Tag: zgjedhor

  • “Kuvendi mund të shtyhet 10-14 ditë”, Spahiu: Ankimimi zgjedhor jep mundësi PD-së të vonojë raportimin e LaCivita-s

    “Kuvendi mund të shtyhet 10-14 ditë”, Spahiu: Ankimimi zgjedhor jep mundësi PD-së të vonojë raportimin e LaCivita-s

    Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratike mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita.
    ”Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa.
    Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,-tha Spahiu.
     
  • KQZ certifikoi 11 majin, PD depoziton padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet…proces i manipuluar

    KQZ certifikoi 11 majin, PD depoziton padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet…proces i manipuluar

    selia blu-Partia Demorkatike (PD)

    TIRANË- Partia Demorkatike (PD) ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë që kishte paralajmëruar se do të dorëzonte kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Në padinë, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. Sipas PD-së, këto shkelje janë të dokumentuara dhe konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit. Në fund të padisë, Partia Demokratike thekson se rezultati i shpallur i vlefshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk do të pranohet nga opozita.
    “Duke qenë se këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit, është i qartë fakti që rezultati i shpallur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 11 maj 2025 është i pavlefshëm dhe nuk mund të pranohet si i tillë. Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, nuk mori asnjë masë për të parandaluar apo adresuar këto problematika.
    Vetëm një vendim i drejtë dhe i guximshëm i Kolegjit Zgjedhor do të shërbente si garanci për mbrojtjen e parimeve demokratike, respektimin e vullnetit qytetar dhe vendosjen e një precedenti të nevojshëm për të ardhmen e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Ndaj, për të gjitha këto arsye, dhe duke marrë në konsideratë se provat dhe argumentet e paraqitura janë të plota dhe të pakundërshtueshme, kërkojmë që: Në seancën e gjykimit përpara Kolegjit, të kërkohet përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor pranimi i plotë i kësaj padie sipas objektit të saj, duke vendosur: Ndryshimin e Vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KOZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025”, thuhet ndër të tjera në padinë e PD.
    Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin. Më 28 gusht, Komisioni Rregullator (KRR) shpalli rezultatin përfundimtar, duke certifikuar zgjedhjet e 11 majit. Kështu Partisë Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit. Data përfundimtare për mbledhjen e Kuvendit do të përcaktohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri më 20 shtator për të nxjerrë dekretin./ZËRI

  • Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vë në zbatim planin B, vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e…

    Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vë në zbatim planin B, vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e…

    Partia Demokratike do të luajë edhe një gur të fundit për mos-njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Burime nga selia blu bëjnë me dije se PD do të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi zgjedhjet më 28 gusht që shpallën Partinë Socialiste të Edi Ramës fitues të 83 mandateve. Mësohet se deri në vendimin e gjykatës në lidhje me këtë ankimim, dekretimi i zgjedhjeve nga Presidenti Bajram Begaj nuk mund të bëhet. Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, gjykata ka 10 ditë afat për tu shprehur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që sipas PS-së mbledhja e Parlamentit pritet që të mbahet në datën 12 shtator, ku dhe do të betohen ligjvënësit. Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Ndërkohë që Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit 1 mandat.
    Akuzat
    Ndërkohë avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj shprehu bindjen se zgjedhjet e 11 majit u cenuan dhe nuk mund të quhen të lira. Vetë mazhoranca sipas tij, ka gjysmën e partisë në burg për korrupsion, në një kohë kur zgjedhjet e deformuara u certifikuan. Madje opozita për Gjokutajn nuk duhet të njohë rezultatin e zgjedhjeve, por duhet të bëjë një betejë institucionale. “Shkeljet ishin skandaloze dhe sërish Komisioni Rregullator e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. U cenua liria e zgjedhjes së individit. Janë vrarë zgjedhjet e lira. Thellësia e rezultatit ka brenda manipulimin, është votuar për certifikimin e “11 majit”, 3:2 sepse nuk mund të certifikohen zgjedhje të tilla. Zgjedhjet nuk u festuan, sepse sa duket ka socialistë që iu vjen turp për atë që ka ndodhur. Ju e dini se Celibashi është eksponent pranë Partisë Socialiste dhe u certifikuan zgjedhjet e deformuara. PS ka gjysmën e partisë në burg për korrupsion, kemi korrupsion galopant, që përditë kërcet. Këta e thanë saktë rezultatin zgjedhor, si ka mundësi nga e dinin? Opozita s’duhet t’i njohë zgjedhjet. Shkuarja në parlament nuk do të thotë se opozita njeh zgjedhjet, por thjesht ti po lufton edhe jashtë parlamentit, edhe brenda Kuvendit. Djegia e mandateve i krijoi dëm opozitës. Beteja duhet bërë edhe në mënyrë institucionale, sepse kështu merr edhe vëmendje nga ndërkombëtarët dhe i jep puls jetës opozitare e parlamentare.
    Çfarë ndodhi pas 11 majit?
    Kujtojmë se pas fitores së thellë të socialistëve mw 11 maj, u shoqërua me akuza për vjedhje zgjedhjesh nga PD. Rinumërimi në qarkun e Tiranës reflektoi gabime njerëzore, por pa ndryshim në rezultat. Rinumërimi i Fierit i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por kjo e fundit e refuzoi, duke Ia lënë karrigen Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit. Në Durrës, kutitë që u hapën nuk i dhanë Aulon Kalasë votat e duhura për t’i marrë mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoja. “Kaos” pati edhe brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, mandati i vetëm i së cilës përplasi publikisht Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin. Edhe kësaj “sage”, Kolegji Zgjedhor i dha fund, duke ia dhënë mandatin Ana Dajkos, dhe duke lënë jashtë kuvendit Lapajn.

