Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka kritikuar qëndrimet e deputetit Oerd Bylykbashi lidhur me sistemin zgjedhor dhe marrëveshjet politike të viteve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se deklaratat pas zgjedhjeve te 11 Majit, ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor, janë të papranueshme, duke i cilësuar kontradiktore me veprimet politike të bëra më herët.
Reagimi i Murrizit:
Kur shoh neper ekrane Bylykbashin pas 11 majit qe thote se duhet sistem tjeter zgjedhor me vjen per te vjell
Kur belbezon dhe quan si te “ shenjte” marreveshjen e 5 qershorit 2020 por qe nuk e kerkoi kurre ne korrik 2024 kur bashkoi votat me Ramen per te mbyllur 30% te listave qe te siguronin nje karrike te qelbur per menderen e tyre ne Parlament me vjen per te dhj….
Dhe kur e degjoj qe ndonjeher flet dhe per sistem mazhoritar habitem shum sa hipokrit qe eshte se ky ne Durres humb edhe po te votohet brenda familjes me vota
Te pakten mbani mbyllur kapakun e pusetes se “ hales” se sa her qe e hapni qelbni dynjan
Keni qysh ne prill 2008 qe keni shitur demokracin dhe sovranitetin e VOTES SE QYTETAREVE vetem per te qen surrati juaj pa vote ne parlament dhe Shqiptaret prej vitit 2009, 2013,2017.2021,2025 pra pes pal Zgjedhjesh nuk ZGJEDHIN DOT por thjesht votojne si ne komunizem
Me kete ligj funderrine te dakortesuar mes funderrinave qe jane NJE por ne parti te ndryshme ku eshte vrar gara, meritokracia, vlerat e individit dhe eshte shtuar servilizmi, hipokrizia dhe bythlepirja ndaj kryetareve te partive qe hartojne listat PD nuk ka fituar asnje pal zgjedhje dhe nuk fiton kurre edhe sikur te behen zgjedhjet çdo te diel.
Tag: zgjedhor
-

“Hipokrit”, Murrizi nuk kursen Bylykbashin: Bashkuat votat për një karrige të qelbur për menderen tuaj!
-

“PD kërkon sistem të ri zgjedhor”, Bylykbashi reagon ashpër: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin
Nënkryetari i Partisë Demokratike është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë nga 140 që ka aktualisht në 100 deputetë.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, Bylykbashi i cili është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore vë në dukje se ideja e uljes së numrit të deputetëve nuk është një ide e re, por një ulje kaq drastike e numrit të deputetëve do të vriste pluralizimin.
“Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i numrit të deputetëve është që do të zhduken, ose pothuajse do të zhduken partitë e vogla. Dikush mundë të thotë ç’na duhen partitë e vogla. Pasoja është që do të zhduket pluralizmi brenda parlamentit dhe mundësia që qeveria të jetë vetëm në dorën e një kryetari partie është shumë e lartë e për rrjedhojë edhe autokratizimi është shumë i mundshëm. Besoj që Shqipëria ende ka nevojë për pluralizëm parlamentar, që ata që formojnë qeverinë të kenë nevojë për koalicion në mënyrë që koalicioni ta mbajë në shina”, tha Bylykbashi.
Tashmë që komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punë, Bylykbashi shpjegon se Partia Demokratike do të këmbëngulë për një sistem të ri zgjedhor.
“Nuk është aq e rëndësishme për një sistem zgjedhor, vetëm kush do të zgjidhet, pra zgjidhet A dhe nuk zgjidhet B, nëpërmjet një liste të hapur, të mbyllur apo mazhoritar. Është si funksionojnë zgjedhjet dhe kush janë ata që marrin mandatin legjitim për të bërë qeverinë, më pas sigurisht janë edhe elementët e tjerë. Por ky sistem siç është, ky duhet të iki mënjëherë”, theksoi Bylykbashi.
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi prej vitit 2020 kur marrëveshja e 5 qershorit u shkel nga PS duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin, ka përsëritur nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
“Fakti që ky sistem duhet të iki e bën çështje prioritare, përsa na kërkon ne. Dhe në çdo rast ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë”, tha ai.
Përtej nevojës për një sistem të ri zgjedhor, për Partinë Demokratike kanë rëndësi rekomandimet e OSBE ODIHR veçanërisht në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
“Shteti ka pushtuar zgjedhjet, Partia Socialiste është kthyer në parti shtet, dhe ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta frenuar këtë gjë, për ta zbërthyer dhe për ta bërë inefektive dhe për të vënë penalitete gjykoj edhe të nivelit penal”, tha Bylykbashi.
Por sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi Shqipëria mund të realizojë një reformë zgjedhore konsensuale vetëm nëse ekziston vullneti politik nga mazhoranca socialiste për të respektuar marrëveshjet e për të mos përdorur fuqinë e kartonave në parlament për ndryshuar në mënyrë të njëanshme kuadrin ligjor për zgjedhjet. -

PD kërkon sistem të ri zgjedhor, Bylykbashi: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin
Nënkryetari i Partisë Demokratike është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë nga 140 që ka aktualisht në 100 deputetë.
Në një ntervistë për “Vizion Plus”, Bylykbashi i cili është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore vë në dukje se ideja e uljes së numrit të deputetëve nuk është një ide e re, por një ulje kaq drastike e numrit të deputetëve do të vriste pluralizimin.
“Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i numrit të deputetëve është që do të zhduken, ose pothuajse do të zhduken partitë e vogla. Dikush mundë të thotë ç’na duhen partitë e vogla. Pasoja është që do të zhduket pluralizmi brenda parlamentit dhe mundësia që qeveria të jetë vetëm në dorën e një kryetari partie është shumë e lartë e për rrjedhojë edhe autokratizimi është shumë i mundshëm. Besoj që Shqipëria ende ka nevojë për pluralizëm parlamentar, që ata që formojnë qeverinë të kenë nevojë për koalicion në mënyrë që koalicioni ta mbajë në shina”, tha Bylykbashi.Tashmë që komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punë, Bylykbashi shpjegon se Partia Demokratike do të këmbëngulë për një sistem të ri zgjedhor.
“Nuk është aq e rëndësishme për një sistem zgjedhor, vetëm kush do të zgjidhet, pra zgjidhet A dhe nuk zgjidhet B, nëpërmjet një liste të hapur, të mbyllur apo mazhoritar. Është si funksionojnë zgjedhjet dhe kush janë ata që marrin mandatin legjitim për të bërë qeverinë, më pas sigurisht janë edhe elementët e tjerë. Por ky sistem siç është, ky duhet të iki mënjëherë”, theksoi Bylykbashi.
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi prej vitit 2020 kur marrëveshja e 5 qershorit u shkel nga PS duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin, ka përsëritur nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
“Fakti që ky sistem duhet të iki e bën çështje prioritare, përsa na kërkon ne. Dhe në çdo rast ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë”, tha ai.
Përtej nevojës për një sistem të ri zgjedhor, për Partinë Demokratike kanë rëndësi rekomandimet e OSBE ODIHR veçanërisht në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
“Shteti ka pushtuar zgjedhjet, Partia Socialiste është kthyer në parti shtet, dhe ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta frenuar këtë gjë, për ta zbërthyer dhe për ta bërë inefektive dhe për të vënë penalitete gjykoj edhe të nivelit penal”, tha Bylykbashi.
Por sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi Shqipëria mund të realizojë një reformë zgjedhore konsensuale vetëm nëse ekziston vullneti politik nga mazhoranca socialiste për të respektuar marrëveshjet e për të mos përdorur fuqinë e kartonave në parlament për ndryshuar në mënyrë të njëanshme kuadrin ligjor për zgjedhjet. -

