Tag: zgjedhor

  • ‘KQZ na pamundësoi aksesin për provat e farsës së 11 majit’/ Nuri: OSBE-ODIHR s’mund t’i anashkalojë gjetje tona!

    ‘KQZ na pamundësoi aksesin për provat e farsës së 11 majit’/ Nuri: OSBE-ODIHR s’mund t’i anashkalojë gjetje tona!

    Teksa PD ka betejën finale në Kolegjin Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit, në atë që selia blu e cilëson si farsë elektorale, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri theksoi se ishte jo normale dhe jo logjike që të mos ankimohej rezultati final për certifikimin e zgjedhjeve.

    I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Edvin Parrucës, Nuri tha se KQZ i pamundësoi aksesin PD për sigurimin e provave, në mënyrë që kjo forcë politike të ankimonte në KAS çdo qark.

    Por pavarëisht kësaj, theksoi Nuri, PD ia doli të sigurojë prova jo vetëm gjatë zgjedhjeve të 11 majit, por edhe më pas, mbi të gjitha duke bërë publike edhe farsën me votën e diasporës për të cilën KQZ ende heziton të bëjë pagesën për shërbimin postar, DHL.

    Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Franc Nuri, teksa pritet raporti final i OSBE-ODIHR, nuk do të ishte e udhës që institucioni më i lartë ndërkombëtar i certifikimit të zgjedhjeve të anashkalonte gjetjet dhe provat e bëra publike nga Partia Demokratike.

    Ne i jemi drejtuar Kolegjit, pasi do të ishte e panatyrshme dhe jo normale të mos ankimonin rezultatin final. Çdo vendimmarrje të KAS e kemi çuar në Kolegjin Zgjedhor. Çdo qark, edhe aty ku ka fituar edhe vetë PD, pasi ne kontestojmë zgjedhjet në tërësi, edhe aty ku ka fituar përtej farsës elektorale. Do të ishte jo logjike të mos ankimonim rezultatin final. Duhet të kalojë dhe kjo hallkë ligjore e formale.

    Vetë akti administrativ i miratuar e ka parashikuar se ky vendim mund ta atakojë brenda afatit ligjor brenda 5 ditëve pa kaluar në KAS. Ky është hapi i fundit, s’ka vendimmarrje tjetër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Teorikisht mund të bëhet, pas kësaj do jemi në pritje të raportit të OSBE –ODIHR. Edhe në seancën e parë e të fundit, që ne s’i njohim zgjedhjet, në seancën e 28 gushtit.

    Raporti paraprak ka qenë kritik ndaj zgjedhjeve e qeverisë se si i ka realizuar këto zgjedhje të 11 majit. Pati mjaft elementë që na shërbyen për ankimimet tonë, dhe na shërbyen si prova  dhe ne u mbështetëm aty për animimet tona. Për disa javë e muaj pati përqendrim dhe kontestim te rezultatit zgjedhor nga PD, qark pas qarku. Videot famëkeqe në Elbasan, fenomene të manipulimit të votave, që Z. Berisha ka nxjerrë materiale, foto e video të farsës zgjedhore, që u morën me shumë vështirësi nga ana e KQZ, videot kryesisht.

    Vota e diasporës, kemi pasur korrespondenca të vazhdueshme për shkelje që kanë ndodhur, i kemi vënë përballë kontradiktave. Raporti final i OSBE-ODIHR s’mund t’i anashkalojë këto gjetje e prova që kanë dalë ditën e zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjeve, numërimi i votave, sidomos në diasporë. Është një problem që e kam ngritur në KAS, për evidencat e votave në Greqi të diasporës. Nënshkrimet e qytetarëve që kanë marrë formularët. Fakti që s’e ka paguar operatorin postar, DHL,tregon se ka një problem.