  • PD vonon dekretin e Presidentit, e çon rezultatin final në Kolegjin Zgjedhor

    PD vonon dekretin e Presidentit, e çon rezultatin final në Kolegjin Zgjedhor

    Kur mendohej se procesi zgjedhor i 11 majit kishte marrë fund me shpalljen e rezultatit final nga Komisioni Rregullator, Partia Demokratike rikthen tensionin politik dhe institucional. Juristët e saj pritet që në fillim të kësaj jave të depozitojnë padinë në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit që vulosi fitoren e shumicës së Edi Ramës me 83 mandate.
    Vendimi i Komisionit Rregullator

    Më 28 gusht, me tre votat e anëtarëve të përzgjedhur nga mazhoranca, Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Anëtarët e opozitës në këtë organ, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan të votojnë, duke e quajtur procesin farsë dhe duke akuzuar Komisionerin Shtetëror Ilirjan Celibashi për standarde të dyfishta: një për kandidaturat e mazhorancës dhe një tjetër për partitë e reja opozitare.
    Ky refuzim u bë jehonë qëndrimit politik të PD-së, e cila prej muajsh e konsideron procesin zgjedhor të manipuluar dhe të paracaktuar nga mazhoranca.
    Lëvizja juridike e PD
    Hedhja e çështjes në Kolegjin Zgjedhor është tentativa e fundit institucionale e opozitës për të kontestuar zgjedhjet. Edhe pse vendimi i Komisionit Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Bajram Begaj për thirrjen e parlamentit të ri, kalendari kushtetues lë një dritare deri më 10 shtator, kohë brenda së cilës Kolegji duhet të shqyrtojë dhe vendosë mbi fatin e zgjedhjeve.
    Nëse Kolegji pranon kërkesën e PD-së, mund të kemi një tjetër shtyrje të procedurave parlamentare dhe një përplasje të fortë politike. Por nëse kërkesa rrëzohet, atëherë rruga drejt konstituimit të Kuvendit të ri do të jetë e pakthyeshme.
    Pasojat politike
    Lëvizja e PD-së nuk ndryshon realitetin politik të krijuar pas 11 majit, por ka më shumë funksion simbolik dhe mobilizues. Ajo e mban të ndezur kauzën e “zgjedhjeve të manipuluara” dhe përpiqet të tregojë se beteja nuk ka përfunduar. Për mazhorancën, ky është një episod i pritshëm dhe i parashikueshëm, që nuk do ta ndryshojë konfigurimin e Kuvendit.
    Në këtë lojë, opozita tenton të fitojë kohë dhe të ruajë legjitimitetin e betejës së saj politike, ndërsa mazhoranca synon të kalojë sa më shpejt drejt krijimit të institucioneve të reja dhe nisjes së mandatit të tretë radhazi të Edi Ramës.

  • Zgjedhjet edhe një herë në Kolegj/ PD vendos të ankimojë shpalljen e rezultatit nga Rregullatori

    Zgjedhjet edhe një herë në Kolegj/ PD vendos të ankimojë shpalljen e rezultatit nga Rregullatori

    Kur u mendua se gjithçka u mbyll, Partia Demokratike vendos të godasë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator, i cili shpalli rezultatin final të 11 majit.