“Takimi i figurave të PD-së me ftesë të Salianjit”, Kalaja zbulon çfarë u diskutua
I ftuar në “Now me Erla Mëhllin”, Aulon Kalaja shpjegoi se çfarë ndodhi në takimin e kësaj të enjte mes një sërë figurash të Partisë Demokratike.
Si pjesëmarrës aty, Kalaja tha se ky takim nuk është as lëvizje e re, as fraksion, as tentativë për të krijuar një parti të re por thjesht një kafe miqësore mes demokratësh, ku sipas tij u parashtruan sfidat dhe problemet që po kalon PD-ja.
Kalaja tha se ftesa është bërë nga Ervin Salianji, ndërsa takimi u zhvillua në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, ku u mblodhën disa nga emrat më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.
“Ishte një takim që nuk u zhvillua në PD, ishte takim i thjeshtë mes disa demokratëve që kanë marrë mjaft vota nga lista e hapur. Nuk është as parti e re, nuk jam pjesë e asnjë lëvizjeje, asnjë fraksioni të ri ose partie të re. Ishte thjesht një kafe miqësore. Nuk u prodhua as lajm, as deklaratë, as foto. U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. M’u kërkua në telefon të marr pjesë në këtë takim, ftesa është bërë nga Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në këtë takim dhe do marr pjesë në çdo takim që është në të mirën e PD dhe ringritjen e saj”, tha Kalaja.
Ai shtoi se secili ka folur për problematikat e qarkut të vet.
“Kemi folur për problematikat dhe sfidat. Unë fola për Durrësin dhe të tjerët për qarqet përkatëse. Gjykoj që është momenti historik për PD-në që të nisë një proces reflektimi me një ide sesi fitohet. PD është një parti që duhet të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet, kjo është ideja kryesore. Unë do them se çfarë kam folur vetë dhe qëndrimet e mia, se nuk është etike të nxjerr diskutimet e të tjerëve”, tha ai.
Kalaja theksoi se një nga temat kryesore ka qenë edhe kodi zgjedhor.
“Kam folur për kodin zgjedhor, ku PD është në një moment që do bëhet kodi i ri zgjedhor dhe duhet të pyetet baza, duhet të pyeten kandidatët. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur që nga marsi. Gjykoj që është momenti të mblidhemi të flasim për analizën dhe kodin zgjedhor. Bashkia e Krujës ka 100 mijë banorë dhe nuk ka asnjë deputet në parlament, as nga PS dhe as nga PD. Ky është kodi zgjedhor që kemi dhe janë shqetësime që duhen adresuar”, tha Aulon Kalaja.
Ai u distancua prerë nga çdo nismë për parti të re.
“Nëse ka ndonjë qëllim për krijim të një partie të re, unë distancohem. Por marr pjesë në çdo takim në të mirën e PD-së. Nëse ka njerëz që kanë prapavija, unë nuk jam pjesë. Nuk peshkohem, as përdorem. Jam te PD, nuk iki kurrë nga PD, nuk shkoj në asnjë formacion tjetër, as PS. Unë jam për reformë, që të reformojmë PD-në si parti europiane që t’i përgjigjet sfidave të tanishme, sepse nuk mund të jemi më me shprehjen ‘e rëndësishme është pjesëmarrja”, tha Aulon Kalaja.
Kujtojmë që këtë të enjte Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.
Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
Ilir Alimehmeti
Gentian Çela
Qani Xhafa
Aulon Kalaja
Ted Kopliku
Alma Kore
Parid Mahmutaj
Xhemajl Gjunkshi
Hysen Kadiu
si dhe një sërë emrash të tjerë. -

A po formohet grupi kundër Berishës? Kalaja zbulon prapaskenat e takimit: U iniciua nga..
Ish-kandidati i PD për deputet Aulon Kalaja shpjegoi se çfarë ndodhi në takimin e kësaj të enjte mes një sërë figurash të Partisë Demokratike.
Si pjesëmarrës aty, Kalaja tha se ky takim nuk është as lëvizje e re, as fraksion, as tentativë për të krijuar një parti të re por thjesht një kafe miqësore mes demokratësh, ku sipas tij u parashtruan sfidat dhe problemet që po kalon PD-ja.
Kalaja tha se ftesa është bërë nga Ervin Salianji, ndërsa takimi u zhvillua në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, ku u mblodhën disa nga emrat më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.
“Ishte një takim që nuk u zhvillua në PD, ishte takim i thjeshtë mes disa demokratëve që kanë marrë mjaft vota nga lista e hapur. Nuk është as parti e re, nuk jam pjesë e asnjë lëvizjeje, asnjë fraksioni të ri ose partie të re. Ishte thjesht një kafe miqësore. Nuk u prodhua as lajm, as deklaratë, as foto. U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. M’u kërkua në telefon të marr pjesë në këtë takim, ftesa është bërë nga Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në këtë takim dhe do marr pjesë në çdo takim që është në të mirën e PD dhe ringritjen e saj”, tha Kalaja.
Ai shtoi se secili ka folur për problematikat e qarkut të vet.
“Kemi folur për problematikat dhe sfidat. Unë fola për Durrësin dhe të tjerët për qarqet përkatëse. Gjykoj që është momenti historik për PD-në që të nisë një proces reflektimi me një ide sesi fitohet. PD është një parti që duhet të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet, kjo është ideja kryesore. Unë do them se çfarë kam folur vetë dhe qëndrimet e mia, se nuk është etike të nxjerr diskutimet e të tjerëve”, tha ai.
Kalaja theksoi se një nga temat kryesore ka qenë edhe kodi zgjedhor.
“Kam folur për kodin zgjedhor, ku PD është në një moment që do bëhet kodi i ri zgjedhor dhe duhet të pyetet baza, duhet të pyeten kandidatët. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur që nga marsi. Gjykoj që është momenti të mblidhemi të flasim për analizën dhe kodin zgjedhor. Bashkia e Krujës ka 100 mijë banorë dhe nuk ka asnjë deputet në parlament, as nga PS dhe as nga PD. Ky është kodi zgjedhor që kemi dhe janë shqetësime që duhen adresuar”, tha Aulon Kalaja te “Euronews Albania”.
Ai u distancua prerë nga çdo nismë për parti të re.
“Nëse ka ndonjë qëllim për krijim të një partie të re, unë distancohem. Por marr pjesë në çdo takim në të mirën e PD-së. Nëse ka njerëz që kanë prapavija, unë nuk jam pjesë. Nuk peshkohem, as përdorem. Jam te PD, nuk iki kurrë nga PD, nuk shkoj në asnjë formacion tjetër, as PS. Unë jam për reformë, që të reformojmë PD-në si parti europiane që t’i përgjigjet sfidave të tanishme, sepse nuk mund të jemi më me shprehjen ‘e rëndësishme është pjesëmarrja”, tha Aulon Kalaja.
Kujtojmë që këtë të enjte Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate. -

“Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra
GJKKO vendosi këtë të enjte, 20 nëntor, hapjen e hetimeve ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas kallëzimit të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili akuzon institucionin për shpërdorim detyre.
Kalaja pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit votat e tij janë manipuluar dhe se rinumërimi i pjesshëm ka zbuluar parregullsi që ndikuan deri në lëvizjen e mandateve.
Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se vendimi i GJKKO-së konfirmon se nuk bëhet fjalë për “gabim njerëzor”, por për dyshime për “krim zgjedhor”, ndërsa tashmë SPAK është i detyruar të zhvillojë hetime të thelluara, përfshirë edhe marrjen e pamjeve audio e video të procesit të numërimit.
“Për këtë proces unë kam vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese sepse vë në dukje pa rregullsi në procesin ligjor. Kam nisur një betejë administrative për KAS, e cila nuk më kërkoi mua për të numëruar votat e mira. Për këtë kam bërë kallëzimin, për arsye se ata kanë shkelur ligjin në disa momente dhe këtë e thotë edhe GJKKO.
Në rinumërimin e pjesshëm mua më kishin vjedhur disa vota. Nga procesi i rinumërimit lëvizi mandat në qarkun e Fierit. E gjithë retorika, narrativa e KAS ishte se ishte gabim njerëzor dhe jo krim zgjedhor. SPAK refuzoi dy herë që të hetonte zgjedhjet. Gjykata e vendosi që nuk ishte gabim njerëzor, por krim zgjedhor.
SPAK nuk e hetoi çështje, nuk kishte vullnet për të hetuar çështjet zgjedhore. Hera e parë që do të hetohet për krim zgjedhor. Gjykata e ka detyruar SPAK të hetojë për dy vepra, krim i organizuar dhe krim zgjedhor. Gjykata tha se këtu ka krim me zgjedhjet, dhe i ka caktuar prokurorisë 7 detyra për hetim për zgjedhjet. Kërkohet të hapen kamerat me audio dhe video, gjatë numërimit të votave”, tha Aulon Kalaja. -

Hapja e kutive të “11 majit”/ KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive
Fillimi i dhjetorit do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër të madhe numërimi.
6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar nga kodi zgjedhor pas çdo procesi elektoral.
“Më 3 dhjetor hapet 210 kuti votimi. Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët besojnë se ne 11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit nuk prek rezultatin por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin. -

U vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti
KQZ po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit.
Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.
Verifikimi pas zgjedhor dhe hapja e 10 % te kutive me short, janë një detyrim nga Kodi Zgjedhor. Pavarësisht parimit, “frika e ruan vreshtin”, në të shkuarën, janë parë pak ndëshkime të numëruesve që janë zbuluar si manipulues votash nga verifikimi pas zgjedhor. -

Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”, KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive
Fillimi i dhjetorit do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër të madhe numërimi.
6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar nga kodi zgjedhor pas çdo procesi elektoral.
“Më 3 dhjetor hapet 210 kuti votimi. Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët besojnë se ne 11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit nuk prek rezultatin por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin.Top Channel
-

“Kishte falsifikim të rezultatit”/ Deputeti Kalaja në SPAK për “11 majin”: Krim zgjedhor, dhe jo gabim njerëzor
Aulon Kalaja ishte sot në SPAK, ku në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. Ai u shpreh se KAS ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar.
“Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht.
Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar.
Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha ai.