Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë, sipas tij, që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027.
Por, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN-it të enjten se procesi i integrimit nuk lidhej me rezultatin e zgjedhjeve dhe se BE do të vijonte të mbështeste institucionet shqiptare në rrugën e integrimit pavarësisht këtij rezultati.
“Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar, i cili mbështetet fuqishëm nga shumica dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri dhe gëzon mbështetje të plotë ndërpartiake”- u përgjigj zyra e BE-së në Tiranë duke theksuar se “Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë”.
Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.
Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.
Reagimi i BE-së erdhi në përgjigje të pyetjeve nëse dëmtohej procesi i negociatave nga përdorimi i procesit për fushatë elektorale dhe nëse varej ecuria e integrimit nga vota për një parti të caktuar politike.
Delegacioni shprehet optimist për dinamikën e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së por saktëson se “anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe çdo kandidat vlerësohet në bazë të progresit të tij drejt përmbushjes së të gjitha kritereve”.
Në fund të vitit 2024 Shqipëria hapi dy grup-kapitujt e parë, themeloret dhe marrëdhëniet e jashtme. “Presim që dinamika në negociatat e anëtarësimit të vazhdojë”- thotë BE.
Duke bërë një sqarim të procesit teknik të negociatave, BE thekson se nga Shqipëria pritet që “të intensifikojë reformat për shtetin e së drejtës, duke konsoliduar progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duke promovuar të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe minoriteteve”.
Vetë procesi i zgjedhjeve është kusht për t’u realizuar në këtë grup-kapitull.
“Shqipëria është angazhuar të zbatojë Udhërrëfyesin e saj për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, duke përfshirë ndërmarrjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore që trajton të gjitha rekomandimet e kahershme të OSBE/ODIHR-it”- përfundon reagimi i Delegacionit të BE-së./BIRN
Tag: zgjedhjeve
-

Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
-

KQZ-ja certifikon zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Foto ilustruese
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër. Rezultatet u certifikuan një ditë pasi kaluan të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i marrë 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26 për qind të votave. Tre kryetarë komunash – përfshirë kandidatin e PDK-së për kryeministër në këto zgjedhje Bedri Hamza – hoqën dorë nga mandati i deputetit, sepse, sipas ligjeve dhe Kushtetutës, nuk kanë të drejtë t’i mbajë dy pozita zyrtare.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe do të zëvendësohet nga Arben Gashi. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti do të zëvendësohet nga Paris Guri, ndërsa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj. Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera, siç shpjegon teksti në vijim.
Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës
Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët. Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit.
Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Kufizimi i kompetencave të ekzekutivit aktual
Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Por, në këtë periudhë të ndërmjetme – pra nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i ekzekutivit të ri – Qeverisë aktuale i kufizohen kompetencat. Këto kufizime parashihen në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë. Në këtë nen thuhet se Qeveria nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.
Qeveria e re
Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve. LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm Qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.
Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re. Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.
Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë./REL -

“Erdhi dita”: Besnik Bislimi nga sot është ”kryeministri” i ri i Kosovës
Besnik Bislimi do ta ketë pritur këtë ditë. Ai e ka në duar udhëheqjen e vendit – të paktën de jure – për një periudhë që nuk dihet se sa do të zgjasë.
Zëvendësi i Albin Kurtit do ta shohë (nëse nuk e ka parë tashmë) dorëheqjen e shefit të tij dhe të kolegëve të tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 16:00 për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas rendit të ditës që KQZ-ja e ka bërë publik.
Anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministrat – përveç Liburn Aliut të Infrastrukturës – do të duhej të jepnin dorëheqje dje. Kryeministri Albin Kurti gjithashtu. Nuk dihet ende nëse e kanë bërë këtë formalisht.
Këtë procedurë e parasheh ligji për Qeverinë.
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë pika e parë e nenit 26 të këtij ligji, në pjesën që përcakton papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi do të jetë formalisht ushtrues detyre shefi i Qeverisë derisa të zgjidhet Qeveria e reFACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
-

REL: KQZ certifikon sot zgjedhjet në Kosovë, procedurat për formimin e qeverisë së re
Foto ilustruese
PRISHTINË- Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja. Certifikimi bëhet pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.
Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.
Fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit, sipas Ligjit për qeverinë, duhet të japin dorëheqje “para ditës së certifikimit”. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës
Menjëherë pas certifikimit të rezultatateve të zgjedhjeve hapi i parë nuk është formimi i qeverisë, por ai i konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultatateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët.
Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Kufizimi i kompetencave të ekzekutivit aktual
Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Por, në këtë periudhë të ndërmjetme – pra nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i ekzekutivit të ri – qeverisë aktuale i kufizohen kompetencat. Këto kufizime parashihen në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë. Në këtë nen thuhet se qeveria nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.
Qeveria e re
Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve. Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars, LVV-ja ka fituar 42.30 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26 për qind të votave. Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.
Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë qeverinë me partitë joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re. Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.
Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Por, nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë./REL -

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 09 shkurt.
Mbledhja do të fillojë në ora 16:00.
Ndryshe, dje Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet.FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR