SËOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.
    PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.
    Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.
    Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.
    II. Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:
    Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.
    Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin. Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike. Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.
    III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:
    Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.
    Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.
    IV. Nevoja për Riorganizim e PD-së:
    Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.
    Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.
    Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.
    V. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:
    Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.
    Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.
    Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.
    Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.
    Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma. Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.
    Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.
    VI. Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:
    Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare. Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.
    Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj. Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit. Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

  • Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

    Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara është shumë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane.
    Mbi 1 milion votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve -KSHZ njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thuhet në KSHZ.
    Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna si edhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e rrethit të pare me 19 tetor. Sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave nga rrethi i parë zgjedhor.
    MPB evidenton shkelje të heshtjes zgjedhore
    Gjatë heshtjes parazgjedhore deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore. Tre në zonën e Shkupit , Ohrit dy në zonën e Shtipit dhe nga një në zonën e Tetovës dhe Manastirit. Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake.
    Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditë e votimit po funksionojnë linja falas e telefonit ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Siç njoftoi zyra e Ombudsmanit, përveç zyrës kryesore në Shkup do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.
    Garë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane
    Në qytetin e Shkupit gara po zhvillohet midis kandidatit të VMRO-DPMNE-së Orce Gjeorgjievski dhe kandidatit të opozitës nga e “Majta” Amar Micinoviç. Të pyetur qytetarët kryeqytetit thonë, se “qyteti i Shkupit ka nevojë për një udhëheqës pragmatik, ta shndërroj qytetin në metropol të vërtetë, deri më tani Shkupi po humb në përpjekjet për tu bë metropol”. Një qytetar tjetër shpjegon, pse nuk do të votoj në Shkup. “Sepse anjëri prej kandidatëve nuk më ka bindur se dëshiron të mirën qytetit, ka patur shumë premtime që për mua janë të parealizueshme.”
    Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në komunën e Tetovës ku garon kryetari aktual Bilall Kasami kundrejt rivalit të tij nga rradhët e BDI-së Bajram Rexhepi. Në komunën e Kërçovës në balotazh janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Në raundin e parë të zgjedhjeve në epërsi ka qenë kandidati i VMRO-s, por nga kampi politik i kandidatit shqiptar presin që kjo epërsi të përmbyset meqë për raundin e dytë ka ardhë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga diaspora për të votuar. Edhe në qytetin e Strugës po zhvillohet një betejë e barabartë midis kandidatit të pavarur Mendy Qyra dhe rivalit të tij nga rradhët e BDI-së.
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që rezultatet e para preliminare të dalin nga mesnata, por nga shtabet e partive politike rezultatet i publikojnë shumë më herët./ DW

  • U vetëshpall kandidat i pavarur, Kolegji Zgjedhor regjistron në zgjedhjet e pjesshme vendore për Vlorën ish-këshilltarin e PD

    U vetëshpall kandidat i pavarur, Kolegji Zgjedhor regjistron në zgjedhjet e pjesshme vendore për Vlorën ish-këshilltarin e PD

    Gjergj Nika është regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit për Bashkinë e Vlorës si kandidat i pavarur.

    Vetëm pak ditë më parë, vetë KQZ e kishte hedhur poshtë kërkesën e tij për kandidim, por sipas asaj që thotë Ilirjan Celibashi, pas shqyrtimit të projektvendimit, Kolegji Zgjedhor vendosi që Nika të jetë kandidat për Bashkinë e Vlorës dhe do të jetë i treti në fletën e kandidimit.
    “Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, shqyrtuam projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin e numrit rendor në fletën e votimit për kandidatin për Kryetar Bashkie z. Gjergji Nikë Nika, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme vendore në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.
    Vendosëm regjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë, i propozuar nga zgjedhësit dhe do të renditet i treti në fletën e votimit të njësisë zgjedhore Bashkia Vlorë”, tha Celibashi.

    Top Channel

  • U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

    U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

    Gjergj Nika është regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit për Bashkinë e Vlorës si kandidat i pavarur. Vendimi u mor nga Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e sotme, ndërsa bëhet me dije se Nika do të rendit i treti në fletën e votimit.
    “Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin e numrit rendor në fletën e votimit për kandidatin për Kryetar Bashkie z. Gjergji Nikë Nika, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme vendore në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”. Komisioneri vendosi regjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë, i propozuar nga zgjedhësit dhe do të renditet i treti në fletën e votimit të njësisë zgjedhore Bashkia Vlorë.”, njofton KQZ.Pak ditë më parë, vetë KQZ e kishte hedhur poshtë kërkesën e tij për kandidim, me argumentin se duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën. Vendimin e KQZ-së, ish-këshilltari i PD-së e ankimoi menjëherë në KAS.
    Gjerjgi Nika u shkëput nga Partia Demokratike pak ditë më parë, duke u shpallur kandidat i pavarur. Sipas këshilltarit, Partia Demokratike ka nevojë të “çlirohet” nga individë groteskë, siç i cilëson ai, dhe se opozita nuk mund të tallet më me demokratët.

  • U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

    U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

    TIRANË- Gjergj Nika është regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit për Bashkinë e Vlorës si kandidat i pavarur. Vendimi u mor nga Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e sotme, ndërsa bëhet me dije se Nika do të renditet i treti në fletën e votimit.
    “Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin e numrit rendor në fletën e votimit për kandidatin për Kryetar Bashkie z. Gjergji Nikë Nika, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme vendore në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”. Komisioneri vendosi regjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë, i propozuar nga zgjedhësit dhe do të renditet i treti në fletën e votimit të njësisë zgjedhore Bashkia Vlorë.”, njofton KQZ.

    Pak ditë më parë, vetë KQZ e kishte hedhur poshtë kërkesën e tij për kandidim, me argumentin se duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën. Vendimin e KQZ-së, ish-këshilltari i PD-së e ankimoi menjëherë në KAS. 
    Gjerjgi Nika u shkëput nga Partia Demokratike pak ditë më parë, duke u shpallur kandidat i pavarur. Sipas këshilltarit, Partia Demokratike ka nevojë të “çlirohet” nga individë groteskë, siç i cilëson ai, dhe se opozita nuk mund të tallet më me demokratët./ZËRI

  • Kolegji Zgjedhor Gjyqësor i jep mundësinë Gjergji Nikës të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor i jep mundësinë Gjergji Nikës të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka miratuar regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat të pavarur për Kryetar Bashkie në Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025. Vendimi erdhi pas një fillim të vështirë, pasi më herët Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kishte refuzuar kërkesën e tij për regjistrim.
    Kolegji, me një vendim unanim 5–0, rrëzoi vendimet e mëparshme të KQZ-së dhe KAS-it, duke theksuar të drejtën e Nikës për t’u angazhuar në këtë proces zgjedhor. Pas vendimit, Nika shprehu ndjenja pozitive, duke e konsideruar atë një fitore për drejtësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Ai theksoi se ky vendim nuk është vetëm një arritje personale, por një triumf për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe një zë të pavarur në politikë.
    Nika, në reagimin e tij, theksoi se do të hyjë në këtë garë me besimin dhe mbështetje nga qytetarët e Vlorës, duke u angazhuar për të kthyer politikën te njerëzit dhe duke e distancuar atë nga ndikimi i partive të mëdha. Ai shprehu bindjen se askush nuk mund ta ndalë votën e lirë dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim.
    Ky proces i regjistrimit dhe vendimi i Kolegjit janë të rëndësishme për skenën politike në Shqipëri, duke bërë të mundur që një kandidat i pavarur të ketë mundësinë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme, në një atmosferë ku partitë e mëdha shpesh ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm. Pjesëmarrja e Nikës në zgjedhje do të testojë gjithashtu gatishmërinë e qytetarëve për të mbështetur figura të pavarura, dhe do të tregojë nëse politika lokale është e hapur për zëra alternativë, si ai i Nikës.