    Burime nga selia blu bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel Elda Menga se në nisje të javës, juristët e Partisë  Demokratike do trokasin ne gjykatën zgjedhore për të depozituar padinë kundër vendimit që vulosi 83 mandatet e shumicës qeverisëse të Edi Ramës.
    Me tre votat e anëtarëve te përzgjedhur nga mazhoranca, Komisioni Rregullator me 28 gusht shpalli rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 11 majit, pa dy votat e anëtareve  te opozitës Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj të cilët kundërshtuan procesin zgjedhor duke e cilësuar të njëjtë si Partia Demokratike farse dhe denoncuan dy standardet e mbajtura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi  për dorëheqjet e kandidatëve të mazhorancës dhe atyre të partive të reja.
    Me këtë vendim duket se Partia  Demokratike se vonon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për të thirrur Kuvendin e ri, por nuk e bllokon dot pasi Kolegji ka kohë deri më 10 shtator për të vendosur mbi fatin e zgjedhjeve parlamentare.

    Top Channel

  • Komisioni Rregullator certifikoi zgjedhjet e 11 majit/ PD ‘luan gurin e fundit’, do ankimojë në Kolegjin Zgjedhor

    Komisioni Rregullator certifikoi zgjedhjet e 11 majit/ PD ‘luan gurin e fundit’, do ankimojë në Kolegjin Zgjedhor

    Partia Demokratike do të luajë edhe një gur të fundit për mos-njohjen e zgjedhjeve të 11 majit.
    Burime bëjnë me dije se do të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi zgjedhjet më 28 gusht që shpallën Edi Ramën fitues të 83 mandateve.
    Sipas të njëjtave burime ankimimi do të bëhet në fillim të javës.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, përveç Partisë Socialiste që mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.
    Çfarë ndodhi pas 11 majit?
    11 maji, pas fitores së thellë të socialistëve, u shoqërua me akuza për vjedhje zgjedhjesh nga PD. Rinumërimi në qarkun e Tiranës reflektoi gabime njerëzore, por pa ndryshim në rezultat. Rinumërimi i Fierit i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por kjo e fundit e refuzoi, duke Ia lënë karrigen Zegjine Caushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit.
    Në Durrës, kutitë që u hapën nuk i dhanë Aulon Kalasë votat e duhura për t’i marrë mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoja.
    ‘Kaos’ pati edhe brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, mandati i vetëm i së cilës përplasi publikisht Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin. Edhe kësaj ‘sage’, Kolegji Zgjedhor i dha fund, duke ia dhënë mandatin Ana Dajkos, dhe duke lënë jashtë kuvendit Lapajn.

  • Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 11 Majit

    Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 11 Majit

    Partia Demokratike ka vendosur të godasë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

    Për këtë shkak, deri në vendimin e gjykatës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretojë datën kur do të mblidhet Parlamenti i ri.
    Sipas Kodit Zgjedhor, gjykata ka 10 ditë afat për t’u shprehur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike, por ky është afati maksimal që parashikon ligji.

    Në çdo skenar duket se nuk cenohet mbledhja e Parlamentit në datën 12 shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re, sipas Partisë Socialiste.
    Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se në datën 11 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare e do të shpallë qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
    Ndërkohë që një ditë më pas, në 12 shtator do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e Parlamentit të ri.
    Në këtë mandat të ri qeverisës, mazhoranca socialiste ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në strukturën e Parlamentit, duke krijuar 11 komisione të përhershme nga 8 që ka aktualisht.

  • Sot vendoset ‘kapaku’/ KQZ pritet të shpallë përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

    Sot vendoset ‘kapaku’/ KQZ pritet të shpallë përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

    Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni do të miratojë numrin e votave, të mandateve dhe listave emërore për çdo subjekt zgjedhor për çdo zonë zgjedhore dhe në rang vendi.
    Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.
    11 maji, pas fitores së thellë të socialistëve, u shoqërua me akuza për vjedhje zgjedhjesh nga PD. Rinumërimi në qarkun e Tiranës reflektoi gabime njerëzore, por pa ndryshim në rezultat. Rinumërimi i Fierit i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por kjo e fundit e refuzoi, duke Ia lënë karrigen Zegjine Caushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit.
    Në Durrës, kutitë që u hapën nuk i dhanë Aulon Kalasë votat e duhura për t’i marrë mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoja.
    ‘Kaos’ pati edhe brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, mandati i vetëm i së cilës përplasi publikisht Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin. Edhe kësaj ‘sage’, Kolegji Zgjedhor i dha fund pak ditë më parë, duke ia dhënë mandatin Ana Dajkos, dhe duke lënë jashtë kuvendit Lapajn

  • Analiza: A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

    Analiza: A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

    Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.

    Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.

    Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës.

    Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

    E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

    Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.

    Njoftimi i Mickoskit pasoi vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të lehtësuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur, me vetëm dy nënshkrime, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

    Kjo ngriti shqetësime se fleta e votimit mund të bëhet shumë e gjatë dhe e ngatërruar.

