Tag: zgjedhor

  • Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit, publikohet lista e deputetëve për çdo qark

    Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit, publikohet lista e deputetëve për çdo qark

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Ky rezultat pritet të miratohet gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila do të zhvillohet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30.
    KQZ ka publikuar gjithashtu listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për dekretin e presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati.
    VENDIMI:
    Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:
    Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’.
    Seanca plenare e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet të hënën e dytë të muajit shtator./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit

    Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Ky rezultat pritet të miratohet gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila do të zhvillohet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30.
    KQZ ka publikuar gjithashtu listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për dekretin e presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
    Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati.
    VENDIMI:
    Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:
    Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’.
    Seanca plenare e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet të hënën e dytë të muajit shtator./ZËRI

  • Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri

    Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri

    Komisioni Rregullator (KRR) shpall zyrtarisht të enjten, 28 gusht, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Në vendimin e miratuar, Komisioni ka pasqyruar numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në çdo zonë zgjedhore, numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt dhe listën emërore të deputetëve për secilën zonë dhe në rang kombëtar.
    Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati.
    Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator mblidhet të enjten, pritet shpallja e rezultatit përfundimtar

    Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator mblidhet të enjten, pritet shpallja e rezultatit përfundimtar

    Komisioni Rregullator do të zhvillojë ditën e enjte, një mbledhje në orën 11:30.
    Në këtë mbledhje mësohet se rendi i ditës do të jetë për: “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”.
    Njoftimi:
    Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.
    VENDOSI:
    Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon:
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

  • Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli. Analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.
    “Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai për “Abc News”. Gjithashtu nënvizoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë. “Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai.

  • Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar

    Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar

    Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e tij dhe ia la mandatin kandidates Ana Dajko. I ftuar në News24, Lapaj tha se beteja e tij ka qenë gjithmonë për garën dhe jo për një mandat personal.

    Ai shprehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke theksuar se ndihet i tradhëtuar: “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time, nuk e prisja nga ai. U bë padrejtësi, por do të qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe të koalicionit tonë.”

    Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
    U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare. Për mua, zotëria (Shabani) që përmendët nuk ekziston, edhe herën e parë u përgjigja për etikë.

  • Kolegji Zgjedhor i jep mandatin Ana Dajkos, ja cila është 60-vjeçarja me arsim të mesëm që do të hyjë në Kuvend

    Kolegji Zgjedhor i jep mandatin Ana Dajkos, ja cila është 60-vjeçarja me arsim të mesëm që do të hyjë në Kuvend

    Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit.
    Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.
    Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

  • Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, treguan që ishin parti e interesave personale!

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, treguan që ishin parti e interesave personale!

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli.
    Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre i tentuar me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai theksoi se treguar se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.
    “Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë.
    “Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai.

  • Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

    Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

    Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit. Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.
    Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt.
    Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i deputetit mbetet te Ana Dajko

    Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i deputetit mbetet te Ana Dajko

    Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e vetëm të Nismës Shqipëria Bëhet së parës në listë, Ana Dajkos.
    Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin, dhe duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.
    Por sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.