    KQZ refuzuar të bënin transparencë gjatë ankimimeve tona. Çdo gjë që mund të përdorej si provë nga PD, ne na u bë e pamundur aksesimi, u hoq transparenca për të na penalizuar gjatë ankimimeve tona. Me ato pak, ne arritëm të faktojmë, edhe për ndërkombëtarët farsën elektorale, manipulimin masive në shkallë industriale të votës së diasporës.

  • Të enjten, dita e madhe/ Kolegji zgjedhor vendos për fatin e 11 majit

    Të enjten, dita e madhe/ Kolegji zgjedhor vendos për fatin e 11 majit

    Më datë 4 shtator trupa e Kolegjit do të vendosë përfundimisht mbi fatin e zgjedhjeve të 11 majit, për të krijuar më pas hapësirën ligjore për Presidentin Begaj që të dekretoj datën e zgjedhjeve të 11 majit.Më herët në 12 ankimet për rezultatin e 12 qarqeve, kërkesat dhe pretendimet e PD janë rrëzuar nga trupa e Kolegjit Zgjedhor.
    PD ankimoi zyrtarisht një ditë më parë vendimin e Komisionit Rregullator për rezultatin e zgjedhjeve 2025.

  • “Çdo qark i kontestuar, edhe aty ku fituam”, Nuri akuzon KQZ: Na pamundësuan provat, farsë zgjedhore edhe me votën e..

    “Çdo qark i kontestuar, edhe aty ku fituam”, Nuri akuzon KQZ: Na pamundësuan provat, farsë zgjedhore edhe me votën e..

    Teksa PD ka betejën finale në Kolegjin Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit, në atë që selia blu e cilëson si farsë elektorale, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri theksoi se ishte jo normale dhe jo logjike që të mos ankimohej rezultati final për certifikimin e zgjedhjeve.
    I ftuar në një emision televiziv, Nuri tha se KQZ i pamundësoi aksesin PD për sigurimin e provave, në mënyrë që kjo forcë politike të ankimonte në KAS çdo qark.
    Por pavarëisht kësaj, theksoi Nuri, PD ia doli të sigurojë prova jo vetëm gjatë zgjedhjeve të 11 majit, por edhe më pas, mbi të gjitha duke bërë publike edhe farsën me votën e diasporës për të cilën KQZ ende heziton të bëjë pagesën për shërbimin postar, DHL.
    Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Franc Nuri, teksa pritet raporti final i OSBE-ODIHR, nuk do të ishte e udhës që institucioni më i lartë ndërkombëtar i certifikimit të zgjedhjeve të anashkalonte gjetjet dhe provat e bëra publike nga Partia Demokratike.
    Ne i jemi drejtuar Kolegjit, pasi do të ishte e panatyrshme dhe jo normale të mos ankimonin rezultatin final. Çdo vendimmarrje të KAS e kemi çuar në Kolegjin Zgjedhor. Çdo qark, edhe aty ku ka fituar edhe vetë PD, pasi ne kontestojmë zgjedhjet në tërësi, edhe aty ku ka fituar përtej farsës elektorale. Do të ishte jo logjike të mos ankimonim rezultatin final. Duhet të kalojë dhe kjo hallkë ligjore e formale.
    Vetë akti administrativ i miratuar e ka parashikuar se ky vendim mund ta atakojë brenda afatit ligjor brenda 5 ditëve pa kaluar në KAS. Ky është hapi i fundit, s’ka vendimmarrje tjetër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Teorikisht mund të bëhet, pas kësaj do jemi në pritje të raportit të OSBE –ODIHR. Edhe në seancën e parë e të fundit, që ne s’i njohim zgjedhjet, në seancën e 28 gushtit.
    Raporti paraprak ka qenë kritik ndaj zgjedhjeve e qeverisë se si i ka realizuar këto zgjedhje të 11 majit. Pati mjaft elementë që na shërbyen për ankimimet tonë, dhe na shërbyen si prova  dhe ne u mbështetëm aty për animimet tona. Për disa javë e muaj pati përqendrim dhe kontestim te rezultatit zgjedhor nga PD, qark pas qarku. Videot famëkeqe në Elbasan, fenomene të manipulimit të votave, që Z. Berisha ka nxjerrë materiale, foto e video të farsës zgjedhore, që u morën me shumë vështirësi nga ana e KQZ, videot kryesisht.
    Vota e diasporës, kemi pasur korrespondenca të vazhdueshme për shkelje që kanë ndodhur, i kemi vënë përballë kontradiktave. Raporti final i OSBE-ODIHR s’mund t’i anashkalojë këto gjetje e prova që kanë dalë ditën e zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjeve, numërimi i votave, sidomos në diasporë. Është një problem që e kam ngritur në KAS, për evidencat e votave në Greqi të diasporës. Nënshkrimet e qytetarëve që kanë marrë formularët. Fakti që s’e ka paguar operatorin postar, DHL,tregon se ka një problem.
    KQZ refuzuar të bënin transparencë gjatë ankimimeve tona. Çdo gjë që mund të përdorej si provë nga PD, ne na u bë e pamundur aksesimi, u hoq transparenca për të na penalizuar gjatë ankimimeve tona. Me ato pak, ne arritëm të faktojmë, edhe për ndërkombëtarët farsën elektorale, manipulimin masive në shkallë industriale të votës së diasporës.
     