    “Çdo gjë është e mundur. Fleta e votimit mund të jetë 7-8 metra e gjatë, për të penguar qytetarët që të dalin. Por, dua të paralajmëroj se sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, Qeveria emëron komisionarë”, tha Mickoski.

    Si zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët në Maqedoninë e Veriut?

    Për të zgjedhur kryetarin e komunës në rundin e parë, duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

    Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, rundi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar në rundin e parë. Kandidati që fiton më shumë vota në rundin e dytë, zgjidhet kryetar.

    Nëse as pas rundit të dytë nuk zgjidhet kryetari, KSHZ-ja e njofton Qeverinë dhe Qeveria ndërhyn sipas ligjit.

    Për zgjedhjen e këshilltarëve nuk kërkohet pjesëmarrje minimale. Ulëset në këshill ndahen sipas numrit të votave që merr secila listë kandidatësh.

    Skenari i zgjedhjeve të pasuksesshme, i mundshëm në komunat më të vogla

    Analistët politikë paralajmërojnë se zgjedhjet për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut mund të dështojnë në disa komuna më të vogla – sidomos në ato që janë më të prekura nga emigracioni.

    “Nuk pres që në një numër të madh komunash të mos arrihet pragu. Por, në komunat më të vogla, ku ka pak interes për të votuar, abstenimi mund të çojë në dështim të procesit. Këto zakonisht janë zona me popullsi shumë të vogël. Nuk pres që kjo të ndodhë në Shkup apo në qytetet e mëdha”, thotë Aleksandar Novakovski, ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për Radion Evropa e Lirë.

    Ai paralajmëron, gjithashtu, për rreziqet nga numri i madh i kandidatëve dhe mundësinë e manipulimeve.

    “Shpresojmë që këto të mos ndodhin. Por, nëse ndodhin, mund të ketë pasoja serioze në përpunimin e të dhënave, kosto financiare dhe fletëvotime tepër të gjata. Po ashtu, mund të rrezikohet fshehtësia e votës, si dhe të ketë shumë ankesa”.

    “Nga përvoja ime, keqpërdorimet janë të mundshme. Për shembull, një parti që e di se nuk mund të fitojë në një komunë, mund t’u thotë mbështetësve të saj të regjistrohen si kandidatë. Imagjinoni 1.000 kandidatë në një fletëvotim…”, thotë Novakovski.

    Analisti politik, Sefer Selimi, thotë se deklarata e kryeministrit Mickoski për mundësinë e emërimit të “të besuarve” të Qeverisë, në rast se dështojnë zgjedhjet lokale, duket më shumë si një mënyrë për t’i dekurajuar kandidatët e pavarur.

    Sipas tij, partitë tradicionale gjithmonë kanë vendosur pengesa shtesë për pjesëmarrjen e tyre.

    “Mundësia për të emëruar të besuar qeveritarë është shumë e vogël. Edhe nëse ndodh, përsëri duhet të ketë zgjedhje, ku qytetarët vendosin, e jo kryeministri”, thotë Selimi.

    Kriteret për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje duhej të përcaktoheshin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri një seancë të jashtëzakonshme më 16 gusht, por propozimi nuk u miratua.

    Kuvendi pritet të mbajë edhe dy seanca para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale – më 2 dhe më 12 shtator.

    Kondarko: Kemi mekanizma për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve

    Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, Boris Kondarko, tha se edhe nëse ka numër të lartë të kandidatëve të pavarur – pasi tani u mjaftojnë vetëm dy nënshkrime për të garuar – KSHZ-ja i ka mekanizmat për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    Ai pranoi se numri i lartë i tyre mund ta bëjë procesin më të kushtueshëm, por tha se nuk do ta pengojë organizimin.

    “Do të shohim pas afatit të dorëzimit të listave, më 13 shtator, se sa kandidatë do të regjistrohen, sa do t’i plotësojnë kushtet dhe sa do të konfirmohen. Ne do t’i përshtatim fletëvotimet në mënyrë që të respektohen të drejtat e të gjithëve”, tha Kondarko për Radion Evropa e Lirë.

    Në vitin 2021, dy komuna në Maqedoninë e Veriut – Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupa – mbetën pa kryetarë komune dhe u drejtuan përkohësisht nga përfaqësues të emëruar nga Qeveria.

    Në rundin e parë, zgjedhjet nuk u zhvilluan me sukses, sepse në votime morën pjesë vetëm rreth 25 për qind e qytetarëve – shumë më pak se pragu i kërkuar.

    Në rundin e dytë, në Mavrovë-Rostushë, kandidati u tërhoq, ndërsa në Qendrën Zhupë përsëri nuk u arrit numri i nevojshëm i votuesve./REL 

  • A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

    A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

    Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.

    Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.
    Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës. Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

    E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.