     
     

  • PD ankimoi certifikimin e zgjedhjeve/ Ja kur do të mbahet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    PD ankimoi certifikimin e zgjedhjeve/ Ja kur do të mbahet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator për të certifikuar zgjedhjet e 11 majit. Seanca është caktuar të zhvillohet më 4 shtator, ora 10:00.
    Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Lutfije Celami (relatore), dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

  • PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën kur do të zhvillohet seanca për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Kështu, seanca në Kolegj do të mbahet në datë 4 shtator ora 10:00. Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
    Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht rezultatin zgjedhjeve të 11 majit, me pretendimin se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.

  • Zgjedhjet e 11 majit në duart e gjyqtarëve Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza

    Zgjedhjet e 11 majit në duart e gjyqtarëve Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza

    Kolegji Zgjedhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit PDF-ASHM mbi rezultatin final të zgjedhjeve të 11 majit. Në fakt zgjedhjet i vulosen shqiptarët, por gjithsesi e drejta ligjore e PD për të kundërshtuar do të shqyrtohet me 4 shtator.
    Njoftimi i Kolegjit Zgjedhor:

    “Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim, Kërkesëpadia Nr.30 Regjistri Themeltar Dt.01.09.2025 Regjistrimi, me:
    PADITËS: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM).
    I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
    PERSON I TRETË: Partia Socialiste.
    OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KQZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës  11 Maj 2025.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët:
    Lutfije Celami (Relatore);
    Entela Shedula (Anëtare);
    Alma Kodraliu (Anëtare);
    Ornela Naqellari (Anëtare);
    Enkel Peza (Anëtar).
    Në bazë të Urdhrit Dt.02.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më datë 04.09.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë. Tiranë, më 02.09.2025.
    Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

  • PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

    Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën 4 shtator ora 10:00 për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
    Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
    Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
     

  • PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

    PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

    Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
    Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës.
    Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
    PD-ASHM i kërkoi Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

  • PD ankimon fitoren e PS, shtyn afatin e mbledhjes së parlamentit

    PD ankimon fitoren e PS, shtyn afatin e mbledhjes së parlamentit

    Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
    Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës.

    Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
    PD-ASHM i kërkoi Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

  • PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

    PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

    Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendim e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
    PD kërkon rrëzimin e vendimit të Komisionit Rregullator, duke argumentuar se zgjedhjet e 11 majit nuk I përmbushën standardet kushtetuese për t’u cilësuara të pranueshme nga opozita.
    Po ashtu, partia më e madhe opozitare thotë pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme  për manipulim të zgjedhjeve nuk ka patur asnjë reagim konkret nga institucionet apo organet e drejtësisë.